Fluturimi MH370/ Anija kap objekte, por janë thjesht mbeturina

29 Mars 2014, 18:27Lifestyle TEMA
Fluturimi MH370/ Anija kap objekte, por janë thjesht mbeturina

Një anije kineze u bë e para që mbërriti në vendin ku satelitët tregonin për praninë e mbeturinave në Oqeanin Indian.

Por objektet mbi ujë nuk kanë lidhje me avionin e humbur të linjës Malaysian Airlines.

Burimet thonë se dy anije, një australiane dhe një kineze arritën që të kapin disa objekte, por shpresat u venitën shpejt pasi ishin thjesht mbeturina notuese.

Avioni u zhduk më 8 mars, ndërsa po fluturonte nga Kuala Lumpuri në drejtim të Pekinit.

Ky zhvillim vjen pas deklaratës së ministrit të Mbrojtjes të Malajzisë, Hishammuddin Hussein, që tha se ata refuzojnë që të dorëzohen në përpjekjet e tyre për të gjetur gjallë ndonjë nga pasagjerët.

Ai tha se Malajzia është e vendosur që t’i shkojë deri në fund këtij hetimi.

Megjithatë, ekspertët thonë se po bëhet gjithmonë e më vështirë gjetja e mbetjeve.

Kërkimi po ashtu ka shumë kosto.

Nga ana tjetër, avokatë të njohur kanë nisur të afrohen pranë familjarëve të viktimave, për të përgatitur padi për dëmshpërblim ndaj kompanisë ajrore.

8 komente në “Fluturimi MH370/ Anija kap objekte, por janë thjesht mbeturina”

  1. arsen says:

    Pas sa vjetesh u arrit tek Titaniku???
    Aq do duhen edhe per Boeingun
    Avioni eshte ne fund te detit…..dhe jo vetem aq, por i pa demtuar fare.
    Ai ka rene si kokerr plumbi dhe tashme ndodhet ne thellesi te oqeanit.
    Jo vetem aq, por eshte e kote te kerkohet ne Australi…Avioni ndodhet ne afersi te koordinatave ku edhe ka humbur kontaktin me kontrollin ajror.
    I vetmi problem mbeten matesit e shpejtesise te cilet cojne ne humbjen e kontrollit te piloteve dhe rrezimin ne pikiate.
    Sa me shume kohe kalon, aq me shpejt Boeingu do mare masa te zevendesoje ne heshtje pajisjet difektoze qe cojne ne kete lloj aksidenti

    1. enea says:

      Me realist.
      Nje avion qe rrezohet ne oqean, eshte njesoj si nje gote qelqi qe bie mbi beton.
      Nuk ka kurre mundesi qe avioni te jete ne fund i paprekur.

  2. Ada says:

    Arsen mos shiko shume filma,se realiteti eshte ndryshe. Sa per dijeni,avjoni ne kontakt me ujin,dizintegrohet!

  3. sit _ back _ and _ relaks says:

    kaq budallenj te jene valle tere ata burra qe po kerkojne ?!!!

  4. Raxh Kapuri says:

    Mbeturina nga riviera Shipetare…

  5. Nabukodonosor1 says:

    Ne avion kishte 20 teknike nga me te miret e Freescale Semiconductor, e cila eshte blere nga kompania e Rothcildit Blackstone.
    4 nga ata kishin ne pronesi secili me nga 20 patenten me numer #USA008671381B1,emrat jane Peid Ong Wang, Zhijun Chen,Zhihong Cheng, Su Li Ying dhe 20% e ka ne pronesi Freescale Semiconductor.Pas ketij aksidenti 100% e kesaj patente i takon kompanise Blacstone.
    Jam shume i sigurt se ai avion nuk ka per tu gjetur kurre,ose edhe po u gjeten kutite e zeza ka patur boll kohe per ti modifikuar.

  6. toni says:

    avioni u shpall i mbytur thjesht me hamendje dhe asgje nuk dihet nese eshte mbytur apo rrembyer. dhe nese eshte rrembyer keto i vune vulen si te vdekur, nje zot e di si perfunduan te gjithe ata njerez kur dihet se per disa prej tyre kishte interesa te forta biznesi

  7. enea says:

    Ne te gjithe kete histori ka dicka me shume por qe nuk duan ta tregojne. Avioni nuk pesoi aksident, as vetevrasje piloti nuk ishte.
    Mos u besoni perralav te CNN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje