PS: PD të zgjohet nga makthi i disfatës elektorale

4 Prill 2014, 14:26Politika TEMA

Partia Socialiste i bëri thirrje Partisë Demokratike të zgjohet nga makthi i disfatës elektorale, ndërsa deklaroi se Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë që e sfidon qeverinë me argumente dhe jo një fabrikë shpifjesh.

Duke reaguar ndaj deklaratave të sotme të Partisë Demokratike “për emërime të personave të inkriminuar dhe militantëve në Policinë e Shtetit”, PS vlerëson se “opozita nuk po del dot nga rruga e rrënimit të vazhdueshëm post-elektoral”.

“Sulmi i sotëm i liderit të vjetër në Facebook dhe zëdhënëses së re në ekran, flasin më shumë se çdo koment për dëshpërimin e partisë më të madhe në opozitë. Sharje, shpifje, trillime dhe përgojime personash krejt të pafajshëm që akuzohen si kriminelë vetëm pse i shërbejnë shtetit nën uniformën blu, janë vazhdë e trishtueshme e rrënimit që ka përfshirë PD”, citohet deklarata e PS-së.

“Ne e inkurajojmë qeverinë të largojë nga shërbimi publik çdo individ të kompromentuar me drejtësinë, siç bëri me të drejtë në 3 raste gjatë kësaj periudhe, por i bëjmë thirrje PD-së të zgjohet nga makthi i disfatës elektorale. Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë që e sfidon qeverinë me alternativa e argumente dhe jo një fabrikë shpifjesh e trillimesh që me opozitën e lidh vetëm emri”, thuhet në deklaratë

8 komente në “PS: PD të zgjohet nga makthi i disfatës elektorale”

  1. MEMEDHETARI says:

    Kjo deklarate eshte vertet per t`i qare hallin PD-se…
    Se na duhet nje opozite e forte …
    Me kujtohet nje humor i Te Madhit Skender Sallaku qe kur e pyesnin si “sulmues” qe “ishte” se perse nuk bente gola,ai pergjigjej:
    “Nuk te ben zemra te besh gol me nje portier te dobet!”… ?

    1. kta ende mendojne qe jane ne pushtet dhe mund te bejne cfare te duan

    2. Hektori says:

      thone se jane dhe opozite konstruk,tive keta, por sfunksionon keshtu

      1. gimi says:

        er me teper ja fusin kot keta akoma se kane kuptuar humbjen e madhe qe kaluan

        1. agron says:

          te dashur demokrate,, zgjohuni nga endrrat e fushates dhe kuptoni qe ka filluar rilindja ok

          1. bledi says:

            sa kohe te jete berisha ne pd,,, skane per te gjetur hajer ata

    3. amerika says:

      This is so funny

    4. egi says:

      kjo opozita jon vec opozite qe seshte !!! le ta pranojm qe PD smerit te jete me as si parti e as si organizate !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje