Ish- presidenti amerikan, Bill Clinton mendon se ne nuk jemi të vetëm në univers.
Duke folur për “Jimmy Kimmel Live”, ai tha se nuk do habitej nëse një ditë do na vizitonin alienët.
“Ne e dimë që ka miliarda yje dhe planete atje- dhe universi po bëhet gjithmonë e më i madh.
Ne e dimë nga teleskopët tanë të shtrenjtë se të paktën gjatë dy viteve të fundit janë zbuluar 20 planete jashtë sistemit tonë diellor, që janë në gjendje të mbajnë forma të jetës.
Kjo shton gjithmonë e më shumë mundësinë që të mos jemi vetëm”.
“Nëse do na vizitonin një ditë, nuk do habitesha. Por shpresoj të mos ndodhë Ditën e Pavarësisë- si në film, e keni parasysh konfliktin”.
Clinton i dha moderatorit Kimmel se sapo u bë president, udhëzoi ndihmësit e tij që të bëjnë kërkime në Zonën 51 në Nevada, për t’u siguruar se nuk ka alienë aty.
Ai tha se po ashtu janë rishikuar dokumentet Roswell, që thuhet se faktojnë ekzistencën e një UFO-je.
Clinton shtoi se nuk ka prova për alienët, por tha se ekzistenca e tyre mund të ketë përfitime për botën tonë.
“Do ishte e vetmja mënyrë për të bashkuar botën tonë, e cila po bëhet gjithmonë e më e ndarë,” tha ai.
Shkoj dhe ky per lesh
ja ke fut kot Mazllum.
Ndryshe nga ne te dy, ai nuk e hap gojen pa 200’000 USD.
A ka ik gjithe bota per lesh? Jo Mazllum, ti ke qene ne lesh qe ne fillim.
te presim cfare do te thote sala tani.
prova eshte Lewinsky, qe Alienet jane femra
Alenet jane brenda nesh.
Me leshin ai mire i ka patur maredheniet
Une jam me se I bindur,se alienet jane midis nesh.Sidoemos ne shqiperi.
Se gjate atyre 23-vjeteve,gjoja demokraci ne shqiperi, kane fluturuar qindra e mijra njerez nga trojet shqiptare,per te eksploruar pafundesine e university,per te zbuluar ndonje planet,me kushte te pershtateshme per fakir fukarejt shqiptar…