Gjyqtarët e politikanëve dhe kriminelëve

8 Prill 2014, 20:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Oerd Bylykbashi mund ta kishte kursyer këtë gjyqtarin që ka liruar Gjin Nikën dhe që u bë shkak për vrasjen e dy personave javën që shkoi. Mund ta kishte kursyer, pasi duke mos e njohur shumica e njerëzve, kanë menduar se ka qenë thjesht pjesë e një trupi gjykues pa ndonjë meritë personale. Zakonisht gjyqtarët që lirojnë kriminelë, ose tolerojnë trafikantë droge në Shqipëri, janë të njohur pasi i kanë bërë ndonjë shërbim politik pushtetit, dhe pastaj kanë leje të bëjnë kërdinë.

Nëse ka një cilësi të rrallë të gjyqtarëve më të korruptuar shqiptarë, është se ata para se të bëjnë ndonjë gjyq skandaloz, kanë bërë gjithmonë një shërbim politik, të cilin e kanë si imunitet. Nga trupi gjykues që ka liruar Gjin Nikën, mendova se ishte vetëm zonja Hajdari, por qenka dhe gjyqtari tjetër Gogo. Këtë e zbuloi sot Partia Demokratike, kur deklaroi se denoncimi i Tahirit ndaj tij, ka të bëjë me faktin se ky gjyqtar ka dënuar Tahirin në ato gjyqet e famshme me fëmijët e Berishës, që kërkojnë certifikatë gjykate që nuk janë hajdutë.

Gjatë tetë viteve të pushtetit të Berishës, kjo racë u konsolidua. Të gjithë gjyqtarët që kishin probleme me profesionin, me aftësinë e tyre për të gjykuar, por dhe me dëshirën për t’u bërë milionerë, zbuluan se rruga e artë ishte të godisnin ndonjë kundërshtar të Berishës, mundësisht kundërshtar të fëmijëve të tij, dhe pastaj i kishin rrugët e hapura të bënin miliona duke liruar kë të donin.

E mbani mend një trafikant turk që kërkohej për gjysëm ton droge në Gjermani? Gjyqtarët e liruan pa asnjë mëdyshje për gjysëm ore, duke e “detyruar” të rrinte në arrest shtëpie tek një pallat tek Kthesa e Kamzës. Pas disa orësh, trafikanti turk nuk ishte më aty. Gjyqtarët nuk u hetuan dhe nuk u ndëshkuan kurrë. Imuniteti i tyre ishin gjobat dhe dënimet ndaj gazetarëve kritikë apo opozitarëve që sulmonin Sali Berishën.

Kështu ndodhi me radhë me gjyqtarët që falën Fazlliçin, me gjyqtarët që falën 21 Janarin, me gjyqtarët që falën Gërdecin, me gjyqtarët që gjykuan zgjedhjet e vitit 2011, etj. Shikojini kush i ka gjykuar këto çështje, shikoni pasuritë e tyre dhe dosjet e gjyqeve të tyre dhe do të shikoni se janë gjyqtarët simbol të korrupsionit, që siç thotë një ekspert britanik, po sillen si korporatë krimi në Shqipëri.

Mendova se ky gjyqtari që ka liruar Gjin Nikën ishte rastësisht në atë trup gjykues. Por e paska bërë dhe ky një shërbim. Paska dënuar Saimir Tahirin. Është brenda logjikës së inkriminimit të gjyqësorit në Shqipëri. Ka dhënë prova tek Shkëlzeni, Argita, Saliu dhe gjithë kupola që ka diktuar emërimet në gjyqësor në Shqipëri, dhe tashmë është i lirë të bëjë ç’të dojë. Bile jo vetëm të lirojë kriminelë, por as të mos ia zësh emrin në gojë se të del partia e Zenit dhe të kërkon llogari pse ia merr për të madhe se ka liruar një kriminel. S’ka faj! Në të vërtetë është një krim më i vogël se sa të mbrosh partinë e Familjes!

67 komente në “Gjyqtarët e politikanëve dhe kriminelëve”

  1. anonim says:

    Keto i kuptuam Mero. Por tani si i behet? E votuam Edin per zgjidhje…

    1. mateo says:

      Ne situaten e krijuar, kur ligjin e ben PD-ja me keta plehra gjyqtare, Kuvendi i Shqiperise duhet te marre masa urgjente, se populli prandaj e votoi, qe flake tej armiqte e drejtesise, kur dihet se pa drejtesi nuk ka demokraci dhe qetesi nje popull. qe aspiron te rreshtohet perkrah popujve te civilizuar evropiane. Pa frike. E do dhe e kerkon nje popull i tere.

      1. Lini i Lleshit says:

        KETO GJYQTARË TE KORRUPTUAR DERI NE PALCE I KEMI TRASHEGIMI NGA SALIU. DERI SA TE JETË BUJAR NISHANI I MBRON AI.

        DUHEN REFORMA TE THELLA DHE SA ME SHPEJT, PO TE JETË NEVOJA TE SHKARKOHET PRESIDENTI SEPSE NE DUAM DREJTESI.

        JAM I SIGURTË QE KETO GJYQTARE TE KORRUPTUAR DERI NE PALCE DO TE JAPIN LLOGARI.

        1. Skypion says:

          Ne te gjitha sondazhet,vox pop-et,gjyqesori perflitet si me i korruptuari.Ne te gjitha emisionet televizive,editorialet dhe shkrimet e analisteve dhe gazetareve per kete teme,gishti drejtohet prape tek gjyqesori.Ne te gjithe keshillat,sugjerimet e partnereve nderkombetare kerkohet te luftohet korrupsioni ne drejtesi.
          Keshtuqe,gjeja me e lehte ne bote eshte te flasesh per gjyqtare te korruptuar,e te moralizosh per drejtesine(sepse do te kesh miratim mbarepopullor,pavaresisht perkatesive).Mirepo gjerat qe mund te thuhen lehte,apo qe duken se mund te jene te tilla,pothuaj perhere jane kurthe spekulimi dhe manipulimi.Nje i tille eshte edhe ky i korrupsionit ne drejtesi.
          Duke manipuluar ndjeshmerine popullore ndaj ketij fenomeni,maxhoranca e sotme ne pushtet,e gjen ate si alibine me te pershtatshme per te shtene ne kontroll gjyqesorin.Gjyqtaret e korruptuar,jane vene ne detyre nga pushteti i meparshem per arsye korruptive,bejne sherbime politike,lirojne kriminele me damke nga denimet,kane vene pasuri marramendese nga gjithe ky korrupsion etj etj etj – alibia eshte perfekte.
          Ne fakt,alibia eshte perfekte kur perdoret si e tille per popullin e thjeshte,ate te ndjeshmin dhe naivin,e vetem kaq.Por,a i mjafton kjo alibi maxhorances per te shtene ne dore gjykatat?! Absolutisht qe jo.
          Dhe,ja se pse;kur flitet per korrupsionin,pyetja e pare qe behet,eshte:c’te bejme per ta luftuar kete fenomen?!E ne rastin tone,c’te bejme per te luftuar korrupsionin ne drejtesi?!
          Pergjigja e kesaj pyetje tradhton qellimin e vertete te pushtetareve te sotem,e demaskon ate,e diskretiton ate.Dhe a e dini se pse?!-Sepse,belbezojne kur duhet te pergjigjen;jo duhet bere kjo,jo po duhet bere ajo;duhen marre keto apo ato masa etj etj,keso gjerash te pergjithshme ,qe ne fakt nuk thone asgje.
          Por,me shume se vete pergjigjet e pushtetareve te sotem,synimin e tyre per te kontrolluar gjykatat,e tradhtojne mediat e tyre,analistet dhe gazetaret mercenare.
          Keta,gati sa nuk e thone hapur,qe duhet drejtesi popullore,si e vetmja mundesi per t’i dhene fund njehere e mire korrupsionit.Keta,ia kerkojne kete Rames,duke i “argumentuar” se per nje gje te tille eshte votuar (1 milion vota ,jo shaka!);verdikti i popullit duhet shpene ne vend…
          Me te tilla argumente,korrupsioni ne drejtesi,luftohet “me sukses” ne gjithe vendet autoritare,diktatoriale.
          Me te tilla argumente,korrupsioni ne drejtesi,eshte luftuar “me sukses” nga nazistet dhe fashistet; eshte luftuar “me sukses” nga Hitleri,Musolini,Franko;eshte luftuar “me sukses” nga bolsheviket,nga Stalini;eshte luftuar “me sukses mbreselenes” nga Enver Hoxha.Ai vazhdon te luftohet “me sukses” ne Kube,Kore te Veriut,Venezuele,ne ish-republikat sovjetike(autoritare),ne shume vende te Lindjes se Mesme.
          Ai eshte luftuar “me sukses” e vazhdon te luftohet me sukses,ne te gjitha vendet e botes,pervec….pervec vendeve demokratike.
          Ne asnje vend te botes demokratike,rasti i korrupsionit ne drejtesi,nuk eshte luftuar,keshtu sic po lene te kuptohet pushtetaret e rinj ne Shqiperi,dhe keshtu sic po u kerkohet nga media dhe analistet e tyre.Ne asnje vend demokratik perendimor,edhe ne rastet me te renda te krizave social-politike me impakt te madh ne sistemin e drejtesise,nuk ka ndodhur qe te perdoret hanxhari, te keputet nyja gordiane me nje te rene te tij.Edhe kur pa pasur reforma te thella e radikale,ato jane bere pas konsultash te gjera,dhe ne bashkepunim te plote me te gjithe faktoret relevante te shoqerive perkatese.
          Thirrjet per drejtesi popullore nga te majtet,nga media e majte,nga analistet e majte(por edhe nga ndonje “i djathte” si analisti yne),nuk tregojne gje tjeter,vecse shoqeria shqiptare,ose me mire nje pjese e saj,jo vetem qe nuk eshte shkeputur nga mendesia totalitare e sistemit komunist,perkundrazi, eshte misherimi i saj.Dhe,kjo eshte pesimiste,shume pesimiste.

          1. J.N.B. says:

            – dash –

            Nuk me lodh replika me Skypion-in ,me shume me argeton se e di qe dhe ai nuk i beson ato qe shkruan,po eshte i detyruar.

            Jam shume dakort me ato qe shkruan,po do te kundershtoje te paragrafi i fundit.

            Nuk kame frike te shkruaj edhe per E . Ramen se nuk ka per te me gjetur gje .Po besoje te nje shprehje popullore qe thote : Se Qeveria e kap lepurin me qerre.
            Nuk ma do mendja qe Rama,meta Mero e une kemi frike ta quajme Bashen e Berishen si KRIMINEL -VRASES-HAJDUT-TRADHETAR….se ata vertet jane te tille.
            Ne Editorialin e sotem del e qarte se sa e korruptuar eshte Drejtesia dhe sidomos Gjykatat .
            Ne se do behet nje kallzim per te gjitha ato qe thua dhe fakte ka 1000,po cila Prokurori,cila Gjykate do veje drejtesi per te gjykuar Berishen e Bashen , besoje se do ta pushojne çeshtjen ose do marrin pafajsine.
            Ka vlere te marresh nje nisem te tille tani me keto Gjykata.
            Per gjyqtarin qe eshte Editoriali i sotem e kam njohur personalisht se ka qene gjyqtar ne Gjirokaster.Me ato qe degjoje me ben pershtypje se ka qenje nje gjyqtar qe nuk pyeste ne ato kohera qe kishte diktat,po me sa shohe se zbatohet teoria qe sheh rrushi rrushin e piqet (ne kete rast prishet)
            Deri ne Qershor sa te mirret Statusi Rama nuk ka per te bere asgje se opozita do jete nje pengese e madhe.
            Mbas Qershorit ne se nuk do fillojne rreformat ,atehere do te miremi edhe me Ramen.

          2. J.N.B. says:

            Skypion —

            Nuk te ka zene gjumi sa te beje komentin , se re mbi tastiere pa lare syte dhe i pergjumur fillove te shkruash,prandaj ke shkruar si kodra pas bregut.

            Nga njera ane e pranon se sontazhet ,nderkombetaret dhe populli e shohin si drita e diellit qe jane te korruptuara ,po nga ana tjeter nuk do qe ketyre gjyqtareve mos tu preket as nje qime floku .
            Si shpegohet te jesh kaq kontradiktor brenda nje shkrimi.
            Skypion ,kerkon te mbulosh diellin me shoshe,gje qe nuk mund ta besh,ashtu si je munduar t’ja faturosh rilindjes kolapsin ekonomik qe pruri Berisha ne nje koment te meparshem ,tani kerkon korrupsionin t’ja faturosh Rames duke e quajtur “alibi” se Ai do ta çrrenjose ate qe na la peshqesh “klienti ” yt o avokat analist yne.

            Mos vertet ,ti ,ben alibi qe te mbrosh keta gjyqtare te korruptuar nga frika se po iken keta do jete shume e veshtire te mbrohen krrimet dhe korrupsioni i Berishes ?
            Besoje se per kete te ha meraku,se me denimin e tij humbasin te gjitha shanset per ta ardhur ne pushtet dhe mos ardhja ne pushtet e Berishes te vete dem gjithe kjo sakrifice qe ben ti per te, te çohesh ne oren 6:43 te mengjezit per ta “mbrojtur”.

            Mondi Gogen ,nga Skrapari per te cilin eshte shkruar Editoriali e kam njohur kur ishte gjyqtar ne Gjirokaster,ka qene me “liberali” ne vendimet e tij megjithese ishte i organizuar, kurse Kryetari i Gjykates Musa Breçani ka qene me i politizuari me ekstremi ne dhenien e vendimeve.
            Me ben pershtypje ndryshimi i Mondit ,po duket qe e ka kapur kohen se nje shprehje popullore thote :se shehe rrushi rrushin e piqet ,po ne rastin ne fjale prishet.

          3. Gjithashtu malok says:

            O skoionsi, ti me keto odotsite elementare qe shkruan, verteton dhe njeher qe ne jemi shum larg nga demokracia. Eshte e pamundur qe i gjati te ndertoje nje sistem demokratik ne shqiperi. Sepse vete ne shqiptaret nuk jemi akpma gati. Por ne duam te pakten pak hakmarrje. Duam qe rama te fus ne burg ca salista, dhe sala kur te vije te fus ne burg ca socialista. Kjo eshte shum me e thjeshte dhe efikase se rruga per nderti,in e demokracise, qe gjithashtu nuk duhet te ndalet.

            1. Skypion says:

              Plasen mustafenjte dhe nga ana tjeter?!.Ti komentues qenke analfabet funksional qe dhe shqip shkruan shume keq.Po pse Mond Goga juaj nuke eshte malok skrapari dhe shoku i Mucit tone?Hoqem 10 tropojane per te prure 100 mustafenj si punae Mondit?
              C’eshte kjo propaganda percarese ,antikombetare komuniste e dominuar totalisht prej sojit te Mustafenjeve,e kishte bere veriun si nje fare Skithie shqiptare,si nje vend te eger egersirash,si nje lloj veriu te botes…
              Kur verioret hyne ne politike,ne vitet ’90,soji i Mustafenjve u kap nga paniku;shume syresh,si vete Mustafa Nano,hodhen teseren e partise se baballereve te tyre,dhe moren teseren blu te partise se malokeve Berisha dhe Hajdari.Pasi kaloi paniku,pak nga pak, keta oportuniste,frikaca,te paburra,u kthyen ne shtratin e tyre te majte.Mustafa Nano eshte shembulli tipik i kesaj skote te neveritshme oportunistesh e burracakesh krahinoriste.
              Nese PD-ja do te drejtohej nga dikush tjeter nga fshati apo nahija e tij,Mustafa Nano,do te ishte edhe sot e kesaj do te me PD-ne,per kete kam bindjen e thelle.Nese ne krye te PD-se do te zgjidhej i ndjeri Sokol Olldashi dhe jo Basha,nuk do te ishte aspak cudi qe Mustafai yne te behej i djathte perseri.Sepse,nuk ka si shpejgohet tifozlleku i gjithe analisteve te majte,prane pushtetit Rama-Meta,ku skraparliu yne ishte nder me llapaqenet, per Sokol Olldashin.Te gjithe keta analiste te majte qe benin tiro per Olldashin jane nga jugu ose me origjine nga jugu.Shkurt,keta qenefe krahinoriste benin tifo per nje te sojit te tyre,edhe pse Olldashi ishte nje nga berishistet me te eger!!!…
              A nuk te vjen per te vjelle me keta qenefe krahinoriste,me keta fshatare te gerbulur me paragjykime deri ne fyt,kur te bejne edhe moralistin ?!

        2. Skypion= Suma Sales says:

          Le te pranojme pranojme qe Enveri ishte diktator (qe e deklaronte vete diktaturen e proletariatit) dhe beri te mirat e te keqiat e tij .Por kishte shtet,itegritet,ne dipllomaci,ushtri ,arsim,kulture rend.

          Pos sot ku jemi.Mero Baze po ben gabim qe merret me vogelsirat e gjyjkatave se shteti ka rene me financa,me drejtesi,me moral dhe po te mos ishin nje miljon e gjys emigrantet qe e mbajne ate vend Skypioni do kishte ngrene zorret parise tiranes dhe te ambasadoreve te akredituar ne tirane qe po mbyllin syte para pushtimit te shqiperise nga ..droga.

          Ne kete gjendje e pruri shqiperine SALI SATANAI

          Sot tigrat ,zvarraniket skypionet,lubonjat,artan hoxhet,arjankaret dhe hijenat e Sali Berishit po vene me shpatulla pas muri Edi Ramen Por harakiri i Edi Rames eshte se nuk po ben asnje akuze per miljona tonelata krime qe ka bere kupola mafjoze e Don Corleones qe do jete shkaku kryesor qe PS dhe Edi Rama do kete nje fund te shpejte:
          Per tu bindur lexoni keto rrjeshta poshte qe tregojne se nuk ka plumb e litar qe te laje krimet e berishit.Ate qe nuk e beri Beogradi dhe Athina per qindra vjet e beri BAJLOZI I LUGUT TE ZI TE TROPOJES per dy dekada
          TRADHETITE & POSHTERSITE
          1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
          2- fronezimi i janullatusit
          3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
          4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
          5- furnizimi me nafte i milloshevicit
          6- vjedhjen e votimeve te 96′
          7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
          8- rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
          8- grushti i shtetit shtator 98′
          10-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
          11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
          12- injorimi total i ceshtjes came
          13- shitja e detit jon
          14- implikimi me ligjin e plehrave
          15- vjedhje e votimeve ne 2009
          16- masakra e 21 janarit
          17- vjedhja e votimeve 2011
          18- perdhosja e luftes N.CL
          19- glorifikimi i satrapit zog
          20- deklarata qe kemi gjak turku.
          21- Shitja e resurseve strategjike
          22-lidhja me mafiozet e podestes
          VRASJE PERSONALE & SHTETERORE
          23-remzi hoxha
          24-kosta trebicka
          25-fatmir xhindi
          26-komunari ne kukes
          27-oficeri shikut
          28-gjyqtari konomi
          29-26 viktimat e gerdecit
          30-4 protestuesit e 21 janarit
          31-zhdukja e fisit haklajve
          32- nxjerrja ne prite e azemhajdarit
          33-vrasja e 10 komisaerve te policise
          34-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
          35-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
          37-1800 te vrare me kanun
          GENJESHTRA & VJEDHJE & MASHTRIME & SPIUNIME
          38-parlameti i ri
          39-stadiumi i ri
          40-xhamia e re
          41 -rruga e Arberit
          42 -rrethrrotullimi ne unaze
          43-h/c skavices
          43-h/c devollit
          44-mullinjte e eres ne karaburun
          45-centrale atomike per tu bere superfuqi
          46-hekurudha tirane-pekin
          47-superfuqi arroresh
          48-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
          49-deshtimi i censusit
          50-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
          51-shitja e hidrocentraleve
          52-shitja mafjoze e armatimeve
          53-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
          54-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
          55- linja e tramvajit Lulit ne tirane
          56-shqiperia 1-euro
          57-denoncimi i Hysen Shoshorit
          58-denoncimi i Margarira Kostaqit
          59-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
          60-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
          61-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
          62-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
          63-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
          64-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
          65-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
          66-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
          67-poshtrimi i Jon Withersit
          68-poshtrimi i Arvizuse
          69-injorimi i greves urise te te perndjekurve politike
          70-pergjegjsia per djegien e dy prej tyre
          71-raportimi ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
          72-ngritja e bustit te ahmet zog tradhetarit
          73-ngritja e bustit te ish sigurimsit Sabri Godo
          74-Ngritja e bustit te droge-dillerit Azem Hajdarit
          75-rehabilitimi i bashkpntoreve te fashizmit
          76-rehabilitimi i terroristeve dhe diversanteve
          77 –skandali arsidi
          78- vijon saga e krimeve

          1. jovan says:

            nje mrekulli kjo analize !!!

      2. gent says:

        Cili popull?! Ai që ka ndërtu 300.000 shpia në pronë të tjetrit? Populli

      3. nik says:

        Me lepurushat e PS nuk ka per tu bere ndonjehere shtet. Keta kane frike nga hija e tyre e jo me te bejne drejtesi.

    2. drita says:

      Po per gjyqtaret qe nxorren te pafajshem Ilir Meten pse nuk shkruan me te Mero

    3. Liu says:

      Vertet,votuam nje forcë politike,tek e cila kishim besim se do te donte nje drejtesi te paster,nje drejtesi qe te merrnim fryme te qete,te ndeshkohesh keqbersi,krimineli,çdo njeri qe shkel ligjin,por..ç’e do se nuk te lenë ata te PD,qe versulen si lukuni zagaresh ne mbrojtje te se keqes.Kane zene pikat kyqe te çdo pushteti dhe ,te jeni te bindur se ne Shqiperi,nuk ndeshkohet askush,ne te kundert PD,me mendimet e Sales,muli,lulit, do te pelcasin protestat per marrjen e pushtetit me dhune.Mjere ai prokuror,gjyqtare qe kapercen sinorin e vendosur PD,te sulmojne te gjithe,persidenti,kryeprokurori dhe lehsit e analistve te mediave “te pavarura”

    4. Tomi says:

      e vertete, presim qe situata te permiresohet, nese Edi Rama ska bythe, te hape krahun perdryshe do shkoje ne shtepi me turp pas 3 vitesh. Ja thua kete opinion Mero se mbase te del perballe, ne populli skemi ku e kapim…

    5. Daut Emini says:

      I nderuari Baze,

      Në parim keni shumë të drejtë, por, unë mendoj, problemi duhet shtruar ndryshe, dhe të mos kërkohet faji në gjygjtarë, prokurorë, hetues të korruptuar, sepse të gjithë këta janë partner të kriminelëve në ndarrjen ‘e profiteve krimit’, prandaj nuk është ‘e drejtë’ të kërkohet nga profiter të krimit të luftojnë krimin!
      Pra, broblemi qëndron në thellësi të institucioneve të shtetit shqiptar, që është i njëjtë me ato të vendeve tjera Ballkanike, të cilët, ndonëse e dinë shumë mirë veprimtarinë e këtij rrjeti kriminel, bëhen sikur nuk ndodh asgjë rreth tyre, sikur s’ka krime, dhe sikur ky grup i organizuar kriminel nuk vepron brenda rrethit të kontrolluar nga ata, pra, sikur nuk janë ata që duhet të ushtrojnë kontrollë në veprimtaritë e tyre kriminale, por janë ata që duhet ‘të vijnë nga ndonjë planet tjetër’!

  2. kitiduda says:

    Te njejtin mendim kam patur edhe une ,kur degjova te “famshein” Bylykbashi, Po na merzisin shume me ate te ashtuquajturen”opozitizem” sa na duken si fallxhore qe flasin ,mbasi pijne kafene,dmth akuzat e bera me tepri jane te pa besushme me per popullin.Mendoj se ,me qendrimin e tyre ,ata shprehin vetem urrejte sikur perpara kane armikun pushtues e jo kundershi mendimesh mes politikaneve te nje vendi e qe qellimi paresor per te gjithe duhet te jete veni dhe populli.

  3. "BALASHI" says:

    Bravo Mero! Nje koncetrat i mrekullueshem per kete problem kaq madhor ne Shqiperi e qe vazhdojme te mos bejme dot shtet. Turp per ta> Turp 1000 here. Po mire nuk e dine budallenjt se e keqia nuk mund te vazhdoje pa fund?

  4. dajti says:

    Ky oerdi eshte nje krimb i ndyre i shpellarit, eshte aq shume i neveritshem sa te streson kur del ne ekran.
    Artikulli i Meros eshte shume i drejte. Sipas llogjikes se ketij ndyresire te pd-se ky gjygjtar mund te beje çdo krim dhe Policia nuk mund ta ndaloje se del krimbi dhe thote qe e ben se ka denuar Tahirin. Turp kush ka qene ne pushtet, bande hajdutesh qe mbrojne hapur krimin.

    1. Plotesisht jam me mendimin tuaj Z Dajti.
      Pak,salt,dhe teper I kuptueshem.
      Por a do ti marrin parasysh keto gjera qeveritaret tane?
      Te shohim.Koha do ta tregoje.Une personalisht jam optimist dhe besoj qe kjo pershtjelli ne organet e drejtesise qe po marrin fryme me mushkerite e kalbura te Berishes,do te marri fund shume shpejt.pas kesaj I gjithe populli do te marre fryme lirisht e vendi do te ece me shpejtesi perpara drejt perparimit e zhvillimit sikunder vendet e tjera Europjane.
      Kij edhe ti besim per kete.
      Te uroj shendet dhe pune kurdohere me dinjitet e kurajo.

  5. shpetim says:

    Nje fakt me shume per gjyqesorin e diktuar nga politika deri ne inkriminim.

    Por a do te ndryshoje kjo situate?

    Eshte e veshtire per te bere optimistin, per shume arsye.

    Megjithate le te shpresojme.

  6. Billy says:

    Kisha respekt deri sot per pergatitjen juridike te Bylykbashit. Mirepo tek e degjoje qe nxirrte si argument mbrojtes ndaj gjyqtarit qe kishte liruar nje kriminel, faktin se ndaj tij hakmerrej sepse kishte gjobitur ministrin Tahiri, thash me vete: Hajde llogjik femije, hajde! Do kalosh tek porta ime, do kalosh, po nuk t’a cava koken me gure…

    PROPOZIM PER QEVERINE
    Te behet nje REFERENDUM POPULLOR, ku te pyetet populli:
    -Jeni dakort qe te zevendesohen te gjithe gjyqtaret aktuale per te filluar reformen ne drejtesi? PO JO

    1. Arianit Cela, ai ben pune... says:

      Or Billy…
      se pari do te zemerohet Partia qe ke vene pseudoemer amerikan,
      se amerikanet i kemi armiq akoma ne komunistet, tjeter se bejme sikur…

      Se dyti, keto diskutimet per Drejtesi jane kot fare, po kot se koti, ama!

      Merrni ore Arianit Celen e vereni kryeprokuror e kryegjyqtar dhe…i mbaron ai tere punet!

      Ai ju mbaron pune juve or Billy!

    2. psy says:

      Jam dakord me propozimin tend Billy

  7. Shoku " Shpati " says:

    Po Sajmiri cpo ben ??? Mos duhet tia kujtojme ne padrejtedite qe i jane bere !!!

  8. ervin says:

    Dakort Mero, pena jote eshte e admirueshme. Nje pyetje kam per Ju. Pse nuk shkruan njehere te vetme per ata gjyqtare te ndershem, qe paguhen qesharakisht vetem me 67.000 leke ne muaj dhe kundrejt kesaj pagese duhet te japin deri denim me burgim te perjetshem disa krimineleve qe shumica e njerezve tremben edhe kur i shohin ne televizor. Dhe te siguroj qe nuk jane pak, por vetem se per ta nuk kujtohet askush, sepse nuk i sherbejne askujt pervece vetem ligjit dhe shoqerise. U beni “reklame ” vetem negativeve pa dhene ndonje duke djegur keshtu ne turmen e zjarrit te thatin me te njomin bashke, dhe per me teper nxisni urrejtje per gjithe sistemin gjyqesor edhe tek ata njerez qe deri me sot nuk u ka rastisur kurre te jene perballur me drejtesine.

    1. gjini says:

      O shoku seriozisht e ke ti qe paska gjyqtare te ndershem? ky lloj sistemi nuk e pranon nje gjyqtar te ndershem, nuk do behej gjyqtare biri i botes po te ishte i ndershem. Nje shume parash nga fitimi shkojne diku dhe rroga nuk e perballon. Sistemi eshte shume i sofistikuar dhe i nxjer jashte te ndershmit. Peshku qelbet nga koka thote populli.

    2. filani says:

      dakord me ty ervin per friken e gjykatesve, por kjo nuk shpjegon perse ka gjykates qe paguajne mbi 100 000 euro (akuzat ndaj Bamirit) per nje trasnferim, apo qe ish-prokurorja e pergjithshme nuk gjen vend ne gjykaten e larte

    3. Comedian says:

      Ti ervino po me habit, Qe paska gjyqtare te ndershem, se kam diteur ne 23 vjet demokraci
      Hudhe nje emer ta falenderojme

    4. psy says:

      Nese ka gjyqtare te tille jane djegur si i njomi me te thatin bashke,jane minoritet dhe nuk e luftojne te keqen nga brenda.Duhet te levizin dhe te nxjerin veten ne pah,te denoncojne,ndryshe do jene te paragjykuar….do futen ne nje thes me Elbana LLurin,psh,nje ndyresire qe qelb kedo ne gjykaten e Tiranes.

  9. lefter says:

    VETEM NJE GJE DUHET TE KUPTOJNE KETA POLITIKANET TANE ,GJYGJETARET E KETIJE VENDI I KANE DUART TE LYERA ME GJAK,FEMIJET E TYRE PO I USHQEJNE ME GJAKUN E VIKTIMAVE,DUKE BERE PAZARE TE PISTA ,DHE MARE PARA NGA ZUZARET DHE KRIMINELET ,PRANDAJE KETYRE TE MAJTEVE QE E SHQYEN MENDER SUMEN PARA SE TE VININ NE PUSHTET SE DO BENIN SHTET JA KU E KANE PUSHTETIN LE TA BEJNE SI JO , TE QEROHEN DHE TE MOS I DALE ME KETIJE POPULLI PERPARA .

  10. ARGITA says:

    MERO NE DATEN 16 ESHTE NJE GJYQ NJE KRIMINEL EDUART XHAVIT KURTI KA VRARE 2 VELLEZER BERATAS ,HAXHIALIU ,GJYQTAR ESHTE ALBERT MECA ,PROKUROR ETJEN KAPO ,VRASJA KA NDODHUR NE DHJETOR 2012 SHIKO ME SA VONESE BEHET GJYQI ,TE SHOHIM SI DO MARIN VENDIM KETA GJYQTARE DHE PROKURORE TE KORUPTUAR

  11. ben says:

    e drejte Mero. Komplet gjyqtare te korruptuar. Cfare pret ti!Ata nxoren te pafajshem Meten

  12. Dosja ndaj te pandehurit Magjun Peka eshte gati,se shpejti pritet arrestimi i Magjun,sepse ne kohen kur ka qene ambasador ne Pekin,ka shperndare mbi 5000 pasaporta shqiptare per kinez,te cilet me vleren e 50.000 eurove e kane marre nenshtetsine shqiptare per te levizur te lire neper europe.Sia jeni te informuar i pandehur eshte marre edhe djali i vellait te tij Avenir Peka per shperdorim detyre si dhe Genc Peka etj,seriali i ketyre hajduteve vazhdon me arrestime te tjera te ketyre bashibuzukeve mnbasi siq dihet vetem nga kjo lagje kane qene emeruar nga berisha mbi 30 drejtore.

  13. Ajet Delaj says:

    z Mero ke bere nje pershkrim te sakte por jam kurjos te di a ja dergon ne e-mail Kryeministrit problemet qe ngre pasi jeni nder kontribuesit mediatik me te medhenj te ardhjes se tije ne pushtet.
    Realisht i kame bere edhe une ca zhgaravina ne funksion te rotacionit te pushtetit ne Shqiperi me besimin se Rama realisht ka per te realizuar disa ndryshime. Per te verteten nuk kam besuar se do i realizoje te gjitha por kurre nuk do e besoja se nuk eshte i zoti e beje asgje. I kam derguar e-mail per drrasat e kalbura qe po shkelte pa i shkelur akoma por kurre nuk e mori mundimin te pergjigjej as per kortezi. Shpresoj te te mos kete ndollur edhe me ju kontribuesit e medhenj te rotacionit te pushtetit pasi per ne popullin e thjeshte politikanet tane nuk kane pyetur ndonjehere.

  14. Nuk eshte shaka says:

    Meriton 10+ o Mero.

    Me thuaj e ku nuk ka shkelqyer shoku Zylo, cila fushe ka mbetur qe ai nuk e ka “ndrequr”.
    Bemat e PD nuk ka lume e oqan qe ti laje. Filma do te behem dhe pse jo mund dhe te fitojne ndonje cmim nderkombetar ne qofte se do te pershkruajne realisht qeverisjen e tyre per 8 vjet.

  15. baffo says:

    Si gjithmone i sakte Mero

  16. s'nuk says:

    Ti ke te DREJTE, Mero, por ketu eshte bere aq “hale” ne cdo cep sa nuk di ku ta kapesh ta pastrosh me perpara kete dreq vend! Vetem Drejtesi nuk jep drejtesia se te gjitha te tjerat i jep, mjaft qe ta paguash. Gjyqtaret marrin pushtet ngaqe i bejne fresk njerit apo tjetrit ne pushtet e per kete marrin poste te rendesishme e fundosin qytetaret. Zoti e di cdo behet me Shqiperine, shpresojme te vere dore shpejt sa pa na ikur jeta ne kete dreq vend ku kemi lindur …

  17. akrepi says:

    Mero je me te vertete gazetar,dhe nga te paktit ne Shqiperi!

  18. Zhuka says:

    Ende nuk arrij te kuptoj se, a e di apo jo z. Rama, perse mazhoranca e theksuar, ja dha votat ne 23 qershor !? Deri tani nuk eshte pare gje, per te mos thene asgje mbi krimet e uzurpimet e bera nga qeveria e mepareshme.
    Duke mos e luftuar si duhet kete “virus” te keq, me rrenje te thella, rrezikohet shumimi e zhvillimi i kesaj epidemie shkaterrimtare te ekonomise se vendit tone.
    Rrezultatet nuk maten me peshen e llafeve. Sot me teper se kurr,kerkohen fakte,fakte te cilat nuk po duken.

    1. Artan plaku tapi kucov says:

      Po pse kta kodosht e Rames nuk i kan duart me mut

  19. Nabukodonosor1 says:

    O Mero?Edi Rama ka 85 vota dhe mund te ndryshoje kushtetuten.Nuk e ben se i perdor keta gjyqtare muti si justifikim.

  20. Astrit says:

    Edi Rama per reformat qe po ben eshte akuzuar nga opozita dhe presidenti se po kerkon te marre pushtete qe i kane organet e pavavura dhe po shkatrron shtetin ligjor.Ne kete rast reformat qe jane te nevojshme dhe po behen ne vend qe te pershendeten po etiketohen per uzurpim pushtetesh , kjo gjendje nuk me te vazhdoje gjate pozita ne pushtet duhet te gjeje rrugen me te mire per te bere reformen e shume kerkuar nga populli, nderkombetaret , sh.b.a etjer ne drejtesi .Pa nje drejtesi qe merr vendimet per zbatimin e ligjit nuk ka pranim te shqiprise ne europen e bashkuar, kjo nuk duhet hequr asnjehere nga mendja.

  21. PYETJA says:

    Pse Merua nuk e di se Edvini ka 85 vota ne parlament? Ta kishte degjuar Edvini Meron sot ne do te kishim me mbi 10 miliad euro ne banke more te shkare?Pasuria e grabitur leviz me miliarda,e miliarda.e kjo tregon se sa pasuri ka pasur ky vend.Vetem armet qe ka patur ky shtet,te ishin administruar me regull,ne nuk do na duhej te mernim edhe 10 miliard euro borxhe te tjera.

  22. lume e det says:

    Pershendetje z.Mero…fillimisht du pyetje te pergjigjura!sa vjite ka shqiperia si shtet!101vjet…sa vite demokraci ka njohur ky shtet!!!as edhe nje….!!pervec “skenderbeut”qe luftoi ndaj forcave te medha osmane dhe pak Fan Nolit qe erdhi per te krijuar nje fare demokracie te asaj kohe,te gjithe te tjeret jane tradhetar te ketij vendi.Me ne krye enver hoxhen qe krijoi mbas ardhesit e tij qe ne gezojme sot!ramizi,fatosi,saliu e me radhe gjithe parlamenti shqipetar.enveri mori token dhe pasurit e tjera te gjithe shqiptareve dhe i beri te tija.thesarin e 45 vjeteve te te varferit shqipetar ramizi jua ndau atyre me kostum te bardhe me urdherin e sores (nexhmie)dhe na dolen si demokrate qe te udheheqen shqiperine qe te katandisen ne SKETERE….pa toke pa shkolle ne analfabetizem te plote (me qellim)pa shendetesi pa as edhe nje gje fareee…Dhe ne qofte se ka ndonje demokrat me te vertet ai nuk ngre dot krye se do te kete pasojat e njohura ose eshte jashte shtetit,ne mergim.Media eshte komplet e kondrolluar

  23. A.J.Vlora says:

    Atehere i bie qe te presim te vdes ose ti mbaroj mandati Nishanit qe te filloj pune drejtesia ?.

  24. Nastradini says:

    Tre pushtetet e “pavarura” të këtij vëndi, Legjislativi (Parlamenti), Ekzekutivi (Qeveria) dhe Drejtësia (Gjyqësori), janë të kalbura dhe bien erë fekalesh…Kush do na shpëtojë…???

  25. lume e det says:

    Media eshte komplet ne kontroll te repte edhe ju flisni per drejtesi e cila eshte frym e tyre.mos vazhdoni zoti Mero te talleni me popullin por ti thoni dhe te flisni per te verteten konkrete qe shqiperia nuk do te behet kurre….po ne qofte se populli shqiptar vazhdon te meret me “TA”.(LIRI DEMOKRACIII) mos haroni ooo shqipetare………..

  26. Nigjoni says:

    Ok Mero, gjyqtaret kane bere kete ne kohe te Shpellsrit,
    Thua: ‘Shikojini kush i ka gjykuar këto çështje, shikoni pasuritë e tyre
    dhe dosjet e gjyqeve të tyre
    dhe do të shikoni se
    janë gjyqtarët simbol të korrupsionit,
    që siç thotë një ekspert britanik,
    po sillen si korporatë krimi në Shqipëri’

    Po NE qe po na thu zotnjote i kina pa e i kina ne kurris gjyqet prej 2 dekadash dhe ina ne piken qe ky shtet kapitalist njeh per pronare vetem pushtetare e gjyqtare kurse pronaret i ks fut ne kuptomploten: ISh PRONARE, kuptimplote per Demonkracine tone mafioze,
    une nji pytje kom per ty: Po ky edvini vizionar, Kslordi Rilindaqar qe vu ene bast me Mortjen & Historine( hihihi)
    e me NE, qi do e bonte Ferrin e Padrejtesise- Parajse te Drejtesise, meritokracise… Nderit, Dinjitetit (0 o o o un i mjeri!), ky PiktoreskU pse a xhaba u bo Rufjan-Sharlatani rradhes?!
    Fajin e ka saliuuuu!
    NE e dime: armiqte e dhwiptarve e dun ket vrnd ne ket derexhe!
    Miqte o halli si e dune!
    Zot m’ruj prej miqve, thote poplli, se prej armiqve ruhem veye!!!
    Rrofsh o Mero qe t’kina ene ty per Dajre (gjysem e cpume), ja pafsh hajtin!
    Ps
    Tash i hodha nji sy asaj tates: ‘Shqiperia e ndyre e fevziut’…
    Eh, Mjere ndyracet shokeshume!
    NE themi: zu zgjebja zgjebe!
    Gjysfshatari xhahil (me nji pushtet sado te vogel) osht rreziku i modh per Qytetarine; ka thon Getja shkrete, nuk ka spektakel me tmerisht- shemtueshem se xhahili ne veprim!
    Ku ta dinte i urti Gete
    qe ka ene….XhAHILERiiiiiiiiii (kope xhahilesh ne pushtet)!!!
    Keshtu merimi, mero, kjo Rilindja pse me Krohen
    krihet e krihet, e do fishekzare tritolsee e bashku me ju fevZinjte
    …Dajre e Daulle, rufjan-Xhahilnisht!, eh,
    si s’u peshtiroset & lemeriset me veten, lum si ju!
    Ja pafshi hajrin (une dyshoj)

  27. vjosa says:

    Nuk e di pse e lexova , rilexova dhe po e lexoj prap analizen e “Skypion”……

  28. ervin says:

    Per te gjithe ata qe kerkuan emra gjyqtaresh te pakoruptuar. Ateher Ardian Dvorani ne Gj. Larte, Asim Zeneli ne Gj. Tiranes. Sander Simoni ne Gj, Krimeve te Renda dhe dhjetera te tjere, per te cilet nuk kujtohet kush te shkruaj nje fjale te mire. Sa per gjykata ne pergjithesi, populli proletar kerkon drejtesi popullore, ku po e kapi policia, detyrimisht gjykata duhet ta denoj, keshtu ishte para viteve 90, kur gjykata ishte fallcitet komplet. Kur tju zej halli personalisht do ta kuptoni rolin e gjykates dhe sa e domosdoshme eshte ajo ne nje shoqeri demokratike, qofte per tju kundervene dhe veprimeve arbitrare te shtetit. Me mire nje gjykata e koruptuar si kjo e sotmja se ajo qe kerkoni ju dhe ministri i brendshem me shtetin e tij policor

  29. Franz Kafka says:

    gjithsesi drejtesia eshte ne rrugen e duhur sepse duke patur parasysh cfare shpellaresh i drejtojn gjyqtaret, ata mund te shpallinin te pavlefshme zgjedhjet e 23 qershorit ose te merrnin vendim ne gjyq qe fitues eshte berisha. Fakti qe nuk e bene eshte nje sinjal per tu pergezuar

  30. Pavlina says:

    Edi po pret qe ne qershor te marrim statusin pasi Europa kerkon qe te kete konsensus me opoziten. Pas kesaj ne se e marrim ate do te filloje nje reforme e thelle. Atehere opozita nuk ka se cte beje. Kjo opozite i
    ka te humbura zgjedhjet ne 2015 dhe 2017.

  31. Nigjoni says:

    Ok Mero, gjyqtaret kane bere kete ne kohe te ShpellArit,
    Thua: ‘Shikojini kush i ka gjykuar këto çështje, shikoni pasuritë e tyre
    dhe dosjet e gjyqeve të tyre
    dhe do të shikoni se
    janë gjyqtarët simbol të korrupsionit,
    që siç thotë një ekspert britanik,
    po sillen si korporatë krimi në Shqipëri’

    Po NE qe po na thu zotnjote, i kina pa e i kina ne kurris gjyqet prej 2 dekadash dhe ina ne piken qe ky shtet kapitalist njeh per pronare vetem pushtetare e gjyqtare, kurse pronaret i ka fut ne kuptimploten: ISh PRONARE,
    kuptimplote per Demonkracine tone mafioze, me izmen e Botes Demokratike!!!
    Uune nji pytje kom per ty: Po ky edvini vizionar, Kalorsi Rilindaqar (qe vu ene bast me Mortjen & Historine( hihihi))
    e me NE, qi do e
    bonte Ferrin e Padrejtesise- ne Parajse te Drejtesise, meritokracise… Nderit, Dinjitetit
    (0 o o o un i mjeri!),
    ky PiktoreskU pse a xhaba u bo Rufjan-Sharlatani rradhes, o njerez !?
    Fajin e ka saliuuuu!

    NE e dime: armiqte e Shqiptareve e dun ket vend ne ket derexhe!
    MIQTe o halli, KETA si e dune! ?!
    Zot m’ruj prej miqve, thote poplli, se prej armiqve ruhem vete!!!

    Rrofsh ene ti Mero qe t’kina …ene ty per Dajre (gjysem e cpume),
    ja pafsh hajrin!
    Ps
    Tash i hodha nji sy asaj tates mero: ‘Shqiperia e ndyre e fevziut’…
    Eh, Mjere ndyracet shokeshume!
    NE u themi: zu zgjebja zgjebe! (kaq ndyrace)
    Eh, gjysfshatari xhahil (me nji pushtet sado te vogel)
    osht rreziku i modh per Qytetarine; ka thon Getja shkrete,
    nuk ka spektakel me tmerisht- shemtueshem se xhahili ne veprim!

    Ku ta dinte i urti Gete
    qe ka ene….XhAHILERiiiiiiiiii (kopeeeeee or kopeeeeee xhahilesh + ne pushtet)!!!
    Keshtu merimi, miq, kjo Rilindja pse me Krohen / kreher
    krihet e krihet, e do fishekzare tritolsee e bashku me fevZinjte anal iste
    …Dajre e Daulle, krihen e dridhen,
    rufjan-Xhahilnisht!,
    eh,
    si s’u peshtiroset & lemeriset me veten,
    lum si ju!

    Ja pafshi hajrin (une dyshoj)

  32. Nigjoni says:

    Flm per ket rufjanizmen: komenti eshte ne pritje!

    Ze zgjebja zgjebe….Ja pafshi hajrin !

  33. lume e det says:

    o Nastradini…vetem nje “SKENDERBE” i Ri mund te na shpetoje ne,po ne qofte se deshi BE dhe USB.Te krijoje partine e tij me njerez te “forte”nga cdo pykpamje te kerkoje nje ndihme te madhe nga shtetet e forta te cilat kane mundesi kur njeriu me i pasur ne bote ka peseghjet miljarde euro nje njeri vetem……te vije ketu dhe te beje nje demokraci te vertete duke pastruar gjithe shqiperine nga “LLOZHAT”…..vetem keshtu.ska popull me haraq nga ne ne BOTE.vetem per te share njeri tjetrin dhe per te bere thash e theme neper kafe dhe te qellojme gjoksin se ndoshta jemi “Krenar”dhe “Atdhetare” per te mbrojtur interesat e njeres ose tjetre pale.por nuk e dime se ata jane bashk!!!kjo me ben me te vertet me shume pershtypje.Respekte…

  34. E verteta says:

    O skypion ore ,pa i thuaj pak lales kushe liroi Gjin Niken?
    O skypion bythelepirsi as me thuaj kushe e liroi trfikantin turk:
    O skypion qe deshe te benin president te PD mi nemero pak sa kreminele jane liruare nga burgu qe i kane sherbyere Sali qenit dhe ty lapanxhukut.
    O teoricien i berishizmit ty kurre nuk te ka per te marre luga uje sepse je nje filize qe rrjedh nga kohera shume te shkuara dhe tani mbasi te mbolli saliu dhe te vaditi mire tani ti ke dale ne drtare dhe ligejron si bilblil gjyzari,po ti nuk paske karakter njeriu se per te tjerat eshte e kote te flasesh me ty se nuk ja vlen,por nje gje do te ta them : bisht qeni do mbetesh gjithe jeten ti dhe familja jote more teoricien berishjan.

    1. Skypion says:

      Pse jeni kaq trushkulur ju komentuesit e Temes, Pse?!
      Sepse,te nderuar lexues dhe komentues,mashtruesit demagoge politikane dhe horda mbeshtetese e tyre mediatike,merren vetem me momentin kur humben jeten 4 viktimat e mjera,qe ishin thirrur ne proteste pa e ditur se c’ishte kurdisur nga organizatoret e saj kriminele.I leme politikane menjane.Ajo qe te neverit ,qe te gerdit,qe te ben te vjellesh,eshte qasja e ndoca gazetareve apo analisteve si Stefani;sepse,per cdo ngjarje te kesaj natyre,pikesepari behet pyetja: po si nisi kjo tragjedi?C’i shtyu njerezit te dilnin ne proteste?! Ja, pyetjeve te tilla i’u shmangen rrufjanet analiste,sepse,ai qe u be sebep,apo me mire ai qe u servir si sebep nga Ramen dhe media e tij dhe analistet si Andrea Stefani,pra,Ilir Meta,eshte ai qe i dha fitoren Edi Rames dhe socialisteve,dhe ortaku i tij ne qeverisje.
      Po si nisi protesta e 21 janarit?-Per kete po jap nje permbledhje shkurt:
      -Ne 2010 Prifti regjistron Meten;per shantazh dergon sinjale lart e poshte per kete videoregjistrim;Rama e merr vesh dhe i lutet Priftit qe t’i jap kaseten;per kete organizohen takime ne fshehtesi,neTirane, Peze,Durres(vete Prifti e deshmon kete) mes Priftit dhe njerezve te Rames;Prifti pranon t’ia jape kaseten;me te marre kaseten,Rama ia jep Filip Cakulit te TOP-it;skenari pergaditet me kujdes nga Rama dhe Cakuli;transmetohet videoregjistrimi me buje te madhe si skandali me i madh i korrupsionit ne nivelet e larta te qeverise;mediat e Rames ne kor nxisin turmen te dale ne proteste ndaj skandalit te kryehajdutit Ilir Meta;analistet e gazetaret si Stefani ngrene peshe zemrat e turmes se zemeruar per te dale ne shesh;turma del ne shesh,por nuk e dinte skenarin e pergjakshem qe i’u kishte pergatitur Rama-Tahiri;nuk dinte,qe nderkohe qe i’u behej thirrje per te dale ne proteste,Rama-Tahiri mbledhin anekend Shqiperise 200-300 kriminele,i paguajne me para te thata ne dore,i instruktojne me qellim pergjakjen me cdokusht e cdocmim te protestes;ata e kryejne detyren e caktuar;pergjakin Policine e Shtetit,e meqe kjo nuk mjaftoi per te provokuar reagimin e institucioneve perkatese,sulmojne Kryeministrine duke simuluar me ate makinen qe drejtohet me shpejtesi ndaj godines,si ne rastet e akteve terroriste;ne kushtet e mbrotjes se ligjshme te institucioneve kushtetuese,reagohet;rezultati tragjik me 4 viktima!- Keto jane faktet e thata per 21 janarin. 21 janari u ideua,sajua,organizua kriminalisht nga Edi Rama me zuzaret e tij,ne bashkepunimin kriminal te medias.Ne cdo vend te botes,dje,sot e mot;ne cdo kod a kanun a kushtetute te cdolloj vendi a regjimi,qe nga kohet e antikitetit e deri me sot, pergjegjesit kryesor te nje krimi jane ideatoret dhe organizatoret e tij;kjo eshte nje e vertete elementare ne displinat perkatese qe studiojne krimin dhe sjelljen ndaj tij.Pikerisht,kete te vertete e anashkalon komentuesi e verteta nje trushkuluar si Mustafai qe e pruri zoti Berisha andej ku hante guri pulen .
      Kushtetuta,ligji,dhunes me te vetmen menyre qe mund te perdorej ne ato momente;pati viktima ta pafajshme,pergjegjes dhe fajtore kryesore per vdekjen e te cileve jane sajuesit e protestes se pare fashiste ne Shqiperi,Edi Rama &co.
      Politikanet, qe sajuan protesten, me Ramen ne krye , bashke me gazetare e analiste te majte,e shtyne turmen e paditur drejt nje kasaphane qe synonin te arrinin me anen e atyre ,kurse vete ishin ne bisht te demostrates,ose ne kafenete aty rrotull….!!! Keshtuqe,eshte e kote te besh krahasimin mes nje ekzekutimi te paster e te kerkuar nga policia e Tahirit,me 21 janarin,kur synohej te rrezohej pushteti me dhune.Pa u denuar Edi Rama me zuzaret e tij,ne bashkepunimin kriminal te medias.nuk do kete drejtesi ?!

  35. I genjyeri says:

    NUK JUSTIFIKOHET MOS ZBATIMI I KERKESAVE TE VOTUSEVE TE 23 QERSHORIT PER VENDOSJEN E PUSHTETIT TE SE DREJTES NGA KJO QEVERI TE CILES JU BESUA NGA SHUMICA E POPULLIT sHQIPETAR

  36. Iremila says:

    Bravo z.MERO SI GJITHMONE I SAKTE.Ka edhe komentuse te dobet si z.Drita p.sh.qe me mire do ti shkonte emri Nata qe lexon nje artikull dhe kerkon te shkruhet per gjithkend.Ku do ti thosha z Nata te lexonte gazeten Tema per kohen qe flet.Drejtesia tek ne eshte thembra e AKILIT.Pa u zgjidhur problemi i drejtesise nga kjo Mazhorance qe ka te gjitha mundesit ta beje se populli e votoj te beje Shtet te se drejtes dhe jo te bejne debate pa vlere.Duhet urgjenishte te veproje,neser do te jete wshume vone.

  37. ASTERI says:

    SOT DOLI HAPUR Z CEFA KUR THA SE NUK E NJOH FARE EKSPERTIN BRITANIK,QE DHA SINJALIN QE K.L.D-ja DUHET TE REFORMOHET,NDERSA CEFA NJEF VETEM NISHANIN DHE P.D.-ne.KJO ESHTE E PATOLERUSHME PER KOALICIONIN E MAJTE
    RAMA DHE META TI KENE HARAM ATO VOTA QE MOREN,PER MEFSHTESINE QE PO TREGOJNE NE REFORMIMIN E DREJTESISE,Z NACO PO E BEN REFORMEN ALLA BERISHIANE DUKE E FILLUAR NGA BISHTI E JO NGA KOKA.
    KY VEPRIM PO I REVOLTON SHUME SHQIPTARET QE MEZI PRESIN DREJTESI NE KETE VEND
    BASHA DHE BERISHA PO PUNOJNE ME TE GJITHA FORCAT PERTE MBAJTUR GJALLE FIJET E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KORUPSIONIT QE PER MENDIMIN TIM ESHTE MIRORGANIZUAR,KURSE E KUNDERTA NDOTH ME MAZHORANCEN,JANE SHUME ME TE DOBET NE VEPRIMET PRAKTIKE,NDAJ KRIMINELEVE TE ORGANIZUAR
    NUK KA BASHKVEPRIM POR E LINI VETEM S TAHIRIN TE LUFTOJE ME MAFIEN E P.D
    -se.TURP–TURP–TURP.

  38. Labi-Boston says:

    Te gjitha sa shkruan jane te verteta qe dihen,por kush do dali te japi mendimin e zgjidhjes te ketij krimi shteteror(se gjyqtaret dhe prekuroret jane pjese e shtetit) qe po e shkatron popullin shqiptare qe me daljen ne skene te krimineleve Sali Berisha,Azem Hajdari dhe tufes se zagareve milioner qe kane ardhur mbas tyre.Mos prisni gje nga Edi Rama ne kete drejtim.Shqiperia ka nevoje urgjente per eleminimin e ketij krimi dhe jo llafe e mitigje bythecesh.

  39. --dash-- says:

    I nderuar J.N.B.

    Faleminderit per repliken miqesore dhe me lejo te them disa mendime telegrafisht per aresye mungese kohe.

    Edi Rama (ER) duhet te kishte shpallur dhe duhet te shpalle boterisht qe shteti shqiptar kishte falimentuar totalisht kur mori karriken e k/m ne dorzim me arken e shtetit minus infinit BORXHE.

    ER eshte i absolutisht i pafuqishem te vendose drejtesi sepse te gjitha institucjonet jane te zaptuara nga Pinoceti Vicidolit.

    ER duhet te flase burrerisht me shtetin amerikan qe te kerkoje arrestimin ose largimin nga vendi ne ndonje azil te tyre te Pinocet berishes.

    Ne 1992 ata e prune ne pushtet sepse ato votime nuk i fitoi berisha por dyshja e dyshimte Rajerson-Biberaj qe per fatin tone te keq erdhen nga “fushimi” i Beogradit ne ato vite.

    ER duhet te mos genjehet si Fatos Nano ne 1991,1997,2005 por duhet te kerkoje
    OSE ARRESTIMIN E BERISHES..OSE RINGRITJEN E MONUMENTIT TE ENVER HOXHES

    Perrallat me integrim ne BE do jene si puna e Natos,ku pas pranimit ne kete organizate Berisha jo vetem i vrau kater veta ne 21 janar por i perdhosi,terrorizoi dhe deboi me force presidentin,prokuroren,kryeshikasin,dhe pushtoi gjithe institucjonet duke ja “RRASUR” Edi Rames nje toke dhe shtet te djegur.

    CFARE I DUHET SHQIPTAREVE,NATO,KOSOVA,LIBERALIZIMI VIZAVE,PRANIMI NE BE KUR NUK KA SHTET SHQIPTAR DHE AI QE VRAU DHE POSHTROI SHQIPTARET DHE KOMBIN E TYRE AKOMA ZGERDHIHET SI VAMPIR PARA JETIMEVE DHE FAMILJEVE TE VESHUR ME TE ZEZA NGA DORA E TIJ GJAKATARE.

    PSE DUHET TE SHAJME AKOMA ENVER HOXHEN ME KETE PARI SUPERKRIMINELE TE
    TIRANES DHE KETO PORNO-AMBASDORE QE PO I RINGRENE MADHESHTINE DJALIT TE GJYLOS QE I KISHTE TOPET TE RENDA????

  40. Fillim says:

    Vjen nje ekspert britanik dhe pas disa takimesh dhe vezhgimesh arrin ne konkluzionin se Drejtesia ne Shqiperi eshte nje Korporate krimi dhe gjithe kjo mazhorance me 1000000 vota me tete vjete e sulmuar dhe e perdhunuar nuk e ka kuptuar qe nuk ka drejtesi por nje bande e cila shumica i ka marre emrimet tek familja Berisha dhe sherbimet e fshehta te Berishes. Ata jane bere gjygjtare, prokurore me porosi per ti perdore kur ti duhen. Te beje nje studim ky Ministri i Drejtesise NACUA me ministrine e tij qe e mbajme me taksat tona per te dhene drejtesi, per vendimet e dhena dy vitet e fundit qofte ne civile, administrative dhe penale dhe do te shohe se cilen gjyqtare jane marre me subjektet qe jane lidhur me ish mazhorancen dhe aty do te shohesh se cila eshte pjesa me inkriminuar e gjykates. Te njejten gje te beje dhe me ceshtjet e prokurorise, dhe do shohesh se si kriminelet hyjne e dalin me porosi.
    Ta pastroje kete race dhe ta shkaterroje KLD si strukture i cili eshte i ngritur mbi konfliktin e interesit dhe nepotizmin familjar te ish pushtetit.
    Nuk kam besim tek NACO pasi dhe kur ishte Minister tek ekonomia justifikohej se nuk ka mundesi te kontrolloje naften…..
    Presidenti i cili ne karrieren e tij ushtarake arriti deri ne komandant kompanie pra kapiten, ka marre mitralozin duke qelluar cdo ide te mazhorances, dhe duke tunde Kushtetuten te cilen as nuk e votoi as nuk e njihnin kur ishin ne opozite.
    Mjere ky popull ne duar e kujt ka rene. Jepuni pagen ketyre gjyqetareve dhe nxirrni ne pension te parakohshem sic benei me oficeret ne ushtri e polici, qe te shpetojme nje here e pergjithmone.

  41. Atdhetari says:

    Po presim z.Rama c’far po ben,prandaj dhe u votua ,deri tani asgje !

  42. lume e det says:

    te gjitha jane te pregatitura aq sakte sa qe te plotesohet fjala e ramizit se (KEMI FORCA QE TA MBAM DHE 100 VJET) dhe (DO I COJ NGA GJYQ NE GJYQ DHE DO I LE TE VARFER PA JU DHENE TOKE) .7501 nuk u fut kot ne kushtetuten koruptore,por u fut me qellim qe Shqiptaret te jene te coptuar te haen e te vriten me njeri tjetrin.pra ky program do te zbatohet reptesisht nga te gjithe ata qe ju votuat ose do te votoni.Gjykatesit dhe prekuroret nuk i vendosem ne ne detyre por ata qe te zbatojne programin e gjarperit e kuq (ramizit) dhe te sores vampire (nexhmies).pra do lodhemi duke pritur dhe femijet tane do i leme si na lane neve prinderit tane…”feren po nuk e shkule me gjithe renje prap do mbije” dhe ne nuk ishim te zotet ta shkulnim,jo vetem kaq por nuk e ngacmuam fare….dhe te rime tani e ti ham frutin duke u çpuar se ajo na ngeli vetem.naten e mire te gjitheve….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje