A është Europa e denjë për Ukrainën?

10 Prill 2014, 21:30Editorial TEMA
A është Europa e denjë për Ukrainën?

 

Teksa po afrohen zgjedhjet e majit për Parlamentin Europian, nuk duhet të largojmë nga mendja ngjaret e fundit në Ukrainë. Protestat që rrëzuan Presidentin, Viktor Janukovic dhe bandën e tij në fund të shkurtit u nxitën prej vendimit të qeverisë, që në krye të prioriteteve të kishte marrëdhëniet e mira me Rusinë, në vend të integrimit të mundshëm në Bashkimin Europian. Shumë majtistë reaguan ndaj lajmit të protestave masive, duke marrë në mbrojtje “ukrainasit e gjorë”: Si u gënjen mendja, që vazhdojnë idealizojnë Europën, e nuk shohin që Europa është në rënie! Ata nuk e kuptojnë që, nëse hyjnë në Bashkimin Europian thjeshtë do ta bëjnë Ukrainën një koloni ekonomike të Europës Perëndimore, pak a shumë si Greqia sot.

Megjithatë, ajo që injorojnë këta majtistë, është se ukrainasit nuk janë aspak të verbër për realitetin e Bashkimit Europian. Ata janë tërësisht të vetëdijshëm për problemet dhe pabarazitë brenda tij. Mesazhi i tyre i thjeshtë ishte që, situata e Ukrainës ishte shumë më e keqe. Problemet e Europës – paqëndrueshmëria ekonomike, papunësia e pandalshme – janë gjithësesi probleme të njerëzve të pasur. Mos harroni që, pavarësisht gjendjes tejet të vështirë të Greqisë, refugjatët nga Afrika vazhdojnë të vijnë masivisht drejt kontinentit të vjetër, duke nxitur zemërimin e patriotëve të djathtë.

Një pyetje shumë më e rëndësishme është: Cfarë përfaqëson “Europa” të cilës i referohen protestuesit ukrainas? Europa nuk mund të reduktohet në një vizion të vetëm: Ajo ka një shtrirje të gjerë, që nga elementët nacionalistë – e madje edhe fashistë – e deri tek ideja që Etienne Balibar e quan egaliberte, liri-në-barazi, që është kontributi i vetëm i Europës në imagjinatën globale, ndonëse sot është një kontribut gjithnjë e më i tradhëtuar prej institucioneve europianë. Mes këtyre dy poleve, vetëm naivët e investojnë besimin e tyre në kapitalizmin liberal-demokratik. Kështu që, ajo çfarë Europa duhet të shohë tek protestat ukrainase, është më e mira dhe më e keqja e saj.

Nacionalizmi i djathtë ukrainas është pjesë e një populizmi të rilindur kundër imigrantëve dhe pro fesë, që e paraqet veten si mburoja e Europës. Rreziku i kësaj të djathte të re u kuptua qartë një shekull më parë nga G.K. Chesterton i cili, tek “Ortodoksia”, përshkroi bllokimin e kritikëve të fesë: “Njerëzit që nisin të luftojnë Kishën për hir të lirisë dhe njerëzimit, përfundojnë duke flakur tutje lirinë dhe njerëzimin, vetëm e vetëm që të mund të luftojnë Kishën”. A nuk qëndron kjo edhe për vetë mbrojtësit e fesë? Sa mbrojtës fanatikë të saj e kanë nisur duke sulmuar ashpër kulturën bashkëkohore laike, dhe kanë përfunduar duke hequr dorë nga çdo lloj eksperience fetare kuptimplotë? A nuk është kjo e vërtetë edhe për valën e fundit të mbrojtësve të Europës nga rreziku i imigrantëve? Në zellin e tyre për të mbrojtur trashëgiminë kristiane të Europës, ata janë gati të flakin tutje zemrën e vërtetë të kësaj trashëgimie.

Atëherë çfarë duhet të bëjmë në një situatë të tillë? Liberalët na thonë që, kur vlerat demokratike bazë janë të rrezikuara prej fondamentalistëve etnikë apo fetarë, duhet të bashkohemi të gjithë përreth axhendës liberal-demokrate të tolerancës kulturore, të shpëtojmë ç’mund të shpëtohet dhe të lëmë mënjanë ëndrrat për një transformim social më radikal. Po çfarë të themi për ëndrrën europiane kapitaliste, liberal-demokratike, që protestuesit ukrainas e mbrojtën me aq forcë? Nuk mund të dimë me siguri se çfarë e pret Ukrainën brenda Bashkimit Europian, por masat e kursimit me siguri do të jenë pjesë e paketës.

E dimë të gjithë atë barcaletën e famshme të dekadës së fundit të Bashkimit Sovjetik, për Rabinoviçin, një çifut që dëshiron të emigrojë. Burokrati në zyrën e emigracionit e pyet përse, dhe Rabinoviçi përgjigjet: “Kam dy arsye. E para është se kam frikë që, në Bashkimin Sovjetik komunistët do të humbasin pushtetin, dhe pushteti i ri do të na fajësojë ne çifutëve, për të gjithë krimet e komunistëve, e kështu do të ketë përsëri programe kundër hebrenjve…”. “Por”, e ndërpret burokrati, “kjo është marrëzi, asgjë nuk mund të ndryshojë në Bashkimin Sovjetik, pushteti i komunistëve do të zgjasë përgjithmonë!” “Epo”, përgjigjet Rabinoviçi me qetësi, “kjo është arsyeja e dytë”.

Mund të imagjinojmë lehtësisht një bisedë të ngjashme mes një kritiku ukrainas dhe një administratori financiar të Bashkimit Europian. Ukrainasi ankohet: “Ka dy arsye përse na ka mbërthyer paniku këtu në Ukrainë. Së pari, kemi frikë se BE thjeshtë do të na braktisë përpara presionit të rusëve dhe do e lërë ekonominë tonë të bjerë në kolaps…”. Administratori i BE e ndërpret: “Por ju mund të na besoni, ne nuk do ju braktisim, do ju kontrollojmë rreptësisht dhe do ju këshillojmë çfarë të bëni!” “Epo”, përgjigjet ukrainasi me qetësi, “kjo është arsyeja jonë e dytë”.

Kështu që, po, protestuesit në sheshin e pavarësisë në Kiev ishin heronj, por lufta e vërtetë fillon tani: lufta për atë se si do të jetë Ukraina e re. Dhe kjo luftë do të jetë më e ashpër se sa ajo kundër ndërhyrjes së Putinit. Pyetja nuk është nëse Ukraina është e denjë për Europën. Pyetja është nëse Europa e sotme është e denjë për aspiratat më të thella të ukrainasve.

Nëse Ukraina përfundon si një përzierje fondamentalizmi etnik dhe kapitalizmi liberal, me oligarkët që tërheqin fijet, do të jetë po aq europiane sa është Rusia (apo Hungaria) sot. Komentatorët politikë deklaruan se BE nuk e mbështeti Ukrainën aq sa duhet në konfliktin e saj me Rusinë, dhe se reagimi i Bashkimit Europian ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia ishte si me gjysmë zemre. Por, një tjetër mbështetje mungoi në një masë më të madhe: Ukrainës nuk iu ofrua asnjëherë një strategji e zbatueshme, se si të dilte nga bllokimi socio-ekonomik. Për të bërë këtë, Europa duhet që pikësëpari të transformojë vetveten, si dhe të rinovojë angazhimin ndaj thelbit emancipues të trashëgimisë së saj.

Në shënimet e tij “Drejt një përcaktimi të kulturës”, konservatori i madh T.S.Eliot shkruante se ka momente kur zgjedhja e vetme është mes sektarizmit dhe mos-besimit, kur e vetmja mënyrë për të mbajtur gjallë një besim fetar është të kryesh një ndarje sektariane prej trupit kryesor. Ky është shansi ynë sot: Vetëm përmes një “shkëputjeje sektariane” nga trupi që po dekompozohet i Europës së vjetër, mund të mbajmë gjallë trashëgiminë europiane të egaliberte-së. Një shkëputje e tillë duhet të bëjë problematike vetë ato premisa që ne kemi prirjen t’i pranojmë si fatin tonë, si prova të panegociueshme të problemit tonë: fenomeni që zakonisht e quajnë Rendi i Ri Botëror dhe nevoja që, përmes “modernizimit”, ne të akomodohemi brenda tij. Thënë troç, nëse Rendi i Ri Botëror që po krijohet është fati i panegociueshëm për të gjithë ne, atëherë Europa është e humbur. Kështu që, zgjidhja e vetme për Europën është që të ndërmarrë riskun dhe të prishë këtë “mallkim” të fatit tonë. Vetëm në një Europë të tillë, të re, mund të gjejë Ukraina vendin e saj. Nuk janë ukrainasit që duhet të mësojnë nga Europa, por është vetë Europa që duhet të mësojë si të bëjë të vetën atë ëndërr që motivoi protestuesit e Maidanit. (inthesetimes.com)

* Slavoj Žižek, filozof dhe psikanalist slloven, studiues në Institutin e Studimeve të Përparuar të Shkencave Humane në Essen, Gjermani. Autor i shumë librave, përfshirë “Të jetosh në fundin e kohërave”, “Fillimisht tragjedi, pastaj farsë”, “Absolutja e brishtë” dhe “A mos tha dikush totalitarizëm”? Jeton në Londër./Pergatiti E.Gjini-bota.al/

23 komente në “A është Europa e denjë për Ukrainën?”

  1. plaku says:

    Une desha te them :
    – Autori i shkrimit harron te thote, se nje nga arritjet me te medha dhe qellimi pse BE u krijua eshte, qe ne Europe te mos kete me luftra boterore.
    – Banka Qendrore Europjane deklaroi sot se papunesia po bie dhe se BE po e merr vehten ekonomikisht.
    – Greqia sot shiti, pas mbi kater vitesh, ne tregun e kâpitalit boteror mbi 3miljarde Euro bono thesari greke me norme interesi 4,95% dhe maturitet 5 vjet.
    – Shkruesi harron, se korrupsionin ukrainas nuk ja solli Europa por vete qeveria dhe populli ukrainas.Cdo popull meriton qeverine qe ka.
    – Pastaj, ne fakt eshte Ukraina qe do te futet ne BE dhe jo e kunderta. BE ka probleme gjeopolitike per shkak te Rusise qe ta fusi Ukrainen ne Be dhe sidomos ne NATO.

    1. - homeri- says:

      —me ne fund e gjithe europa , , ose me mire nje pjese e saj u shkeput nga sistemi politik ideologjik i bazuar mbi ekonomin e centralizuar shtetrore dhe te gjithe shtetet e saj, bazohen tek ekonomia e lire , perfshi ketu edhe rusin. –por rusia e vjeter nuk eshte ajo qe la Jelcini , eshte ajo e PJETRIT TE MADH , europa ka nevoje per rusin , po ashtu edhe rusia per europen , po ta shikosh historikisht , rusia eshte gjendur gjithmon perkrah pjeses tjeter te europes kur ajo ka patur nevoje — une mendoj se europa duhet ta deshiroje rusin ne kufijt e vjeter , ajo ne nje te ardhme eshte si nje mbrojtese e europes , e ne baze te kesaj filozofije duhet te krijohen edhe politikat europiane dhe ato ruse
      —–perandorite ne te kaluaren kane egsistuar gjate dhe sote nuk flitet per perandori por per zona influencash , dhe sote europa ka mbeshtetje ameriken , por influenca strategjike e saj ka nje limit , prandaj rusia mbetet si alternative

      1. GM says:

        i nderuar ARTAN SKYPION HOXHA

        Ky editorial do ishte me mire te kishte nje titull:

        A ESHTE E DENJE EUROPA & AMERIKA PER SHQIPERINE

        OSE ME SAKTE TE PYESIM KUSH JA SHKERDHEU NONEN SHQIPERISE ??

        Kam vene re se ju beni KOMENTE ne ate menyre qe te terhiqni sa me shume komentues dhe perdorni “zotesine” tuaj si karrem per te terhequr vemendjen.Por le te kalojme ne Teme:

        I perkas asaj shtrese shoqerore qe kam qene “inert” me ate sistem. Biles kam pare pas 1992 cfare kishin shkruar Qemal Lamet,Sali Berishet,Artan Hoxhet ne dosjen sekrete time:

        NUK SIMPATIZON SISTEMIN POR NUK ESHTE I RREZIKSHEM.

        Besoj se kjo shtrese shoqerore nuk e ka care b…ythen as per enverin dje dhe as per NANOSALAMETARAMA sot .

        Por ca gjera duhet ti themi sakte SOT kur ajo shoqeri eshte shperfytyruar si as nje komb ne historine njerzore.Atehere kishte diktature qe e pranonte vete DIKTATORI I DASHUR DHE I PAHARRUAR por kisht shtet
        mbrojteje
        arsim
        kulture
        shkence
        mjeksi
        nafte
        krom
        baker
        pyje
        dipllomaci
        plantacjone
        sera
        transport
        hidrocentrale
        bonifikim
        ……..

        po sot????????????????????
        tritol
        ndertim pa leje
        prostitucjon
        hashash
        gomone
        parlamet bordello
        ambsadore porno
        anti urbanistika
        rruget thertore
        enegji e papaguar
        bakri 0
        kromi 0
        vrasje politikanesh
        vrasje oficeresh shiku
        gerdece
        21 janare
        zhdukja e hakljave
        borxhet strasfere
        krimi ne familje
        ……….

        ….e nderpresim se duhet nja 100 faqe

        shoku/zoti E HOXHA

        sot shqiperia eshte

        1-shprehje gjeografike qe ruhet nga Nato
        2-merr fryme nga 1.4 miljon shqiptaret e perendimit
        3-eshte regjim ambasdorial qe nga koha e rajersonit
        4- eshte e pushtuar de fakto nga ushtria e drog-diller-ave
        5-ka nje popull sot qe i ka perfunduar shpelarja e trurit
        6-ka nje klase politike qe e ka lene pa pune Asfaline dhe ish UDB

        Nuk do deshiroje njeri te lavderoje ate sistemin para 90′ qe ishte me detyrim percaktim POR TE PAKTEN BANORET E FERMES KAFSHEVE QE JETOJNE SOT NE SHQIPERI TE MOS SHAJNE DJALIN E GJYLOS PA NDERTUAR SHTETIN E SHQIPTAREVE.

        THJESHT KENI KALUAR NGA NJE DIKATATURE NE NJE MONSTRATURE E DROGES DHE E PROSTITUCJONIT POLITIK DHE MAFIES NDERKOMBETARE TE PLEHRAVE DHE KOLLAREVE TE BARDHA TIP “LULI I ARTE”

        1. Bakja says:

          Me ne fund nje shqiptar qe iu mbajt fakteve. Saktë.

    2. Kokri says:

      Plako…BE kishte si qellim ne themelimin e tij bashkimin ekonomik dhe jo parandalimin e luftrave. Traktati i Maastricht-it ishte teresisht mbi bashimin e tregjeve, levizjen e lire dhe bashkepunimin ekonomik. Ishte nje thellim i mareveshjes se Schengen-it. Pra hodhi bazat e BE dhe rregullave ekonomike mbi te cilat do te funksiononte ky bashkim. Ishte krijimi i nje “korporate” europiane te frymezuar nga “korporata” amerikane. Qellimi sic po del tani ishte monopolizimi i tregut europian, nje hap drejt globalizimit dhe kryesorja ligjerimi i pasurimit te te pasurve. Kjo eshte Europa dhe asgje me tjeter. Kriza Ukrainase tregoi se Europa pervec fuqise ekonomike nuk ka asnje fuqi tjeter ne skenen boterore. Nuk eshte as fuqi ne diplomaci (Rusia as ia “pordhi” fjalen dhe as u trondit nha “kercenimet” europiane) dhe as fuqi ushtarake (shtetet europiane kane agenden e tyre dhe as kane patur ndonjehere qellim te perdorin ushtrite e tyre sipas agendes se perbashket ekonomike). Sot skena boiterore dominohet plotesisht nga dy fuqite “tradicionale” USA dhe Rusia (BS). Te tjeter jane garnitura per zbukurim te peisazhit.

  2. Piqeras says:

    Me sakte nuk behet.

    1. Skypion says:

      Ajo qe eshte interesante per ne shqiptaret,ne lidhje me ngjarjet ne Ukraine,ka te beje me reagimin e politikaneve,analisteve,intelektualeve shqiptare.
      Te bombarduar nga nje propagande e rrejshme kete cerekshekulli,sikur shqiptaret na qenkeshin ne mase derrmuese pro-amerikane,eshte lene ne hije fakti se nje pjese e konsiderueshme e tyre jane pro-ruse ,pro-sllave.Kjo eshte ndihmuar edhe nga banalizimi i cilesimeve filoruse,filoserbe,sllavofile.Eshte identike me banalizimin qe ka ndodhur edhe me cilesimin filogreke;aq shume eshte banalizuar ky cilesim,sa filogreket mund te dalin edhe hapur fare,dhe askush te mos i tregoje me gisht.
      Ne fakt shoqeria shqiptare eshte e krimbur ne filogreke dhe filosllave.Politika eshte e mbushur plot me te tille;diplomacia eshte e mbushur me te tille;media,publicistika po ashtu.Keta i gjen gjithandej,por,pjesa derrmuese e tyre jane ne te majten shqiptare,si ate politike ashtu edhe ate intelektuale.
      Qendrimi ndaj krizes ne Ukraine e deshmon kete.Qeveria socialiste reagoi shume dobet,edhe pse u permend dhe vazhdon te permendet si shembull krahasimi me Krimene,Kosova.Reagimi i qeverise socialiste ishte pothuaj identik si ai i aletaeve tradicionale te Rusise.Reagimi ndaj ketij qendrimi te vaket,beri qe te reagoje “me me force”,porqe ishte prape nje hic.Edi Rama,Kryeministri shqiptar,heshti per nje kohe te gjate,derisa i detyruar nga presioni publik,e mohoi krahasimin e Kosoves me Krimene.Nderkohe,te trimeruar nga ky qendrim anemik i qeverise shqiptare,politikane te majte,diplomate e ish-diplomate te majte,analiste e publiciste te majte,edhe pa u kerkuar kush mendim,u treguan shume te zellshem ne shkrime,intervista e debate televizive,ku nuk ishte e veshtire te vihej re njefare debulese per Rusine,per ruset e Krimese dhe te Ukraines,qe na qenkeshin nen rrezikun permanent te fashisteve Ukrainas!Kjo “debulese”,ne fakt,eshte eufemizem per rusofiline e ketyre saragjave.Argumentet qe perdornin keta horra,ishin pothuaj identike me ato qe perdornin e perdorin mediat ruse;edhe termat po ato;flitej per te drejtat e ruseve ne Ukraine;per fashizmin Ukrainas;per nderhyrjet e tepruara dhe te pamatura;per “finlandizimin” e Ukraines(qe ,ne fakt,nenkupton te drejten e Rusise per te vendosur mbi zgjedhjet politike te Ukraines).
      Te gjithe mediat e majta,qe nga filimi i konfliktit e deri me sot,si kurre me pare,po tregohen “te paanshme” ne politikat e tyre editoriale,duke botuar shkrime nga te gjitha palet.Ne te vertete,kjo “paanshmeri” eshte nje shprehje e terthorte rusofilie.
      E permenda disa here termin ‘rusofil’.Te ndalemi pak ketu.Ky term,ka qene i panjohur per shqiptaret(perjashto shqipfolesit me origjine sllave e greke)deri para cerekshekulli.Termi ekuivalent per te shprehur nje ndjesi te ngjashme ka qene perdorur ne kohen e komunizmit e qe ishte ‘filosovjetik’.Shume shqiptare kane qene dhe jane filosovjetike,dhe kjo per shkak te diktatures komuniste,ideologjizimit,indoktrinimit.Gjithsesi,ky cilesim,sado percmues,ka njefare “fisnikerie” perderisa ka te beje me ide e ideologji planetare dhe jo me nacionalizma e tribalizma,sic eshte rasti i cilesimit ‘filoruse’.Ajo qe ndodhi pas 1990,eshte vecanerisht interesante:filosovjetiket u konvertuan ne filoruse.Te gjithe jane ne te majten politike dhe intelektuale.
      Gje tjeter interesante,eshte qe filoruset shqiptare jane edhe filogreke dhe anasjellas(filoserbe po se po,por jane shume te kujdesshem ne kete rast,nga frika e perbuzjes se pergjithshme popullore).
      Ne forumet dhe blogjet e shumta te majta,ku jane publikuar shkrime “te paanshme” te ketyre kriptorusofileve,ka patur dhe ka nje baterdi komentesh pro-ruse te kopeve anonime.Kopete e anonimeve te majte neper blogje edhe forume,nuk kane shume tru,por kane te zhvilluar instiktin.Eshte ky instikt qe i ben te kuptojne se,keta zoterinje qe shkruajne “me paanshmeri” per ngjarjet ne Ukraine,jane filoruse.Prandaj,edhe komentet e tyre pasqyrojne me saktesi ate qe mendojne realisht “te paanshmit”,duke sherbyer si nje lloj demaskimi per ta.
      Do te doja te permendja ca emra zuzaresh filoruse,politikane,diplomate,analiste e publiciste,por jane aq shume ,sa nuk ia vlen te idhtoj lexuesin me keta felliqesira.

      1. yug says:

        Ke shkruar 1 kilometer dhe s’ke thene asgje. Asnje referim ndonje fakti, vetem te ardhka inat pse disa kuptojne qendrimin e Rusise ne kete rast dhe nuk pranojne cdo pallaver qe degjojne.

        Ama per vete ti pranon cdo pallaver te Sali Berishes, sado marrezi te jete.

        E ritregove per te disaten here qe je nje leshko i pavlere.

      2. Toni KS says:

        Kjo eshte per tu cuditur pasi ne 200 vitet e fundit Rusia ka qene gjithemone armike e interesave te kombit shqiptar dhe gjithemone eshte perpjkur te na zhduk si komb/popull per hesap te fqinjeve tane satelite te saj. Si duket jemi mazohiste. E njeta besoj qe vlen edhe per filoturqit.

        1. kapshtriqi says:

          Toni KS, e ke then fiks sic eshte o mik! Ne me te vertet jemi popull mazohiste! Harrojne disa ca na ka bere dhe ende po ben rusia dhe kelyshat e saj ne ballkan. Skan as turp qe shajne Ameriken qe jo vetem na ka shpetuar bythen gjithe ato here me luftra apo dipllomaci por ende na mbron, se sikur te ikte tani Amerika na Shqiperia dhe Kosova dhe te na linte vetem, diten tjeter serbet futen prap ne Kosove qe mos te them deri ne Durres ashtu sic e ka bere ushtrin dhendrri I serbve sali birisha.

      3. - homeri- says:

        —sipas teje edhe KISINGER – qe tha se rusia duhet te ruaj teritorin e vjeter te saj , eshte komunist i majte

    2. dritonkoxha says:

      ky eshte ish dashnori i LADY GAGA ,burre me virtyte

  3. Diplomati says:

    Jo liri ne barazi por Barzi ne liri.

  4. shpetim says:

    Ne frymen e ketij shkrimi, endra shqiptare per tu integruar ne Europe nuk eshte realizuar dhe vazhdon te jete akoma shume larg.

    Kjo situate ka ardhe nga gabimet dhe bemat e klases politike shqiptare te korruptuar dhe te pandreqshme, e cila nuk e meriton te drejtoje kete popull.

    Ne kete aspekt as EUROPA NUK KA BERE SA DUHET PER TE PENALIZUAR DHE MENJANUAR KETE KLASE POLITIKE, E CILA KA BERE TE MUNDUR QE TE NA E KALOJE DHE SERBIA.

  5. filozof leshi says:

    Ca filozofi qenka ky,ky jetoka ne bote imagjinare, thote europa eshte plakur nuk eshte ne gjendje te rregulloje veten, dhe meqe nuk eshte ne gjendje te rregulloje veten te investoje te rregulloje ukrainen…shume i lezetshem.ky filozofi nuk lexoka histori fare, po vendet si europa mund te zhvillohen dhe te permiresojne standartet e tyre vetem duke shfrytezuar vende me te varfra si ukraina, jo e kunderta.Dhe pikerisht kete po bejne se bashku me ameriken, se protestat nuk ishin spontane po te sponsorizuara, me te marr kontrollin do ndajne placken e luftes…qe eshte ajo qe mbetet nga ukraina pasi te rrembeje dhe rusia me dhume pjesen qe i takon.ukrainasit nqs duan te permiresojne standartet do te duhet ta bejne vet,me shume pune dhe duke zgjedh ne drejtimin e vendit njerzit e duhur, ndryshe fati i tyre dihet, koloni

  6. yug says:


    Cfare propagande e peshtire. Shtremberim ngjarjesh, faktesh, bombarind me pallavra te sterdegjuara. Dhunen e eger nga grupe fashiste quaje revolucion demokratik. Aleancen ekonomike me FMN quaje vendim pro-perendimor. Se merrje gaz dhe nuk e paguaje kurre, s’ka problem. TE shohim sa e ‘cilter’ do jete FMN ne te ardhmen me interesat e borxheve ?

    Dolen 20.000 veta ne proteste ne nje qytet me 3 milion banore dhe ky na qenka revolucioni demokratik. Kurse votimi ne Krime na qe i dhunshem dhe i turpshem, sidomos pamja e grave dhe femijeve qe festonin me fishekzjarre qe e rende shume ?

    Masakruan me qindra police, dogjen godina qeveritare – mirpo prape SHBA-ve ju duken protesta paqesore (ama kur hedh nje gure ne SHBA, e dime se cfare ndodh). Paguan mercenare qe qelluan mbi policine dhe protestusit, u pergjuan ne biseda telefonike kur e pranonin vete kete fakt, por prap akuzuan Rusine.

    Dolen telefonata (te gjitha ne Youtube) ku ambasadori SHBA percaktonte se kush duhet te ishte Kryeminister (zgjodhen fiks kete qe eshte tani) pas pucit dhe akoma vazhdojne thone se vetem RUSIA perzihet ne punet e brendshme te Ukraines.

    Nje cmenduri kolektive, nje prpagande rusofobe, qe qellimin e pare e arriti, te mbaj te varaur ekonomikisht nga vetja Ukrainen. Dhe kur je i varur ekonomikisht, je dhe politikisht. Qellimi i dyte, ti detyroje qeverite e Natos qe te rrisin shpenzimet ushtarake edhe ne kete kohe krize. Vende si Belgjika e Italia parashikojne te blejne ne miliarda dollare avion te rinj ushtarake…nje idotllek qe s’ka ku te rrije. Se kush do ja u shes…dihet.

  7. shqipo says:

    Saktë, konçiz, realitet, ok @yug ! Desha të pyes “të madhin” Skypion: Pse kur je “pro rus”, je “fëlliqësirë” dhe kur je “pro amerikan”, je “zotni”…??? (jam i sigurt që do të ma shpjegosh në një nga ato “analizat” e tua “brilante” e me “nivel”, si ato të Salës, Lulit, Mulit, Palokës e “kokave” të tjera të PD-së)

  8. Kico says:

    Yug ke thene fjale te arta!!!! As edhe nje presje ste heq! Per te gjithe ata vemjet qe u besojne propagandes se dhjere anti-ruse, do i shihni protestat me vone qe do behen anti-BE e ato sdo jene fjala e ameriqise po vete fjala e popullit ukrainas! Per te tjeret qe jane aq naive qe te mendojne se kriza po rregullohet prisni kur te nisi Rusia me sanksionet e veta te gazit kur te ngeli Bashkimi Gjer….. Europian pa gaz si kurva pa leke dhe te shihni po siu lepi vendeve te tjera per gaz ose tu coje “demokracine” sic ia coi Irakut!!

    1. sandri says:

      Per nje arsye te thjeshte:
      Kushdo qe njeh pak historine e botes e di se Rusia si dhe fuqi te tjera te medha kane plane qe nuk kane ndryshuar per shekuj me radhe. Rusia qe para Pjetrit I, qe me Stanislavin, do te dale ne Mesdhe. Kete ender ajo deshi ta realizonte me Traktatin e ShenStefanit qe i imponoi Turqise pasi e mundi kete te fundit.
      Rusia e arriti kete vetem ne leter. Sipas traktatit te Shen Stefanit Rusia do te krijonte ne 1878 nje Bullgari te Madhe qe kufizohej me tre dete, Adriatikun, detin e Zi dhe detin Egje.
      Kjo shqetesoi fuqite perendimore dhe ne radhe te pare Mbretereshen e Deteve Angline, por edhe Gjermanine edhe Francen. Keto fuqite e fundit e thirren Rusine ne Kongresin E Berlinit (se Gjermania e Bismarkut tani ishte bere fuqia me e madhe ushtarake dhe ekonomike e Europes), dhe hodhen poshte planin rus per Bullgarine e Madhe dhe pavaresine e saj dhe lane “nen sovranitetin e Sulltanit” nje Bullgari te vogel, afersisht ajo qe eshte sot.
      Keto synime strategjike te fuqive te medha nuk ndryshojne jo vetem midis Rusise dhe BEse por edhe brenda fuqive te medha te BEse. Realizimi i planeve strategjike te Rusise (larg qofte) do t’i thoshte lamtumire Shqiperise se pavarur.
      Ja perse per ne shqiptaret te qenit prorus do te thote te humbasim Shqiperine.
      Beji pyetjen vetes: Perse u be per Kosoven vetem nje korigjim i Traktatit te Versajes dhe u hoq ajo nga sovraniteti i shtetit Serb. Vraje edhe vete pak menden pse realizimi e planeve afatgjata te Amerikes, Ghermanise dhe te Anglise (zor te flitet per ato te Frances) ne Europe do te thote konsolidim dhe siguri e trojeve shqiptare. Ja pse duhet te jemi pro Amerikes e Gjermanise.

    2. sandri says:

      Kushdo qe njeh pak historine e botes e di se Rusia si dhe fuqi te tjera te medha kane plane qe nuk kane ndryshuar per shekuj me radhe. Rusia qe para Pjetrit I, qe me Stanislavin, do te dale ne Mesdhe. Kete ender ajo deshi ta realizonte me Traktatin e ShenStefanit qe i imponoi Turqise pasi e mundi kete te fundit.
      Rusia e arriti kete vetem ne leter. Sipas traktatit te Shen Stefanit Rusia do te krijonte ne 1878 nje Bullgari te Madhe qe kufizohej me tre dete, Adriatikun, detin e Zi dhe detin Egje.
      Kjo shqetesoi fuqite perendimore dhe ne radhe te pare Mbretereshen e Deteve Angline, por edhe Gjermanine edhe Francen. Keto fuqite e fundit e thirren Rusine ne Kongresin E Berlinit (se Gjermania e Bismarkut tani ishte bere fuqia me e madhe ushtarake dhe ekonomike e Europes), dhe hodhen poshte planin rus per Bullgarine e Madhe dhe pavaresine e saj dhe lane “nen sovranitetin e Sulltanit” nje Bullgari te vogel, afersisht ajo qe eshte sot.
      Keto synime strategjike te fuqive te medha nuk ndryshojne jo vetem midis Rusise dhe BEse por edhe brenda fuqive te medha te BEse. Realizimi i planeve strategjike te Rusise (larg qofte) do t’i thoshte lamtumire Shqiperise se pavarur.
      Ja perse per ne shqiptaret te qenit prorus do te thote te humbasim Shqiperine.
      Beji pyetjen vetes: Perse u be per Kosoven vetem nje korigjim i Traktatit te Versajes dhe u hoq ajo nga sovraniteti i shtetit Serb. Vraje edhe vete pak menden pse realizimi e planeve afatgjata te Amerikes, Ghermanise dhe te Anglise (zor te flitet per ato te Frances) ne Europe do te thote konsolidim dhe siguri e trojeve shqiptare. Ja pse duhet te jemi pro Amerikes e Gjermanise.

  9. TV says:

    Pogrome jo programe kunder hebrenjve

  10. Skypion=berisha asshole says:

    Te nderuar miq

    Se sa proamerikan eshte ASS HOLE BERISHA ndiqni materialet e meposhtme.

    FAKTI NR 1

    Megafoni i Berishes ,Bashkim Gazidede, akuzoi dy herë publikisht në seancat parlamentare, më 21 dhe 26 Mars 1997, shërbimin sekret amerikan CIA, atë grek Asphalia dhe atë jugosllav UDB se kishin nxitur dhe financuar rebelimin e armatosur me qëllim rrëzimin e qeverisë dhe destabilizimin e vendit. UDB sipas Gazidedes ishte e interesuar për trazira, pasi një Shqipëri e dobët nuk e ndihmonte dot luftën e Kosovës për pavarësi. Lidhur me Asphalinë Gazidede deklaroi se nga 3 çështjet e rëndësishme të nacionalistëve grekë : Konstandinopoja, Qiproja dhe Shqipëria e Jugut, kjo e fundit ishte më e rëndësishmja dhe prandaj shërbimi sekret grek u përfshi intensivisht në organizimin e rebelimit. Lidhur me CIA, Gazidede deklaroi se ky shërbim kishte përkrahur që nga viti 1994, ish-komunistët shqiptarë dhe ish-agjentët e Sigurimit të Shtetit, duke filluar që nga Masakra e Peshkëpisë. Ndikimi i fortë i lobit grek në SHBA, bëri që ky vend, sipas Berishes dheGazidedes të organizonte dhe financonte rebelimin e armatosur që për pak sa nuk shkaktoi copëtimin e vendit dhe shpërthimin e një lufte civile.

    FAKTI NR 2
    CFARE THOTE ARGITA EDIT HARXHI PER 1997
    Vertete qe amerikanet kishin gisht ne ngjarjet e 1997, por qellimi i tyre ishte vetem rrezimi i Berishes, jo ndarja e Shqiperise. Ne rrezimin e Berishes Amerikanet kishin mbeshtetjen dhe kooperimin e lobit dhe te shtetit grek. Mirepo per dallim nga amerikanet, qe vetem synonin te rrezojne regjimin berishian, greqerit kishin per qellim edhe copetimin e Shqiperise, shkeputjen e Vorio-Epirit dhe bashkangjitjen e saj Greqise. Kur perendimoret pane qe shteti shqiptar u zhyt ne nje kaos total ku rrezikohej egzistenca e tij, ata kuptuan qe planet e greqerve kishin qene shume me te mbrapshta sec mund ti kishin menduar ata. Per ta parandaluar shperberjen e Shqiperise, europianet derguan forca ushtarake qe siguruan integritetin dhe sovranitetin e Shqiperise.

    Pra shteti shqiptar i shpetoi copetimit jo se Turqia e garantoi paprekshmerine e kufijve te Shqiperise, sic sugjeron Haxhi ne raportin e saj, por per vete faktin se shperberja e Shqiperise nuk ishte parapare nga amerikanet, dhe keta te fundit nuk do te lejonin greqerit te coptojne Shqiperine sipas orekseve te tyre.

    FAKTI NR 3

    Berisha-Basha, po përjetojnë momentet më të këqija të karrierës së tyre. Madje edhe më keq se sa viti 1997. Për shkak se kanë dëmtuar një proces gjeo-strategjik amerikan, që kishte një nga rëndësitë më të veçanta. Burimet shtojnë se Berisha dhe Basha kanë dëmtuar SHBA-të me lëvizjen e tyre, po aq sa Greqia vuri veton një dekadë më parë për luftën në Irak. Pasojat do të jenë sigurisht katastrofike në rrugën politike dhe diplomatike. Po kështu mësohet se mesazhi që dha ambasadori Arvizu, e thënë në gojën e një ambasadori, të çon në një realitet vërtet të frikshëm nga pas kuintave. Referuar precedentëve botërorë për politikanë që kanë dashur të dëmtojnë imazhin amerikan në botë dhe planet ushtarake, mund të thuhet pa frikë, se tashmë Uashingtoni e ka “prerë” biletën diplomatike me një destinacion për 2B-të. Dhe në gjuhën operacionale sekrete të inteligjencës, mesazhi që Berisha dhe Basha kanë marrë direkt dhe që nuk është bërë publik, ka qenë; “Gabuat shumë që ia shkelët bishtin tigrit!”. Ka edhe një tjetër histori shqiptare me këtë frazë e ndodhur në Tiranën e vitit 1999, kur një zyrtar i lart dhe i njohur tentoi të dëmtonte një proces ushtarak amerikan në Kosovë pa dashje dhe përgjigjja që mori ishte pikërisht ajo më sipër. Dhe të mendosh se në këtë rast, dëmi ndaj SHBA-ve është bërë me dashje nga dyshja Berisha-Basha. Por edhe më keq akoma, kur një ambasador ua thotë live nga një studio televizive, sy të 5 milionë shqiptarëve se; Basha shkeli vijën e kuqe. Por duke nënkuptuar se lëvizja u urdhërua nga Berisha. Pra të dy janë fajtorët e vetëm të asaj situate të krijuar. Po burime nga PD i thanë agjencisë Ama-News se Berisha dhe Basha janë zhdukur nga sytë e njerëzve dhe izoluar duke u këshilluar që të mos dalin më në publik për pak kohë, ose të krijojnë një tjetër kauz me anë të së cilës të shpëtojnë. Basha u përpoq të hiqej sikur s’kishte ndodhur gjë, sikur Arvizu e keqkuptoi, sikur SHBA mbeten miq të PD-së, apo se Rama prishi gjithë marrëdhëniet. Por me amerikanët sigurisht nuk ecën teza berishiane se “Rama i ka të gjitha fajet”. Ndaj edhe prej ditës së premte nisi heshtja e madhe në selinë blu, ku ciklonë të fuqishëm do e pasojnë historinë e drejtuesve aktualë të opozitës. Por burimet shtojnë se SHBA-të janë në verifikim të informacioneve nëse agjentura ruse ka ndikuar në lëvizjet e Berishës dhe Bashës, të cilët i dhanë fjalën SHBA-ve se nuk do dëmtonin procesin, por nga ana tjetër vepruan ndryshe. Ose akti ka qenë personal-politik duke menduar se fitonte Rama dhe mazhoranca nga ky proces, ose agjenturat serbo-ruse kanë përdorur marionetat e tyre Berisha-Basha.

    KONKLUZION

    FIGURES GJERGJ KASTRIOTIT JU DESH 500 VJET TE REHABILITOHEJ NGA SHQIPTARET,KURSE ENVER HOXHES JU DESH VETEM 25 VJET SEPSE GJATE KESAJ KOHE SHQIPTARET,EUROATLLANTIKET,TE PERMJERRURIT POLITIKE,MEDIAT, INTELEKTUALET NUK JANE NE GJENDJE TE NDERTOJNE NJE SHTET SHQIPTAR POR E KANE KTHYER ATE VEND NE KOLUMBINE E EUROPES ..

    LAZARATI=SEVASTOPULI I BERISHES

  11. taso says:

    DHe me gjithe ate nuk me hiqet nga mendja deklarata e nje Rusi para nje muaji kur tha : Vetem ne RUSET munde ta kethejme AMERIKEN ne hi berthamor,dhe per mua ariu polare i ka mundesit ,dhe me KRIMENE armiqte tane te perjetshem bene nje hap cilsor qe gjithe Bota te behet bashke e ka te veshtire ti beje gjerat si kane qene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje