Organizata e njohur “Mjekët pa Kufij” (Medecins Sans Frontieres) lëshoi alarmin se përhapja e virusit vdekjeprurës Ebola është e paprecedent.
Një zyrtar i MSF tha se virusi, që ka vrarë deri më tani 78 persona në Guinea të Afrikës, është shumë i vështirë për t’u mbajtur nën kontroll.
Sipas BBC, shteti afrikan e ka shumë të vështirë që të vërë nën kontroll virusin, që raportohet se është shfaqur edhe në qytete që janë qindra kilometra larg njëri- tjetrit.
Ebola (ethet hemorragjike) përhapet nga kontakti i ngushtë mes njerëzve dhe vret nga 25 përqind deri në 90 përqind të viktimave.
“Ne po përballemi me një epidemi të një magnitude që nuk është parë kurrë më parë në terma të përhapjes së rasteve,” tha Mariano Lugli i MSF.
Menyra se si eshte prezantuar/servirur ky lajm, te ben te dyshosh per seriozitetin e burimit. Tragjedizim i panevojshem, perhapje paniku e pakuptimte… Si skenar i The Walking Dead duket.
Biisnesmenet e barnave ne sulm per fitime
Une nuk kuptova ca lidhje kishte perhapja e virusit me ndryshimet klimaterike!!!
Tema po del jasht temes
Bravo daenko. Te gjitha rruget te cojne ne Rome.
Midis lajmit gjen edhe 2 rreshta te se vertetes.Sot me ndryshimet e theksuara klimaterike,po dalin ne skenen e sherbimeve sanitare mjaft shtame te reja virusesh.Ebola nuk eshte e pa njohur per njerzimin dhe per OBT-n.
Pikerisht per kete po jepet nje sinjal per perkujdesjen e metejshme ndaj ketij virusi.Kush e merr per teori konspirative,te vazxhdoje te ruaj ate bindje,kush e merr per te vertete le te perpiqet qe te shmang kontakte me njerez qe vijne nga Afrika e zeze.Kjo eshte shume e thjesht.