Janë disa gafa të rënda në filmat e njohur, por që një shikues nuk është se i vë re.
Kështu, në filmin “Gladiatori”, një karrocë ka poshtë një bombul gazi.
Tek filmi “Braveheart”, në sfond shfaqet një furgon i bardhë.
Tek filmi “Pirati i Karaibeve” shfaqet një person me kapele kauboji në sfond.
Tek filmi “Titaniku”, Rose duket sikur po pret prangat e Jack, por qartësisht i bie dorës së tij.
Por pse nuk i vëmë re këto gafa?
Shkencëtarët besojnë se e kanë zbuluar arsyen.
Ata thonë se ne e shohim botën në copëza nga 15 sekonda, duke mos i dalluar gabimet.
Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë, Berkeley, kanë zbuluar se truri shkrin së bashku imazhe të ngjashme që janë parë për 15 sekonda.
Pa një aftësi të tillë, edhe ndryshimet më të thjeshta në shprehjen e fytyrës së dikujt do ishin aq të madha, sa do na dukeshin si halucinacione.
Shkencëtari David Whitney thotë: “Në thelb, ne bëjmë bashkë objekte të ndryshme, që nuk janë radikalisht të ndryshëm.
Kjo është për t’u habitur, sepse do të thotë se sistemi ynë vizual sakrifikon nga saktësia për hir të perceptimit të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të objekteve”.
Edhe Likes i dolen 700,000 Euro ne video, po nuk e vuri re njeri…
Ahhahahha e forte.
Je i madh!
Hallall analist shume e gjetur !!!!
Nuk i vune re 700 000 Evrote e Likes se per Liken kaq evro jane PARE XHEPI.