Një britanik vendosi që të presë vetë dorën e tij të plagosur, pasi mjekët kishin refuzuar që ta bënin diçka të tillë.
Ai përgatiti një gijotinë në shtëpi dhe e preu dorën pas 16 vitesh me dhimbje të padurueshme.
Megjithatë, ai tani thotë se i dhemb krahu.
44- vjeçari Mark Goddard pësoi një aksident me motoçikletë.
Por mjekët e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor refuzuan që t’ia amputojnë dorën duke i thënë se e ka të shëndetshme.
Atëherë ai e mori situatën në dorë, duke bërë gijotinën gati.
Pasi e preu dorën, e dogji, që të sigurohej se mjekët nuk do ia ngjisin sërish.
Ai e kreu të gjithë procedurën pa asnjë anestezi.
Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ai e kishte djegur dorën.
Tani u ka dhënë një tjetër ultimatum mjekëve: Nëse nuk ia presin krahun nga bërryli e poshtë, do e bëjë vetë.
Ky tipi duhet te jete doktor Adhamudhi!
KY QENKA TRAP