Peshkopi nuk e harron zakonin, blen një alamet BMW-je

28 Mars 2014, 21:14Lifestyle TEMA
Peshkopi nuk e harron zakonin, blen një alamet BMW-je

Peshkopi i Limburg-ut në Gjermani, Franz-Peer Tebart-van Elst u bë i famshëm në mbarë botën si ‘peshkopi bling’.

Stili luksoz i jetesës bëri që shumë media të shkruajnë për të.

Në atë kohë u tha se ai ka shpenzuar më shumë se 31 milionë euro për të rinovuar rezidencën e tij zyrtare.

Dy ditë më parë, Papa Françesku pranoi dorëheqjen e tij.

Vetë peshkopi deklaroi se i vjen keq për atë që ka bërë.

“E kuptoj që kam bërë gabime. U kërkoj falje të gjithëve, që kanë vuajtur apo vuajnë nga të metat e mia,” tha ai.

Por duket se nuk është dhe aq i penduar.

Bild raporton se tre muaj pasi shpërtheu skandali, ai ka porositur një BMW të re.

Bëhet fjalë për një BMW të serisë 5, me të gjitha opsionet.

Makinën e ka porositur një bashkëpunëtori i tij, në emër të peshkopit.

Makina do i dorëzohet në maj.

4 komente në “Peshkopi nuk e harron zakonin, blen një alamet BMW-je”

  1. Reynald de Chatillon says:

    Pallatin ja hoqen, si ipeshkev nuk e pranojne mâ, atehere mire ja ka bâ…naften imazhit! Paret nuk i ka te vjedhuna, ja kane dhane ose ja kane fale. E gezofsh, Hochwürden edhe e prishesh sa mâ shpejt!

  2. miu says:

    cfare pune ben ky peshkopi dhe sa e ka rrogen….?

  3. Gledis says:

    Ky peshkopi nuk qenka i prere per punet e zotit,pasi ata qe e predikojne frymen e shenjte nuk duhet te jene materialiste,por shpirterore.Do pare edhe morali i ketyre pseudoprifterinjeve qe thone beni si them une mos beni si bej une,po kaq i pasur qenka ky qe u predikon me se shumti te varferve!!

  4. Shqipja says:

    O miu! E di ca pune bo ky Peshkopi? Ta thomi une,bo carqe per me kap minj,e ngaqe i ka ec biznesi shum,ka vu pare te modhe,ene tash o tu ble BMW tjeter,hahaha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje