INTERVISTA/ Reshat Arbana: Prekja e shqipes, krim që do e paguajmë shtrenjtë

8 Prill 2014, 10:04Kulturë TEMA

Intervistë e “JAVA”-s me artistin e njohur të skenës dhe ekranit Reshat Arbana. Si e shikon ai realitetin e sotëm të shtetit shqiptar, kujdesin e munguar për kulturën dhe problemet e gjuhës shqipe. Si i gjykon politikanët shqiptarë dhe moralin e sotëm, religjionin dhe qytetin e tij të lindjes Tiranën. A e frikëson vdekja?!

Nga Ben Andoni*

Reshat Arbana ruan ende një fizik të mirë edhe pse pak vite më parë iu nënshtrua një operacioni të vështirë, që për pak i mori jetën. Kjo e bën ende impozant para njerëzve të zakonshëm dhe me një aurë, që e bën një njeri krejt të veçantë. Zëri i thellë ia gdhend figurën. Anipse, tiparet e bëjnë ‘të paafrueshëm’. Por në këtë ‘vrazhdësi’ punon një zemër që vuan për njerëzit e tij, profesionin që është gjithnjë e më shumë larg për t’u bërë, edhe pse mundësitë ende i ka. Shpesh i drejtohet me shpirt religjionit, por trishtimi i kthehet sërish. Ajo vjen nga trajtimi mizor që po i bëhet shqipes, sipas tij, dhe përpjekjet për përçudnimin e saj. Këtu dhimbja i shkon në asht, sepse nuk mund të durojë. Të kujton një poezi të Ali Asllanit “Maskarenjtë” dhe befas ta reciton të plotë. Kjo s’mjafton sërish. E keqja nuk ka fund. Ndaj e dua dhe dialektin e veriut, thotë dhe e kuptoj pse Fishta zgjodhi atë dialekt, “të pakuptueshëm”: që t’i dërrmonte të këqijtë. Adhuron Kutelin dhe mënyrën sesi e përkëdhel ai shqipen dhe i adhuron të gjithë autorët që i bënë lapidar shqipes. Ka mall për kolegët e vjetër dhe shpotitë e tyre, por edhe rolet që bëri me ata në teatër. Kujton “Familjen e Peshkatarit” dhe rolin që e bëri, të ngjitej vetëm sipër, ashtu si edhe shumë e shumë të tjerë deri të fundit, pak muaj më parë te “Ada”. Nuk ka nostalgjia qaramane dhe nuk do çmime, ashtu si e quan të neveritshme të lavdërojë kot. Kur e pyesim për vdekjen, e merr me  qetësi dhe të thotë se është i përgatitur dhe madje është i dëshiruar të mos ketë përcjellje si ato që janë bërë deri tani në Teatër Kombëtar, që i duken të stisur. Dua njerëzit e mi dhe fare thjesht, sqaron burri, që për fat është ende aktiv. Vërtetë, pak orë më vonë, niset në Shkup në një aktivitet, pasi është një ambasador lëvizës i shqiptarëve. Zëri i tij është një nga monumentet e gjallë të kulturës shqiptare. Këtë e ndjen nga timbri i mrekullueshëm, që të bën të mos i ndahesh së dëgjuari. Por, koha ka logjikë tjetër. Ndahemi për një herë tjetër.

 

I nderuar z.Arbana, në kohët e fundit është duke u folur shumë për standardin e shqipes. Ndërkohë përpjekje të ndryshme e shikojnë si shumë të lehtë prekjen dhe modifikimin e vet. Si një nga përçuesit më të njohur të shqipes, si e përjetoni këtë debat, që nuk rresht?

“Të prekësh shqipen dhe elementët tonë të identitetit, është një krim jashtëzakonisht i madh. E ndjej se kjo është bërë më e pranishme, madje edhe shkrimtarët shkasin nga mënyra logjike e ndërtimit të fjalisë. Tekstet ngarkohen me fjalë, që ata mundohen t’i zbukurojnë e t’i zgjidhin ndryshe, por që nuk janë aspak shqiptare. Tekste, gjoja sikur janë shqip, por aq të ngarkuara me fjalë të huaja bëhen të lodhshme, thjesht ngaqë duan të thonë sesa intelektualë janë apo që vetëm ata i njohin fjalët e huaja dhe botën. Për mua, të ngacmosh shqipen është një krim që nuk do dimë si ta korrigjojmë dhe do ta paguajmë shtrenjtë.

Unë, vetë, kam ruajtur shqipen me bazën te standardi. Ama, di mirë të justifikoj atë që kanë bërë disa poetë në dialekt. Dhe, në recitim e kam ruajtur këtë regjistër. Për një poet të veriut që shkruan në gjuhën e vet dialektore, si është Fishta për shembull, përpiqem të  shkoj sipas fjalëve që ka thënë poeti i madh. Por, edhe në këtë rast, arrij t’i bëj të kuptueshme sepse për hir të së vërtetës është e vështirë t’ia japësh një banori të sotëm dialektin e vështirë të asaj kohe. Duke iu kthyer mundohem ta sjell sa më pastër dhe poezinë e bëj të tillë që të jetë e kuptueshme. Diku thotë: “Ata…shqiptarë e mërrut”, për të theksuar fort atë që do të kumtojë.

Si ke arritur t’i nxjerrësh emocionet në këtë rast?

“Sigurisht që për mua, edhe kjo nuk më pengon që nga kjo mënyrë e të shkruarit të nxjerr emocionet dhe idetë e fuqishme që mundohet të hedhë Fishta për popullin të dëgjojë. Mesazhet e tij janë vërtetë të shkëlqyera. Migjeni, nga ana tjetër, nuk “e mundon” shqipen.  Fishta e bën me qëllim dhe e ka shkelur boshtin verilindor për t’i theksuar fjalët tamam, për të sjellë fjalët më të rënda të trevës sesi të urresh armikun. Migjeni është shumë modern dhe më vjen keq që duan ta fusin në disa hulli që si takojnë, si për shembull duke dashur ta quajnë revolucionar, komunist”.

Si ju duket reagimi i shtetit shqiptar, në vitet e fundit, sa i përket gjuhës, kulturës dhe problemeve të vendit?

“Shteti shqiptar, për fatin e keq, interesohet më shumë për probleme që nuk e shqetësojnë aq shumë popullin shqiptar. Zyrtarët e lartë merrem me probleme që kanë vetë dhe na servirin kinse përpjekjen se punojnë shumë, ndërkohë që e vërteta është ndryshe. Për mua të punosh është që të shqetësohesh për gjuhën shqipe: ta vësh atë në bazë të shëndoshë; apo nëse thua që punoj, duhet të provosh të rregullosh marrëdhëniet ndërshqiptare sepse nuk po dimë nga po ikim. Politikani është për mua pasqyrë e kombit, por sa turp është që shkojnë delegacione dhe nuk merren aspak vesh dhe na bëjnë me turp. Por, mbi të gjitha më vjen keq, që shteti ynë nuk punon për këtë vepër kaq të madhe siç është gjuha shqipe. Kemi një akademi që nuk di të përhapë perspektiva. E qoftë akademia e jonë dhe qoftë ajo e Kosovës, që deri vonë kanë punuar dhe janë përpjekur, tashti të zhgënjejnë”.

Meqë përmendët Kosovën dhe jeni një personazh, me anë të cilit kosovarët identifikojnë simbolikisht personazhet e tyre më të njohura, e kishit menduar ndonjëherë lirinë e saj. A e mendoje dikur bashkimin?

“Ka qenë ëndërr gjithnjë Kosova, por bashkimin që kam në shpirt, s’duhet bërë me zhurmë. Shkrirja duhet bërë gradualisht si ajo e dy vëllazërive. Kufijtë janë simbolikë. Vetëm se më shqetëson fakti që disa kinse intelektualë nuk janë aq për bashkimin e shqiptarëve. Kjo më shqetëson realisht dhe e konsideroj, pasi gjithsesi është një lajthitje. Po të bëhej një referendum i shqiptarëve këndej dhe andej, do dihej përgjigja pozitive. Ndaj them se bashkimi do vijë gradualisht duke fuqizuar marrëdhëniet ekonomike. Dhe kufijtë do mbeten thjesht ndërtesa”.

Çfarë të dhimbset më shumë nga kultura shqiptare e ditëve tona?

“Kultura vetë më dhimbet. Mënyra sesi ajo paraqitet. Shou më tremb dhe më dhemb nga mediokriteti. Fjalori i shëmtuar dhe komunikimi aspak dinjitoz më tremb, e habitem sesi  publiku aty prezent i duartrokit, apo sesi qeshin. Ndaj, Reshati pyet veten: Çfarë po ndodh?! Arti s’bëhet me grimasa dhe duke thënë fjalë të ndyra. Arti s’bëhet duke bërë kërcime si pelivan. Arti s’bëhet kurrë kështu”.

Cilat janë trishtimet që ndjen më shumë artisti Arbana?

“Më trishton mendimi që do ikim nga kjo dynja si fletët e pemës. Do ikin të gjithë për t’u lënë vendin të tjerëve dhe do marrim me vete vuajtjet, hallet, shijet e mira dhe të këqija, por do ikim më shumë me dhimbje për atë që se bëmë dot. Se kuptojmë atë që se bëjmë dot dhe themi do e bëjmë nesër. Sot, duhet konsideruar gjithnjë se është dita e fundit që e takoj një njeri dhe duhet bërë më e mira. Kjo më mundon”.

Keni jetuar në një lagje të vjetër Tirane. A jeni pak besimtar?

“E kam marrë besimin se ishim nga një lagje e vjetër. Kemi pasur dhe një xhami tonën, atë të Dine Hoxhës që e kemi bërë me kontributin tonë të besimtarëve të pellgut. Nuk kam pasur prindër besimtarë praktikantë por për bajramllëk dhe xhuma, ata shkonin herë pas here. Edhe unë kam shkuar dhe më ka pëlqyer mënyra sesi besimtarët merrnin avdes; si pastroheshin; si laheshin sytë e çdo gjë. Kemi nevojë shumë për besimin sepse sot ka njerëz me kostum Versace dhe ata gjenden në zyra të mira por që kanë mbetur injorantë dhe nuk janë larë…S’kemi mbase shumë, pasi kemi më shumë nga ata që lahen, por që janë larg halleve të popullit”.

Keni bërë shumë personazhe. Si u jeni afruar zakonisht personazheve? 

“Unë si natyrë dukem i rëndë në dukje, por me ata që s’kam ndenjur. Që kam sjellë personazhe e ka një arsye të fortë. Unë kam ndenjur e rri me të gjitha kategoritë e njerëzve dhe më pëlqejnë ata. Kjo është ndihma më e madhe dhe sekreti im. Unë kam qenë vetë punëtor dhe e dua punëtorin. Se harroj një punëtor, mikun tim, që kish vënë te tornoja e vet parullën: Djersa nuk bëhet kurrë ujë nëna ime”.

Sa role keni interpretuar në karrierën tuaj më shumë se gjysmëshekullore?

“Në karrierën artistike pothuaj gjysmëshekullore kam interpretuar në më shumë se 300 filma që realizoi ish-Kinostudio. Disa, vërtetë janë pa emra të mëdhenj, por që për mua ruajnë vlera. E sot nuk bëhen dot as 2-3 filma në vit. I vlerësoj të gjithë filmat që kam bërë njësoj. Në karrierën time mendoj se ato dhjetra filma të realizuar më ndihmuan për personalitetin artistik”.

Cila është përgatitja juaj për t’u bërë aktor dhe si u bëtë i tillë?

“Rastësia më bëri aktor. Duhej të shkoja ushtar dhe një shoku im më propozoi të konkurronim për aktorë. Kisha dëshirë, në fakt të konkurronim. Miku im me shumë pasion dhe unë shumë vakët. Kisha përgatitur një rapsodi të veriut…Ushton Gryka e Dragobisë. Kisha bërë prova por më shumë me veten time. Fati, atëherë, ishte që kryetare ishte një ruse, Nina Çefranova. Unë si tiranas i druajtur edhe pse kisha luajtur në drama, kisha emocione. Atë quaj komision, nuk bëhesh aktor me të shtyme. Kryetarja i thotë përkthyesit të vet Kristo Jorgjit: “I thuaj ku punon?”-Jam në park të kamionëve, tornitor. “Do t’i flasësh e do ti mobilizosh punëtorët dhe zëre se je drejtori. Jeni në fund të muajit dhe ju duhet plani. U duhet të përmblidhen dhe të punojnë fort se duhet mbyllur plani”. -Nuk di ta bëj këtë, i them prerë. “Do e bësh këtë!”. Kjo mënyrë komunikimi i pëlqeu sepse në fund e vendosi vendimin e vet, duke thënë se kisha një vështrim shumë zhbirues. Pas dy ditësh, ikëm për përgjigjet. Shoku s’kish fituar, por unë po. Kjo më bëri diçka që të më nderojnë njerëzit se do e kisha ngrysur”.

Cilat janë rolet që keni më shumë për zemër?

“Janë shumë role të tilla. Janë pesë e gjashtë që them se nuk do t’i kthehesha dot më kurrë. ‘Dueli i heshtur’. Përballë vetes. Te ‘Luiza Miler’. ‘Fije që Priten’. Kanë qenë role të bukur sepse më kanë lodhur”.

Po rolet negative…

“Kam pasur role pozitive dhe negative. Se Ahmeti te “Dora e Ngrohtë” s’është negativ. Ai film ka shumë thyerje. Ndaj, kjo bëri atë që ky film të kishte plot 550.000 spektatorë. Anagnosti duhet ti hiqet kapelja për atë që ka bërë me vetëm katër personazhe te “Dueli i Heshtur”, që të mbash për një orë e gjysmë gjithë atë aksion”.

Cilët janë regjisorët me të cilët keni punuar mirë…

“Jam ndjerë në përgjithësi mirë. Anagnosti është i mirë. Viktor Gjika. Spartak Pecani. Në teatër, patjetër Pirro Mani, Fatos Haxhiraj, Dhimitër Pecani etj.”

Çfarë kujton nga teatri i viteve të shkuara?

“Më ka mbetur në mend ai oborr plot me aktorë të mëdhenj dhe me personalitet të lartë. Aty mblidheshin personazhet e mëdha, që nga Kadri Roshi, Prokop Mima, Marie Logoreci, Violeta Manushi, Drita Pelingu, Gjon Karm, Ndrek Luca. Kam mall ti shoh dhe njëherë ata, seriozitetin sesi punohej apo figurat e krijuara në këtë institucion. Le të mblidhen dhe ta vënë dhe një herë në skenë ‘Arturo Uin’. Por nuk e bëjnë dot. Nuk jam pesimist, por nuk bëhet dot më ashtu si “Luiza Miler” e Agollit. Janë drama të fuqishme. Por duhet pasion dhe punë. Pasion dhe vetëm pasion”.

A duket sikur sot flitet shumë për art e kulturë dhe bëhet fare pak?

“Kjo është për mua fatkeqësia më e madhe. Ndaj, nuk më vjen të uroj, e të them kot se më pëlqeu. Nuk kam parë ndonjë gjë të veçantë. Për hipokrizi nuk e bëj. Uroj më kënaqësi të madhe kur bëhet një film i kulluar. Kurse teatri po shkon në një anë, ku mungojnë vërtetë figurat e vërteta. E besoj që nga ai oborr do të dalin figura, por duhet punë. Kurse, vrapimi pas parasë e prish shumë filmin. Është më mirë të punosh pa gojë për artin dhe punën tënde.  Është e gjatë jeta dhe tani më vjen keq që nuk po bëj një rol, pasi jam në gjendje ta bëj ndonjë gjë”.

Qyteti është mbipopulluar dhe është mbushur me të ardhur të shumë. A të dhimbset Tirana e sotme?

“Po si nuk më dhimbet. Çdo komunitet i qyteteve, qoftë ai i Përmetit, Pukës, Sarandës ka të mirë dhe të këqinj. Por, ata, që kanë ardhur këtu nuk na e dinë shumë për nder. Kjo tokë, ashtu si çdo tjetër, është e Zotit por e ka një njeri si zot pjesën e vet, ndaj më erdhi keq që të ardhurit zgjohen më shumë me kallashin sesa me fjalën. Tironsi, i sotëm, e ka të keqen me veten. Ai grindet me të vëllain për hiç gjë dhe kur e zapton një tjetër, as nuk ndihet. Nuk do siklete për vete dhe për familjen e vet. Nuk mendoj se është aq në rregull, kjo”.

Çdo fillim e ka një fund. Si e ka përballjen me vdekjen Reshat Arbana?

“Burri kur arrin 70 vjeç, apo 75 vjeç, qoftë edhe 80 vjeç, duhet ta quaj trimëri që u bë kaq. Nuk e di se ku do shkojë më shumë. Do shkojë në një botë tjetër, po në fund kjo s’ka rëndësi. Është një cikël që do mbyllet, gjithsesi. Më ka ndodhur një fenomen: ka disa vite që më shkon mëndja. Doja të më vinte ashtu shpejt se amanete nuk kemi, apo prona të lemë. Ka ardhur një kohë e keqe që nuk duam të shqetësojmë të tjerët, qoftë djalin, të renë dhe vajzën se kaq e ngarkuar sa është jeta nuk ke se çfarë bën…Deri para dhjetë vjetësh s’më shkonte mëndja, por tani kur shikoj ndonjë varr dhe kujtoj se e kam njohur të zotin, më tretet vështrimi në sarkofagun e tij dhe mendoj sesi është transformuar. Nuk vuaj shumë për këtë. Dua ta mbyll me nder e faqe të bardhë dhe të thuhet se e la diçka ky njeri…”.

*REVISTA JAVA

55 komente në “INTERVISTA/ Reshat Arbana: Prekja e shqipes, krim që do e paguajmë shtrenjtë”

  1. lakuriq me duar në xhepa says:

    “Korrakët” shpellarë, që nuk lanë gjë pa shkatëruar në Shqipëri, i janë sulur dhe “bastionit” kryesor të identitetit, gjuhës së bukur shqipe dhe po e coptojnë dhe atë, pak nga pak… Për ta kuptuar këtë, mjafton t’u hedhësh një sy komenteve që shkruhen përditë në internet… Të zë lemeria…!

    1. Epirioti II says:

      Reshat Arbana, njeri me zemer gjigande, artist i madh, shpirt patriotik, simbol i qytetarise. I takon brezit me idealist dhe me te talentuar te aktoreve qe ka nxjerre ndonjehere Shqiperia.

      As keqperdorimi nga socializmi, dhe as neperkembja nga pseudo-demokracia nuk ja u preku dot dinjitetin dhe respektin e perjetshem qe lane ne popull keta artista.

      “Duelin e heshtur” qe cdo artist ka me vjekjen Reshat Arbana e ka fituar, ai eshte tashme nje artist qe nuk vdes kurre.

    2. Linda says:

      Gjuha Shqipe qe permend ti nuk eshte ajo Shqipe qe te kane mesuar ne shkolle, eshte edhe me e madhe, edhe me e gjere edhe me e bukur, nese perfshihen edhe standardet dialektore te trevave te ndryshme te vendit.
      Shqipja e vertete eshte ajo e vjetra, me bazen e se ciles zberthehen shume gjuhe te tjera. Por me te brumosurit e komunizmit si puna jote e dhe ketij Reshatit (per te cilin kam respekt vetem si aktor) nuk shkohet ne Rilindje o shoku socialisto-komunist

      1. mjuzttruzsxyv anticensurë says:

        me mendimet e tua shkohet në drejtimin e kundërt të emrit tënd!
        moj debile!!!
        standarti nuk është gjuha shqipe,moj e trashë!!!
        është një gjuhë e njehsuar për tu kuptuar shqiptarët!!!
        askush nuk cënon dialektet!
        kur flitet për gjuhën shqipe atëherë ke të bësh me tërë fjalorin e shqipes duke filluar nga veriu në jug(rënditjen e bëra të tillë për të mos më quajtur komunist)!
        moj debile dhe debilër të tjerë që vetëm injoranca sju mungon,e keni me tepricë,për të njëjtën fjalë në dialekte të ndryshem të shqipes;jo vetëm në dy kryesorët;kemi fjalë të ndryshme!varet nga fjala,por mund të arrijnë në dhjetra!!
        sipas torollakes tuaja duhet ti mësojë shqipua të gjitha??
        JOOOO!
        i mjafton fjala në dialekt të tij dhe ajo në standart!!në dialekt të tij flet me ata që e kuptojnë,në standart flet me përdoruesit e dialekteve të tjerë!!

        1. Linda says:

          hahahaha, injoranca spaksa kufinj te keta njerez….

      2. viktor says:

        e vertet eshte moj linda qe gjuha shqipe nuk eshte ajo qe kemi mesuar ne shkolle ,por eshte me e pasur.nuk e di se c’moshe ke dhe sa arsim ke .une i perkas brezit qe sot qeverisin kete vend qe zoti e quajte shtet,sepse ne fakt e kane katandisur nje bashkim fisesh qe sa here qe behet rrotullimi i pushteteve njeri fis ve njerezit etij ne poste dhe i kundervihet fisit tjeter.pra i perkas brezit te 45 vjecareve. kur kemi qene ne shkolle 8 vjecare ndermerrej here pas here aksion per pastrimin e gjuhes shqipe nga fjalet e huaja ,kurse sot ndermeret aksion per pastrimin e Shqipes nga fjalet SHQIP. Ne fund te viteve 80 per te treguar gjoja injorancen e pushtetareve komuniste neve studenteve te asaj kohe na thoshin qe gjate vizites qe kishte bere ministria e atehereshme e arsimit (Tefta Cami) ne France kur e pyeten gazetaret qe ne cilen gjuhe preferon te japesh intervisten ajo u pergjigj “ne gjuhen e nenes ne Shqip” .neve na e thoshin kete per te na treguar qe kemi nje ministre arsimi injorante qe nuk di anglisht. kurse po te degjosh sot lajmet,deputetet ose gazetaresh qe ti kuptosh se c’duan te thone duhet te jesh dy veta njeri te dije shqip dhe tjetri anglisht megjithese dyshoj qe shumica e tyre nuk e dine anglishten vetem kane degjuar ca llafe dhe i perdorin .ne c’do bisede do te degjosh fjalet investigim.risi,kakofoni.thavme (qe per fat te keq e thone dhe thagme ).ne ne shkolle e kemi mesuar qe gjuha shqipe lexohet si shkruhet ,por po te shikosh titrat e lajmeve do te kuptosh qe gazetaret vetem shqip nuk shkruajne .psh koka kola shkruhet coca cola bajern i mynihut shkruhet bayern munchen ajde dhe lexoje shqip etj,etj.per fat te keq ne kemi dhe nje ministre te arsimit e cila duhej te qe shembullne perdorimin e gjuhes shqipe dhe ne intervistat e saj ka hequr nga fjalori gjysmat e fjaleve shqip dhe ne vend te fjaleve si psh hetim thote investigim.ose lende mesimore i thote kurrikula etj etj. per kete bastardime dhe shformim te gjuhes shqipe flet i nderuari RESHAT Arbana .ti zonje e nderuar linda te jane verbuar syte dhe si duket c’do gje te vjeter te kohes se aktorit e quan komuniste dhe duhet c’rrenjosur.nuk eshte keshtu zonje.e sotmja ngrihet mbi te shkuaren dhe e ardhmja mbi te sotmen

        1. Linda says:

          historia vazhdon …

    3. Hetuesi says:

      Respekte per R. Arbanen, ka bashkepunuar me gatishmeri te plote me organet e Sigurimit, e donte popullin dhe Partine. Urime nga Z.M.

      1. marin says:

        o ju zogj te errësires, si ti hetuesi( i qelbur) dhe Linda që harron se te gjithe kombet kane nje gjuhe zyrtare, qe keni paturpesine te hapni gojen dhe te shpifni per Reshat Arbanen, shkoni e mbrapsht te jetoni ne erresiren nga nxirrni kokat tuaja te shemtuara, dhe mos ndyni me fjalet tuaja te ulta cdo gje qe s’ju vjen per fije erresires tuaj.

      2. Antipsiku says:

        Çfarë shpirti të zi paske more “hetues”!

    4. Vladimir says:

      I MADH KE QENE DHE I MADH DO MBETESH PER JETE,o Reshat Arbana!!!
      Artist ne skene dhe ARTIST ne shpirt!!!
      Je nje SHQIPTAR I MADH DHE IDEALIST!!!
      Gjuhen shqipe e luftojne vetem ARMIQTE E SAJ,ndersa keta qe tentojne ta bejne STANDRTIN ZYRTAR SI PERSHESHIN ME KOS,ku te futen te gjithe dialektet brewnda,jane jo vetem INJORANTE,por edhe KEQ DASHES!!!

      1. te hengert lopa says:

        A po tall b… ky Ben Andoni apo e ka me tere mend.
        Si mund te shkruash nje artikull te tille , dhe te perdoresh fjalor te huaj .
        Keta jane gazetaret modern , “mendo moj by.the se shkruan dora”

    5. MERITONI says:

      LAKURIQ NE TRU

      se di a ke ni najhere se gjuha eshte organizem i gjalle,dhe si gjdo organizem i gjalle edhe gjuha pershtatet dhe ndryshon.

      une ligjeroj gegenishte,foli gegenishte,mendoj gegenishte.
      NXANSIT e mije i stimuloj me fole GEGENISHTE,sepse e kane gjuhe te NANES.standardi eshte i imponum me dhune,dhe si gjdo qka qe eshte e dhunshme perfundon si eshte ma se keqi.

      standarti ka deshtue,sepse populli nuk e ka pranue.
      psh:nese i blejme nje pale kepuce,dhe ato nuk i pershtaten kames,ne i nderrojme kepucet e jo kamen.
      pra nuk mundemi me nderrue POPULLIN,POR,DO TA NDERROJME STANDARDIN.

      ti LEMERIT,POR,UNE TE PREFEROJ TE ULUROSH,SEPSE KJO TE SHKON PER KARAKTERI DHE INTELEGJENCEN QE E KE.

      GJUHA I KA DY QELLIME:
      1]SHERBEN SI MJET PER ME KOMUNIKUE
      2]SHERBEN SI MJET PER ME U KUPTUE MES VETI

      kjo e dyta eshte shume ma e rendesishme,por,truni jot prej IMBICILI nuk e kupton kete.
      ma pare kuptohem me nje kinez se me nje imbicil,i cili ska kapacitet me te kuptue.

      KETIJ ARTISTI PLAKE I UROJ SHNET,SEPSE NE PLEQNI KA NEVOJ PER SHNETE.

  2. frank says:

    Komunizmi beri njerezit te mire dhe me kulture me respekt dhe me dhimbje,sot gjoja kapitali alla turka qe kemi eshte nje bishe qe po rrit breza gjakpiresish,njerezit si reshati apo shume te tjere e kuptojne qe genjeshtra e kapitalizmit ishte fallco dhe shqiptaret po behen perdite e me te ulet dhe pa pike te mire ne shoqerine e tyre.
    sot te na rroje portokallia dhe humori banal katnar i top channel qe asnjeri nuk din se pse na duket kaq i sinqerte nje kanal qe akoma nuk dihet ku kush dhe nga erdhen parate per te.
    sa per tiranen ate dhe shume qytete te shqiperise i prishi katnarlleku i sali qenit.pasi te vdesin brezi i komunizmit i artisteve dhe krijuesve do mbeten,malokeria dhe qynefi dhe llumi i realizmit kapitalist.hajeni dhe ju befte mire o sali qeni dhe ed zagari.

    1. Altin says:

      frank diskutimin e nise shume mire. ne shume gjera e mendoj ashtu si ti por ne fund e prishe.
      Sistemet mund te nderrohen pa problem por ajo qe me fut friken eshte ky ndryshim kaq absurd i njerezve.
      Kemi humbur gjene me te shtrenjte qe kemi patur , ate qe te jesh bujar , qe te rrespektosh te tjeret dhe te besh gjithmone mire.
      Ne komunizem kemi patur 100 apo 1000 te keqinj sot kemi me qindramijera te keqinj.
      Jemi ne te paret qe po e prishim gjithe ate gje te bukur qe na eshte dhuruar nga jeta.

  3. SHQIPETARE DHE KRENARE says:

    Respekte Z. Reshat Arbana
    Vatanit I nevoiten njerez te tille!

  4. emily says:

    Shqipen e duan te gjithe.Per ta bere te kuptueshme eshte e pafalshme te thuash te ndryshohet e folura e veriut se nuk e kuptojne ata te jugut.Te ndryshosh per t’u kuptuar te gjithe me njeri tjetrin.

    1. mjuzttruzsxyv anticensurë says:

      o emily(në shqip do të ishte me “i”në fund)
      askush moj gjë e trashë nuk po thot të ndryshohet mënyra e të folurit në veri a jug!!o gjë e trashë,askush nuk është kundër dialekteve,askush nuk i cënon dialektet!
      o gjë e trashë flitet për atë gjuhë që quhet STANDART!!
      që do të thotë e njëjtë për të gjithë shqiptarët!!
      që kur të flasë fshati me fshatin,krahina me krahinën,jugu me veriun,lindja me perëndimin dhe shqiptarët kudo janë nëpër botë:TË MERREN VESH ME NJËRI TJETRIN!!!
      debilat,të marrët si puna tënde,jo vetëm shkatëruan shqipërinë por duan të shkatërrojnë dhe atë që është në leverdinë tonë!!
      gjuhën e njehsuar!!
      paskemi qënë një popull i mbushur me injorancë të pakrahasueshme!!
      një injorancë që është tokë pjellore për antishqiptarët!!

      1. thanas says:

        Pershendetje komentues!
        Sa per standardin e gjuhes shqipe, me duhet te tregoj nje ngjarje te ndodhur ne Greqi ne mes te viteve ’90, te treguar nga personi qe e kishte jetuar dhe qe tingellon pak si barcalete. Ishte nga Lezha dhe ishte kthyer ne Shqiperi per te jetuar. Kur kishte qene ne Greqi, e kishte lidhur puna me nje tjeter shqiptar nga Korca. Kur flisnin, nuk e kuptonin fare njeri-tjetrin, derisa kishin thene: Nuk flasim me njeri tjetrin greqisht me mire? Prandaj duhet edhe gjuha standarde, pa mohuar dialektet qe duhet te perdoren ne krahina te vecanta.

  5. qytetar says:

    Te lumte goja Reshat Arbana, po te pershendes me nje poezi botuar per ju ne Amrike Nga artisti Bujar Kardashi.
    …………………………..

    Ndaç me ngrit nalt e më nalt
    At fjal t’bukur shkru në rrjeshta
    Ndaç me ni ç’urti ka fjala
    Sharmin, artin me i shiju
    Veni në ngoj t’ati artisti
    Thu bibili asht tuj knu
    Thu se rreshta po thyn fjala
    Thu se n’lule fushat mush
    Ke me ni edhe piskamën
    Si oshtin fjala në bjeshk
    Thu se në male paska det
    Ke me ni si bahen mjalt
    Tuj marr shije gur e balt
    Si Erzeni i rrjedh fjala
    Tuj mbush zemrat plot me drit
    E tu shtoft ky shpirt e frym
    N’krah të past zoti për jet
    Shat Arbana prej Tirone
    Ner ka vargu që po qet

  6. kujtim says:

    Z Arbana respek per ju nga ana prefesiionit,Dua te qartesoj diçka ne lidhje me komenti tuaj.Besimi yt fetare a nuk esht ne kundershtim me gjuhen e At Gjergj Fishtes.Fjalet fetare qe perdoren ne gjuhe te huaja sjellin degradim te gjuhes Shqipe.Ne raste se behet fjale per nje kthim te origjines sone te dikurshme ,do te ishte me mire te ipnit shembullin e te pa perkatsise fetare.

  7. Mihallaq Furxhi says:

    Me Shume respekt per zotin Reshat Arbana Shqiperia I ka te ralle njerez si ky qe mundohen te mbrojne gjuhen dhe identitetin kombetar,
    nga zemra I uroj jete shume te gjate dhe kurdohere kontribues ne problemet e artit dhe ruajtjes se gjuhes Shqipe.

    Mihallaq Furxhi
    Oakland Community College
    Michigan USA

    1. mjuzttruzsxyv anticensurë says:

      llaqo
      pse se ke plotsu adresën me të gjith të dhënat!
      rrugë,nr.shpie,nr.telefonit, e kështume rradhë!!
      do ishe më i besueshëm se kaq!!

  8. eni says:

    Z.Arbana ju jeni nje njeri me shume vlera me nje kulture shume te rralle nuk dalin me njerez si ju zoti u dhente shendete

  9. Pipi says:

    Shikoni fjaline e fundit te mjeshtrit te madh te kinematografise dhe te teatrit tone, Reshat Arbana: “Dua ta mbyll jeten me nder e faqe te bardhe dhe te thuhet se la dicka pas ky njeri…”. Jane fjale lapidar ku permblidhet e gjithe filozofia e jetes qe duhet te beje nje njeri normal qe e do vendin dhe njerezit qe jetojne ne kete vend. Artisti Reshat Arbana te jete i qete se ai i eshte permbajtur pike per pike ketij synimi te thjeshte, por njerezor ne themel, sepse ate e do i gjithe populli yne. I uroj atij jete te gjate dhe sa me aktive dhe ta shohim sa me shpejt ne role te reja.

  10. katarakti says:

    Reshat Arbana – artist i madh, njeri i madh. Sa keq qe keta njerez nuk degjohen me . Por nuk duhet te merzitemi. Se tani kemi Ciljeten, Tunen e kompani me “zog” e pa zog.Ishim me mire kur ishim me keq.

  11. Shqipja says:

    Respekte i madhi R.Arbana! Fjaline e fundit te intervistes e ke plotesuar me kohe. Nga zemra te uroje shendet e jetegjatesi. Kur kujtojme rolet qe keni luajtur,ti dhe miqte e tu ne filmat e shumte,si dhe ne ato qe permendet,sinqerisht mallengjehemi nga nostalgjia.

  12. Billy says:

    Reshat Arbana, nuk eshte thjeshte Reshat Arbana. Ai eshte vete Shqiperia. Ne personalitetin e roleve te luajtura prej tij, ne shekuj do te mbetet dhe do te studjohet karakteri i shqiptareve.
    I paarritshem ! Jete te gjate dhe me ndonje rol tjeter ne skene e ne film. Vecse kam frike se nuk ka partner qe t’i afrohet ne intepretim.

  13. Linda says:

    Z. Arbana duhet ti lexoje dhe komentet ne kete shrim qe te dije sado pak opinionet rreth shkrimit te tij. Ti Z. Arbana ishe komod deri sot ne pozicionin e nje aktori te madh (e vertete kjo) dhe nuk ka pse merresh me “gjuhen”. I nderuar Z. Artist jam shume dakort qe Shqipja duhet ruajtur me shume fanatizem, por edhe duhet permiresuar duke shtuar te pakten bazen standarde dialektore dhe duke shtuar terminologjite qe sot mbizoterojne boten dhe jane rruga e pashmangshme drejt globalizmit. Psh. une verioret nuk i kuptoja fare ne fillim, sot i kuptoj shume mire sepse “Shqipja” e tyre ka nje baze te forte dhe origjine shume te vjeter dhe ka nje menyre te shprehuri shume te qarte (nese e kupton si gjuhe). Nderkohe qe ata mesojne ne shkolle “Shqipen” e imponuar nga komunizmi dhe nuk e flasin fare ate ne jeten e perditshme. Si e kuptoni ju kete? Pse ndodh kjo? Eshte ceshtje e gjakut, e identitetit te tyre, qe percohet brez pas brezi. Ndaj dialektet e tyre duhet te jene pjese e Shqipes, sado e veshtire te duket dhe le te jete nje nga pikat e shkeputjes me komunizmin…

    1. mjuzttruzsxyv anticensurë says:

      “Si e kuptoni ju kete?”
      linda
      nuk e di si e kupton reshat arbana,por unë e kuptoj kështu:
      ti dhe ata si ty janë copa IDIOTËSH RREAKTIV!!!
      yyyyyyyyyysh debilër të lindur keqbërës!!
      a mendon ato që shkruan,apo ske kohë??

      1. Linda says:

        Nuk mund te te pergjigjem me gjuhen tende sepse ti duhet te kesh marr 5 ne Gjuhe Shqipe, ndryshe nuk kishe pse ofendoje. Ndaj mos u perziej fare me mire ne biseda intelektualesh….

        1. mjuzttruzsxyv anticensurë says:

          intelektualësh??????
          tiiiiiii???
          me të vërtetë gallatë!!!

          1. Linda says:

            Ta thashe njehere mendimin tim, bazuar ne ato cfare shkruan…Ti vazhdo po deshe por gjurme me te forta te injorances tende do gjesh….

  14. beso says:

    Pleqeria te ben fisnik,kultura ploteson gjithecfare mbetet,respect per Reshat Arbanen

  15. Veli Stafa says:

    Z.Reshat Arbana e njoh qysh kur isha i vogel sepse kam banuar afer Tij.Nje burre shume serioz,artist i madh i kinemase shqiptare,nje qytetar model.Nga bashkemoshatare te tij kam degjuar se eshte nje njeri me personalitet dhe i ndershem dhe me vjen cudi per disa fjale te ulta qe po lexoj ketu.
    Florini mbetet flori sado te thuash se eshte kallaj-thone arabet.Mua me vjen mire qe teper vone kur u bera burre arrita me ne fund te shkembej salutime me kete artist patriot qe ka shkelqyer ne rolet e tij.I uroj jete te gjate e te lumtur !

    1. Linda says:

      Z. Reshat nuk prezantoi veten por foli per Shqipen. Ndaj flisni dhe ju per temen, jo per Z. Reshat…

      1. mjuzttruzsxyv anticensurë says:

        intelektuale
        titulli përfshin një fragment të asaj që ka folur reshat arbana!!
        ndoshta shkollë ke bërë por intelektuale/e zgjuar,?????,lë shumë për të dëshëruar!!
        injorante shpirtligë,je!!
        mund ta vërë njeriu dorën në zjarr pa frikë!!

  16. Pirrua i Epirit Hellas says:

    Po pse mor Zoti Reshat perpiqesh ta ngrishe veten larte me idiotizmat duke mos e kuptuar se noton ne ujerat armiqesore te kombit Ilyro-Epirot Hellas.
    Nuk mund te arrij te kuptoj injorancen e ketyre te ashtuquajtur Shqipetare.
    Ta bej pak me te lehte ekuacionin qe ta kuptoni?
    Vjen p.sh Kina pushton Ballkanin qe per 1000 vjet qe kur ra Roma tek Var-varet ne 476A.D ishte Bizant dhe ne te ashtuquajtur Shqiptar pas renies se saj ,me nje gjuhe te shkruar dhe te folur Greke pushton ballkanin,vret,perdhunon,te ndron identitetin Greke se nuk kishte asnje shtet ne Perandori.
    :Shtet do te thote,qe te kesh gjuhe te shkruar se ndryshe quhesh popullsi Tribale.
    Vazhdojme te Kina d.m.th Turqia une tani dhe 75% behemi Kinez ndrojme emrat nga Vasil ne Mao,Kung,Fung,Tung ndroj besimin tek Buda dhe e quaj veten Shqipetar!
    Ka te drejte ky zoti Reshat per Islamin e pelqen,se dhe mua me pelqen Budizmi dhe emrat Kineze ku eshte e keqja?
    Kurse te tjeret 25%qe nuk behen Kineze d.m.th nuk ndrojne emrat,besimin,dhe identitetin shqipetar dhe pranojne me mire te mbeten ashtu sic jane,pamvaresisht qe ndeshkohen nuk marrin pjese ne institucionet po nuk jane Kineze,paguajne taksa,nuk lejohen te mbajne arme keta jane armiq te Shqiperise dhe syrgjinosen ne vendin e quajtur Itali se atje ka popullsi Orthodokse qe quhej nga Italianet Magna Grecia d.m.th Greqia e Madhe.

    1. mjuzttruzsxyv anticensurë says:

      o pirro a ka mundësi ta shkruash dhe njëherë pasi të të ketë dalë rakia??

    2. serbi says:

      Ti je kaq konfuz kur shkruan shqip sa dhe nje shqiptar qe ka mbaruar gjuhe e letersi shqipe, si puna ime, e ka te veshtire te te kuptoj c’fare thua.
      Ne qofte se te kam kuptuar dot ti mendon qe shqiptaret jane greke dhe emri Vasil eshte emer shqiptar.
      Une nuk dua te ve ne diskutim erudicionin tend, por degjo edhe nga mua dy fjale.
      Emri Vasil eshte nje emer qe as greket e lashte nuk e perdornin. Emri Vasil nuk eshte emer origjinal grek por eshte marre nga feniket semite nga te cilet greket kane marre edhe alfabetin “grek” dhe emrat e germave te alfabetit grek. Kur greku thote alfa ai nuk e di se kjo fjale ka kuptim ne gjuhen fenikase se alep ka qene fjale fenikase per demin sepse germa alfa ka formen e kokes se demit me dy brire.
      Persa i perket ilireve ka nje fjalor te tere me emra personale ilire te mbledhura nga linguisti gjerman Hans Krahe. Dhe ata te gjithe jane emra qe nuk perdoreshin ne Greqi por vetem ne Iliri dhe Epir.
      Persa i perket Bizantit, ti duhet te dish se bizanti eshte themeluar jo nga greket por nga perandori ilir Konstantini i Madh ne shekullin e IV te eres se re, i cili edhe njohu zyrtarisht dhe perhapi edhe nder greket fene e krishtere dhe perandori me i madh i Bizantit Justiniani, ndertuesi i Kishes se ShenSofise ka qene ilir
      Por iliret dhe epirotet kane ekzistuar si grupe etnike te ndryshme nga greket dhe te gjithe autoret e lashte greke e romake pa perjashtim na thone se ata ishin popull i vecante e barbar, qe flisnin nje gjuhe qe greket nuk e kuptonin.
      Ajo qe na ben neve shqiptare eshte origjina jone e perbashket iliro-epirote dhe jo feja e krishtere ose islame. Iliret kane pasur nje fe te tyre 2000 vjet para ardhjes se krishterimit dhe greket e lashte (Hesiku) na thone se epirotet dhe iliret kishin zotin e tyre te madh qe nuk quhej Zeus por DEI PATIROS.
      Edhe nje here po ta perseris se te gjithe popujt i kane ndruar fete e tyre Edhe shqiptaret e lane fene e tyre te lashte ilire, si edhe greket, por mbeten shqiptare ne gjak. Ti mund ta ndrosh sa here te duash fene por gjakun e prejardhjen tende nuk e ndron dot.

    3. viktor says:

      ore pirr .a e ke pyetur veten se pirrua i epirrit c’fare qe grek apo Ilir. ti me gjithe respektin qe kam per mendimet e tua me duket se qe kur ke kaluar kufirin per te fshehur dobesine tende dhe per te mbijetuar ne token qe punon dhe jeton behesh me grek se greket. ti ngaterron alfabetin ose me sakte germat me gjuhen i dashur .kur u krijua alfabeti SHQIP sa per kujtese po te them se ne kongresin e Manastiri eshte bere debat se me cilat shkronja do te shkruhej shqipja .te shkruhej me germa greke opo latine .per momentin nuk me kujtohet emri i delegatit i cili u ngrit dhe tha qe te vendosim dhe ca shkrnja greqisht sepse greket do te na vjedhin historine ,por kongresi vendosi qe germat te ishin latinisht. dhe si pasoje e ketyre germave behet gjithe ky abuzim sot ne lidhje me greqishten dhe shqipen .se nqs atehere do te qe vendosur qe germa e te shkruhej ε ose r te shkruhe ρ etj. etj ndoshta sot ti nuk do te na flisje per magna grecian.

  17. Prendushi says:

    Jete te gjate e si burrat O i nderuem Reshat. Eshte kenaqesi te te shohesh e te te degjosh o zotni burre e artist i madh e i vertete.

  18. agostin says:

    Padyshim nje gjigand i artit shqiptare! Sa per besimin e tije them:Sikur te gjithe myslimanet do ishin si ky zoteri ne besimin e tyre, qe neser do isha bere mysliman,por fatkeqsisht pak ka si ai ne ate lloje feje.

    1. serbi says:

      Pak ka?

      Ti s’te pelqeka shumica dermuese e shqiptareve? Po kush mor

      gjakprishur te pelqen ty?

      Me ato qe ti shkruan zakonisht ketu ti je asgje me teper se nje

      urryes i bashkekombesve te tu. Njerez te tille qe urrejne popullin e

      tyre ka kudo por vetem gjermanet kane stisur nje fjale per njerez te

      sojit tend “Selbsthasser” (urryes i vetes).

      S’ke c’i ben edhe Shqipria ka pasur te tille ne te gjitha kohet, por

      ne kundershtim me eeshirat e njerezve te sojit tend te ulet Shqiperia

      u be e do te rroje, kurse ti dhe soji tend do vazhdosh te vjellesh

      vrer percares antishqiptar vetem me pseudonime.

  19. ben says:

    Veli Stafa .Edhe un jam djal tirone por le te hapen dosjet e vitev 77 deri 83 pastaj salutoje dit e not po deshe .

    1. Linda says:

      Epo nuk e dinin disa kete fakt. Mire bere qe e nxore…

      1. mjuzttruzsxyv anticensurë says:

        linda
        e pe ti kur e nxorri ky lali,për ben e kam fjalën!!
        je e sigurtë që po thotë të vërtetën apo thjesht se të leverdis??
        thjesht se i vjen pas hises së injorancës tënde??

        1. Linda says:

          bla bla bla, akoma ti? Cdo qe komenton aty ku nuk ke komentuar?

  20. joel shkodra says:

    Aktor i madh. Duke qene tiranas e ka te lehte te recitoje edhe Fishten, edhe Naimin, pra edhe dialektin verior edhe ate jugorin (baza e shqipes letrare). Vetem se thote se ka luajtur ne 300 filma!!! Me duket pak e ekzagjeruar. Ndoshta eshte gabim shtypi, ndoshta 30.

  21. Nikolini says:

    Jete te gjate Reshat Arbanes.

    Nuk ka cfar te shtoj per Reshat Arbanen. Aktor i madh, tamam usta i skenes, njeri i mire, fjaleembel, i thjeshte dhe i fuqishem si njeri, njeri qe nuk i a ka puthur doren askujt, ne asnje kohe dhe ka jatue e po jeton ndershmerisht me djersen e vet.
    Reputacionin e Arbanes do e kishte zili kushdo sot ne boten Shqiptare.
    Reshat Arbana, tanime, me vlerat qe ka krijuar, eshte bere teper i dashur per te gjithe shqiptaret, kudo ku ndodhen dhe ai ka sigurue perjetesine.

    Turp per nja 2 funderrina qe tentuan te zbehin figuren e RESHAT ARBANES.

  22. njeriu i mire says:

    njerezit e vertete jane shqiptare te veretete.
    fundrinat sot shiten si skrapi,antishqiptare e servila qe dine qe balten qe e kane trupin e tyre ,duan tja hedhin njerezve te veretete qe mundohen e jetojne me hallet e kombit.
    sa embel,behem i forte kur ndegjoj interpretimin e te madhit,shqiptarit te vertete, aktorit RESHAT ARBANA….
    MASKARENJTE,hani derra,pini derra.
    hsni para e pini uiski te agjenturave UDB e,ASFALI GREKE
    per
    te shkateruar rivieren pyjet e parqet hekurudhat
    te shkateruar kulturen,muziken artin
    te vjedhur ju o langonje
    te shkateruar ekonomine o babezi jo qytetare
    te basarduar edhe te shenjten gjuhen shqipe,
    Ja pse nuk ju pelqen RESHAT ARBANI
    JU dridheni nga interpretimi o maskarenj………………….

  23. njeriu i mire says:

    njerezit e vertete jane shqiptare te veretete.
    fundrinat sot shiten si skrapi,antishqiptare e servila qe dine qe balten qe e kane trupin e tyre ,duan tja hedhin njerezve te veretete qe mundohen e jetojne me hallet e kombit.
    sa embel,behem i forte kur ndegjoj interpretimin e te madhit,shqiptarit te vertete, aktorit RESHAT ARBANA….
    MASKARENJTE,hani derra,pini derra.
    hani para e pini uiski te agjenturave UDB e,ASFALI GREKE
    per
    te shkateruar rivieren pyjet e parqet hekurudhat
    te shkateruar kulturen,muziken artin
    te vjedhur ju o langonje
    te shkateruar ekonomine o babezi jo qytetare
    te basarduar edhe te shenjten gjuhen shqipe,
    Ja pse nuk ju pelqen RESHAT ARBANI
    JU dridheni nga interpretimi o maskarenj………………….

  24. mersin kurti says:

    Kam mbaruar studimet per gjuhe shqipe dhe letersi ne vitin 1998, pasi ne kohen e diktatures nuk me lejuan. Sa i perket gjuhes mjeshtri i madh i fjales artistike ka te drejte. Nuk eshte se po zhbehet sdandardi, por po zhbehen ne teresi gjuha shqipe me te gjithe dialektet, nendialektet, te folmet e zonave.Askush dhe asnjehere, qofte profesoret apo specialistet e fushes nuk kane mohuar apo refuzuar vlerat e dialekteve, qofte te atij gege(per te cilin debatohet me shume), qofte te atij tosk, qofte te nendialekteve. Ato jane pasuri dhe vlera te vecanta te shqipes dhe gjithnje kane sherbyer dhe do te sherbejne per pasurimin e sdandardit.

  25. Arbereshi says:

    Jam shum dakort me ty Linda;

    Duhet ta pranojm qe gjuha e sotme letrare ka mar shum nga Toskerishtja,per arsye qe tashme dihen.Do te ishte me e sakt(gjuha)qe ne te, te mernin pjes te gjitha trojet ku flitet shqip. Por si mund ta kuptonte kete nje gjirokastrit (homoseksual)qe nuk shikonte jo me larg se hunda e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje