Policia në Kinë ndaloi një shofer pasi vuri re se ai vazhdonte ta merrte serumin, ndërkohë që ishte duke i dhënë makinës.
Biznesmeni Gang Fang, 38 vjeç, po udhëtonte me makinë, ndërkohë që qesja e serumit i dilte sipër makinës.
Një dëshmitar arriti që të realizoi fotot.
Ai i tha mediave: “Personi u ndalua nga policia. Ai tha se po kalonte shumë stres kohët e fundit në punë. Kishte shkuar në spital dhe atje i kishin thënë që të pushonte dhe të shtrihej. Por ai tha se nuk kishte kohë. Kështu e mori me vete ilaçin që i jepte energji”.
Një zëdhënës i policisë tha: “Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Jo vetëm që po merrte ilaçe direkt në venë, por nuk lëvizte tamam krahun në timon”.
Ai rrezikon që t’i ndalohet ngarja e makinës përgjithmonë.