Tatimet/ Bylykbashi: Fitoi parlamentarizmi, do i kërkojmë Kuvendit ngritjen e komisionit hetimor (VIDEO)

4 Prill 2014, 14:48Politika TEMA

Partia Demokratike e cilëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për serverin e tatimeve si një fitore të parlamentarizmit. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi përmes një deklarate për mediat theksoi se Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e saj unanim me të cilin shpall si antikushtetues vendimin e Kuvendit për t’i mohuar opozitës të drejtën kushtetuese për hetim në skandalin e ndërhyrjes së paligjshme në serverat e tatimeve dhe vjedhjes dhe fshirjes se miliona të dhënave konfidenciale të bizneseve dhe qytetarëve të vendit.

“Edi Rama dhe Ilir Meta, të terrorizuar nga dalja në dritë e këtij skandali, urdhëruan bllokimin nga Kuvendi me forcën e kartonave, të hetimit të tij. Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese rikonfirmoi një të drejtë kushtetuese të opozitës. Kjo është një fitore e madhe e parlamentarizmit në Shqipëri, dhe e kontrollit parlamentar mbi qeverinë, veçanërisht kontrollit nga opozita. Ky vendim është notë katër, dhe detyrim të përsërisë mësimin bazë të qeverisjes demokratike se Kushtetuta dhe ligji janë baza dhe kufiri i veprimtarisë së saj, pavarësisht se sa vota apo mandate ka”, theksoi ligjvënësi demokrat.

Sipas tij, “ndërhyrja e paligjshme e njerëzve të besuar të kësaj dysheje në bazën e të dhënave të tatimpaguesve shqiptarë, kopjimi dhe zhdukja e miliona deklaratave tatimore është një skandal i paprecedent”.

“Ky skandal jo vetëm minon integritetin dhe besueshmërinë e sistemit tatimor të shtetit, por cënon rëndë të drejtat e subjekteve, i hap rrugën njerëzve të dyshes Rama-Meta për t’i bërë presion bizneseve apo për të zhdukur detyrimet e klientëve të kësaj dysheje. Sapo të hyjë në fuqi vendimi i Gjykatës, ne do të paraqesim kërkesën e re për ngritjen e komisionit hetimor e për të analizuar në thellësi, në përputhje me Kushtetutën, këtë skandal, për të zbardhur moszbatimin e ligjit nga kjo mazhorancë, për t’i vënë fre kësaj arrogance antikushtetuese e për vënien para drejtësisë të porositësve dhe ekzekutorëve të këtij skandali. Kjo është shuplaka e tretë radhazi në pak kohë nga Gjykata Kushtetuese, për këtë qeveri dhe mazhorance që antikushtetutshmërinë e ka bërë kryefjalë të punës së tyre. Por kjo është gjithashtu një shuplakë për Kuvendin që është kthyer në një noter dhe ekzekutor kokëulur i urdhrave antikushtetues të dyshes Rama-Meta”, theksoi Bylykbashi.

4 komente në “Tatimet/ Bylykbashi: Fitoi parlamentarizmi, do i kërkojmë Kuvendit ngritjen e komisionit hetimor (VIDEO)”

  1. loni says:

    asnje te drejte mafjes se malokeve te PD,mos i llogarisni fare,ti lini vetem te lefim dhe mos i jepni asnje te drejte,keta maloket e pd me ne krye malokun e pabese me 71 vota beren cfar i desh palla,kurse tani kerkokan rregull,leri te lefin se per asgje tjeter nuk jane.poshte maloket dhe pd bashke,ne gop te semes te shkojne te gjithe maloket,i math e i vogel ti bejme prush qe te qelbin bjeshket e tyre me flaken qe do ti vejme,malok = te percelluar ne zjarrrrrrrrrrrrrrrrr.

    1. bledi says:

      ja qe ky bulukbashi ja rras kot sa here.. cthote berisha bejne kta

  2. plaku says:

    Po bertet hajduti, kapeni hajdutin.

  3. Tropojani says:

    Shume ligje te Kuvendit aktual apo vendime te Qeverise Socialiste po i hedhe poshte Gjykata Kushtetuese! Mundet qe nje pjese e trupes se gjyqtareve te kesaj Gjykate te jene mbeshtetes te Berishes, por kam frike, se edhe PS-ja nuk ka gjyqtare te afte. Kur miratohet nje ligj apo kur merret nje vendim, a kalojne keta nen gjykimin e juristeve socialiste?! Kam pershtypjen, se me juriste te tille, te kallepit Fatmir Xhafa, nuk mund te shkohet gjate. Ju lutem, merrni juriste te zote ne PS. Fatmir Xhafes i ka perenduar ylli qe ne kohen e Ramiz Alise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje