FOTOT/ “Na lini të martohemi, nuk e di se sa do të jetoj”

29 Mars 2014, 20:24Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Na lini të martohemi, nuk e di se sa do të jetoj”

Ajo ishte 16 vjeç dhe ai 18, gati për të hyrë në universitet.

Por pavarësisht kundërshtimeve, britanikët Iona Lindley dhe Laurie Kesteven ishin të vendosur për të lidhur kurorë sa janë në kohë.

Arsyeja është sëmundja e saj.

Ajo vuan nga fibroza cistike, një sëmundje që i kërcënon jetën. Shumë nga ata që vuajnë nga një çrregullim i tillë gjenetik, nuk i mbushin 30 vjeç.

Ajo iu është lutur prindërve.

“Ne jemi të dashuruar. Nuk e di sa më duhet të jetoj dhe kurrë nuk e kisha menduar se do kem mundësinë që të martohem”.

Prindërit e tyre janë bindur dhe ajo më në fund lidhi martesën përpara 125 të ftuarve.

Më pas çifti shkoi në Greqi për muaj mjalti.

Kjo ishte hera e parë kur Iona dilte jashtë vendit pa prindërit dhe kishte nevojë për të marrë oksigjen me vete, në rast se do kishte probleme me frymëmarrjen.

Tani që po festojnë përvjetorin e parë të martesës, kanë vendosur që të rrëfejnë historinë e tyre për mediat.

Ai thotë se nuk ka qenë e lehtë, por shton se jeta duhet shijuar ashtu si të të vijë.

7 komente në “FOTOT/ “Na lini të martohemi, nuk e di se sa do të jetoj””

  1. Titi says:

    Bravo,per njerez qe mendojne per jeten e te tjereve,qe kur te shkojne ne parajse jane te gezuar per ate qe sado pak kane jetuar.njerez qe na mungojne dhe nuk i gjejme dot se nuk shprehen do te lire per ndjenjat qe mund te falin.pershendetje nga njerez me dhembshuri

  2. Ajduti says:

    Te trashegohen dhe vajzes sherim sa me te shpejte

  3. Une says:

    Keto jane momente te medha duke e ditur se nje njeri ka nje problem nuk e leme menjeane, por i japim mundesin te jetoj c’do dite sikur te ishte e fundit. Nga keto momente frymezohen edhe autoret e medhenj dhe shkruajne libra apo bejne filma. BRAVO

  4. armando says:

    i uroj lumturi te perjetshme ciftit, shkenca kete semundje e kuron dhe nja ka shtuar jetegjatesine. Zoti eshte i madh dhe gjithmone me ndihmen e tij shkenca do ta sheroje dhe do ti gjeje kuren e nevojshme.

    1. anja says:

      Jo, shkenca nuk mundet ta kuroje kete semundje, por ta menaxhoje shume me mire. Njerezit me cystic fibrosis mund te jetojne deri ne 60 vite ose me shume tani, varet sa agresive eshte semundja e tyre.

  5. Hasani says:

    Zoti ju ndimofte qe te jeni te lumtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje