Ka shkaktuar shumë zemërim në Gjermani vrasja e një adoleshenti gjerman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Diren Dede, 17 vjeç, u qëllua pasi kishte hyrë në garazhin e një personi në Montana të SHBA.
Sipas BBC, Markus Kaarma është akuzuar për vrasjen e qëllimshme të nxënësit nga Hamburgu.
Por Kaarma thotë se ligjet e vetëmbrojtjes në SHBA ia lejojnë që të qëllojë djaloshin.
Celal Dede, babai i adoleshentit, thotë se nuk do e lejonte djalin të studionte në SHBA, nëse do e dinte se SHBA ka ligje kaq liberale për armët.
“Nuk mendoj se është e drejtë që dikush të vritet vetëm pse të ka hyrë në oborr,” tha Dede.
Djali i një familje emigrantësh turq në Gjermani, Diren po merrte pjesë në një program shkëmbimi për nxënësit.
Diren, i njohur për aftësitë e tij si futbollist, kishte edhe gjashtë javë për të mbaruar programin e shkëmbimit.
Vrasësi i tij, Kaarma, një zjarrfikës 29- vjeçar, u tha hetuesve se ai ishte grabitur dy herë.
Natën kur ndodhi krimi, ai kishte pritur që hajdutët të vinin sërish. Partnerja e tij kishte lënë të hapur derën e garazhit dhe kishte lënë aty një çantë, për të joshur hajdutët.
Ata kishin vendosur edhe sensorë lëvizjeje dhe një video- monitor.
Kur sensorët dhanë sinjal, Kaarma doli jashtë dhe qëlloi pa asnjë paralajmërim.
Nuk dihet se çfarë po bënte adoleshenti në garazh.
Ligji në Montana u lejon pronarëve të shtëpive që të qëllojnë mbi personat që hyjnë në banesë, nëse besojnë në mënyrë të arsyeshme se ata po përpiqen që t’i lëndojnë.
Kaarma është liruar me kusht përkundrejt pagesës prej 30 mijë dollarë.
C’te mbjellesh do te korresh Xhelal.
E paske edukuar per se mbari djalin.
Turk hesapi, cfare prisni te bente,ndonje bamiresi?
Atij i eshte vrare cuni ti thua turk hesapi. Eshte gjynah ! si s’ke turp
Duhet te jete shqiptar me mbiemer Dede. Emri i babait Celal, shqip Xhelal Dede.Gjynah. Ngushellime familjes.
O Billy, po shumica e mbiemrave shqiptare jane turq keshtuqe mos u habit. Ti s’ke ndonje identitet si popull. Dede eshte mbiemer tipik turk.
Kur je ne rome ben si bejne romaket o xhelal,aty nuk ka hajdute pulash se i vrasin,dhe mire ja u bejne.ky ligj duhet te hyje edhe ne rep e hajdutave ne shqiperi.ligji eshte ligj,kalove gardhin e huaj je i vdekur,ai e dinte dhe e pesoi,gjynaf po pagoi ate qe beri.
amerikanet mbrojne vete pronen e tyre nuk presin shtetin.
nje korrak me pak………
Ky eshte TURK dhe jo gjerman
..,.dhe vella me shqiptaret.
… ne fakt vella dhe fqinje eshte me junanet (te vetequajturit “helene”) per te thene te drejten.
ai ka lindur ne Gjermani keshtuqe eshte automatikisht gjerman. Thuaj c’te duash ti. Brezi qe lind ne nje shtet te caktuar por nga nje familje e nje shteti tjeter, merr nenshtetesine e atij shteti ku lindi. C’rendesi ka nga i ka gjysherit. Mund te kete respekt per vendin e familjes se tij, por nuk eshte turk
turkofagos-ishe ne sheshin ku shperndaheshin sallata,marule dhe buke falas?
C’pune ka pasur ne shtepine e tjetrit ai,per sa i perket armeve ,amerikanet e kane me ligj ti perdorin per vetmbrojtje.Gjynaf per viktimen por nuk duhet te beje komente ne se jana apo jo liberal amerikanet per armet,po ti hyje nje person i huaj ne shtepi zoterise cfare do te beje ,do ta pyesi per passaporten?!!!