Flet ish- drejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, Avenir Peka. Pasaardhësit e tij në këtë detyrë e kanë paditur për shpërdorim detyre në lidhje me kthimin e një prone tek Garda e Republikës.
AKKP ka depozituar një kallëzim penal ndaj jush dhe stafit të AKKP për shpërdorim detyre në lidhje me një vendim të dhënë për pronat e Gardës së Republikës. Si qëndron e vërteta sipas jush?
Gjykoj që nuk ka asnje shkelje të vetme. As ligjore, as procedurale, as administrative. Nga sa kam lexuar në media, janë ngritur një sërë pretendimesh, të cilat nuk qëndrojnë dhe po i shtjelloj më poshtë;
-Është pretenduar që AKKP me këtë vendim ka njohur pronarë disa persona. E vërteta është që këta persona janë njohur pronarë me vendim të ish- KKKP së vitit 1996, dhe shteti ligjërisht është debitor ndaj këtyre pronarëve. Vendime këto të pakontestuara dhe në fuqi. E vërteta është që këtyre pronarëve u është kthyer prona me këto vendime për të cilat akuzohem, vetëm pasi ato janë nxjerre nga inventari i Gardës së Republikës. Pra, pasi ka rënë interesi publik. Në vetvete, kjo është edhe detyra e AKKP.
-Është pretenduar që AKKP ka vepruar me procedurë të përshpejtuar. Nuk është e vërtetë. Vendimi është dhënë brenda afatit ligjor të përcaktuar me ligj.
-Është pretenduar se vendimi përmban datë më të hershme se kërkesa. Nuk është aspak e vërtetë. Pas vendimit nga ana e Ministrisë së Brendshme për nxjerrjen nga inventari të pronave brenda territorit të Gardës së Republikës, pronarët i janë drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për rivendosje në afat, që nënkupton urdhërimin e AKKP nga gjykata për shqyrtimin e këtyre kërkesave. Kërkesat pra, janë pranuar, administruar, protokolluar në bazë të vendimit të gjykatës dhe me kërkesë të subjekteve.
Është pretenduar se nuk është konfirmuar me Ministrinë e Brendshme një shkresë e dërguar nga ministri. Nuk është e vërtetë. Në fakt, jo vetëm që është konfirmuar, por në ekses të kërkesave ligjore të AKKP, grupi i punës është dërguar në Ministrinë e Brendshme nga ku është marrë me procesverbal jo vetëm shkresa e Ministrit të Brendshëm, por e gjithë praktika e Gardës së Republikës dhe e Ministrisë së Brendshme në lidhje me procedurën e ndjekur për nxjerrjen jashtë inventarit të kësaj prone. Pra, jo vetëm shkresa e ministrisë, por e gjithë dosja e tyre është marrë dhe është bërë pjesë e dosjeve të AKKP-së.
Pra nuk ka asnjë shkelje.
Në këtë pronë ka interesa klienteliste të qeverisë së tanishme, interesa që do të bëhen të njohura në ditët në vijim.
ju me prona bete edhe malokun sali shkelzenin dhe argiten neper jug,kur ata jane serb,me vendim e ligjit qe ju vete votuat i bete me prona te patunshme ne jug te shqiperise,e cdo te thote kjo qe nuk keni shkelur ligjin,po qe se nuk e keni shkelur,keni votuar nje ligj per te vjedhur dhe per te gllaberuat pronat shteterore,po shkelzeni nga serbie ku i gjeti pronat ne jug te shqiperise ja ma trego ti o kok urith.
Vendimi i z.Peka eshte ligjor?
Mbasi:
Njohja dhe kthimi i pronave esht detyrim kushtetues ?
Ne kto kushte:
Partite duhet te heqin nga programet e tyre ceshtjen e pronave sepse ajo/prona/konsiderohet e zgjidhur ?!
Si pasoje te habite qendrimi indiferente i Gjykates Kushtetuese
ti nuk u kuptoke cfare thua,cenke trap fare
JU Z Avenir,si drejtori I agjensise se kthimit dhe kompesimit te pronave-hesapet nuk I ke mir me sovranin popull.Se ju ne bashkepunim te ngushte me mafjen e pronave,keni krijuar shum probleme te medha me
ish pronaret legjitim.Se mbi dukumentat,origjinale-keni krijuar mbivendosje,me dokumente fallco, sa lartesija e malit te dajtit..
Zoti vonon por kurren e kurres ai nuk harron..Vetem nga veprimtarija
e juaj kriminale,ne bashkepunim me bandat e ketyre 23-viteve,ju u munduat te shperbeni familjet e medha,qe brez pas brezi dijten ti ruajn dhe ti trashegojn deri ne ditet e sotme.Mbi te gjitha familjet
e medha,ne tere shqiperine kane qene emblematike,se ata dijten te
ruajn me mir se kushdo tjeter identitetin e shqiptarise..LLogarija
perpara sovranit,do te jete e pashmangeshme…
tu paskan prish interesat ty edhe kujton se ta kane fajin te tjeret
Futeni ne qeli kete qen dhe mbasi te rije nje muaj ne nje dhome me 10 te burgosur te tjere, mundesisht nga ata qe jane denuar nga2-3 vjet per vjedhje celulari dhe mbas kesaj nxireni te ligjeroje. Ato para qe ka mare per ate prone ti nxjere nga bytha e tij prej maloku.
Ti qe je na mbajte peng se partia jote 8 vite qe moret dosjet nga KKP dhe i bllokuat ne AKKP perse nuk na njeh dhe ne tejterve pronen por Ju jep ish vartesit tend qe ti e di mire me makinacione duke falur toka pa fund kurse per prona qe kane inetres te madh jep vendime ti ke qene shume i njeaneshem dhe per kete duhet te pergjigjesh perpara drejtesise per ato cke bere dhe dhuruar si malli i babaes tend
Po te ishin lene edhe pak kohe ne pushtet keto mostra, do e kishin kthyer gjithe Shqiperine ne ciflik. Derisa akoma s’po e merr fjalen ligji, ky rrezik akoma ekziston.
O petrit leshi, per cilet pronare dhe familje te medha qe e paskan ruajtur pronen e ke fjalen, per ato prona qe ja “rruajti” enveri per 50 vjet e nuk e hapen zerin e gojes