VIDEO/ Hajdutët e stilit “Fast& Furious” dënohen me burg

30 Prill 2014, 17:46Lifestyle TEMA

Një grup me hajdutë nga Rumania, që janë mbiquajtur edhe banda “Fast and Furious” sipas filmit të njohur, u dënuan me 160 vite burg në total.

Ata vodhën një kamion në lëvizje. E gjithë skena e pabesueshme u filmua nga një kamera infra e kuqe në bordin e një helikopteri policie.

15 të akuzuarit morën nga 5 deri në 12 vite burg.

Një zëdhënës i policisë tha se ishte si një skenë filmash të Hollivudit.

Një makinë ishte vendosur përpara kamionit, që të sigurohej se ai do ruante shpejtësi konstante.

Më pas kreu i bandës del nga çatia e makinës, zbret në kofano dhe prej andej hap derën e kamionit.

Banda kishte nisur të dyshonte se një helikopter i monitoronte nga sipër.

Kjo u vërtetua edhe nga një bisedë telefonike e përgjuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje