Ka bërë xhiron e botës videoja ku futbollisti i Barcelonës, Dani Alves, qëllohet me një banane, por ai e merr atë dhe e ha.
Kjo ka nxitur një fushatë mbarëbotërore, të quajtur “Ne jemi të gjithë majmunë”.
Racizmi në stadiumet e Spanjës është shumë i përhapur dhe futbollistët me ngjyrë janë shënjestër e zakonshme.
Për këtë arsye, e gjithë skena e Alves duket se ka qenë e planifikuar.
Futbollisti Alves, së bashku me kolegun Neymar, kishin vendosur që të bënin diçka të tillë që kur u abuzuan në ndeshjen ndaj Espanjolit në Mars.
Ata kanë kontaktuar një firmë marketingu, të quajtur Loducca, përpara incidentit të radhës.
“Ideja ishte që Neymar të hante bananen, por në fund ishte Alves që e hëngri,” thotë një menaxher i kompanisë.
Qëllimi ishte që të nxitej një fushatë kundër racizmit dhe duket se skema funksionoi.
Megjithatë Alves e pranoi se nuk priste që veprimet e tij të merrnin kaq shumë vëmendje.
Ndërkohë policia ka arrestuar një 26- vjeçar, që akuzohet se ka hedhur bananen në fushë.
Ai është ndaluar që të jetë trajner i një prej klubeve të të rinjve.
bravo,bananja eshte e mire
Si te mos jene spanjollet rraciste se vete jane te bardhe si bora!!!
Shikojini keta dy tipat si e hane bananen me kujdes qe te mos krijojne ndonje poze te pakendshme, hahaha!
keta qe po hane bananen me kaq shije jane gey.
komplet ekipi Barcelones hengri banane ket sezon.
si dashnor diko nuk e ha asnjeri bananen, harrojeni.