Një arkitekt i njohur në Britaninë e Madhe bleu një tokë djerrinë në periferitë e Londrës për vetëm 70 mijë sterlina.
Por tani Marcus Lee ka ndërtuar aty një shtëpi të mahnitshme, e cila ka dalë në shitje për plot 2.25 milionë sterlina.
Ai shpenzoi 330 mijë sterlina për të ndërtuar shtëpinë në këtë zonë industriale.
Shtëpia ka marrë disa çmime për dizajnin e saj që kur mbaroi në vitin 2007, madje ka dalë edhe në disa emisione televizive.
Shtëpia ka pesë dhoma gjumi.
Arkitekti thotë se po e shet këtë pronë, në mënyrë që të nisë një tjetër projekt.