Shqipëria dhe Kosova duhet të krijojnë një terminal të përbashkët doganor. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, duke theksuar se shembja e barrierave ekzistente do të bëjë të mundur intensifikimin e shkëmbimeve të mallrave mes dy vendeve. i pranishëm në një takim mes përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Tiranës, Kreu i Qeverisë Rama tha prej vitesh ka ekzistuar një barrierë që ka penguar zhvillimin ekonomik të dy vendeve. Sipas Ramës një terminal i përbashkët doganor është një domosdoshmëri për procesin e lehtësimit në të gjitha aspektet. Ndërsa e cilësoi integrimin e tregjeve të dy vendeve si sfidë të patjetërsueshme, Kryeministri u shpreh se fatkeqësisht, edhe pse kanë kaluar shumë vite dhe eksperienca e sipërmarrjes ëshë mëse e mjaftueshme, tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë qëndrojnë të izoluara dhe vështirësisht të aksesueshme për prodhuesit dhe për tregtarët e dy shteteve. Referuar procedurave aktuale, Rama i cilësoi si tmerrësisht të gjata, të lodhshme dhe shumë dekurajuese.
“Mes Shqipërisë dhe Kosovës është ngritur një barrierë e lartë që pengon ndërveprimin dhe bashkëpunimin dhe që artificialisht i ka larguar, në vend që t’i afrojë dy hapësirat shqiptare”, tha kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë parashtroi disa nga çështjet që siç tha ai, është koha për t’u dhënë një zgjidhje të menjëhershme. Ai nënvizoi faktin se është e pamundur të shkohet më tutje pa patur një terminal të përbashkët doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në vijim Kreu i Qeverisë u shpreh se terminali i përbashkët Morinë-Vermicë dhe Morinë-Tropojë janë në rendin e ditës.
“Krijimi i terminalit të përbashkëta, por edhe i zyrave doganore të përbashkëta është një domosdoshmëri për të lehtësuar shkëmbimet tregtare. Terminali i përbashkët i Morinë-Vernicës dhe zyrave tonë të përbashkëta doganore të Morinë -Tropojës dhe Qafë Prush-Hasit janë në rendin e ditës për t’u adresuar konkretisht. Nuk do të ndalemi, pa e bërë kufirin Kosovë-Shqipëri po aq lehtësisht të kalueshëm sa atë Kosovë -Serbi, për të cilin më herët ai informoi se prodhimet kosovare drejt Serbisë mbërrijnë në destinacion në një afat kohor prej 4 orësh, ndërsa drejt Shqipërisë nevojiten dy ditë për shkak të procedurave burokratike të përsëritura. Ky është një handikap që praktikisht e ul në gjunjë shkëmbimin tonë tregtar dhe ul në gjunjë sipërmarrësit që kanë aspiratën të investojnë. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është edhe tranziti i mallrave. Kemi gati fondet për të përshtatur sistemin informatik të doganës tonë me atë të doganës së Kosovës, në mënyrë që tranzitet e çelura në territorin shqiptar të mbyllen në doganat e destinacionit kosovar, duke evituar kështu ndalesat në kufi për ribërje proecdurash dhe anasjelltas, duke qënë se ribërja e procedurave është një nga problemet e ngritua nga biznesi dhe që pengon inisiativën e lirë”, u shpreh Rama.
Referuar procedurës aktuale, mallrat me destinacion Kosovën që mbërrijnë në portin e Durrësit kontrollohen në Morinë para se të mbërrijnë në destinaconin final. Me tranzitin e përbashkët, tha Rama, mallrat nga Durrësi do e mbyllin tranzitin final në Kosovë, pa patur nevojë të kontrollohen në Morinë, që do të thotë që Durrësi bëhet një pikë e përbashkët që në origjinë për të gjithë ata që hyjnë pavarësisht se ndalojnë në Shqipëri apo Kosovë. Kjo risi, sipas tij, në fushën e shkëmbimit tregtar shpejton lëvizjen e mallrave dhe shkurton kohën e qëndrimit nëpër stacione doganore dhe ul koston e biznesit dhe praktikisht në pikpamjen doganore e bën kufirin Shqipëri Kosovë, një kufi virtual.
Duke e cilësuar këtë takim si hapjen e Dhomës Kombëtare të Tregtisë mes dy vendeve, u shpreh se përmes këtij projekti nuk do të ketë më as vonesa në procedurën e kalimit tranzit të mallrave.
“Afrimi me Kosovën nuk është vetëm logjistik, por është shkurtim drastik i kontrolleve, i kohës, dhe padyshim mundësi e re për të goditur shfaqjet korruptive dhe trafiqet kriminale. Ribërja e procedurave është një nga problemet më të mëdha që pengon iniciativën e lirë, dhe aspiratën për të fuqizuar shkëmbimin mes dy vendeve. Me tranzitin e përbashkët mallrat nga Durrësi do e mbyllin tranzitin në Kosovë, pa pasur nevojën për të ndaluar në Morinë. Kjo risi e shpejton në mënyrë të jashtëzakonshme lëvizjen e mallrave, shkurton kohën e qëndrimit në doganë, dhe kostot e biznesit, dhe e bën praktikisht kufirin mes dy vendeve inekzistent”, tha Rama.
Një tjetër problematikë e identifikuar, sipas Kryeministrit, ka të bëjë me çertifikimin hidro-sanitar, i cili ka krijuar pengesa dhe vonesa veçanërisht të mallrave ushqimore. Sipas Ramës, mes dy qeverive po punohet për krijimin e një çertifikimi të përbashkët duke shmangur në këtë mënyrë edhe vonesën. Tjetër pikë e rëndësishme që do të përmirësohet përmes projektit të terminalit të përbashkët doganor Kosovë-Shqipëri sipas kryeministrit Rama do të jetë heqja e pikës së referencës veçanërisht për prodhimet blegtorale.
“Heqja e pikës së referencës me Kosovën është një tjetër pikë, dhënia e thjeshtuar e kalimit të produkteve ushqimore e blegtorale që përbëjnë 80% të shkëmbimeve mes dy vendeve, për të cilat mbi të gjitha nuk pret as koha. Nga ana tjetër laboratorët doganorë duhet të bëjnë të njëjtën gjë”, u shpreh Rama
Gjatë fjalës së tij, Kreu i Qeverisë u ndal në luftën e përbashkët ndaj evayionit fiskal dhe kontrabandës. “Nuk është folur shumë, por ne e shohim si të rëndësishme se kemi hapësirë të madhe për të shfrytëzuar luftën kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal . Janë evidentuar pikat me risk të lartë kontrabandimi dhe praktikisht ka një dakordësi për praktika të përbashkëta të kontrollit. Sigurisht duhet të përmirësojmë edhe infrastrukturën doganore. Kemi terminalet më të papranueshme, por jemi në fillimin e punës për një projekt të ri dhe do të bëjmë një projekt të përbashkët”, theksoi ai
Krijimi i një Këshilli Ekonomik Kombëtar, për të luftuar siç theksoi kryeministri burokracinë, ishte një tjetër pikë, në fjalën e Ramës.
“Unë ju propozoj që përveç këtyre propozimeve proceduriale, ne të kemi se bashku me Dhomën Kombëtare Tregtare edhe një Këshill Ekonomik Kombëtar që të organizojë takime periodike qoftë në Tiranë apo Prishtinë me prezencën e dy ministrave të Financave dhe dy drejtorëve të doganave dhe përfaqësues të dhomës nga të dyja anët. Besoj se ky këshill do të na japë mundësinë që e para të jemi ne kontakt të vazhdueshëm, pasi luftën me burokracinë e kemi të përbashkët, dhe ta shpallim armik të përbashkët”, u shpreh Kryeministri.
Cani: Vonesat, jo më shumë se dy minuta
Ministri i Financave Shkëlqim Cani në fjalën e tij e vuri theksin tek proceduarat e shpejta të doganave. Ai tha se ndërsa sot, nga Kosova në Shqipëri rruga bëhet për dy ditë, ditën e nesërme ajo do të bëhet jo për dy orë, por për dy minuta.
“Rrugët që ne sot e bëjmë për dy ditë, ditën e nesërme ta bëjmë për 2 minuta”, tha Cani referuar procedurave të gjatë në dogana.
Ai u shpreh se bashkë me ministrin e Financave të Kosovës, ne e dimë që legjislacioni shqiptarë ka nevojë për përmirësime. Ndërsa si problematikë, kreu i Financave shtroi zbatimin e ligjeve në praktikë, të cilën e konsideroi si një hallkë shumë të rëndësishme.
“Zbatimi në praktik. Ne ligjet i kemi mirë, por zbatimin e bëjmë keq. Përafrimi me standardet Europiane është synimi ynë”, tha ai.
Në vijim, Cani kërkoi rekomandime nga sipërmarrësit për përmirësimin e procedurave dhe legjislacionit, ndërsa shtoi se nuk kemi synim mbledhjen e të ardhurave, por lehtësimin e biznesit.
Beqaj: Po adresojmë problemet në themel
Ministri i Financave të Kosovës Besim Beqaj, i pranishëm në tryezë, u shpreh se pas shumë vitesh Shqipëria dhe Kosova kanë arritur në një kohë të shkurtër t’i adresojnë problemet në themel.
“Shkëmbimet tona tregtare që për shumë kohë kanë munguar, tashmë kanë gjetur rrugën e duhur, duke filluar nga shkurtimi i procedurave të stërgjata burokratike. Mua më vjen shumë mirë që me një rritëm të përshpejtuar kemi arritur t’i adresojmë gjërat në themel. Për shumë vite kemi thënë se jemi një popull, por që barrierat nga të dy anët nuk kanë shkuar siç duhet”, tha ministri i Financave.
Ai tha se me homologun e tij shqiptar, Shkëlqim Cani ai ka komunikime të përjavshme, por një rol të rëndësishëm luajnë edhe bizneset. Sipas tij ata duhet të adresojnë problematika.
“Është shumë e rëndësishme që ne të vendosim një kanal komunikimi të hapur, të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me biznesin”, tha ai.
Gjithashtu, Beqaj shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton për t’i dhënë udhë projektit për menaxhimin e integruar të kufijve.
“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në secilën pike për menaxhim të integruar të kufijve për të luftuar tregtinë informale dhe korrupsionin”, theksoi Beqaj.
BUKUR!
hapi i duhur ! Rama po fiton popullaritet te madh ne kosove ?
urime dhe vazhdoni ne kete menyre per te zhvilluar dy ekonomite !
kto po qe jane nisma per tu pershendetur ! patriotizem ekonomik ! jemi !
Edi Rama e ka kosoven ne zemer ?
Me vjen mire qe me ne fund ka masa konkrete dhe jo fjale boshe me nacionalizma sic ndodhte me Berishen\
Pergezoj qeverite dhe them se vertete ky eshte bashkimi qe duhet dhe po ndodh
Perfekt. Erdhi dita qe gjerat te konkretizohen dhe te mos mbeten thjeshte retorika politike.
Kjo eshte nje dite e shenuar per te gjithe ne, e me vjen mire qe po ecet si duhet
Rama hajde ne Kosove te dum ne krye te shtetit !
Nje ide e shkelqyer per te bashkuar njher e pergjithmon dy vendet tona !
Rama po tregohet patriot me pune jo me fjale boshe si Berisha qe hiqej si patriot dhe i sherbente interesave serbe !
keshtu shpresojme ti japim fund monopoleve te pakten sa i perket shqiperi- kosove
-Konkretisht dhe pa gershere ne brez,pritet shiriti i besimit, per te ardhmen…
Bukur, vertete bukur.. por ama ne kete stad jemi akoma tek fjalet…..
kur te arrijme ti shohim keto qe thote atere do e besojme qe po punon nga pak….
qellimi/deshira qendron por sesa arihet eshte pune tjeter…..
kjo gje eshte ne te mire te shqiptareve ketej e andej kufirit por ne dem te qeverise shqiptare dhe qeverise se Kosoves…..(pasi nuk vjelin taksat doganore)
Nese arrijne e bejne kete do te thote qe Edi Rama dhe qeveria e Kosoves po punojne per popullin
un mendojn qe ajo dogan te mos egzistojn far, te jemi dy shtete po pa dogana si eshte evropa kush na ndalon ta bejm kete. te mos ndalojn fare makinat ne kufirin shqiperi kosov, kjo eshte arritje, kurse keto te tjerat jan muhabete per te kaluar kohen azgje ska per te ndryshuar
E drejt paci ! Ajo dogan ,dogan turpi mes shqiptaresh ,ai kufi kufi turpi mes shqiptaresh ! Do deshir e patriotizem ti realizosh e jo tradhti ne sherbim armiqsh !Ke provu te kalosh andej nga kufiri me maqedonin te shofesh si sillen e si te rjepin ata serbofolsit e doganes atje !!