Gruaja e Michael Schumacher ngre një ‘spital’ në vilë

29 Mars 2014, 18:17Lifestyle TEMA
Gruaja e Michael Schumacher ngre një ‘spital’ në vilë

Gruaja e Michael Schumacher raportohet se ka shpenzuar mbi 16 milionë dollarë për të ngritur një suitë mjekësore brenda vilës së tyre, në mënyrë që bashkëshorti i saj të dalë nga spitali.

Edhe pse mjekët i kanë thënë Corinna Schumacher se i shoqi 45 vjeç mund të mos çohet kurrë nga gjendja e komës, ajo ka vendosur që të shpenzojë nga pasuria prej 800 milionë dollarë e familjes për të ngritur këtë mini- spital në shtëpinë luksoze në Liqenin Gjeneva në Zvicër.

Sot mbushen tre muaj që kur kampioni i Formula 1 goditi kokën dhe u vendos nga mjekët në koma të induktuar.

Corinna 45 vjeç ka deklaruar se ajo nuk do të dorëzohet kurrë në përpjekjet e saj për të mbajtur të shoqin në jetë.

5 komente në “Gruaja e Michael Schumacher ngre një ‘spital’ në vilë”

  1. o jeros,o herodotis! says:

    Bravo,vetem njeriu me i dashur me te beje nje sakrifice te tille.

    1. Wendy-B says:

      Bravo vertete, po Shumi a do ta bente kete sakrifice per Corinnan ???
      I uroj sherim te shpejte kesaj legjende , qe na ka falur aq shume emocione per vite me rradhe.

  2. z says:

    Momente te veshtira per familjen, Perendija do vendos te e le ne kete bote, apo te e marre nga kjo bote e pa vlere dhe e ndyre.

  3. Ana says:

    A mund te me thote njeri, se ku e shikoni sakrificen e Korines ju?
    Ajo ka shpenzuar 16 Million Euro nga 800 Millionet e pasurise se familjes. I ka shkulur derrit nje qime dhe njerezit e quajne sakrifice.
    Ato para jane bere me gjera te kota te kesaj bote. E cfare te mire ka njerezimi nga garat e makinave? Pse duhet te shpenzohet aq shume per te paguar budallalleqe te tilla?
    Do ishte gje shume me e vyer te vleresohej, e te paguhej shume puna e shkencetareve, mjekeve, forcave te rendit, mesuesve etj, te cilet i sherbejne direkt shoqerise.
    A doni ta dini troc: As ma ndjen fare per Shumin!

  4. xha temja says:

    me ne fund e the Ana bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje