A është edhe i lumtur vendi më i pasur në botë?

29 Prill 2014, 11:30Lifestyle TEMA

Nafta dhe gazi e kanë bërë Katarin vendin më të pasur në botë- mjaftueshëm të pasur sa të shpenzojë, mesa duket, 200 miliardë dollarë për stadiume dhe infrastrukturë për Kupën e Botës në vitin 2022. Por a ka sjellë kjo pasuri, virtualisht e pafundme, më shumë lumturi në vend?

Nga Matthew Teller, BBC

 

Është akoma freskët në kryeqytetin e Katarit, në Doha, sa mund të ulesh jashtë. Pas pak javësh do jetë shumë nxehtë dhe shumica e njerëzve- ata që nuk duhet të punojnë jashtë- do mbyllen brenda dhe do shijojnë ajrin e kondicionuar.

Tani për tani, familjet shijojnë diellin e pasdites në shëtitoren Corniche. Pamja ka ndryshuar aq sa nuk njihet këto vitet e fundit. Kullat prej xhami dhe çeliku ngrihen si një pyll artificial në atë që dikur ishte thjesht një vijë ranore.

“Jemi urbanizuar,” thotë Dr. Kaltham Al Ghanim, një profesor sociologjie në Universitetin e Katarit. “Jeta jonë ekonomike dhe sociale ka ndryshuar- familjet kanë nisur të ndahet, kultura e konsumit ka nisur të marrë jetë”.

Qeveria e Katarit vendosi një perspektivë pozitive në kursin e ndryshimeve.

Nga varfëria dëshpëruese një shekull më parë, tani ata janë bërë vendi më i pasur në botë, me të ardhura për frymë që i kalojnë 100 mijë dollarët.

Por ajo që nuk është kuptuar mirë është ndikimi i këtyre ndryshimeve kaq të shpejta në shoqëri.

Në Doha mund ta ndjesh presionin. Qyteti është një kantier ndërtimi, të gjitha lagjet janë ose në ndërtim, ose në shkatërrim për t’u rindërtuar. Trafiku i vazhdueshëm shton orët e punës, ngarkon njerëzit me stres dhe padurim.

Mediat vendase raportojnë se tani 40 përqind e martesave në Katar përfundojnë me divorc. Më shumë se dy të tretat e banorëve- të rritur dhe fëmijë- janë obezë.

Banorët përfitojnë nga edukimi falas, shëndetësia falas, garancia për punë, shtëpi dhe kredi, madje edhe ujë e energji marrin falas. Por edhe bollëku ka problemet e tij.

“Studentët e diplomuar përballen me mbi 20 oferta për punë,” thotë një akademik në kampusin universitar amerikan në Katar. “Njerëzit janë në presion të madh për të bërë zgjedhjen e duhur”.

Në një shoqëri ku mbizotërojnë të huajt, në një raport një me shtatë, banorët autoktonë ndjehen të anashkaluar, pasi punët më të mira shkojnë për të huajt.

Po ashtu po shtohet gjithmonë e më shumë ndjesia se zhvillimi i shpejtë po çon drejt zhdukjes diçka të rëndësishme.

Jeta familjare në Katar po shpërbëhet. Fëmijët thuajse kudo rriten nga dado që vijnë nga Filipinet, Nepali apo Indonezia. Kjo ka bërë që hendeku në kulturë dhe horizont mes gjeneratave të vijë duke u shtuar.

Umm Khalaf, një grua rreth të 60-ave, me fytyrën e fshehur pas një maske tradicionale bukurie, më përshkruan se sa e bukur dhe e thjeshtë ishte jeta kur ishte e re.

“Kishim gjërat që na duheshin. Është e dhimbshme të shohësh se si po zhduket intimiteti i familjes,” thotë ajo.

Jashtë në pluhurin e Dohas, në atë që njihet si Vendi i Gjarpërinjve, fermeri Ali al- Jehani më qeras me qumësht gamilie.

“Më përpara, mund të bëheshe i pasur nëse punoje dhe jo nëse nuk punoje- ishte shumë më mirë,” thotë ai. “Qeveria po përpiqet që të na ndihmojë, por këto gjëra po lëvizin shumë shpejt”.

Të tjerë thonë se politikanët nuk janë më në një hap me njerëzit, duke cituar veçanërisht korrupsionin e dyshuar në përpjekje për të sjellë Botërorin 2022 në Katar. Po ashtu vërshimi mediatik i huaj ka sjellë bezdi, bashkë me këtë kaosin e ndërtimeve.

Mariam Dahrouj, e diplomuar për gazetari, rregullon nikabin e saj ndërsa flet për një ndjesi kërcënimi.

“Njerëzit në Katar janë të frikësuar. Krejt papritur e gjithë bota kërkon që të na shohë ne. Ne jemi një komunitet i mbyllur dhe ata duan të vijnë dhe të bëjnë dallimet. Si mund të shprehim ne vlerat tona?”.

Shoqëria në Katar përcaktohet nga klasa, e cila lidhet shpesh me klasën. Kjo është shumë e pabarabartë.

Bilanci po përmirësohet, fjala bie duke hequr sistemin kafala, që i bën punëtorët emigrantë të trajtohen si skllevër- ose duke u dhënë nënshtetësinë edhe të huajve. Por kjo shton frikën se do kërcënohet stabiliteti dhe do minohen vlerat kulturore.

Por stabiliteti është tashmë një pasuri që është duke u zhdukur dhe vlerat po zhvendosen.

Për këtë arsye, qeveria është nën presion për t’u reformuar.

“Nuk e dija këtë gjënë e kafalas,” thotë një e re. “Dhe them me vete pse nuk e kemi rregulluar më parë”.

Pastërtia është një tjetër fiksim në Doha.

“Kini respekt për banorët e Katarit,” thotë një antropolog amerikan, që ka kaluar disa vite në Doha. “Ata kanë humbur thuajse gjithcka që vlen”.

7 komente në “A është edhe i lumtur vendi më i pasur në botë?”

  1. Myslym Shyri says:

    Cfare fati kane kto legenat e Katarit

  2. Wendy-B says:

    Mund te jene te lumtur, sepse pasuria te ben te lumtur perkohesisht. Por Qatar eshte nje flluske sapuni. eshte i vetmi shtet qe sponsorizon grupin e paligjshem MB. Tani per tani eshte “safe heaven” , parajsa myslymane. C’duan ne Siri ” gjytrymat” luftetrae kosovare e shqipetare, le te shkojne ne Qatar…

    1. Bazarhesap says:

      MB ka insistuar gjithmone per protesta paqesore edhe ne kohera kur diktaturat ushtarake perdornin tanqet dhe helikopteret kunder protestave paqesore te popullit egjiptjan!
      MB ka krijuar te gjitha sherbimet sociale qe I mungojne nje shteti diktatorial dhe super te koruptuar ne sherbime te popullit,qe me ane te dhunen e shtetit polic keqtrajton, burgos,torturon dhe vret ata qe kritikojne diktaturen ushtarake ,midis tyre organizata rinore si 6 prilli dhe me dhjetra gazetar vendas dhe te huaj.
      Populli Syrian po lufton nje familje diktatoriale qe po torturon, perdhunon dhe vret pa meshire popullin e tij.
      p.s me sa shof lajmet I mer nga CNN dhe FOX news ? , Provo alternativen Democracy Now,New York Times,Der Spiegel,the Guardian ,Al Jazeera etj etj

  3. taso says:

    THONE qe dhe ne ne SHQIPERI kemi nafte dhe gaz?

    1. shefi says:

      po por ne shqiperi kemi gjytryma dhe jo qeveritare.

  4. ARUSHA says:

    Katarri nuk ka ajer eshte i djegur dhe i perveluar dhe me emigrante skllever te vertete ,sidomos femerat e races europiane qe nuk kane mundesi kurre te kthehen perseri ne atdhe ,se i dun per te shtu racen e bardhe keta kulufet e Katarrit

  5. ARUSHA says:

    Katarri nuk ka ajer eshte i djegur dhe i perveluar dhe me emigrante skllever te vertete ,sidomos femerat e races europiane qe nuk kane mundesi kurre te kthehen perseri ne atdhe ,se i dun per te shtu racen e bardhe keta kulufet e Katarrit!

    NJERZIT E KATARRIT NUK E NJOHIN LUMTURINE POR NJOHIN VETEM PARET NGA HAJDUTLLIKU I NAFTES NGANJI DORE E TRADHETARIT DHE INJORANTIT SHOKU I BANKAVENE BOTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje