Sot, po të kesh mundësi të përgjosh telefonatat e kinezëve, do të dëgjosh shpesh shprehje në anglisht si “Okay”, “Cool” aop “Bye bye”.
Në publikimet e sotme në anglisht, shkurtimet dhe akronimet në anglisht shfaqen shpesh, pa pasur nevojë për përkthim anglisht si: GDP, WTO, WiFi, CEO, MBA, VIP, madje edhe termi që përdoret për ndotjen e ajrit PM2.5.
Ky fenomen, i quajtur “përkthimi zero”, ka ndezur një debat të zjarrtë.
Gazeta zyrtare e Partisë Komuniste në Kinë, “E përditshmja e Popullit”, i është bashkuar së fundmi debatit.
“Pse është kaq i përhapur ‘përkthimi zero’,” ulërin kjo gazetë në një koment të publikuar së fundmi.
“Pse kemi përkthime për fjalët Nokia dhe Motorola, por nuk kemi për iPhone dhe iPad,” pyesin autorët.
Çka i irriton më shumë ata është se termat e huaj përdoren jo vetëm në gazetë dhe online, por edhe në revista serioze shkencore.
Ata pretendojnë se praktika të tilla dëmtojnë integritetin dhe harmoninë e gjuhës kineze, dobësojnë pasurinë e kulturës kineze dhe pengojnë të kuptuarit.
“Sa njerëzit i kuptojnë këto fjalë,” pyesin ata.
Sa për sqarim, gjuha kineze ka absorbuar shumë terma të huaj gjatë viteve të fundit, veçanërisht ato në anglisht.
Mes tyre është “leida” për “radar”, “tanke” për “tank” apo “qiaokeli” për “çokollatë”.
Coca- Cola, në kinezçe lexohet “kekou kele” dhe fjala për fjalë do të thotë “e shijshme dhe e lezetshme”.
Problemi tani është, siç pretendojnë komentatorët, se fjalët në anglisht po përdoren së bashku me kinezçen, pa asnjë përkthim. Dhe ka shumë arsye për këtë.
Gjithmonë e më shumë kinezët po flasin anglisht dhe pëlqejnë që të kalojnë nga kinezçja në anglisht kur flasin.
Interneti ka ndihmuar në përhapjen e anglishtes, veçanërisht në fushat e teknologjisë dhe inovacionit.
Po ashtu filmat dhe serialet amerikane dhe britanikë kanë luajtur rol të rëndësishëm.
Tre autorët e shkrimit në gazetën “E përditshmja Popullore” po ashtu citojnë edhe adhurimin për kulturën perëndimore, mungesën e përkthyesve të mirë dhe përtacinë si shkaqe të mundshme për këtë.
Kjo nuk është hera e parë kur përpjekjet për të pastruar gjuhën kineze kanë nxitur debate kombëtare.
Basketbolli amerikan është shumë popullor në Kinë dhe “NBA” u përdor në TV për shumë vite derisa autoritetet vendosën ta ndalojnë në vitin 2010 dhe ta zëvendësojnë me shkurtimin kinez “mei zhi lan”, që do të thotë fjalë për fjalë “Basketbolli Profesionist Amerikan”.
Por kjo nxiti një debat dhe në vitin 2012, Fjalori Modern i Kinezçes, i njohur si autoriteti në përdorimin e gjuhës, e përfshiu këtë fjalë, dhe shumë shpejt NBA u rikthye në TV.
Sërish në vitin 2014, përdorimi i gjuhës angleze është politizuar prapë, pasi “E përditshmja Popullore” thotë se njerëzve u mungon besimi dhe krenaria për gjuhën dhe kulturën e tyre, çka sjell një adhurim të verbër për gjithçka perëndimore.
Ideja është që çdo fjalë e huaj të ketë përkthimin e duhur në kinezçe. Ekspertët do të nisin një konsultim publik dhe njerëzit do votojnë për përkthimin e preferuar.
Por ka pasur një reagim të ashpër në median sociale në Kinë. Disa kanë postuar edhe pasazhe që tregojnë se sa e papërshtatshme do ishte përkthimi në kinezçe i disa fjalëve në anglisht.
Të tjerë pyesin nëse ia vlen të mësosh një gjuhë të huaj, nëse ato nuk përdoren për mirë.
Madje ka pasur sugjerime që të ndalohet edhe emri i televizionit shtetëror, CCTV, pasi është një shkurtim anglisht.
Duket si nisja e një beteje të gjatë.
E vertete qe Greket e pushtuan romen ,
Por ne te njejten kohe ngelen te pushtuar nga kultura romane.
eshte e kunderta mor bir “Homogjen”
Zysha e historise e klases se peste ka qene me barre ate vit qe ke qene ti? Apo nuk e kalove kurre klasen e katert?
Lexo “absorbuar” dhe kupto se dhe ketu tek ne ekziston i njejti problem.
perafersisht nja 200 fjale te shqipes jan turqisht, 100 greqisht, 300 latinisht, po ti futesh me thell edhe pjesa e mbetur eshte latinisht e malokezuar.
Ne nje emision per kozmosin qe dha TVSH nga andej nga 1993 apo 1994, perkthyesi e perktheu nga anglishtja fjalen “space vehicle” ne “vehikul spacial” ne shqip. Natyrisht qe perkthyesi duhet te ishte ndonje nga debilat qe i solli PD me tufa asaj kohe ne administrate, qe ishin aq te paafte sa edhe shqipen s’ mesuan ndonjehere mire.