Një bebe ishte vetëm pak sekonda larg vdekjes tragjike, po të mos ishte për një qytetar të mirë amerikan, që ndërhyri dhe i shpëtoi jetën.
Kody Wesson shpërfilli paralajmërimet e policisë dhe forcave të sigurisë, duke hyrë në një zonë të goditur nga rrëshqitja e dheut.
Shtëpia e Amanda Skorjaniç ishte shkatërruar dhe ajo kishte thyer këmbën.
Bebja e saj 22- muajshe ishte në rrezik për jetën.
Kody hyri në zonën e shkatërruar dhe arriti të shpëtojë beben.
“Duhet t’i ndihmosh. Si mund të mos e bësh këtë gjë? Nuk mund të rrish dhe të vështrosh.
Pashë fytyrën e bebes. Ishte krejt të nxira,” tha ai.
Ai e mbështolli beben me pallto dhe e nxori nga rrënojat.
Gjendja shëndetësore e bebes është e rëndë, por qytetari i mirë i ka shpëtuar jetën.
Kurse mamaja e saj është në gjendje të mirë.
Deri më tani janë të paktën 21 viktima nga rrëshqitja e dheut në SHBA. 30 persona rezultojnë të humbur.
Humanizmi kete fjal e ka te nevojshem njeriu
Pac fat o njeri i mire.Zoti te ndimomft edhe ty.Respekte edhe ju te temes qe jepni lajme te tilla.Dhe boll me ato lajmet e shpifura.
Akt i shkelqyer!
Paska qene Engjell per vogelushen dhe nenen e saj.
Bravo per guximin dhe vetmohimin! Ai rrezikoi jeten e tij per te shpetuar jete! Me ben te ndihem shume mire, kur degjoj lajme te tilla, kaq te mrekullueshme! ?
Bravo te qofte. Nuk mund te rrish duarkryq kur nje njeri eahte ne gjendje te keqe.Zoti ta shperblefte.