Është një ngjarje që ka tronditur Gjermaninë.
Koha është e mirë dhe një familje vendos të bëjë një udhëtim drejt Hamburgut.
Vajza e tyre, Emily, vetëm pesë vjeç, duke luajtur pranë lumit Elba, bie në të.
Këtu nis tmerri për familjen e saj.
Dhjetëra forca të sigurisë angazhohen për kërkimin dhe shpëtimin e vajzës.
Shumë anije dhe polumbarë nisin një operacion të ethshëm.
Disa helikopterë ngrihen në ajër për të kërkuar.
Pas 30 minutash ata e gjejnë vogëlushen Emily, në gjendje të rëndë.
Ajo është shtruar me urgjencë në spital, ku ende po lufton për jetën.
Prindërit e saj janë shtruar po ashtu në spital nga shoku që kanë pësuar.
Por ndërsa vogëlushja e vogël po luftonte me ujin, qindra njerëz u mblodhën për të ‘ndjekur’ këtë ngjarje.
Kjo ka nxitur gazetën më të madhe gjermane, Bild, që t’i kritikojë ashpër ata.
“Turp t’ju vijë”, është titulli i saj.
Këtu është ndryshimi i shqiptarit me europianin, se shqiptari i ruan ende ndjenjat e solidaritetit, por megjithatë… po europianizohemi edhe ne me shpejtësi.
populli me social i zhvilluar dhe me me peshe ne europe
vendi ku gjerat jane te ndara me rregull familje shoqeri
pune cdo gje ne vendin e vet bravo si komb puntor te rregullt
dhe familjar,komunitet per tu mare shembull nga e gjithe bota.
mos e beni kaq te rende……cfare prisni ju? qe 50 veta te hidhen ne uje dhe ta bejne gjendjen me keq (alla shqiptarce)….atje po punojne polumbare profesionist (sic i takon nje shteti si Gjermania)….shihni fytyrat e njerzve…ASNJE PERSON nuk po ben foto me celular, dhe te gjithe jane te shqetesuar!…. eshte shume larg Gjermania!!!! ohuuuu