PD do të zyrtarizojë kërkesën për hetimin mbi serverin e Tatimeve

6 Prill 2014, 10:02Politika TEMA

Partia Demokratike pritet të zyrtarizojë në Kuvend kërkesën e re të saj për ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar në lidhje me atë që konsiderohet si serveri i tatimeve. Vendimi i demokratëve për riparaqitjen e kërkesës vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli si anti-Kushtetues vendimin e Parlamentit për mosngritjen e këtij komisioni. Burime zyrtare nga PD konfirmojnë për gazetën Tema se kërkesa do të paraqitet në Kuvend sapo vendimi i Gjykatës  Kushtetuese të botohet në Fletoren Zyrtare. Të njëjtat burime konfirmojnë se hetimi parlamentar do të hedhë dritë mbi ndërhyrjet në serverin qendror të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ku depozitohen deklaratat e të gjitha bizneseve. Demokratët pretendojnë për një ndërhyrje në këtë server dhe ish-Kryeministri Sali Berisha dhe drejtues të Partisë Demokratike akuzun Qeverinë për kopimin e mbi 4.2 milionë deklarimeve të kryera nga bizneset.Megjithëse kanë kaluar rreth 3 muaj nga ajo që zyrtarët e PD-së e cilësuan si megaskandal, sërisht kërkesa për një hetim parlamentar konsiderohet e vlefshme në funksion të transparencës mbi atë çfarë ka ndodhur në serverin e Tatimeve.

“Ndërhyrja në serverin e tatimeve është veprim flagrant dhe i paprecedentë. Vjedhja e të dhënave nga serveri i tatimeve është skandal i përmasave shumë të mëdha dhe është një ndër skandalet më të mëdhenj të periudhës së tranzicionit.  Vjedhja e të dhënave është agresion i pashembullt ndaj sipërmarrjes dhe qytetarëve. Grupi që ka ndërhyrë në serverin e tatimeve është adresuar nga kryeministri dhe kreu i Kuvendit”, do të deklaronte Lulzim Basha, kryetar i PD-së.

Ndërhyrjet në serverin e tatimeve u shoqëruan me deklarata dhe kundërdeklarata mes pozitës dhe opozitës. Kamerat e institucionit kishin regjistruar deputetin e LSI-së Spartak Braho që bashkë me 3 persona të tjerë, kanë shkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe sipas demokratëve kjo ka qenë ndërhyrja më e paligjshme që është bërë. Por,deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho ka reaguar pas pamjeve të transmetuara në TV, duke thënë se ka konstatuar një komplot të Sali Berishës dhe thekson se do e denoncojë këtë skandal. “Është e vërtetë që kam qenë tek tatim-taksat si deputet dhe si kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe si tillë unë kam të drejtë të shkoj kudo ku shikoj se cenohet siguria e vendit dhe, në rastin konkret, siguria financiare e strukturave të shtetit. Dhe kam konstatuar se Sali Berisha është ideatori i një komploti financiar, që i ka kushtuar rëndë shtetit. Në ditët në vijim unë do t’ia hap petët këtij byreku ku ka kullotur banda financiare e Saliut”, ka deklaruar në atë kohë Braho.

Debatit politik mbi këtë çështje iu bashkua edhe organi i akuzës që nisi hetimet mbi atë çfarë kishte ndodhur, por edhe pas 3 muajsh nuk pati asnjë deklaratë zyrtare mbi hetimin e kryer dhe rezultatet e tij. Ndërkohë që një ndihmë për hetimin ofroi edhe FBI. Një përfaqësues i Byrosë Federale të Hetimit, FBI, së bashku me një punonjës të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, zhvilluan një takim në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me hetimet për ndërhyrjen në serverin e Tatimeve. Të pranishëm në takimin me zyrtarët amerikanë kanë qenë  drejtuesit e njësisë së Task-Forcë Antikorrupsion dhe prokurori i çështjes.

 

13 komente në “PD do të zyrtarizojë kërkesën për hetimin mbi serverin e Tatimeve”

  1. poli says:

    Po akoma se kane cuar kto kerkesen per hetim?????
    Kane 3 muaj qe bejne gam gam, shkoni mor neper prokurori e ku e kerkon ligji, ca shembulli jepni ju opozita e degjeneruar, jane organet qe i keni ndertuar ju keto 8 vjet, si sju vjen turp qe i anashkaloni.

    1. Herta says:

      Po kte duhet te kishit bere te paren ju se njerezit tuaj keni qe akoma po shpallin kriminel te pafajshem e vrases qe denohen me 1 vit burg, se i keni vene dhe presidentin qe ti ruaj e nuk e rruani shum, po ja se do ju vij koha dhe atyre te gjithe ne burg do shkoni, drejtesia vonon po nuk harron.

    2. 1 milion shkelma bytheve says:

      Edi Rama, nese jeni te paster bej hetimindhe nxirr se cfare u be. Nese jeni te perlyer dhe e keni bere me qellim atehere dilni dhe thoni se cili ishte qellimi. Kjo nuk shkon. Ose ju tentuat te beni dicka dhe dicka ndodhi ose kjo u be nga personi i Berishes. Ka ardhur koha qe te sqaroni popullin qe ju votoj nese keta maskarenj te Berishes kane te drejte apo ju keni te drejte. Duke mos bere asgje atehere ju u jepni te drejte rrugecerve qe ju keni bere dicka te gabuar. Kjo dicka e gabuar nese eshte bere me qellim duhet denuar. Nese i ka derguar vete ti atehere merr pergjegjesi per ate qe do te beje dhe thuaj te verteten dhe deno fajtoret.

  2. ueda says:

    Opozit qe vetem akuzon e ska pune tj dhe ne shume raste ja fut kot

  3. SimonS says:

    Kte gje duhet te kishin bere te paren, nqs do kishin dicka te sigurt.

    1. Mendimi im says:

      Te paren ate bene! Depozituan kerkesen, por e rrezoj mazhoranca! Lexoje mire lajmin!!!! Tani qe Gjykata Kushtetuese i dha te drejte te hetojne do ta ridergojne kerkesen!!!!

  4. Inesdr says:

    Sa heret qe u kujtuan keta more????

    1. Mendimi im says:

      Ore ti, kupton lajmet qe lexon apo jo?! Ato u kujtuan per kerkesen qe kur ndodhi ngjarja. E depozituan ne Kuvend, por mazhoranca vendosi rrezimin e kerkeses se PD, duke mos lejuar hetimin parlamentar mbi kete ceshtje! Atehere PD ndoqi rrugen kushtetuese, duke i kerkuar Gjykates Kushtetuese qe ti njihte te drejten e hetimit parlamentar! Gjykata kushtetuese e ka pranuar kerkesen e PD dhe ka deklaruar qe bllokimi qe i bere Kuvendi kerkeses per komision hetimor eshte antikushtetues! Tani, pasi te botohet vendimi i Gjykates Kushtetuese, PD do ta ripseris kerkesen per Komision Hetimor! Kaq te veshtire e ke ta kuptosh, apo sdin te lexosh shqip!!!!

  5. ina says:

    Po pse more deputet te shpifur tani kujtoheni per te zyrtarizuar kerkesen per tatimet…a nuk ju vjen turp dhe beni si te paditur…TURP TURP TURP MORE TE PACIPE!!!

  6. Ylli Tahiri says:

    Turp ti vije hajduteve, maskarenjeve , qe ca skane bere per vete dhe kerkojne gjoja “drejtesi” tani !!

  7. Ina Sulcaj says:

    – po sikur te hetojne njehere te gjitha padrejtewsite qe ata kane bere kur ishin ne pushtet ?

  8. ORATORJA says:

    NUK JAMM ASPAK DAKORT ME KERKESEN E BERE NGA OPOZITA . ESHTE THJESHT E PALOGJIKSHME , DHE TEPER E KUPTUESHME QE ESHTE BERE PER TE SULMUAR MAZHORANCEN .

  9. uendi says:

    Hani M*t Hani , njerez te vegjel ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje