Michael Schumacher u dërgua në spitalin e gabuar, pas aksidentit me ski, duke humbur kështu disa orë shumë të rëndësishme, që mund ta kishin shpëtuar atë.
Deklarata bombastike vjen nga Gary Hartstein, ish- shefi i doktorëve të Formula 1.
Sipas tij, Schumacher u dërgua në një klinikë lokale, në vend që të dërgohej tek specialistë të trurit.
Hartstein beson se një vendim i tillë do ketë ndikim shumë të madh tek shanset e Schumacher për t’u shëruar.
“Nuk mund të dërgosh pacientët me plagë në kokë tek një spital që nuk ka kapacitete neuro- kirugjikale,” tha ai.
Për më tepër, Hartstein tha se ka mësuar për një seri gabimesh të mjekëve që kanë trajtuar Schumacher.
Sipas ish- drejtorit të mjekëve të Formula 1, bota tani është dëshmitare e një lamtumire të gjatë të një figure legjendare të këtij sporti.
Ai shton se bota duhet të përgatitet për më të keqen për Schumacher, edhe pse e di që ka shumë fansa që e duan shumë.
Ndjej keqardhje te thelle njerezore per cfar i ndodhi kesaj legjende boterore. Zoti befte mrekulline per SHUMIN!
Me vjen shume keq qe nje nga idhujt e mi te sportit vuan pafundesisht sa kam frike se nuk do te jetoje me.Tani cdo konstatim per mjekime te gabuara apo spital medioker eshte e pavlere koha eshte flori ne raste te tilla dhe nje vonese eshte vendimtare per shendetin dhe vazhdimin e jetes normale.Forca Majkell bej edhe nje sforco te fundit.
me vjen shume keq….ndonjehere dhe parate nuk te sherbejne…