Ministrja Eglantina Gjermeni nderohet me çmim në Berlin

7 Mars 2014, 11:53Kulturë TEMA

Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve të Pacifikut PATWA nderon Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni me çmim, me rastin e festimeve të Ditës Ndërkombëtare te Gruas.

Në ceremoni ishte i pranishëm sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit Z. Taleb Rifai, i cili lartësoi figurën e grave që punojnë në sektorin e turizmit.

Në momentin e marrjes së çmimit ministrja Gjermeni deklaroi se sektori i turizmit është një ndër mekanizmat që ndikon fuqishëm në promovimin e rolit të gruas.

Iniciativa e çmimeve ndërkombëtare PATWA në këtë ditë të shënuar është një vlerësim për kontributin e të gjitha grave në sektorin e turizmit.

PATWA është organizmi që promovon zhvillimin profesional të të shkruarit gjatë udhëtimit me një kontribut të çmuar në promovimin e turizmit. PATWA udhëhiqet nga parimet themelore të Kombeve të Bashkuara, UNESCO dhe Organizatës Botërore të Turizmit.

20 komente në “Ministrja Eglantina Gjermeni nderohet me çmim në Berlin”

  1. greqofagos says:

    si ka mundesi akoma nuk ka dhene frutet ne shqiperi ,mer cmim ne Berlin po per cfare more zoterinj se na hapet barkun ore e minute

    1. ilir says:

      eglantina eshte zonje grua po sigurisht nje si ti se kupton as LUNGOMAREN, as agjensine e bregdetit dhe me siguri se ke iden e ndryshimeve qe po behen ne menaxhimin e turizmit ne vend. patejeter sepse je injorant por kjo sprish pune!

      1. dorjeta says:

        gojet e liga gjithmone do te gjejne nje justifikim, por reformimi ne qeveri do te shkoje perpara pavaresisht dashakeqasve, per me teper qe vleresimi eshte dhene nga Gjermania, nje shtet shume i rrepte ne vleresime e kritika.

        1. london says:

          Cmimi nuk eshte dhe nga Gjermania moj shoqe por nga PATWA dhe hidhi nje sy 2011
          http://www.patwainternational.com/

      2. greqofagos says:

        ti me dukesh me profesion lepires bythe i politikes ,po shfaqe emrin shume kollaj e gjej qe je lepires ,sepse me llogjiken qe perdor je me origjine kooperativiste ose intelektual pas 44 deri me 90 ose pas saj deri me 7 mars te 04

      3. na mbyten leca culot e PS,turizmi ka marre ferra uraten kjo mashtron europianet me projekte letre ,hapu dhe te futen

    2. zerina says:

      Bravo i qofte, Agjensia e Turizmit qe po ben promovimin e vlerave te turizmit shqiptar neper bote po i jep rezultatet e para.
      Edhe krjimi i Agjensise kombetare te bregdetit qe ishte risi, u vleresua nga te huajt.

    3. turizmi kesaj shushkes ku mutrat derdhen te gjitha ne det dhe paraqet nje iluzion per turizmin botes dhe mer medalje ku faktikisht turizmin e ka dhjere me kohe nanua me gjithe berishen ,pallavra

  2. Tomorri says:

    Bravo shyqyr qe me ne fund po degjojme dhe shikojme diçka te mire si per individen ashtu edhe per shqiperine.Bravo Gjermeni.Der dje nuk na ka pas njohur askush dhe per asnje gje,tani turizmi sikur po merr drite edhe nje here bravo.

  3. Teli says:

    Ore z.İlir avash o avash ti ske te drejte te fyesh njerezit,ne eshte zonje grua,bravo i qofte per vete e familjen e saj por ne sna hyne ne pune zonjelleku i saj i jetes private ne na duhet puna e saj.Ti thua se zoteria para teje eshte injorant e se njeh Lungomaren, dhe ti zoteri se njeh dhe une e te tjere e kemi me te degjuar prandaj ta shohim njehere punen e saj te shkresurinave e projekteve te zbatuar ne praktike se jemi te djegur ne mo shoku kane folur e zotuar e asnje gje skane perfunduar me vite e vite qeverite.Prandaj Kjo shoqja Eglantina te na i tregoje me vepra njehere ato punet e mira,projektet e zbatuara ne praktike ti shohim ne shqiptaret pastaj le ta gjykojne dhe ta nderojne dhe te huajt.Se jo per gje po per letra te thekin keta te rinjte.Se jo per gje po Ministria e Turizmit eshte per te ardhur keq se dhe ata me konkurs qe ka marre kjo ministri vetem me turizmin skane lıdhje.

    1. popolo di paskuqani says:

      Po me duket njelloj si ai “Çmimi” qe UNESKO i dha Shqiperise ne vitin 1985 ose 1986 me duket, si vendi qe ushqehej me mire ne evrope, por ne fakt tek ne ne ate kohe me shume se gjysma e popullsise hante buke misri.

    2. london says:

      Kjo zonja per sa e nderuar mund te jete e ka ministrine dhe agjensine kombetare te turizmit plot me militante qe te pakten me turizmin skane patur lidhje, nuk kane as ekperience e as formimin perkates. cfare ndryshimesh, ka pervec nje promocioni ordiner dhe thjesht emocional i varur nga emocionet e punonjsve dhe jo nga te kuptuarit e klienteles. cila eshte analiza dhe statistikat qe kane deri tani? Zoterinj nuk ka asnje ndryshim. dhe kush mund te na tregoje se kur u shpall dhe kur u be konkursi per Agjensine Kombetare te Turizmit, si u punesuan keta njerez, cilat ishin kriteret. ja pra qe ka vetem dy kritere
      1) te jesh militant
      2) te jesh fshatar

  4. skenderi says:

    fshati qe duket nuk do kallauz,projektet ne leter jane letra realiteti turizmit tone eshte ;ujrat e zeza ne det plehrat kudo e nga do betonizim i tejskajshem i bregut te detit,per cfare turizmi behet fjale apo edhe europianet do i bejme si vetja ,e zonja shoqja nga fshati e fitoi nje medalje ne leter ta vari ne maje te ……??

  5. Amerikani says:

    O Ti Salihe Bushtra, ti qe flet per turizmin, me duket se ti ke pas punu te Ministria e Turizimit e ke qene Managere atje. Ti qe i din shume mire punet e turizmit. Sala me njerez si ty ka shit e ble tokat ne Bregdet qe do te kthehen prap ne gjendjen e meparshme e pastaj do shofin plehra si ty si do lulezoje vendi. Njerezit do marrin fryme nga Bushtrat e sistemit psikopat te Sali Salihe Hales.

  6. salah says:

    Për 15 vjet, nuk ka ligje të zbatohet në Shqipëri. Këto janë projekte ajrit. Shumica e ministrave ishin vetëm kriminelët primitiv dhe të ketë më keq si talebanët bregdetit dhe kultura shkatërruar me beton kudo.

  7. tani says:

    Turizmi eshte beterr fare keta marrin cmime,duket si cmimi qe morem ne komunizem per vendin qe ha me mire ne bote[1988 mendoj],turizmi rregullohet po te kete ministra me projekte dhe qe kane atdhedashuri,por keta ministra qe der dje ishin me 1 e guzhine I vetmi project qe kane eshte sesi te bejne ca lek asgje tjeter nuk dine,turp.

  8. bari says:

    Aman mos u merni me gjera banale,te cilat kerkoni te beni propogande me to,po qe se shqiptaret nuk e marrin vesh kete lajme do te ishte nje humbje e madhe,shtyp qe i sherben kujdo por vetem publikut te gjere jo,sot ne shqiperi ke me mijra te papune, turizmi vetem se ka emrin ku cdo gje eshte informale dhe ajo merr cmim qesharake sic duket paska marre vetem vendi yne pjese ne ate cmim.

  9. baze says:

    A e dini se ku i ka punuar babai para 90 ? Komunist i flakte dhe kjo vdiste per partine

  10. x5 says:

    ja qe nuk na the gje!!!
    E ka pasur nga me te rrezikshmit e sigurimit politik!!!
    Pra nje nga ata qe shkaterroi Enver Hoxhen dhe burgosi e interrnoi intelektualet me te shqiar te ketij vendi ne emer te UDB.

  11. jdfjdhk says:

    Lajmi duhet te ishte me i plote dhe per minimumi duhet te jepte info se me cfare motivacioni eshte dhene cmimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje