Përgjimet, Visho Ajazi para deputetëve

2 Mars 2014, 17:04Politika TEMA

Shkresa që Shërbimi Informativ i Shtetit vë nën përgjim drejtues të lartë të Policisë së Shtetit është konsideruar antiligjore nga kreu i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho. Ndërsa e konsideron këtë veprim të strukturave të sigurisë kombëtare si një skandal të përmasave të mëdha, ligjvënësi i mazhorancës thekson se skandali thellohet edhe më shumë kur një strukturë shtetërore si SHISH angazhohet për një veprim të tillë me prapavijë sipas tij të qartë politike. Madje për Kryetarin e Komisionit të Sigurisë veprime të tilla nuk janë ndërmarrë as gjatë kohës së diktaturës.

Janë totalisht jashtë objektit të përcaktuar nga ligji për organizimin dhe funksionimin e SHISH. Kemi të bëjmë më një kërkesë të kundraligjshme, madje me elementë të veprës penale, shpërdorim i detyrës më e pakta. Po të sjellim për analogji, as në kohën e Koci Xoxes nuk janë bërë këto dhe kur tentoi t’i bënte, Enveri i preu kokën. E thënë me atmosferën që përjetojmë, duket si një axhendë zyrtare e përputhur me një axhendë politike. Axhenda zyrtare e SHISH, ndërkohë që është axhenda e Partisë Demokratike, e cila po merret me këtë situatë duke akuzuar mjaft drejtues të policisë për implikime në krim”, deklaroi Braho.

Për të dhënë sqarime lidhur me këtë çështje, Braho theksoi se kreu i Shërbimit Informative Shtetëror do të thirret në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku do të kërkohet informacion më i detjuar për atë që ai e quajti një skandal i paprecedent.

Do ta shohim me gjakftohtësi situatën dhe do të informojmë në radhë të parë Parlamentin dhe në radhë të dytë presidentin e kryeministrin, i cili është personi direkt që është i ngarkuar me mbikqyrjen e ligjit për SHISH-in. Natyrisht, kemi të bëjme me një informacion i cili shprehet se brenda 2 ditësh, të dhënat duhet të grumbulloheshin. Do të kërkojmë ku janë këto pasi ministri i Brendshëm nuk ka të dhëna, ndërsa ishte detyra e drejtuesve të SHISH të informonuin ministrin. Kemi të bëjmë me një shkërmoqje të kësaj strukture. Nuk e di, është mjaft e rëndë!”, tha kreu i Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë.

Situata konsiderohet si skandal edhe nga ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, i cili ngre pikëpyetjet se ku shkon ky informacion i marrë nga Shërbimi Informative Shteteror, sa kohë nuk ka patur kundrejt tij asnjë kërkesë nga institucionet që qendrojnë mbi të.

“Unë e lexova kërkesën që është bërë. Bëhet fjalë edhe për thellimin e informacionit, jo vetëm për informacion që për një arsye mund të ishte mledhur për një punonjës, por kërkohet thellimi. Kjo është më e rëndë, absolutisht e kontraligjshme dhe më delikatja, kujt do t’i shkojë ky informacion, kush ka urdhëruar për këtë?”, theksoi Klosi.

Nga dokumenti i publikuar një ditë me parë rezulton se Shërbimi Informativ Shtetëtor në datën 2 Dhjetor 2013, vetëm pak muaj pas ardhjes në fuqi të qeverisë se kryesuar nga Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Drejtoritë në rrethe të identifikojnë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit në Qarqe, më konkretisht (drejtorin e qarkut, shefin e rendit, shefin e krimeve, shefat e komisariateve, drejtori qarkullimit rrugor, ata të emigracionit dhe kufirit) dhe specifikisht të identifikohen personat dhe pozicionet e tyre drejtuese të emëruar pranë policisë së qarqeve, kohët e fundit me të dhëna që i implikojnë në veprimtari antiligjore.
Ligji mbi SHISH

Shërbimi Informativ Shtetëror funksionon në bazë të ligjit Nr.8391, datë 28.10.1998, i ndryshuar për herë të fundit në vitin 2005. Në bazë të këtij ligji Shërbimi Informativ Kombëtar siguron informacionin e domosdoshëm nga zbulimi dhe kundërzbulimi për problemet që lidhen me sigurimin kombëtar. SHIK-u ushtron veprimtarinë e vet duke përdorur mënyra dhe mjete të ligjshme. Në nenin 6 të Ligjit përcaktohet që Shërbimi Informativ Shtetëror e ushtron veprimtarinë e tij në përputhje me procedurat e hartuara nga Drejtori dhe të miratuara nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Në të njëjtin nen parashikohet që Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi zbatimin e këtyre procedurave. Këto procedura përcaktojnë:
a) mënyrat e sigurimit të informacionit nga zbulimi dhe kundërzbulimi;
b) përdorimin e teknikave të kontrollit fizik dhe elektronik;
c) format e nevojshme për të mbrojtur metodat dhe burimet
e zbulimit dhe të kundërzbulimit nga ndërhyrjet e paautorizuara;
ç) rrugët për verifikimin dhe vërtetimin e burimeve të informacionit;
d) mbledhjen e informacionit në lidhje me personat që parashikohet të jenë burime informacioni.
Gjithashtu ligji parashikon ndalimin e përdorimit të këtyre procedurave ndaj deputetëve të Kuvendit Popullor, pa marrë më parë autorizimin me shkrim nga Kryetari i Kuvendit dhe ndaj anëtarëve të Këshillit të Ministrave, pa marrë më parë autorizimin me shkrim nga Kryeministri.
Po kështu ligji parashikon detyrat kryesore të SHISH-it, ku në bazë të nenit 3 janë:
– Mbledh informacion nga jashtë në funksion të sigurimit kombëtar.
– Kryen veprimtari kundërzbulimi për ruajtjen e integritetit, të pavarësisë e të rendit kushtetues.
– Mbledh informacion për terrorizmin, për prodhimin dhe trafikun e narkotikëve, për prodhimin e armëve të dëmtimit në masë, për krimet kundër mjedisit.
– Mbledh informacion për krimin e organizuar, që cenon sigurinë kombëtare.
– Mbron sigurinë e veprimtarisë së vet, të informacionit, të punonjësve dhe të pasurisë me mjete të përshtatshme, duke përfshirë verifikimin e kualifikimin e kandidatëve, të të punësuarve e të kontraktuesve.
– Kryen veprimtari mbështetëse tekniko-administrative, sipas nevojave për realizimin e funksioneve të mësipërme. Për realizimin e detyrave të mësipërme Shërbimi Informativ Kombëtar ruan raporte të drejta ndërmjet nevojës së sigurimit të informacionit të domosdoshëm dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.Ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti janë parimet bazë të punës së këtij organi.

23 komente në “Përgjimet, Visho Ajazi para deputetëve”

  1. erjon says:

    Ne kete vend po ndodhin shume skandale dhe secili te pergjigjet per skandalin e vet.

    1. Devolliu says:

      Ai këlyshi i Salih Shpellarit, Visho Ajazi, mirë ua bën këtyre merhumëve qeveritarë.
      Çfar pret Edi Rama që nuk e pezullon menjëherë këtë grerëzë që punon kundër shtetit e në shërbim të kryekriminelit të Shqipërisë Saliut të Viçidolit?

      1. diversioni says:

        puna eshte se pas shkarkimit fillon Sala dhe I thote botes se ne Shqiperi po instalohet diktatura e pronareve te Proletariatit dhe o burra ngrihuni ta rrezojme kete “bir komunisti”. dava Albanistani

    2. adri says:

      Pastrojeni urgjentisht SHISH in nga funderrinat. Patrojeni SHISH in strehen e fundit te atyre qe shkaterruan ekonomine e shqiperise dhe e korruptuan deri ne palce. Pasojat e korruspionit galopant qe sollen demokratet me qeverisjen e tete vjeteve, jane ato qe po shohin shqipetaret sot, vrasje, aksidente, papunesi dhe rrumuje, tek legalizimet, ne Gjykata, e gjithkund ne te gjitha sferat e jetes dhe ekonomise shqipetare.
      Cojini ne ndjekje Penale te parin ate Visho Ajazin, dhe me rradhe te gjithe te inkriminuarit, ne keto verpime monstruoze.

    3. Sokrati says:

      Shumekush e mban mend Spartak Brahon ne emisionin Opinion te Blendi Fevziut qe deklaroj se mbante ne ÇANTEN e ZEZE plot 800 ore regjistrime te korrupsionit qe kish ndodhur ne Shqiperi.Ne ate emison Bledi e pyeti i habitur qe e vertete eshte qe jane 800 ore regjistrime te korrupsionit dhe pse nuk i dergon ne prokurori.Spataku ju pergjigj se dal e nga dal do shkojne te gjitha ne prokurori e ne realitet nuk ka derguar as nje material por vetem mund ti kete perdorur per PRESION .
      Kjo eshte nje arsye qe ky duhet te pergjohet mbasi lidhjet e tija jane shume te dyshimta.
      Ne Durres Spartak Braho eshte nje njeri pa reputacion apo me sakt familja e Spartak Brahos eshte familje jo e respektuar.sp

  2. Ilir blloku says:

    Pse i djeke bitha zotit braho……or ti,xha braho duhet te ishte kalbur ne burge per pislliqe,ma qene bure nuk e qene ne kete dynja,ishalla u pelcet nga brenda,se dhe i biri nuk eshte mbrapa me trafiqe,ja nje informacion per SH.I.K-un…..

    1. - homeri- says:

      — qe e pergjojne kete mafjoz e te korruptuar bejne shume mire , nje njeri – skuth- qe pa e patur detyr mbledh informacion per te tjeret, duke bere shantazh me nje cante ne dore , nuk ka rendesi ku shkon ky informacion , e rendesishme eshte te behet publik dhe prekurorija te veproi ,

  3. Genci says:

    Ore s’kemi pare Saimir Tahirin? Mos i ka ndodhur gje, apo ka filluar kurat qe i rekomandoi doktor Berisha?

  4. kuki says:

    E verteta eshte qe ne te gjithe e dinim se dicka e tille mbrapa skenave ndodhte por smundet te besojm gjithmon historirave konspirative sepse trgojn mungese arsyeje dhe injoranc mbi te gjitha.
    Tashme situata tregon fakte solide qe si lufta civile pa arme* eshte e vertete. Nese kto informacione jane marre per te mbikqyrur drejtoret e etj.. kto info duhet ta kishte kryeministri gje qe se ska ndodhur. Kanalet qe ka kaluar dhe eshte percjellur info mbetet per tu pare. por mbi te gjitha me kete dukuri shume lehte mund te quhet tradheti sepse personi kryesor Kryeministri nuk ka info per kete .Shume lehte mund te aludohet dhe se keto info mund te shiten, percillen ne vende qe cenojn dhe sigurin kombetare , cdo gje eshte e mundur tashme (megjithse shancet me te medha jan qe i ka marre PD te gjitha info).
    Normalisht kjo shpjegon dhe info qe ka ne cdo moment Sali Berisha ,gjithe kohes ne Parlament duke treguar ngjarje konfidenciale qe kurrsesi smund ti dinte nese sdo kishte Shish.
    Pra ne vetvete eshte tradhetuar siguria kombetare me kuptimin e plot te fjales. Ne si votues ja kemi dorezuar sigurin Kombetare Zotit edi rama dhe aleances se tij. Cdo person tjeter qe e cenon ate , ka info per te aterehere drejtperdrejt eshte tradhetare dhe duhet ndeshkuar sipas ligjit. Besoj duhet te ket ligje Kundra spiunimit te qeverise qe mesa duket eshte rasti qe po flasim.
    Visho Ajazi me e pakta eshte te jap sqarime ai duhet cuar drejt per drejt ne prokurori e me radhe , por jo vetem te gjithe ate qe kan siguruar info dhe kan marre info prej SHISH duhet te perfundojn ne prokurori.
    Imagjinoni cfare behet nese agjenci te huaja duan ta destabilzojn shqiperin sa lehte mund te marrin info , ndoshta dhe direjt nga shish , ndaj them eshte nje tradheti e rende!

  5. . says:

    ****************************************************************************************************

    Z.Rama, vere para Ligjit kete “SKANDAL” kombetar te SHISH-it dhe shkarko menjehere

    Presidentin,
    Drejtesine,
    Kushtetusen,
    Prokurorin,
    SHISH-in,
    te kapur nga krimineli Ali Bisha qe te mbroj veten dhe familjen e tij nga vjedhjet, mashtrimet, vrasjet etj.

    *****************************************************************************************************

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Bishti I qenit, bisht qeni ngelet..

  7. 1 milion shkelma bytheve says:

    Ky eshte nje skandal i papare dhe keta maskarenj jo duhen pushuar menjehere, por duhen proceduar menjehere qe te futen ne burg dhe asnje tjeter qe do te punoje ne SHISH te mos merret me qelbesirelleqe te tilla ne te ardhmen. Ne burg te gjithe langojte e Berishes. Ky maskara ka vendosur anti-shtetin. Kujt ja kane dhene keta maskarenj kete informacion. Zyra e Berishes duhet kontrolluar per informacione te tilla. Po ashtu zyra e Flamur Nokes dhe Arben Ristanit si dhe kompjuterat e tyre duhen kontrolluar ne menyre te menjehershme per te kapur se ku ka shkuar informacioni i SHISH. Gjetja dhe botimi i kesaj letre eshte nje pune e shkelqyer e gazetareve te Top Chanel dhe te atyre punonjesve te SHISH qe e kane dekonspiruar. Bravo Top Chanel dhe ai qe ju ka dhene informacionin. Ky eshte edhe fundi i SHISH-it te Berishes. U kapen me presh ne bythe.

  8. vlonjati says:

    Po sikur pergjimet t’i kete porositur ndonje agjenture partnere?????Pas kaq shume vrasjesh, tritol dhe droge dikush do te dije se cfare po i ndodh Shqiperise. Kush eshte i paster nuk ka frike….

    1. sit back and relaks says:

      pooooo sikuuuuuuuur……………….. te kishte halla koqe

  9. mark says:

    Nese ka abuzuar me deryren nje denoncim dhe pushim nga puna, le ti bashkohet edhe ky protestuesve antiligjore apo te filloje pune ne bashki apo te Banka Qendrore.

  10. Ky , po, qe eshte puc shteti !
    Sepse kemi degjuar se gjithmone shtetin e rrezon
    ushtria , por shtetin mund ta rrezoje edhe policia
    gjithashtu edhe sherbimi informativ i shtetit ,dmth
    kemi puc te paster shteti ,dhe jo si ata pucat qe thoshte
    mender saliu,kur behet nji proteste !

  11. drejtesia says:

    Jane ca komentues qe ja fusin roma p[er toma. Drejtori i SHISH-it emroet nga kryeministri dhe merr urdhera po nga ai dhe nga asnje tjeter. Ne se ky zotria ka marr urdher nga Saliu per te bere keto pergjime te paautorizuara dhe informacioni i eshte derguar po atij athere kemi te bejme me grusht shteti te paster dhe Visho Ajazi te perballet me ligjin.

  12. agostin says:

    SHkarkonje nga detyra kete sherbetor te Sales ,e pasues i kriminelit Gazidede.Keto jane banditet e vertete te tritolit e te droges ,prandaj largoni para se tju largojne ata juve.

  13. Tomorri says:

    Edi Rama beja te qarte opinionit nderkombtar kete skandal,por me pare izoloje qenin,sigurohuni se ka jane te dhenat dhe fillo bej detyren qe te takon ne mos pastaj vaj me det.
    Shume mire shprehet njeri aty me larte se kjo pune duhet te filloje nga presidenti,drejtesi,kushtetuse,prekurori SHISH.ndryshje ky popull e ka shume te veshtire.Le te pellase kremineli se po kalon ne diktature ,le te çirret,le te bredhe rrugeve por nje gje duhet te dije se populli do liri do pune do shtet do ligje se edhe demokracia eshte zbatimi i perpikte i ligjit kete te cilen shpellari nuk e mesoi kurre dhe njemije vjete te jetoje ai nuke meson se eshte tradhetar i lindur.

  14. pertej mureve te larta says:

    Shume mire ben qe pergjon ,kintrollon biles jo policet por
    Edhe kete zotenin qe flet se aty i ka dhe ai te vetat.
    Bravo SHISH , nuk duhet besuar asnje ,

  15. Studenti says:

    Nese nuk veprohet urgjentisht kete here, duke e shkarkuar sherbetorin e Sali Kriminelit, Visha Ajazin, kjo qeveri nuk e ka te gjate dhe ky vend nuk ka qetesi.
    Zoti Rama duhet te ndertoje menjehere nje strategji per sigurine dhe rendin ne Shqiperi.

  16. PUF LALA says:

    atij nuk i thone visho ajazi por visho berisha lul berisha edi paloka – berisha arben berisha ristan berisha jozefina berisha majlinda berisha palma berisha strazimir berisha bogdan berisha mul berisha halim berisha por ropt ja u kisha ……………………………… edhe pa pull e pa kemisha

  17. Mirela says:

    Shkruhet, lexohet, komentohet, nje jave zhurme dhe cudia mbaron.
    O popull!
    Kjo eshte zhurme per te hequr shefin e shik sepse vete qeveritaret e kane frike ne pislliqet qe bejne. Po te shikojme anen e kundert te medaljes: cfare te keqe ka te survejohen te gjithe keto figura qe jane perfolur per korrupsion?!
    Pse kane frike keta njerez te pergjohen kur jane te paster?
    Ne nje shtet te paster nga korrupsioni, cdo figure e emeruar duhet te verifikohet per ndershmeri e pastaj te marre postin.
    Ne kete aspekt nuk duhet te jemi militant blu, te kuq apo roze. Cdo veprim pozitiv per vendin duhet te perkrahet dhe jo te deformohet.
    Personalisht jam PRO ketij veprimi qe do te ndihmoj sadopak luften kunder korrupsionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje