FOTOT/ Disa thonë se është mirë që të mos i shkatërrojmë

25 Prill 2014, 10:19Lifestyle TEMA
FOTOT/ Disa thonë se është mirë që të mos i

Konflikti në Ukrainë, që i ka futur frikën shumë njerëzve, vjen në një moment kur shumë vende europiane po shkatërrojnë masivisht armatimet e tyre.

Këto foto të realizuara në Gjermani, tregojnë një varrezë gjigande tankesh.

Ajo ndodhet në Edeleben.

Prej vitit 1990, aty janë çmontuar më shumë se 15 mijë tanke nga Gjermania, Austria, Franca dhe të tjera vende europiane.

Shkatërrimi vjen në kuadër të Traktatit për Armët Konvencionale, të nënshkruar pas Luftës së Ftohtë, që kufizon mbajtjen e armatimeve.

Por Rusia në vitin 2007 refuzoi që të plotësojë detyrimet që dalin nga ky traktat, duke akuzuar se NATO po zgjerohet më tej në Lindje, duke ngritur edhe sistemet anti- raketë.

Duke parë tensionin e fundit në Ukrainë, disa sugjerojnë se nuk do ishte mirë që këto armë të shkatërrohen.

7 komente në “FOTOT/ Disa thonë se është mirë që të mos i shkatërrojmë”

  1. zapad says:

    Aman more ku e gjeni kete llumin e lajmeve. Nga qindra artikuj interesante qe publikohen perdite merreni me skrapin.

    Mentaliteti eshte ai i luftes se ftohte – degjohet dhe besohet verberisht cfare thote njera pale, pa u bazuar ne asnje fakt. Cfare mendimi ka pala tjeter dhe cfare faktesh paraqet nuk i intereson Medias “demokratiko-perendimore”.

  2. vloraku says:

    Keto jane plehra per tu ricikluar.Tani jane ne perdorim tanket e prodhuara ne 2010. Keto foto me kujtojne tanket tane te viteve 90 te cilet do te benin kerdine kunder “Koalicionit Imperialisto Revizionist” kur te na sulmonin.

  3. kaurri says:

    Nuk jane tanke, por autoblinda te tipit Marder, qi vlejne edhe per transport trupash.

    Koha e luftave botnore asht e kohes se shkueme e te pakthyeshme.

  4. endri says:

    Po zhduket ruset keni zhduk edhe tanket. Ata te cajne trapin me loje luftash, jane ca kapadaije qe lere mos e pyt.

  5. kaurrit says:

    Gjermanet i ndertojne prape. Po ne kush do te na i beje, sala? Dhe ato qe kishim i ndertoi Ai qe slame gje pa thene. Sa per luftene ftohte kaurr, shiko perreth.

    1. kaurri says:

      Rreth e qark ka konflikte rajonale, por jo botnore. Sa per hekurishtet e UP deri ne vitet ’90, nuk ja vlen me fole,se perveç skrapit nuk kishin tjeter vlere. Ishin armatime te skadueme, si tanket t-55, t-54 apo t-59.
      Puna asht se sot nuk ka ndonje armik “potencial” Shqipnija, edhe pse nji brigade tankesh moderne i ishte dashte, te pakten sa per parada.

  6. qerosi i perralles says:

    Mos e cani koken, po na sulmoi armiku, me tanke, pa tanke, do na mbrojne trimat tropojane me mustaqe, sic na kane mbrojtur gjithmone nga serbi, greku, turku, se trimerine kunder te huajve e kane ne gjak ata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje