DOSSIER/ Triumfi i krimit të organizuar në Shqipëri

2 Mars 2014, 19:55Politika TEMA

Krimi i organizuar ne Shqiperi ka lindur me fillimin e viteve 90-te. Ne fillim me krime te tilla si vjedhje, shkaterrime,  trafiqe, vrasje, kontrabande dhe narkotiket. Organizimi i tij ishte modest. Gradualisht u perfeksionua deri ne fenomene te avancuara si ai i firmave piramidale, si shfaqje tipike te krimit te organizuar financiar.

Forcimi dhe pasurimi fillestar i organizatave kriminale dhe mosmarrja e masave te duhura deri ne shdukjen e tyre ne periudhen 97-2005 solli vazhdimesine dhe pasurimin gradual te krimineleve, te cilet aktivitetin e tyre e shtrine edhe ne shtetetet e tjera, ku emigruan shqiptaret, duke u shnderruar ne nje aktiviet te organizuar me te sofistikuar me te ardhura te larta.

Organizatat kriminale shqiptare orientuan veprimtarine e tyre ne fushat e kultivimit e trafikimin te lendeve narkotike, trafiqeve te  ndryshme te tjera lloji, prostitucionin, trafikimi i mjeteve motorike, grabitjeve, larjes se parave etj. Ato vleresohen si organizata me rrezikshmeri te shtuar.

Sipas statistikave te agjensive kryesore nderkombetare rezultojne disa dhjetra ton drogash te forta me vlera marramendese e qe jane trafikuar nepermjet Shqiperise[OKB Vjene]. Nivel i larte i trafikut te qenieve njerezore, kontrabande etj. Gradualisht, shohim lindjen dhe avancimin e krimit ekonomik, si larja e parave, rrembimi i pasurive me manovra te paligjshme,perfitimi i vlerave te medhe monetare e materjale nepermjet veprimeve kriminale ne prokurimet e pasurive publike dhe shkeljet ne zbatimin e tenderave shteteror, demtimi i konkurences se lire dhe krijimi i monopoleve, shmangia ne tatime e dogana, sidomos ne fushen e mallrave me aksize, krimet ne fushen e lojrave te fatit, monopolizimi i inkriminuar ne sherbimeve publike te kushtueshme etj.

Keto fenomene jane shoqeruara gjithmone me nje korrupsion masiv ne rritje, i cili perdoret si mbulese e krimeve te renda.

Ato kane çuar dhe do te cojne akoma me shume  ne shkaterrimin dhe varferimin e Shqiperise, kolapsin financiar, rritjen e borxheve etj. Ky shqetesim pasqyrohet ne te gjitha konkluzionet e strukturave me te larta te luftes kunderkrimit ne Evrope e SHBA, e deri ne drejtuesit kryesore politike te ketyre shteteve. Keto fenomene jane pengesa kryesore per aderim ne Evrope.

 Kapja e shtetit

Organizatat kriminale shqiptare, krahas realizimit te perfitimeve nepermjet krimeve, ashtu si kudo, tentojne kapjen, kompromentimin dhe inkriminimin e nepunesave te administrates publike deri ne kapjen e shtetit. Oranizata prestigjoze Amnisty Internetional ne SHBA thekson se shkalla me e larte e kapjes se shtetit nga organizatat kriminale ndodh ne ato vende ku parlamentet kalojne e miratojne ligje qe u sherbejne pasurimit te ketyre organizatave.

Ne Kuvendin e Shqiperise, pervec te tjerave kane kaluar ligje te kesaj natyre, si ligjet per armatimin dhe municionet, per lojrat e fatit, perpunimin e plehrave, ligjet e doganave, te aksizes, ligjet e hidrokarbureve, ligjet per adminstrimin, dhenien me koncesion dhe shitjen e pasurise publike etj. Njihen inisiatoret dhe relizuesit e proceseve ligjformues. Pasojat e tyre i dime te gjithe, gjithashtu dime edhe kush ka perfituar, duke shfrytezuar poziten. Te gjitha jane bere objekt analizash e kritikash, te pakten ne median e pavarur.

Po te shohesh veprimtarine e strukturave te policise, prokurorise e gjykates, ne vendet me te zhvilluara verehet se detyre numur nje qe ndjekin me paresi jane ato te shkeljes se rregullave per prokurimet publike, tenderimin apo sherbimet publike.  Sa te tilla deri te hapura kane ndodhur ne Shqiperi, sa procese policore, ne prokurori e gjykata ka patur, sa para te vjedhura i jane kthyer arkes se shtetit? Pothuajse asgje. Kjo tregon jo vetem paaftesi, por ngre edhe dyshime serioze per korrupsion e kapje nga krimi te strukturave qe paguhen per ta luftuar.

Çdo shtetas i cfardo niveli, ne administrate apo jo, duhet ta dije mire se po te kene perfituar padrejtesisht, qofte dhe 100000 lek nga pasuria publike, ka kryer qartësisht nje krim. Ky krim duhet te jete dhe do jete objekt i ndjekjes policore te prokurorise dhe gjykates, pa kufizim kohe.

Organizatat kriminale tek ne sigurojne te ardhura maramendese nga keto krime. Ato mundohen ti formalizojne dhe ti investojne keto te ardhura ne veprimtari “legale “ me qellim per te rritur fitimet. Keto investime dhe fitimet e nxjera pre tyre jane produkt i aktivitetit kriminal dhe keshtu do te mbeten deri ne momentin e sekuestrimit.

Nje pjese e mire e te erdhurave nga keto ndermarje kriminale, kalon detyrimisht ne riorganizim e  forcimin e strukturave kriminale, paisjen e tyre me mjetet e duhura e te kushtueshme si arme te ndryshme te sofistikuara, eksplozive te cilesise se larte, paisje elektronike, per mbrojtjen ligjore, kompromentimin e policeve, prokuroreve e gjyqtareve etj. Veprime te domosdoshme qe sigurojne jetegjatesine e organizates kriminale.

Krimi i specializuar përballë një shteti amator

Situata aktuale e kriminalitetit ne Shqiperi eshte e rende. Gjate 10 viteve, krimi avancoi, ndersa kundervenia e policise dhe e SHISH-it ndaj krimit te organizuar dhe korupsionit ka qene pothuajse zero. Keto institucione nuk kane kryer detyren, gje qe shihet hapur e qe nuk mund te fshihet.

Njekoheshit elementet kriminale kane ndryshuar taktike. Krimet jane ashpersuar. Po perdoren arme dhe metoda te rrezikut te shtuar, si eksplozive, paisje te perparuara etj. Eshte regull i thjeshte qe organizatat kriminale pas kundervenieve te para do ta ashpersojne reagimin dhe fanomenet kriminale ne Shqiperi do te shtohen dhe ashpersohen.

Kriminelet, nga dita ne dite po i shpetojne arrestimit, duke marre masa efikase per zhdukjen e provave,e duke e shoqeruar kete me nje lufte groteske politike. Keto aksione dhe masa quhen te perfunduara vetem atehere kur shumat qe i korrespondojne demit jane futur ne arken e shtetit, si  dhe duke iu shmangur deklaratave pompoze ne  media, pa filluar mire aksioni policor. Nuk ka me siguri per zbulimin te krimit financiar, kur ekonomistet e vertete ne policine e shtetit mund te numurohen me gishtat e nje dore. Pjesa me e mire e drejtuesave  nuk di te lexoje e te kuptoje nje fature me TVSH.

Ndryshimet totale e domosdoshme ne SHISH dhe polici duhet e mund te realizohen ne nje kohe te shkurter. Shembujt e ndryshimit te tyre ne bote jane te shumte, por kryesisht, keto ndryshime duhet te kene ne baze te tyre pervojen dhe karakteristikat e shqiptareve, qe jetojne ne nje vend te tille me siperfaqe, numur popullsie, formim, tradita dhe mentalitet qe ndryshon shume nga ai i vendeve te zhvilluara,duke e shrytezuar dhe eksperiencen e ndihmen e tyre. Keto ndryshime te domosdoshme do te rritin efikasitenin ne lufte kunder krimit, pa shtuar numurin e efektivave te kushtueshme per nje ekonomi modeste.

Drejtimi politik i Policisë së Shtetit

Me ndryshimin e sitemit politik ne 1992, ndryshimet e menjehereshme ne polici, SHISH etj, ishin te domosdoshme dhe jetike. Keto ndryshime u shfrytezua nga forca fituese per qellime politike te shtrembera, mbase edhe antishqiptare. U mbajten ne keto struktura punonjesit me te dobet profesionalisht dhe me vese te trasheguara nga organet e diktatures se proletariatit.

Produkti  i veprimtarise se  tyre ishte zbulimi i armiqve dhe bandave kriminale imagjinare te rrezikshme, shkelja e ligjeve, falsifikimete i proceseve dhe provave, shoqeruar me arrestime hapur te padrejta, zhdukje e vrasje, qe cuan ne  kolapsin dhe shkaterimi i vendit ne vitin 1997. Ne kete vit u shkaterua totalisht policia e SHISH-i. Qeveria e ardhur ne pushtet pas 97 veproi drejt, me doza te pakta politizimi; policia, SHISH dhe infrastruktura e tyre totalisht te shkaterruara u ringriten dhe filluan nje funksionim normal. Krimi filloi te goditet dhe u realizuan shume arrestime  qe sollen nje rimekembje te sigurise ne jeten e qytetareve.

Kjo veprimtari u dobesua pas vitit 2000, kur fenomenet negative filluan te njohin  zhvillim  perseri. Gjithmone me politizim, tarafe personale, duke i krijuar krimit  te organizuar e korrupsionit nje ambjent te pershtatshem per te rimare vehten e organizuar duke ritur vazhdimisht fitimet. Keshtu u arrit ne ditet tona. Emerimet ne strukturat e nivelit te pare dhe te dyte ishin teresisht politike dhe personal, familjaree krahinore, duke larguar specialistet dhe oficerat me me rendiment ne luften kunder krimit te organizuar ne Policine e Shtetit, SHISH, Policine Ndertimore, energjitike, doganore, tatimore e pyjore.

Ne te gjitha strukturat antikrim e antikurrupsion efektivat teje te politizuara, kane  vepruar si nje tribu mesjetare qe i ka sherbyer vetem atij qe i ka vendosur dhe vehtes se vet, duke lene fushe te lire krimit. Kjo fillon me caktimin e kraut.

Ne kujtesen e shqiptareve do te mbeten emblematike figurat e Gazidedes, Koplikut, Shehut, Burgajt, Bares, Kocit, Rames, Toskes, Yzeirit, Bashes, Shaqirit, Nokes etj. Nuk bejme asnje gabim po te pohojme se pothuajse te gjithe jane aty afer. Me perjashtime minimale te gjithe drejtuesit kryesore dhe aktuale te ketyre sektoreve jane katapultuar ne keto vende pa merite minimale profesionale me mangesi te theksuara ne formim arsimor professional, qofte dhe ate te pergjithshem juridik. Ata nuk kishin  realizuar ne jeten e tyre asnje zbulim, analize te elementeve kundershtare, nuk kishin  marre asnje procesverbal kallzimi apo deshmi per aktivitet kriminal: Pa realizuar me pare asnje veprim inteligjent te thjeshte zbulues, si mud te organizohen e zbatohen keto aksione ne shkalle vendi? Personaliteti i tyre ka qene mesatar, duke mos pasur mundesi te realizojne mbrekullira te mbinatyreshme ne drejtimin e sektoreve.

Thene shkurt…Nuk mund te zgjidhe ekuacion diferencial ai qe nuk ka mesuar e perdorur me pare tabelen e shumezimit. Nuk mund te drejtohet nje sherbim inteligjent i nje shtetit, apo policia kriminale etj, nga nje person qe nuk di dhe nuk ka provuar me pare te vere ne sherbim nje person i cili duhet dhe ka mundesite te informoje per veprimtarine kriminale. Keta drejtues kryesore te tille i zgjodhen edhe vartesit ne nivelin e dyte te komandimit e me poshte.

Mosndëshkueshmëria përmes politizimit të krimit

Ne periudhen 92-97, policia e SHISH-i, vecanerisht sektoret e punes se mbyllur, u devijuan nga detyra kryesore. Ata” punuan” ne drejtim te krimeve inekzistente fantazmagorike, kunder te ashtuquajtureve armiq te demokracise, duke krijuar armiq dhe kriminele qe nuk lidheshin me krimet qe kishin ndodhur ne vend. Ishin te detyruar duke shkelur ligjet  e te drejtat e shtetasve te arrestojne, torturojne deri te zhdukin te ashtuquajturit armiq. Ky devijim la pas dore zbulimi i krimineleve te vertete qe kishin kryer krime. U la pas dore zbulimi, frenimi dhe nderprerja e aktivitetit kriminal te organizuar ne formen e firmave piramidale.

Ky aktivitet e coi ekonomine ne kolaps duke vene ne dyshim edhe ekzistencen e vete shetit shqiptar. Pas 97 deri ne fillim te viteve 2000 pati nje riorganizim dhe normalizim te strukturave dhe veprimtarise se efektivave, krimi po ndeshkohej, bashkepunimi me homologet nderkombetare u permiresua etj. Pas kesaj me nderhyrjen e politikaneve shohim se ky process u frenua. Fillimisht u  gjalleruan proceset korruptive dhe krimet  ne fushen e doganave, tatimeve, prokurimeve publike, kultivimit te droges etj.

Keto sollen renien ekonomike, evazionin fiskal dhe lindjen e krimeve te reja per prokurimet e pasurise publike e tendera. Keto fenomene te devijmit ne politiken e goditjes se krimit, sidomos atij te organizuar vazhduan te forcohen e te dalin hapur ne skene. Politika e kohes, deri ne 2013 ka nderhyre hapur duke e asgjeruar nderhyrjen deri tek prokuroria e tek gjyqesori.

Keshtu, pandeshkushmeria, ky fenomen mesjetar ne Shqiperi “moderne” qe kerkon te futet ne bashkesine evropiane, ka fituar qyetarine.Si mund te mos denohen organizatoret e masakres se Gerdecit dhe te perfitimeve maramendese ne import-eksportin e armatimeve dhe municioneve; te shkaterrimit prej 1500000 euro te rrethrotullimit ne hyrje te Tiranes, te megashperdorimit te fondeve ne rrugen per Kosove, zhdukjes se fondit te garancise te Albetrolit, koncesionet dhe tenderat hapur te kundraligjshem,veprimet kriminale ne import eksportin e tregetimit te hidrokarbureve, shkeljet flagerante antitrust etj.Po vrasjet politike me karakter te theksuar terrorist te Trebickes, Fatmir Xhindit, Aleks Kekes, Remzi Veselit, Perjet Abazit, Skerdilaid Konomit dhe Isa Copes pse nuk jane zbuluar, cfare ka bere struktura e SHISH-it, po policia kriminale pse nuk kane zbuluar e cuar ne gjyq asnje autor. Por nderhyrjet e politikes kane shkuar me tej,deri ne shkeljen flagrante te Kushtetutes si ne rastin ekundershtimit flagrant te vendimit te Prokurorise per te arrestuar te dyshuarit e 21 janarit?

Eshte obligim thuajse ligjor i drejtuesve kryesor te shtetit dhe ministrave, spastrim te ketyre strukturave ne te gjitha nivelet  menjehere.

Pas reformimit qe nuk duhet te zgjate me shume se nje vit. Urgjentisht duhet te filloje goditja e krimeve te 2o vjeteve nderprerje e cila jo vetem te shoqerohet me denime penale, por demin e shkaktuar vendit qe mund te arije vlerat e disa milarda  Eurosh,ti rikthehet shqiptareve dhe vendit te tyre. Kjo eshte obligim ligjor i te gjitha efektivave te policies, SHISH, drejtuesit kryesore te dikastereve, policise, SHISH dhe ekzekutivit. Mosrelizimi  pervec pasojave politike, ngarkon edhe me pergjegjesi penale, sepse nuk ka parashkrim dhe falje per organizatat apo personat qe kane kryer veprimtari ne formen e Krimit te Organizuar. Eshte rjedhim logjik edhe mundesie se faktori politik,po nuk veproi keshtu; ka rene ne hulline e krimit te organizuar personalisht dhe nuk u intereson goditja e tij, njesoj si ata qe zevendesuan.

*Materiali i botuar eshte pjese e nje raporti te nje OJF mbi krimin e organizuar ne Shqiperi.

37 komente në “DOSSIER/ Triumfi i krimit të organizuar në Shqipëri”

  1. Pelasgian says:

    kur ska shtet , krimi lulezon !

    1. Cica says:

      Se clidhje ka perjet abazi me krim politik hajt merre vesh

  2. erjon says:

    Pushtetaret jane te lidh me krimin.

    1. andi says:

      Pushtetaret ishi kriminelet me te medhej. Sali Berisha e kriminalizoi krejt Shqiperine, ne dy rastet qe ishte ne pushtet.Hajduti bertiste kapeni hajdutin.

  3. realisti says:

    Pasojat e diktatures ekonomiko-politiko-shpirtnore 1945-1990 jane nji dukuri e arsyeshme e atij vendi te lodhun. Krimi lulezon mbasi njerezit jane kthye ne dele prej shtetit te meparshem e nuk dijne kah me ja mbajte. Mâ te shkathetit e mâ te kapunit me ish-pushtetaret bâjne ligjin. Cdo vend i dalun prej nji burgu te tejzgjatun ka te tilla shfaqje, prandaj nuk ka pse me u habite aq shume.

    1. Ilir Hoti says:

      Eshte mendimi yt..po deshe mos e ndrysho”Komunizmi ishte 45-vite, E pluralizmi 24-vite……Ala me ‘komunizmin!!!!!!!1??????? sa eshte jetgjatesia aktive e nje njeriu??????edhe guri merr pamje tjeter me kalimin e kohes..Po truri, pershtatja,zhvillimi,civilizimi EUROPA moderne qe shohim dhe shume e jetojme per dite…Akoma me ‘komunizmin’?????/Me keto prralla femijesh , kriminelet po shfrytezojne per te qendruar ne pushtet e per te gragit-vjedhe vrare e poshteru shqiptaret….Shiko kush e drejton-manipulon Shkodren tash 24-vite……..

      1. realisti says:

        Pasojat e komunizmit kane me marre fund kur ti e une te kena fjete gjumin e perjetshem. Vetem atehere, mbasi te kete vdeke brezi i jone, qi ka pa driten e diellit ne kohen e “burgut te lumtur socialist”, kane me u shue, bashke me ne, PASOJAT, ose me gjuhen e doktoreve, pasojat anesore,(efetti collaterali) te 50 vjeteve mâ te erreta qe ka pase aj vend qysh ne kohen e mesjetes.

    2. petro says:

      O Realist! I qetw do tw ishe n.q.se do tw tw ndodhte njw krim nw familjen twnde, n.q.se do tw grabitnin fwmijwn, n.q.se do tw tw trafikonin vajzwn, apo motrwn, n.q.se do tw tw grabitnin pasurinw, n.q.se do tw tw vrisnin vwllain nw protestw kundwr Qeverisw, etj. etj.? Burgu i tejzgjatur do ta kishte fajin dhe ti do tw rrije i qetw e nuk do tw veproje? I ke patur kwto probleme nw “burgun e tejzgjatur”? I kanw kwto probleme vendet e tjerw qw dolwn nga i njejti sistem, ku ishte edhe vendi ynw? Nuk janw pak 23 vjet larg nga sistemi i kaluar. Me njerwz si ti, diktaturat kriminale lulwzojnw, por shyqyr qw jeni shumw pak dhe qeveritarwt vrasws, kusar e antipatriot, do ta marrin shpwrblimin e popullit.
      Paridi

  4. S’ka me te voglin dyshim qe poltika shqiptare qysh ne fillimet e demokracise ,me vendosjen e salih berishes si pras-ident, ra e gjitha ne duart e Mafies Nderkombetare ,duke bere ne Shqiperi cfar deshen .
    Te gjithe tashme dijne hapur se bushtra kryesore qe pranoj te vihej ne sherbim te Mafies nderkombetare eshte salih rrahman berisha ,shkaterrusi e krimineli me i madh i ktij vendi .
    Nqs do ti nxirren ktij monstre antishqiptare te gjitha ato qe ky pest njerezor i ka bere mbas krave Shqiperise ,un do isha i bindur se tradhetar me te ndyre ne Historine e Njerezimit sdo kishte .

  5. Celo Picari says:

    Krimi lindi qe ne 91 kur u ndane leke biznesmeneve te ardhshem nga komiteti qendror. Keta per te mbrojtur biznesin vune ne krye te tyre kriminele te tille qe te sfidonin shtetin e te mbronin parate e tyre.
    Pastaj lulezuan gjithe format e tij.
    Thujse te gjithe bizneset e medha te industrise se lehte, te hidrokarbureve, te universiteve private etj etj te gjithe kane te kaluar te erret ku o perfitim i padrjete ne monedhe ose prone ose droge, prostitucion kundrabande.
    Shifni filmin The wolf of wall Street, nje biznesemen mashtues i hyn me rrenje fbi dhe ja mer te gjitha prona e likuditete bile i dha pjesen edhe kreditoreve. A eshte ne burg ta zeme Lulezim Berisha, Aldo Bare, pse nuk ja sekuestron shteti cdo gje me likuiditete e prona?

    1. en says:

      Nuk ia sekuestron sepse krimi eshte bashkaksioner me politiken dhe elemente kyc te drejtesise

  6. tourkofagos says:

    Kriminele,hajdute,grabites,perdhunues,mashtrues,te pabese,pa kulture,pa muzike,pa fe,pa histori,pa patriotizem,pa atdhe,pa….,pa….,pa…..keta kane vetem nje emer: KORRAKE!
    Me keta nuk shkohet ne EVROPE!

    1. EVROPI says:

      Pikerisht ashtu dhe me keq kane qene dhe jane te gjithe
      KORRAKET GREK NE SHQIPERI

      -korrak grek qe ishin ne qeverine shqiptare,
      -korrak grek qe jane ne qeverine shqiptare,
      -korrak grek qe jane bere biznesmen ne shqiperi.

  7. agostin says:

    Deri ne sot Shteti nuk ishte i lidhur me krimin ,por ishte vete krimi.Shohim çfar do te ndodhe ne te ardhmen ?

  8. Gezimi says:

    Fajtoret jo vetem duhet te marrin denimin sipas ligjit, por dhe te kthejne gjer ne nje pasurite materiale e monetare qe kane grabitur!

  9. Uji i ftohte says:

    Policia,prokuroria,gjykatat,administrata shteterore dhe publike,…jane teresisht te kriminalizuara.

  10. Leone-53 says:

    Po shpreh nje thenie te te ndjerit Xhindi thene njeriut qe ma tha shprehjen:
    -Te dish ti se çfar ndodh ne muret e brendeshme te parlamentit (e kish fjalen per bizneset) sdo te shkonte mendja ti “afroheshe” qendres se votimit! Tungjatjeta!…

  11. ni says:

    po keni ministrin e drejtesise qe ai dhe vellezerit e tij bejne pazare gjith diten me krimin e organizuar e mund te verifikosh sh kollaj o mero ………

  12. demokrat i pa parti... says:

    Vetem OJF nuk eshte autori i ketij materiali. Ndryshimi i drejtimit te SHISH mund te jete i rendesishem dhe ligji e percakton qarte kompetencen e KM per ta ndryshuar. Me duket se ky Edi e ka ves te kruaje veshin e majte me doren e djathte…ndoshta ngaqe e ka doren e gjate.

  13. Faiku says:

    Duhet te mos votohet me edi rama,u deshen vetem 6 muaj dhe te gjithe qe votuan ate tashme jane te zhgenjyer, kjo nuk do shume mend per tu kuptuar mjafton te shikosh fytyrat e merzitura te njerezve, prandaj populli ti therrase mendjes dhe te votoi per nje parti te re,psh partine e kreshnik spahiut,ose ndonje tjeter s’ka rendesi.

  14. alban says:

    Nje analiz diletantesh …..

  15. DukGjonMazo says:

    I them OJF-ës se krim të organizuar ka patur dhe para 1990-ës në Shqipëri. Duhet të shtrohet për debat publik: A ishte “Diktatura e Proletariatit” krim i organizuar?…

  16. Niko says:

    behet shqiperia nje dru i shtrember eshte berisha nje llaf ka thene z rama meritojme shum si popull perse te katandisemi ne kete gjendije

  17. lili says:

    Pse?sepse shtetaret tone Kane pasur perkrahje e Amerikes ne gjithe kete kriminalizim te jetés tone publike,e cila ju ka garantuar immunité,bile edhe strehim ne Amérique ku mundesite per ‘investi’ Jane hapur per ta…..,

    1. Hirushja says:

      Lili,Amerika eshte e sakte.Pergjegjesi i politikes se jashtme amarikane e tha troc,jashte cdo kujdesi diplomatik;PUSHTETARET AKTUALE TE MOS BEJNE DER DER DER DHE TE MOS KRITIKOJNE OPOZITEN,PROVAT JANE SHESHIT LE TI PROCEDOJNE DHE TI FUSIN NE BURG,PSE NUK I SHFRYTEZOJNE MUNDEITE E KODIT PENAL,PROCEDURES,REGULLORES SE TATIMEVE,KOMPETENCAT E POLICISE ETJ.PER KETO VEPRIME TE KRIMINELEVE NE AMERIKE NUK E SHEH ME DRITEN E DIALLIT DHE JO ME TE LEJOHEN TE KUNDERVIHEN SIC BEN OPOZITA TONE.

  18. Per ne qe skuptojm ! says:

    “policia,prokuroria,gjykatat,administrata shtetrore dhe publike…jan krejtesisht te kriminalizuara” Me nji fjal,ky vend ska per tu ber kurr !!! Me nje fjal cerdhe kriminelesh,hajdutesh e mafjozesh njeri me kopil se tjetri !25 vjet betonuan cerdhen e ska Zot qe e prish ma ! Me nji fjal or popull ,kur nuk crrenjosem ne 89 faren e keqe dhe pastaj ne 97 kur na u dha rasti ti lanim hesapet,tani “qelbi” ka mar rugen e po ham sapunin per djath! Ngopuni me lug te zbrazur,ndigjoni muziken sokellim te paleve,kerceni me avazin e tyre dhe shpetouni pasurit qe kan ven ne kuriz tuaj ! “Topi” do kaloj nga nje dor ne tjetren e ne qe kemi “prasin”do vrapojm sa nga njeri te tjetri !”Prit gomar te mbij bar”ithon kesaj e kurizi yn po mban peshen e ksaj haleje megatonshe qe sa shkon e rendohet ! Tani futem FMN brenda e tash po e shofin edhe kalamajt tan si do ju a shtyjn prasin cdo vit !Ska shpres ma !Edhe ky qe vum i roft gjatsia se po na del me i shkurter se kokmadhi kryemafjoz se ne vend qe te pastroj shtetin ,pastron ruget e shemb pallate ! Aty ne mut do jetojm se jemi dele se dhe kur dolem ne shesh paqesisht na vran si pula e akoma heshtim !Na roft historia me trimeri ,luftra e udheheqesa revolucioni qe i kemi falur botes e tani smblidhemi dot te bejm ate qe bejn edhe turqit me skandalin e Erdoganit e spo shkoj der ne Ukrain !! Aty mbi mullarin e korupsionit ,krimit e hajnis do jetojm………

  19. dajti says:

    po shume mire thote komentuesi i mesiperm ..jemi dele ,,dhe prandaj ka ujqer ……..gjerta jan ete tjeshta ,po te doj shteti ….TE VERIFIKOJ PASURITE …..PAS VDO PASURIE TE PAJUSTIFIKUAR QENDRON NJE KRIM !!!!!!!!!NE diktatuire ,per nje 2mije leksh te vjeter te fuste brenda ,,pa nje pa dy ……Ne qe skuptojme e thote shyume mire ….permbysja esistemit u be pa gjak …u vrame me njeri tjetrin …por atyre qe iken dhe atyre qe erdhen sju fut gjemb ne kembe ….ne vetem terhoqem zvare bustin e enverit …..dhe vrame njeri tjetrin …..kaq ..po ku jan etrimat eku jane burat ne Shqiperi / ideali i vetem i cado lloj ngjyre qofshin jane vetem eurot dhe dollaret ..vetem pasurite ……..po ti shikon nje gjykates ,gagac ,…qe si hedh quret kaposhi te kete pasuri maramendese ……per mua krimin ne shqiperi embolli drejtesia …dhe vetem drejtesia ..ca rugecer dhe ca rugace qe te mbysin me ligesine dhe korupsionin etyre ….prandaj shteti mos te meret me pasojen ,,por me shkakun ,,,,,po te kete te drejte asnje ,as vret e as pret ………drejtesia ekoruptura ,drejtesia elidhuur me krimin …

  20. Amani bre amani. Edhe kjo OJF kur flet per vrasje politike te nje kryetari komune siç ishte Remzi Veseli.Çfare politikani ishte Remzi Veseli vetem kjo OJF dhe PS-ja e di. Ndersa Kukesi e njeh krejt ndryshe Remzi Veselin. Deri kur do te shkojme me keto abuzime

    1. Titi says:

      O Arbnor,cdo qytetar qe ka humbur jeten ka familjen dhe miqt e tij.Shteti,policia etj eshte e detyruar te zbuloje kush ja ka mare jeten e cila eshte e barasvlefshme me jeten e cdo ministri,drejtori apop polici.

  21. Konkluzionet Absurde Edi Rama [France Internacional] says:

    Shqiperia nuk ka korrupsion te theksuar elitar politik.

    Shqiperia ka korrupsion te theksuar te popullit endemik.

    1. BENETI says:

      EDI RAMA,NUK ESHTE ME SI FATOS NANUA.POPULLI E KA VOTUAR,I KA BESUAR TE ARDHMEN.BESOJ SE NUK E PRANON VLERESIMIN SI FATOS,SALI,MAJDAN,ETJ.NDRYSHE TE JAPE DOREHEQIEN DHE TE KRIJOJE NJE TASK FORCE PER NDRYSHIMIN E FAQES SE SHQIPERISE NE KUPTIMIN ESTETIK E SIPERFAQSOR,GJE QE KA DHENE PROVA SE E BEN SHKELQYESHEM REALISHT.

  22. mohikani says:

    baba enver baba enver je ber per rrahmet………

  23. Albani says:

    Kjo eshte nje pike uji ne krahasim me te verteten.Edi rama urgjentisht po nuk pastroi,policine,shish,doganat,tatimet,pushtetin,te zgjedhurit me siguri pas nje viti do te jete duke kercyer malenaken.Cdo justifikim e kundershtim eshte shprehje e bashkepunimit mekriminelet.Shikoni nga opozita kush vepron keshtu me te pasurit,me rrugacet.Ata qe e kane ideuar dhe ngritur kete ngrehine qe po funksionon vetem per te shkaterruar vendin dhe popullin e duruer shqiptar e qe po u rokanis e merzitzit jeten miqve tane.

  24. Lupus says:

    Pershendetje, e ka njeri linkun e raportit te plote?

  25. Lupus says:

    Sepse thuhet qe e ka bere nje ojq po nuk jepet referenca e plote e artikullit. Flm

  26. Berlin says:

    Artikull pa nje emer !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  27. mbreti i krimit te organizuar
    Salush Ram Berisha me 40 hajdutat !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje