Nevoja për një ligj për Presidencën

29 Prill 2014, 20:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Zyra e Presidentit të Republikës po kthehet pak nga pak në një qeveri paralele në vend, duke fryrë administratën me zyrtarë politikë të Partisë Demokratike, që tashmë paguhen me taksat e shtetit shqiptar. Aktualisht Presidenti ka këshilltarë dy herë më shumë se kryeministri, katër prej të cilëve i ka vetëm në politikë të jashtme dhe diplomaci, ka një sërë nëpunësish të tjerë pa asnjë vlerë profesionale, por vetëm se kanë qenë në pushtet deri më 23 qershor dhe kanë ngelur pa punë për arsye politike.
Fryrja e organikës së Presidencës me gjithfarë militantësh politikë apo gra politikanësh të PD dhe rrotull saj, është një degradim publik i institucionit të Presidencës, e cila sipas formatit kushtetues që ka Presidenti, është thjesht një zyrë pune e Presidentit, i cili nuk ka funksione ekzekutive në ligj. Presidenti ekzekutiv u eliminua nga Kushtetuta në vitin 1998 dhe nuk ka më nevojë që Presidenti të ketë një qeveri paralele më këshilltarë, sikur do qeverisë vendin.
Ai maksimumi duhet të ketë një këshilltar ligjor dhe një diplomatik, që të mos bëjë gafa në takime më të huajt, dhe meqë ka probleme me komunikimin publik, mund t’i shtohet dhe një fjalimshkrues për festat fetare. Fryrja e Presidencës me dhjetëra këshilltarë dhe krijimi i një administrate paralele me qeverinë, duhet ndaluar me ligj.
Shumica duhet të hartojë një ligj për funksionimin e Presidencës, ku të përcaktohen postet e këshilltarëve dhe buxhetin që duhet të akordohet për ndihmësit e Presidentit, në mënyrë që të mos vazhdojë të jetë një institucion pa asnjë kriter punësimi. Niveli i të punësuarve në Presidencë është i vajtueshëm dhe ajo po kthehet pak nga pak në një azil qokash të Bujar Nishanit për njerëz që njeh dhe që ia ofron Berisha. Më të aftët që ka marrë në fakt janë dy këshilltarët e Berishës, pasi ata së paku dinë të bëjnë ndonjë punë. Të tjerët janë një ushtri të paaftësh, që paguhen nga buxheti i shtetit vetëm se ka detyrime personale dhe politike Bujar Nishani.
Nuk them të veprohet siç bënte Berisha me Bamir Topin, që i hiqte buxhetin sipas dëshirës, por të fiksohet një organikë sipas ligjit të nëpunësit civil dhe punësimi të plotësojë disa standarde publike, pasi mes të tjerash, përveç pareve që paguajmë, dëgjojmë dhe idiotësitë e stafit të tij përditë.
Duke u kthyer në një qendër fallco pushteti, ai në të vërtetë është kthyer dhe në një institucion garant i korrupsionit dhe mosndëshkueshmërisë. Ata që kanë probleme me ligjin strehohen në Presidencë dhe pastaj drejtësia jonë merr sinjale mbrojtje. Ka mbi 7 muaj që ka shkuar në prokurori dosja e abuzimeve me reklamat e Frangajt dhe prokuroria nuk bën asnjë hap para, pasi Nishani ka punësuar objektin e hetimit në Presidencë. Ka plot shembuj të tjerë kur Presidenca është kthyer në protektore të hetimeve të nisura për korrupsion dhe degradim të tyre. Një arsye mes të tjerash është se aty punësohen njerëz që kanë probleme me drejtësinë.
Një ligj, i cili duhet të rregullojë standardet e një zyre dinjitoze të Presidentit, ndoshta do t’i bënte mirë dhe Bujar Nishanit. Të paktën do na uronte një herë të vetme si President normal.

38 komente në “Nevoja për një ligj për Presidencën”

  1. Astrit says:

    Tashme dihet qe Nishani eshte bere buratini Berishes ne teatrin e kukllave te PD se.Ne nuk e votuam rilindjen qe te lejoje vemjt e Saliut te levrijne nekomandatet e ushtrise se shpartalluar t PD se tregon se sa I paanshem qe eshte. hambaret e pushtetit.Fakti qe ai merr ne pune.Nuk eshte problem se presim ndonje gje te mire nga ky gjyryk por se po shikojme vetem te keqija.

    1. Skypion says:

      Nje nder aspektet me te shemtuara te perpjekjes se oligarkise ne pushtet per te shtene ne dore institucionet kryesore te shtetit,eshte padyshim kryqata ndaj Presidentit te Republikes.
      Kryqata ndaj Presidentit kinse behet ne disa fronte.Por,kjo eshte nje taktike per te shperqendruar vemendjen e opinionit publik,nga arsyeja e vertete;e cila arsye e vertete eshte kontrolli politik i ILDKP-se.Institucioni i ILDKP-se eshte shume i rendesishem per interesat e oligarkise,tejet i rendesishem.Me ane te ketij institucioni,nga njera ane,oligarkia fsheh,pastron,legalizon pasurite e veta,kurse,nga ana tjeter ben shantazh ndaj opozites,por edhe kundershtareve brenda rradheve te saj.Kjo eshte e qarte si drita e diellit.
      Te gjitha te tjerat jane per te hedhur hy syve.Madje,edhe heqja e disa kompetencave te tjera,gjithsesi te denueshme dhe antiligjore, eshte ne funksion te kesaj taktike shperqendrimi te vemendjes publike nga shtenja nen kontroll nga qeveria te ILDKP-se.
      Kryqata ndaj institucionit te Presidentit eshte e paprecedente,e shemtuar,e ndyre.Shemtia e kesaj fushate duket ne disa aspekte.
      Se pari,ata qe po duan te shkaterrojne kete institucion,maxhoranca e sotme,kur ishin ne opozite,nje nder kuajt e betejave te tyre opozitare kishin pikerisht mbrojtjen e ketij institucioni nga “orekset e Berishes”!Po cka bere Berisha kunder ketij institucioni?!E vetmja gje qe ka bere Berisha ishte kjo qe permend zoti Baze dhe qe ka pasur te beje me buxhetin e Presidentit ne kohen e Bamir Topit.
      E dyta,ka te beje me qendrimin e poshter mediatik.Nese nuk ju kujtohet,kur doli ky “lajmi” me buxhetin e shkurtuar per Presidentin atebote,e gjithe media e majte dhe opozitare beri buje zhurme te madhe;madje edhe gazetetat e tyre hapeshin me kryeartikuj,ku flitej per tentativat e Berishes per te cenuar pavaresine e ketij institucioni.Te gjithe analistet e majte dhe prane opozites se kohes,si Nano,Stefani,Vangjeli,Mingjozi,por edhe renegate te djathte si analisti yne,ne nje batare shkarrashkrimesh,vune alarmin per rrezikun e instalimit te autoritarizmit ne Shqiperi,ku Berisha kerkonte te behej tiran,diktator,despot,sulltan,qe po kerkon te uzurpoje te gjitha institucionet e shtetit…!!!
      E ta mendosh qe as qe behej fjale per marrje komptetencash sic po ben sot maxhoranca e majte!
      Po sot,cna thone keta zoterinj qe ulerisnin ate kohe?!-Keta mashtrues te pacipe,keta demagoge te paskrupullt,sot,kur institucionit te Presidentit po i merren me radhe te gjitha te drejtat qe ia jep ligji dhe Kushtetuta,jo vetem qe nuk heshtin(pritshmeria e pare e imja kjo,por,sa u gabova!),perkundrazi,dalin ne mbrojtje te atyre qe po e shkaterrojne kete institucion.
      Ne nje seri shkrimesh,stefanet,nanot,vangjelet,bazet etj etj gjate gjithe kesaj kohe sikur jane vene ne gare se kush e justifikon me shume kete fushate antiligjore antikushtetuese ndaj institucionit te Presidentit.
      Jemi ne nje situate shume re rende.Oligarkia po shtie ne dore nje nga nje te gjitha institucionet e rendesishme.Oligarkia ne kete lufte te sajen ka edhe mbeshtetjen e paprecedente mediatike.Shumica derrmuese e mediave ne vend,po e mebeshtesin uzurpimin qe po u ben institucioneve ajo.Oligarkia ka kapur median,ka kapur shoqerine civile, e cila eshte bere shurdh-memece keto kohe;eshte bere sepse kontrollohet nga interesat oligarke.
      Por,prisni se nuk keni pare gje akoma!Ne javet e muajt ne vazhdim do te shihni te tjera bidate;shumica pre jush do t’i duartrokisni,ashtu sic jane duartrokitur perhere nga turmat injorante demagoget ne fillimet e pushtetit;por do t’ia pini lengun me vone.
      Oligarkia eshte oligarki,sepse,punon per interesat e nje grushti njerezish.Idiotet e dobishem,trushkulurit,trushpelaret qe e votuan dje,qe e perkrahin sot,e qe do ta perkrahin edhe per njefare kohe, do te vije dita qe do ta ndjejne thelle mizerjen ku i ka shpene e ku po i shpie kjo oligarki;atehere do te jete vone;le te jete;une nuk jam moralist,prandaj,mire tu behet;e meritojne idiotet;e meritojne sklleverit.

      1. Freud says:

        Skypi eshte edhe mjeran, edhe idiot, edhe skllav, edhe i ndyre, edhe i poshter. Nuk po e fyej. Thjeshte keto ai i perdor me shume dashuri ne fjalorin qe perdor. Ka rene ne dashuri me keto vlera. Nuk rri dot pa i permendur, pa iu referuar, pa fjetur me to. I ka mbetur vetem celebrimi.

        1. vallzimi says:

          mos e ngacmo Freud se vjen ere…

          habitem me disa njerez qe kerkojne te hapen dosjet e sigurimit ?!

          shikoni Artan Hoxhen:

          nje nga spiunat me te qelbur i rrahur qe kelysh i vogel qe nuk le kundershtar te berishes pa e kafshuar te opinioni i Sali blend qerosit dhe ketu te Tema.

          Shqiperia eshte ndoshta i vetmi vend ne bote ku te cajne spiunat si te “can ujku” si puna e ketij Skypioni.

          I lutem lexuesve te Temes mos replikoni se vjen ere..Mos kerkoni te hapen dosjet se do na shqyejne spiunet..

          1. shqiptar leshi says:

            Nuk kuptoj pse ka frike te shkruaje me emrin e vertete po fshihet pas skipionit ky legen analist. Skypioni pushtoi Kartagjenen o dell dhe mposhti Hanibalin. Ti nuk ke as tagrin dhe as aftesite e Skypionit po ke nje gje te perbashket me te. Te dy jeni mercenare te paguar per te bere ate qe dini. Ai te luftonte ti te mbjellesh dyshim. Dhe dyshimi mbillet duke na mbire posht e lart dhe duke folur aq shume sa nuk ka rendesi se cfare thua mjafton te jesh prezent. Si ai qe per pak u be president por ne fakt nuk u be ai se u be nje me idiot se ai. Iluzioni i te qenit dikush kur ne fakt je vetem nje cope mut.

            1. shqiptar leshi says:

              Muti qe enderronte te ishte dikush por harronte qe muti eshte vetem mut.

      2. Be-X says:

        I dashur Skypion, mos valle te jane prekur interesat?

      3. Sokol.Milano. says:

        Skifo.Mos punon gje ne presidence zotrrote.

  2. Ardi says:

    Nishani,nje idiot i mjere

  3. zarari says:

    te bejme dhe nje ligj per “gazetaret” dallkauke dhe hajdute qe nderrojne pronar sa here s’u punesohen kusherinjte apo s’kane ndonje mandat per te shitur ne tavoline…

  4. bato says:

    Ne fakt une mendoj se duhet te percaktohen kritere te sakta per te zgjedhur presidentin sepse me kete Nishanin, qe e moren nga rruga, pa asnje merite, jemi perpara nje fyerjeje kombetare. Presidenti duhet te jete mbi 60 vjec, te kete pervoje te gjate ne fushen arsimore ose shkencore dhe jo domosdoshmerisht ne politike dhe te zgjidhet nga populli.

  5. MEMEDHETARI says:

    Kupa eshte mbushur,Mero!
    Tani eshte “Nevoja per t`i shkulur mustaqet nje e nga nje me nder Presidentit”…

  6. "BALASHI" says:

    Me çudit fakti qe ai institucion, garant i kushtetutes e ligjit nuk ka organike. Ç’ eshte kjo tribu qe punon pa organike. Organike kane edhe komunat me te vogla e jo me presidenca. Si ore merr ai sa te doje? Si paguhen? Nga dalin leket. Dhe brigata e arave te kooperatives qemoti kishte nje organike, ne baze te arave qe do punonte. Çudi shqiptare. Presidenti ben pershesh se lejohet. Organika eshte rregull, disipline, kulture, e s’ mund te besh si te duash…

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk e kuptoj sa administrate qe ka ne dizpozicjon dhe per c’fare ?!?! Nuk ben asnje ligj, dhe nuk I egzekuton..Administrate qe merr e heq administrate tjeter nga puna..

  8. Elma says:

    Shume e drejte kjo qe shkruhet ketu. Aty kane hyre jo vetem zyrtare te larte por ka hyre kush ka shoqeri edhe me familjen e presidentit.

  9. Shejtan Budalla = Bujar Nishani says:

    Nje nderhyrje zoti Baze;

    Jar Belaja nuk “po kthehet pak nga pak ne qeveri paralele”!

    Jari qe kur u zgjodh ishte

    “SHEJTAN-BUDALLA”

    Qe ka bere detyren e tij qe nga momenti qe u zgjodh “me nder” president i HALE Sali Berishes:

    http://goo.gl/bNKmLD

  10. kris says:

    Me aprovimin e Finos presidentit ju dhane fondet qe kerkoi,tashti ai nuk do ti marre me doren rilindasve per se do ti harxhoje ato pare.
    Rilindasit jane bujare me presidentin ,prifterinjte dhe hoxhallaret

  11. kthjellet says:

    E o Mero,daten te ka shtene PD!

  12. lufter says:

    Ku eshte shteti ligjor qe na ndertoi Berisha? Eshte e qarte se ne cdo sektore e fushe te shtetit dhe shoqerise Sali Berisha ndertoi antiligjin,rremujen,katrauren pasi kjo plotesonte interesat e tij kur ishte ne pushtet,ne kohen e votimeve dhe i sherbejne edhe tani jashte pushtetit.Ne shtetin ligjor gjerat jane te percaktuara me ligje per te evituar abuzimet dhe kontrollet i verifikojne menjehere.Mero Baze ka te drejte per mbi popullimin administrativ te presidences me militantet e PD-se ku presidenti nuk eshte i shqiperise por PD-se dhe militantet e PD-se nenpunesa te qeverise Berisha sistemohen ne Presidence qe eshte katandisur si Teqe e PD-se.Cfare bejne gjithe keta administratore militante te PD-se ne kete institucion qe duhet te ishte i shqiperise por eshte katandisur ne nje shtet te opozites, pra te PD-se.Me Nishanin dhe keta militante te Pd-se kjo presidence nuk ka zgjidhur asgje ne interes te shqiperise vetem se po punon intesivishte nen drejtimin e Berishes duke i vene maxhorances gure nen rrota.Kjo Presidence me Nishanin do te mbahen mende ne historin e shqiperise si me pa vlere dhe harxhohen ne menyre te pa kuptimte parat e taksa pagueseve te varfer shqiptare.Presidenti hedh ndonje firme dhe uron duke i ngaterruar vazhdimishte festat zyrtare.Eshte mire te lehtesohet nga ato firma dhe t’i marre kuvendi dhe Qeveria.Po keshtu KLD eshte e pakuptimte te drejtohet nga presidenti dhe kete ta drejtoje ekzekutivi dhe pikerishte ministria e drejtesise.Kjo per cdo president ndersa per Nishanin e paafte kjo eshte urgjente pasi e ka shnderruar KLD ne nje institucion pavlere dhe antidrejtesi. Perfundimishte presidences t’i lihet nja administrate prej 20 veta,t’i shkurtohen fondet e fryra per militantet e teperte dhe presidenti te kete ato detyra ceremoniale dhe te na uroje per vitin e ri dhe duke na kenaqur me urimet e ngaterruara per festat fetare.

  13. Pëllumb zaimi says:

    Një propozim i bazuar në arsye dhe në fakte,i z. Mero? Një ligj për spekulantin president duhet medoemos. Të mos behet ky insitucion i lartë si streha e vesit politik,juridik dhe ekonomik.. S’kam përse te paguaj ata njerëz te kalbur!? Unë refuzoj t’i paguaj! Por nuk di ku ta përplas që të degjohet ky refuzim. N.q.s z. Mero do te me afronte nje deklarate ku të firmosja “unë refuzoj” do ta nënshkruaja menjëherë. Në të kundertën,n.q.s s’gjendet askush që do ta marrë parasysh këtë nënshkrim,atëhere “ta gëzoni parajsën o hajdutë dhe batakçinj politikë të rangut presidencial”!

    1. Komiti 3 says:

      Edhe uné refuzoj o Pëllumb! Z. Mero do te jete ne nderin tuaj te filloni nismën “unë refuzoj”. Mjaft ushqyem parazitet. Mjaft ushqyem shtetaret e nje shteti qe nuk na ka sherbyer. Mjaft u tallën duke na rjepur e nxjerë gjuhen! 24 vjet jane ushqyer ne kurrizin tonë dhe pastaj prape ne e kemi ngrené dajakun në kurriz. President pergjigju për parazitizmin ne presidencë. Unë refuzoj ti paguaj ata. Beje me referendum po ta mbajti suma por parazitët dhe kopilët e saliut hiqi. Unë refuzoj ti paguaj me taksat e mia. Boll mi kanë mare pa më dhenë gje per nje cerek shekulli. Hiq dhe mustaqet se dhe per ato nuk paguaj më ose bej referendum me dy pyetje “si e doni presidentin “me apo pa mustaqe”? Bravo mero por fillo nismen “une refuzoj”!

      1. Ballisti says:

        Edhe unë refuzoj mero djali. Refuzoj se keta te bujarit më kanë lenë pa pula e kofsha kendezi. I kane firuar të tera…! Te grijnë fare këta ballistet modernë…?

  14. robert says:

    Kjo nuk eshte shumica per te cilen votuan 1 milione shqiptare. Nuk ka bere asgje ne drejtesi. Pa ndeshkueshmeria e politikaneve kriminele vazhdon.

  15. Vermittler says:

    Nishani eshte nje kerme e vertete, po s’i ka te gjitha fajet ai qe kundermon, por Dr Hyde nga Viçidoli qe e ka balsamosur te terin me mut, duke i lene jashte vetem ate doren e semure, prandaj nese do te donit te dinit se si do te kishte qene natyrisht Nishani, shikoni doren e tij te semure.

  16. Et'hem says:

    Z.Mero,mire e kini ju qe organika e presidences ne perspektive te shkurtohet,por jo e Jarit,pasi atij i duhet edhe mje ndimes per ta çuar ne wc-se nuk ecen dot normalisht,ku deri tashme ne nuk e kemi pare te eci,por vetem te flasi ato qe i shkruajne te tjeret.Mendoj se ajo parti qe fiton zgjedhjet-ti kishte te gjitha pushtetet,pasi do delte me mire ne pah zotesia qeverisese e asaj partie dhe nuk do kishte GER-VERRE siç ndodh tek ne.Nese pozita e tanishme do drejtonte edhe KLD,prekurorin-nuk do vonohej reforma ne drejtesi,nuk do ishte ky korrupsjon-makuteri dhe hajdutet e kriminelet do te ishin me pranga ne duar…!

  17. gramozi says:

    Po Mero, ashtu mendojme edhe ne, ta zhdukim fare edhe Nishanin, mire do ishte ti nxirrnim jashte ligji fare keto te opozites e te biem rehat. Po qe ishte me mire kur ishte keq

  18. Aleksandër Matrënga says:

    shume e drejte .Nishanlliu duhet kuruar edhe per organiken.Nese nuk ka ligj kjo duhet zgjidhur jo si rast precedentit nishani por te mos livadhiset nga askush.Çuditem kur ishte sala nuk i jepte buxhet bomirit,pse rilindja nuk e perdor kete metode vicitolase,se kuptoj .po ti heqi leket edhe nishani nuk heq dot valle me organiken ,ne fakt ai nuk heq dot valle.I shkreti.Megjithese eshte njeriu me me fat ne shqiperi.Ka zgjedhur dhe ca keshilltar per ti patur zili, me idiot se i zoti.

  19. Avokati i Qeverise says:

    Mire e ka Mero… E ka tepruar. Por duhet te shihet edhe opsioni tjeter, ai me rrenjesor, i shkrirjes se presidentit me kryeministrin. Une propozoj qe funksionet qe i kane mbetur presidentit (nese i ka mbetur ndonje funksion) ti marre kryeministri. Ndryshojme edhe kushtetuten dhe nuk lodhemi fare. Por duhet te parashikohet qe ky ndryshim te jete i vlefshem per sa kohe qe eshte Rama ne pushtet. Me vone shohim e bejme…

  20. Avokati i Qeverise says:

    Meqe ra fjala: perse te mos behet edhe parlamenti me 14 deputete? Kursejme rroga, salla mbledhjesh, ngrohje, dieta, energji elektrike, makina, nafte… Pse duhen 140 deputete kur jane te bindur dhe te urte si qingja… 85 i binden Rames dhe kusuri Berishes…

  21. E verteta says:

    Sote e vertetova plotesishte dhe me asnje medyshje:
    Skypioni more miq te dashur shkruan e shkruan mbroçkulla sa qe edhe ai vete nuk e di perse i shkruan,por nje gje doli ne drite,ne se ai nuk shkruan sipas porosise se Sali Berishes brenda nates eshte derguare per gjeh ose per ndonje mbledhje te imagjinuare ne Elbasan.
    Mos ja merrni per ters se nuk ka se çfar te baje ja ka zene koken me dere dhe nuk shpeton kurre me gjelljen e tije.

  22. Tomorri says:

    Populli do kishte shume deshire qe pasi u njohe me kete shkrim qeveria, qe vete ka votuare duhet te hidhesh ne veprim duke gjetur hapesira midis ligjeve.
    Me kete duame te themi se presidenca qenka pa organike qe une nuk e besoj se nuk ka mundesi llogjike per shekullin e 21.te dhe me daten 02/05/2014 presidenca te gedhihesh me organike le te kete edhe mangesi pot te pakten te kete organike dhe me kohen te riparohet dhe standartizohet si ne gjithe vendet e botes.Kjo eshte ulerime dhe nuk po dime se si kemi ardhur deri ketu per mua dhe shuem te tjere eshte çudi shqiptare.Te tjerat jane fukarallek dhe mjere ky popull qe paguan nen emrin e te ashtuquajturs ” DEMOKRACI”shqiptare.

  23. taso says:

    ME mire i beni nje gjilpere qe o te punoje o te dale ne pensjone para kohe,DEMOKRACISE SHPELLARE duhet pergjigjur me te njejte monedhe te xhvlersuar se kulturen nuk e njohin.

  24. Eh says:

    Kjo qe thu ti mero o’ per t’ u bo me urdherin e Peshkut dhe me DashjenTime!…
    Hihihi, toidhjo si thote ky uloku me musteqe ala fyhrer, qe Drejtesia do te VETeLAHEt
    Si … Hale qe eshte (parasysh halet ne AKsion, katun: grope ne natyre)

    Ene stalla Avgjise desh Herkulin t’i leshonte lumin!…
    Po per KETA (do zoti arvizuall)
    Yjet ne ngjitje,
    padermoooon qi
    Lumi
    do boj c’do boj,
    ke Halja do shkoje …
    Do shkoje,
    Se ene edvino Rilindori ka vu bast me Mortjen,
    TONEN,
    jo mo me t’ veten,
    Se j’u mavijos, e mori lumi…
    Eh si jon tu e bo qole ket kaqol- Piktoreskun e babaSorosit, o hej!
    Ky as karriken e kryetarit te PS s’merr dot po e mban me kto 99 çet e mavijosme, hahsha,
    Arsyetim Piktoresk: ‘une KM s’kam pune me statutin e PS, po me Laburizmin Qiellor !!
    hihihi, ka zgjedh Strucizem me ja shpu vetes… kacekun ky ka hyp si mbi Struc!…

    hihihi o mero!

  25. liri drejtesi says:

    Per dijeni: keshilltareve te M.P.Jashtme & Kryeministrit.

    Kastriot Islami, dje ne “Panorama”, e citon John Kerry si vijon: John Kerry sekretari amerikan i Shtetit, në Samitin VIII të Sigurisë Globale në Munih, duke iu referuar situatës konfliktuale, në Ukrahinë, një vend me demokraci oligarkike, ndër të tjera ka deklaruar se qytetarët e vendeve të Ballkanit “përsëri janë të zhgënjyer se aspiratat e tyre po nëpërkëmben nga korupsioni dhe interesat e oligarkisë, 1) që blen vota, 2) shantazhon kundërshtarët ,3) tenton të eleminojë opozitën, 4) vendos nën kontroll Gjyqësorin, 5) blen biznesin dhe shoqërinë civile”.

    Kërkoni ne Google: Germany, US push aggressive policies at Munich Security Conference. By Stefan Steinberg, 3 February 2014.
    Dhe do te mesoni se: John Kerry announced: “We have detected a disturbing trend. Through many parts of Eastern Europe and the Balkans, the aspirations of citizens are being trampled beneath corrupt and oligarchic interests, interests that use money to stifle political opposition and dissent, to buy politicians and media outlets.”
    -A mund te jete nje ish minister i jashtem kaq abuziv?
    -Cfare mbetet per te thene per saktesine e citimeve që K. Islamit i ben Joseph Daul, te PPE, ne shkrimin e vet te “Panorama”, dje.

  26. Mali says:

    Ligji qe kerkohet nga Z.Mero duhet te jete pasi mbi bazen e tij ndertohet dhe buxheti i Presidences.Ne qoftese presidenca ka marr punonjes mbi numerin e planifikuar tu nderpritet paga ose,te paguhen nga xhepi i atij qe ka shkelur ligjin.

  27. we people says:

    Edhe pse argumentohen me fakte shkeljet,anomalite dhe perversitete qe po ndodhin ne Presidence perseri keto fenomene nuk jane kryesore por vazhdim I disa ndyresive qe kane ndodhur ne kohen e Ilir Metes kur ishte homo-partner me Saliqenin.

    Ne ate kohe me “votat & vulen” e Ilir Metes ,Saliqeni mori Shik-un,Prokurorine,gjithe institucjonet e pamvarura duke perfshire KLD dhe Presidencen.

    Ne vecanti uzurpimi I Presidences nga BNishani (me sakte Odeta-Berisha) ishte nje Puc Institucjonal sepse ky Fuckpresidenti nuk ka konsesusin e ish opozites dhe eshte nje figure thellesisht politike duke qene Ministri I drejtesise rrotull gerdecit dhe ministry I brendshem rrotull 21 janarit pra me nje fjale BNishani eshte Koburja e Berishes.Prandaj jo vetem qe eshte illegal por duhet nxjerre me shqelma bytheve se e ka kthyer Presidencen ne detachment te PD kurse KLD ne jelek antiplumbi per krimet e kupoles PD.
    Roli I tij si komandant I FA ne rastin e akuzave te trafikut te droges karshi MMP nga dyshja Berisha & son eshte jo vetem ne nivelin e nje idioti por dhe te nje rrufepritesi nga strukturat euroatllantike.Prandaj lind nevoja jo vetem per nje ligj per presidencen por duhet duhet nje levizje dhe argument ligjor qe fituesit e 23 qershorit duhet te pastrojne Presidencen nga kjo hale e berishes me emrin Bujar Odet-Nishanberisha.

    Zoti Mero dikur keni qene nje njeri vizionar qe edhe ne institucjone te rendesishme dhe ne panele dipllomatike Brenda dhe jashte shqiperise artikujt tuaj ishin te vleresura.

    Sot,fatkeqesisht keni rene si ne nivelin e ideve ashtu dhe ne Temat qe trajton.P.sh sot problemi I mender Bujarit eshte pafundesisht I paperfillshem ne skakieren e politikes shqiptare.

    Problemi kryesor eshte Tradhetia e lexueshme e 23 qershorit nga Edi Rama ose tat hemi me “bute” ai eshte nje k/m I kapur rob dhe eshte apsolutisht I pafuqishem te coje ne fund kerkesen e nje miljon shuplakave per arrestimin e bandes 2B……Asnje akuze nga Koqe Kokdhimet dhe Spurdhjak Brahot e Edi rames per krimine e 21 janarit,gerdecit,rruges kombit,shitjes detit etj por e akuzojne Sali kriminelin se ka “demtuar paksa” ekonomine e shqiptareve.

    Eshte me shume se kriminale qe dyshja e tradhetareve RAMAMETA po mbyllin gojen para tonelatave krime te berishes dhe po dhjesin ne breke (na falni per shprehjen) per ca kilogram gabime te tyre qe ujku I plagosur berishe po I nxjerr syte atyre ne parlament duke na poshtruar pambarimisht ne nje miljon “shuplakave”

    Ajo qe eshte HORROR ne ditet esotme eshte “karamboli” qe po zhvillohet midis Arvizuse dhe Lul Udbashes per problemin e Droges qe supozohet se trafikohet nga MMP..

    Qe te sfidoje nje pordhac si Lul Udbasha ambasdorin amerikan per nje problem me permasa nderkombetare eshte e papranueshme sepse ose Lul Udbasha I ben “rrjeshtore” Arvizuse ose ne Washington ka dy qendrime te kunderta qe lidhen me Shqiperine.

    Kete e spjegon debati I pabesueshem qe u be ne Kongresin Amerikan ne lidhje me nje fotografi te Edi Rmes me zotin Obama para dy vitesh ku disa kongresmene Berishiste te “betuar” akuzuan Presidentin per korrupsin se I mori Rames nje sasi qesharake dollaresh ?

    E then me ndryshe jo vetem Presidenca por dhe shteti shqiptar kene rene praktikisht dhe teorikisht.

    Ai vend eshte kthyer ne nje territor qe ruhet nga Nato, te banuar nga shqipfoles ku shqiptaret e ndershem po behen nje rrace ne zhdukje dhe duhet te merren ne ruajtje nga Unesko.

    Jemi nje regjim ambassadorial me poshte se niveli I sistemit para 1990.

    Edhe pse kemi te drejten e fjales nuk pjerdh kush per ne

    Edhe pse kemi te drejten votes lire po tallin buthen me ne

    Edhe pse kemi te drejten e besimit fetar ndjejme invazionin islamik nga nje ane dhe kolonelin Janullatus nga ana tjeter.

    Te pakten te arrijme te themi te verteten qe te mos na mallkojne brezat.

    Jemi nje vend pa sovranitet te plote (kujto Lazaratin) te kercenuar nga pushtimi I droges duke u kthyer ne nje Kolumbi te Europes dhe te tallur dhe te poshtruar qofte nga Paria e tiranes PS-LSI-PD qofte nga paneli I trupit dhe turpit dipllomatik qe po I ben “rrjeshtore” nje Devil Lulqim Udbasha I cili tradhetoi me greket ne 2009,vodhi 300 miljon dollare ne 2010 vrau ne 21 janar dhe e shpallen Yll ne ngjitje…

    Cilin te besojme Arvizune apo Enver Hoxhen

  28. Treviso says:

    Parat, presidenca i merr nga qeveria. Ai qe i jep parate ka drejte dhe ta kontrolloje administrin e parase. Nese eshte i vertete numri i madh i punonjsve te presidences, un dyshoj se ka korrupsion ne administrimin e buxhetit. Parat qe jane dhene per mirmbajtien, a per punime te ndryshme brenda ne godinen e presidences nuk shfrytesohen per kete pune por paguajne administraten e fryer me mafjoze.

  29. Per ne qe skuptojm ! says:

    U turrem 1 milion viktima te indinjuar dhe kujtuam se hoqem qafe nje kriminel ,gjaksor, qe me aftesin e rall te tradhtarit te shitur sla gje pa shkateruar ,sla gje pa vjedhur dhe krijoi nje band lakejsh me veset me te ndyra qe nuk duan bashkatdhetaret nuk duan shqiperin e duan pasurin me cdo menyr me cdo cmim !Nuk mendojn per te ardhmen nuk mendojn per femijt e viktimes qe ju pijn gjakun, nuk ngopen dhe tashme kjo lloj metaztaze ka mberthyer vendin ! Pra 1 milion budallej shporem kryetarin por banda e tij mbeti aty e vazhdon te bej si ai pa i hyr gjemb ne gisht !Kjo band ka zyra,ka emra ,ka pushtetin e ndonese cdo dit lexojm horlliqet ,qe mundet ti dergojn pas hekurave, perseri jan aty ,perseri ata vendosin, perseri ata luajn me fatet tona e na kercasin dhembet ! Kan “gebelsin”e tyre si pun e skypionit qe mundohet me vrap te na e tregoj te zezen per te bardh,te na paralajmeroj se maxhoranca po perpiqet te uzurpoj nje administrat te uzurpuar prej kohesh prej qeniesh ku me te felliqur nuk gjen !Mos u shqeteso Skypion se kjo maxhoranc e pjerdhur nuk te nget, se i ka ber pazaret prej kohesh,qe kur ne vraponim ta paralizonim at maxhoranc vjedhesish me voten ton rrufe e nuk i lam koh te vazhdonte lojen shum vjecare si pun e ruzhdies!E cfar te kujtojm me ,jan aq shum poshtersit e ksaj bande kriminale sa ska oqean ti laj e te haroen !Ky president “qorr,”ky Tuc Mak ne sherbim te ktij te urrejturi popullor, ne sherbim te ksaj bande kanceroze te atdheut, nuk ben gje tjeter vec i shton urejtejen ksaj viktime 1 milioneshe qe sa vjen e shtohet !Ky president i esht bashkuar opozites jo per te mir, sepse, sic po na thot Merua, esht ber foleja e banditeve dhe jo i opozitoreve te ndershem ,e atyre qe ne cdo koh jan te respektushem, sepse opozita esht e nevojshme dhe edomosdoshme kurdoher e sidomos ne kushtet e ksaj Shqiperie te shpartalluar ne te gjitha qelizat administrative te saj ! Nuk po i besojm askujt ma ! Parole,parole, parole qe nga kryeministri e deri tek nenpunsit e thjesht ne cdo hallk ! Cfar pazaresh jan ber vall e po i biem kot “kavallit”!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje