FOTOT/ Fotografi i Hitlerit rikthehet në vendin e krimit

22 Mars 2014, 11:10Lifestyle TEMA
FOTOT/ Fotografi i Hitlerit rikthehet në vendin e krimit

Këto foto me ngjyra janë realizuar në kampin famëkeq të përqendrimit në Dachau, ku nazistët kanë burgosur dhe vrarë me mijëra njerëz.

Por drithërues është fakti se këto foto janë realizuar nga një prej fotografëve personalë të Hitlerit, pesë vite pasi amerikanët e çliruan këtë kamp.

Hugo Jaeger i realizoi fotot pikërisht në vitin 1950.

Kampi famëkeq i hapi dyert më 22 mars të vitit 1933.

Jaeger ka dokumentuar ngritjen dhe shkëlqimin e nazistëve, madje thuhet se ka qenë një fashist i betuar përpara se Hitleri të vinte në pushtet.

Ai kishte arritur të fshihte fotot e tij nëpër kuti metalike, të cilat i groposte.

Thuhet se kur ushtarët amerikanë kontrolluan shtëpinë e tij, ai i hutoi ata me konjak.

Koleksioni i tij i fotove i është shitur revistës Time, e cila ka publikuar vazhdimisht pjesë nga ky koleksion gjigand.

5 komente në “FOTOT/ Fotografi i Hitlerit rikthehet në vendin e krimit”

  1. albrecht says:

    Vetem filma kemi pare e neper libra kemi lexuar per horroret naziste ndaj popullit cifut kryesisht e ndaj njerezimit ne pergjithesi. Por vetem ata njerez qe kane jetuar atje e dine mire cdo te thote lufte, uri, ekzekutim apo kamp perqendrimi.
    Europa e di shume mire se cdo te thote Fashizem dhe e lufton me rreptesi edhe sot cdo shfaqe minore te tij. Dhe gjithashtu nderon me respekt te thelle te renet e luftes kunder koleres Naziste. Sivjet kemi 70 vjetorin e clirimit dhe duhet festuar me madheshti mirnjohje e respekt per te renet tane qe sakrifikuan jeten rinine per keto dite qe jetojme ne sot.

  2. Bakër Bitum Zinku says:

    Nji pyetje :
    Hitler Hitleri,ishte Lindje apo Perendim!?
    Po Musolini,
    Po Franko i Spanjes
    Po Pinoçeti?Apo ky del “Jug”….

    1. luke says:

      Po Stalini, Enveri, Caushesku, Castro, Kim Jong cfare jane Lindje apo Perendim

  3. ne emre te popullit e shtetit te se Drejtes says:

    Mirenjohje,respekt e nderim per te gjithe viktimat e terrorrit nazisto-fashisto-komunist.Zoti i ndeshkofte qe ne nismen e tyre te gjithe ato politikane qe vazhdojne dhe i bien fyllit te ekstremizmit,ketij fylli qe nuk ndjen as me popull dhe as me atdhe,por vetem per para te piset e pushtet pa kufi.
    I perjeteshme qofte kujtimi i te gjithe atyre bijave e bijve te nenave qe dhane jeten e tyre per nje bote te lire,demokratike e ne progres njerezor.

  4. Blue Jasmine says:

    Horroret naziste jo vetem ndaj cifuteve , por edhe njerzimit kane qene monstuoze dhe i kalojne edhe kufijte e imagjinates ndonjehere. Brezat e rinj duhet ti jene mirenjohes atyre qe luftuan dhe dhane edhe jeten per te patur kete liri qe kemi sot.

    Eshte per te ardhur keq ,se ka disa pellazge ariane qe i justifikojne veprimet barbare te ketij monstre, me pretendimin e linjes se paster te gjakut arian….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje