Ekzekutimi i një të dënuari me vdekje në një burg të Oklahomas në Shtetet e Bashkuara shkoi si mos më keq, pasi injeksioni i përdorur për ta vrarë, nuk funksionoi siç duhet.
Clayton Lockett ishte dënuar me vdekje pasi kishte qëlluar një 19- vjeçare dhe më pas kishte parë se si miqtë e tij e varrosnin atë të gjallë.
Atij i injektuan koktejlin vdekjeprurës, por ai nuk e vrau.
Ekzekutimi nisi të martën në orën 6:23 të pasdites kur mjekët i injektuan ilaçin eksperimental.
Në orën 6:33, ai ishte pa ndjenja.
Rreth tre minuta më vonë, Lockett nisi të merrte frymë rëndë, të dridhej dhe të shtrëngonte dhëmbët.
Në orën 6:37 minuta, ai u çua dhe tha “diçka nuk po shkon siç duhet”.
Tre minuta më vonë, një mjek hoqi batanijen që e mbulonte për të parë vendin ku ishte bërë injeksioni.
Pas kësaj, dritat në dhomën e ekzekutimit u ulën, për të ndaluar ata që ishin të pranishëm që të shihnin se çfarë po ndodhte.
Rreth 20 minuta pas nisjes së ekzekutimit, drejtori i burgjeve e ndaloi atë.
Në fund, i burgosuri pësoi një atak kardiak të rëndë dhe vdiq në orën 7:06 minuta.
Momente më vonë, një zyrtar i burgjeve tha se ai kishte pasur probleme me venat.
Vena e tij kishte shpërthyer, duke mos lejuar shpërndarjen e koktejlit vdekjeprurës.
Lockett do vritej me një injeksion eksperimental.
Guvernatorja Mary Fallin ka urdhëruar një rishikim të gjithë proceduravet të ekzekutimit në këtë shtet.
Lockett, 38 vjeç, ishte dënuar pasi kishte qëlluar 19- vjeçaren Stephanie Neiman me një shotgun dhe më pas dy bashkëpunëtorët e tij e kishin varrosur të gjallë në vitin 1999. “Faji” i Neiman ishte se ajo mbërriti në shtëpinë që po grabitej nga të tre.
Një ekzekutim i dytë u ndalua pas ekzekutimit të dështuar të Lockett.
Guvernatori thotë se nuk do ketë ekzekutime për të paktën dy javë.
bejne eksperimente me njerzit??
ja keta jan demokracia…
—
Ik o trap ha ndonje tas grosh.
Shpesh e kam thene se kur degjoj njerez qe thone se Amerika eshte demokracia nr1 ,mua me vjen te pjerdh,po po me se e vertete une pjerdh si anjehere kur degjoj ate qe thashe.
I dashur bullshit, lexo me vemendje lajmin e shiko se çfare krimi monstruoz ka kryer ky i denuar. Dhe pastaj shiko se çfare denimi me vdekje i kishin dhene: me i lehti, me inxheksion! Pra nje e pickuar dhe ai, pa asnje dhembje, do te largohej nga kjo bote. Natyrisht, diçka nuk shkoi mire dhe ndodhi ajo qe ndodhi.Shiko shqetesimin e perfaqesuesve te shtetit demokratik: guvernatori qe ka ndaluar per dy jave ekzekutimet per te analizuar çfare ndodhi. Nuk e varen, qe do ta kishte hallall, pasi e varrosi te gjalle ate vajze 19-vjeçare qe s’i kishte asnje faj! Nuk ia prene koken ne gijotine, nuk e vune para skuadres se pushkatimit, apo karriges elektrike, nuk e qelluan me gure deri sa te vdiste apo ta fusnin ne varr te gjalle, ashtu siç veproi ai me vajzen e pafajshme. PRA, do te vdiste, i qete ashtu siç do te doje çdo njeri te ndahet nga kjo bote kur t’i vije koha t’i thote lamtumire kesaj bote.Ne qe kemi provuar demokraci ne vendet e Evropes Lindore dhe tani jetojme ketu ne Amerike, e shohim dhe e prekim çdo dite demokracine amerikane. Uroj qe ky shenimi im i shkurter te beje qe te perpiqesh te mesosh me shume per kete vend te madh e per demokracine amerikane.
Shume me vend e ke zoteri Pirro ,ky ligj duhet te ekzistoj edhe ne Shqiperi ,se njerzit mbyten pa faj e keta kriminels nuk denohen me vdekje duhet te kete lidh ketu edhe ne Shqiperi se krimi veq sa vie e shtohet
Qenke shume budalla!
Nuk e ka len zoti te vdes normal, se nuk e meritonte,duhej te varrosej edhe ai i gjall, si vajza qe kishte vrar,kjo esht arsyeja qe nuk ka vdekur menjeher.
fytyre qeni paska
Ky eshte denim me vdekje; qe ta vuash vdekjen!!!!!
Perben lajm si vdiq menjehere a dalngadale?Brockulla, legjislacioni amerikan e denon me vdekje heret a vone…ckuptim ka…?
C’far thua more? Po ku kemi toke per ti varrosur gjithe keta?!
ky ligj duhet vetem 1 vit ne shqiperi ti shikosh njerezit si do jene me vone
Liu, Shqiperia e ka pasur denimin me vdekje qe nga pavaresia deri ne mes te viteve 90. Rreth 80 vjet. Nuk me rezulton te jemi bere Zvicra e Ballkanit gjate kesaj periudhe. Krimi nuk luftohet duke rritur mizorine e denimeve mbi kriminelet qe s’paguajne dot rryshfet ose avokat te shtrenjte por duke zbatuar ligjet ne menyre te paanshme ne menyre qe te denohen TE GJITHE kriminelet.
Mor po AMERIKONI ne nuk na le me denu njeri me vdekje, por per vete ja rregullon samarin,mendoj se arsyeja qe ne nuk na len AMERIKA dhe europa esht se, nuk i rruhet fort se vrasim ne njeri tjetrin se po te jet ligji me vdekje paksohen vrasjet dhe shtohemi ne numer,nuk e do njeri kombin ton te zmadhohet ne numer, se i prishim pun komshive.
une jam per burgimin e perjetshem, ekzekutimet nuk jane te njerezishme, e thote dhe Bibla ku presidenti Amerikan betohet kur merr mandatin.
Ne momentin kur tha “something is not right” duhet t’i kishin hy me shkop bejzbolli e ta benin biftek!
po legjislacioni jone pse nuk veprone keshtu kur ka vepra kriminale apo u erren syte nga leket
Po te vihet denimi me vdekje ne SHqiperi o njerez ta dini se me vdekje do denohen vetem te varferit qe skane te paguajne.
Te ter ju qe nuk e doni ligjin me vdekje,duhet te keni patjeter nje arsye,te mir apo djallezore nuk e di, por nje gje duhet te keni te qart,te gjith kriminelet qe kan ber vrasje dhe jan denuar me burgim te perjetshem, familjet e viktimave do i mbajn me buk ne burg sa te ket vrasesi ymrin gjall,pra te urtet apo te ndershmit e han me brryl, nje her qe i iken njeriu familjes dhe e dyta qe duhet te bejn dhe kujdes se mos ngelet mostra pa buk,ben vaki femit e te vrarit enden neper kazane pleash per te ngren,vrastari babes do sup me mish, do pushime ne plazh, dhe dashnore ne burg se merzitet,pra na rrufshit trapin ju modernet dhe shpirtmiret qe luani rrolin e ujkut te mamadhia kur diskutoni per ligjin me vdekje,treqind mij jan te denuar per jet, prisni dhe pak dhe besoj se do ju leverdisi me qen me mir ne burg se jasht, se do punoni vetem per te burgosurit per jet ter jeten tuaj, popull trap
Ti BIMO duhet te ishe ne vend te Clayton Lockett e do ta qanim hallin ne ketu.
Ata qe vrasin nje njeri dhe keta tipa krimesh si ky zezaku ne SHBA, duhen denuar me varje dhe jo me injeksion . Do ishte mire qe varja te behej pas 1-3 vjetesh ne diten qe e cakton vete krimineli per veten e tij por mos lihet te kaloje asnje minute me shume se 3 vjet. Nese ky ligj behet ne Shqiperi, nunuri i te vrareve (vdekurve) nga krimet e rruges do pakesohet ne menyre drastike.
Do te isha shume i kenaqur qe kete deshtim “eksperimental”, tia beja kujdo qe ben nje krim te tille,d.m.th. do ta vija ne procedure.
O democrats rrot k***!