Asnjë fajtor i Gërdecit në burg/ Gjykata e Tiranës liron Ylli Pinarin që të kujdeset për nënën

3 Mars 2014, 14:34Politika TEMA
Asnjë fajtor i Gërdecit në burg/ Gjykata e Tiranës liron

Gjykata e Tiranës liron ish-drejtorin e MEICO-s Ylli Pinari, një prej të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit.

Trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e Pinarit, i cili një muaj më parë kërkoi lirimin me kusht duke përdorur si argumente gjendjen shëndetësore, pasi vuante nga zemra, si dhe kujdesin ndaj nënës së tij 85-vjeçare, pasi sipas tij, është ai personi që e ka në ngarkim. Po ashtu Pinari pretendon se duhet të lirohet për sjelljen e mirë gjatë kryerjes së 3/4 të dënimit.

Pinari ishte i vetmi që kishte mbetur në burg nga të akuzuarit kryesorë të Gërdecit, pasi të tjerët kanë përfunduar dënimet e tyre.

Më 13 shkurt 2013 Gjykata e Apelit e Tiranës dha vendimin përfundimtar duke e dënuar me 15 vjet burg Ylli Pinarin. Një pjesë e këtij dënimi ishte kryer gjatë qëndrimit në burg dhe në masën e arrestit shtëpiak, që gjykata e Tiranës kishte caktuar për ish-drejtorin e MEICO Ylli Pinari.

Duke përllogaritur këto ditë Ylli Pinarit i ngeleshin pa kryer edhe 3 vjet e 7 muaj burg.

Pinari ka marrë 2 herë ulje dënime dhe për 2 vjet e 2 muaj i përfundon krejt dënimi.

Kërkesa ishte depozituar në datën 13 dhjetor 2013 dhe mbante numrin 1934, ndërkohë që gjyqtar ishte përzgjedhur Petrit Çomo

Për tragjedinë e Gërdecit ishin 29 të pandehur, ndërsa përgjegjësit kryesorë ishin ish- drejtori i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, “Alba Demil”, Mihal Delijorgji, Dritan Minxholli, administrator i fabrikës “Albademil” dhe Ylli Pinari ish kreu i MEICO-s.

Ndërkohë Fatmir Mediu, që duhej të ishte një nga të hetuarit dhe të gjykuarit kryesorë për këtë çështje, vazhdon të shijojë imunitetin.

Pak kohë më parë, familjarët e viktimave të Gërdecit i shkruan kryeprokurorit Adriatik Llalla për këtë çështje, duke i kërkuar informacion se përse nuk e heton këtë çështje.

“Nga sa rezulton nga deklarata publike e Prokurorit të Përgjithshëm, ky organ nuk do të rihapë çështjen në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, megjithëse rrethanat kanë ndryshuar dhe mund të kërkohet riçelja e gjykimit, sepse është zhdukur kushti personal që e bënte të domosdoshëm autorizimin.

Ky qëndrim i Prokurorit të Përgjithshëm si rregull duhet të jetë i bazuar në një akt, në një vendim për mosfillimin e procedimit penal, akt i cili nuk është bërë publik.

Në këto kushte, kërkuesit i drejtohen Prokurorit të Përgjithshëm që të kthejë një përgjigje zyrtare me shkrim për mos rinisjen e ndjekjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu për ngjarjet e hetuara në procedimin nr. 3 të vitit 2008, për shpërthimin e Gërdecit.

Në rast se ekziston një vendim për mosfillimin e ndjekjes penale, edhe pas rënies së shkakut të pushimit të ndjekjes penale (për shkak të ndryshimit të Kushtetutës, hyrë në fuqi më 26 tetor 2012), kërkojmë vënien në dispozicion një kopje të këtij vendimi në një afat sa më të arsyeshëm, në mënyrë që të na jepet mundësia të ushtrojmë të drejtën e kontrollit gjyqësor ndaj kësaj vendimmarrjeje,” thuhet në kërkesën e familjarëve të viktimave të Gërdecit.

Ata thonë se kanë depozituar një vit më parë kërkesën e tyre për hetimin e Mediut, por edhe pse e kanë bazuar këtë kërkesë në precedentë të rëndësishëm ndërkombëtarë, Prokurori i Përgjithshëm nuk u ka kthyer një përgjigje për këtë kërkesë.

Në dhjetor të vitit të shkuar, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, përfitoi azil politik në SHBA.

Luan Hoxha është dënuar me 5 vjet burg nga gjykata për shpërthimin në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona.

Por, Hoxha u largua bashkë me familjen në Shtetet e Bashkuara më 1 janar 2012, para se gjykata të jepte vendimin.

Dhe, pavarësisht se është shpallur fajtor, duke se SHBA i ka dhënë atij azil politik.

Luan Hoxha gjithmonë ka pretenduar pafajësinë për akuzat ndaj tij.

Deri në momentin që po gjykohej, prokuroria apo gjykata nuk kishin vendosur ndaj Luan Hoxhës ndonjë masë ndalimi për të dalë jashtë Shqipërisë.

Në këto kushte, sipas burimeve, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nuk ka pasur ndonjë ndalim sa i përket lëvizjes jashtë shtetit ndaj largimi u krye së bashku me familjen.

Hoxha madje paraqiti me anë të avokatit të tij, në gjykatë argumentet e tij mbrojtëse mbi akuzat e ngritura ndaj tij për shpërthimin e Gërdecit.

Shpërthimi i marsit të vitit 2008 shkaktoi 26 viktima dhe qindra të plagosur. Megjithatë, Gërdeci vazhdoi që të marrë jetë edhe më vonë.

20 komente në “Asnjë fajtor i Gërdecit në burg/ Gjykata e Tiranës liron Ylli Pinarin që të kujdeset për nënën”

  1. myzeqari says:

    Liroheni ju liroheni po per ata 26 te vdekur kush e mban pergjegjsin more kriminela. Mire e bete nxirreni ate dhe ose fusni brenda Sali Berishen me pjellen e tij ose futuni vet more te poshter. Mallkimi i atyre njerezve te vdekur do ju ndjek tere jeten.

    Shpirtrat e tyre kerkojne drejtesi dhe vetem drejtesi.

    1. BUDALL NISHANI says:

      kjo eshte qesharake! e kane hak te zhduken jo nga gjyqsori po nga faqja e dheut!

      1. berat says:

        Drejtesia shqiptare merr vendime shume politke, mjere shoqeria shqiptare

        1. Nardi says:

          Mos merrni kot si pushka e jevgut ! Aq sa u ndje Rama per lirimin e Delijorgjit aq do te ndihet per lirimin e Pinarit. Gjithe zhurma e PS per Gerdecin eshte thjesht politike sepse me aktoret e vertete ata jane vellezer gjaku dhe ideje. Shume shume do beje ndonje status brace – saharina te cilin sic e keni kuptuar nuk e pjerdh askush.

          1. KULUFI says:

            Edhe ato nena te ngrata kane nevoje per ndihmen e femijeve te tyre.
            Por,ku jane ata tani?
            Kush do kujdeset per ato te shkreta?

            Ndyresira!

    2. Gerti says:

      Keto jane gjykatat e kapura nga presidenti i republikes i cili eshte nje ushtar i bindur i Berishes. Kjo eshte e papranueshme per nje vend demokratik. BErisha dhe i biri, Shkelzeni jane te perfshire direkt ne tragjedine e Gerdecit ku humben jeten 26 persona te pafajshem nderkohe qe mbeten te gjymtuar perjete dhjetra te tjere.

      Kerkojme drejtesi per Gerdecin. Gjykatat te bejne punen sic jua parashikon ligji. Boll me me mbajtje peng nga politika.

      1. Esmeralda says:

        Turp. Gjykata mizerje. Ky president ushtar i saliut eshte vertete.

        Si ka mundesi se nxjerrim ne si popull ne pension duke i vajt te zyra me proteste.

        Protesta jone eshte per DREJTESINE qe ai po vret cdo dite

    3. Ori says:

      Sa shume pak vite qe qenkan denuar dhe keta vrases. Denimi qe paguan nuk mund te krahasohet me demin qe shkaktuan.

  2. S.G.R.Sh says:

    Le te kujdeset dhe per nenat e atyre qe u mori jeten…

  3. BUDALL NISHANI says:

    HEMO PRESIDENT PO KESAJ CI THUA?!!

  4. fredi guri says:

    patjeter ka thon sala me e liru

  5. nuri says:

    Me gjthe ato Euro qe ka vjedhur Pinari dhe qe ka “dorovitur” prokurore dhe gjygjtare, ky eshte lajm qe nuk cudit askend ne kete vend qe e zoteron krimi shteteror.
    Sa per dijeni te lexuesve Pinari gjate gjithe kesaj kohe realisht ka qendruar ne shtepi, ndryshimi eshte se tani ai nuk paguan me zyrtaret e korruptuar te burgjeve por i ka mbyllur hesapet me te kryekorruptuarit e gjygjsorit.

  6. albi says:

    le ta lirojne, eshte bishti i kavallit. eshte e kote te nxjerresh inat me keta tipa, lepuri fle tjeterkund. nuk shuhet etja per drejtesi e as nuk i ben njerezit te ndihen me mire fakti a eshte ky apo ndonje zar tjeter ne burg.

  7. Sinani says:

    Eshte cuditshme si i bejne gjykatesit llogarite. Ylli Pinari eshte denuar 10 vjete. Pra nga 2008, kur u arrestua, duhet te dali me 2018. Sipas gjykates ai ka kryer 3/4 e denimit, 7.5 vjet, pra ne duhet te ishim ne qershor te vitit 2015, por ne jemi ne vitin 2014? Sipas gjykates ai ka patur sjelle te mire, i ka mbetur dhe 2.4 vjet burg, ndaj duhet te dali. Pra nga marsi i 2008 deri tani mars i 2014, Ylli ka bere 6 vjet burg.Tjeter argument idiot. Ylli eshte semure dhe kujdeset gjithashtu dhe per nenen. Pi si edhe eshte i semure dhe kujdeset? Kjo drejtesia jone ben cudi!!!

  8. . says:

    ——————————————————————————————–

    Drejtesi Qesharake, si cdo gje qe la “rregjimi” Verior-Shpellar i kriminelit s-Ali Bisha.

    Z.Rama, shkako dhe ndrysho Drejtesine e kalbur te Sali Bishaes.

    Provokimet dhe kercenimet qesharake te “Tritolit” te vena nga SHISH-i dhe Ceta-Veriorve Injorante Pisanjoke e PD-se, nuk do t’a ndalin Shqiperine drejt zhvillimit dhe afrimit me Europen e qyteteruar.

    ——————————————————————————————-

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Nxirrni konkluzionin,se kush e drejton drejtesine.
    Te na roje moxhoranca.

  10. dukati says:

    po mire moj drejtesi ekoruptuar ..po per ata femije qe kerkojne prinderit etyre ,qe jane ne burgje ..pavaresisht jane apo nuk jan efajtor ….per ata femije qe i kan genjyer ,,u then babi eshte jashte shtetit e kur te kthehet do te sjell lodra ….perse nuk mendoni pak ???? kur u bet kaq njerezor ..ju o te pafytyre qe keni mbyllur brenda hekurave te burgjeve me mijra te pafajshem …..ozot ,po ju o te pafytyre nga ky soj qe jemi dhe ne te tjeret kini dale ,,,,,qe do te thote qe ju njohim dhe ju kuptojme shume mire …..ju lutemi atyre akademikeve qe meren me gjuhen shqipe …ta heqin fjalen drejtesi nga fjalori …….

  11. kris says:

    duhet te kete marveshje Berisha-Rama qe Gerdecit ti vihet kapaku,Ministria e drejtesise akoma nuk ka kerkuar ekstadimin e Luan Hoxhes per te kryer denimin e dhene nga gjykatadhe aty ku ka vendosur drejtesia nuk e zbaton qeveria

  12. shvejk says:

    Nazime Vishen nuk e falte dot presidenti yne.

  13. xeni says:

    Ore gjykatsa ju a qifsha motrat ..luani me kufomat e 26 jeteve te ikurnga korrupsioni juaj i vjedhjes ..turp dhe nje her se nuk ka shtet e drejtesi ne kete vnde te poshter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje