Si u keqpërdor shteti kundër shtetit?

9 Maj 2014, 19:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Arben Imami ka rikthyer dhe një herë vëmendjen tek akuzat e stisura ndaj ushtrisë shqiptare për përdorim të saj për trafik droge. Në deklaratën e tij për prokurorinë, tashmë nuk është më burim informacioni letra e SHISH, por disa informacione që atij ia paskan dhënë disa oficerë policie.

Ndryshimi i deklaratave dhe shmangia e SHISH nga referimi si burim informacioni, në të vërtetë synon të shmangë skandalin real që ka ndodhur me këtë histori të stisur. Dhe kjo ka të bëjë me rolin e Presidentit të Republikës.

SHISH e ka për detyrë që informacionin e rëndësishëm, siç po përpiqen ta paraqesin këtë rast, duhet t’ia dërgojë kryeministrit dhe Presidentit të Republikës. Deri më sot ende nuk kemi një konfirmim zyrtar nga Presidenti i Republikës, nëse ai e ka marrë këtë informacion apo jo.

Kjo ka rëndësi për të kuptuar nëse SHISH është një zyrë informimi e PD-së, apo një institucion që respekton qoftë dhe formalisht rregullat e institucionit të tij.

Këtu është bërë shumë zhurmë nga opozita, kur presidneti nuk përfshihet në rrethin e infomimit për çështje të rëndësishme. Kështu u bë zhurmë përse Presidenti nuk u mbajt i informuar për çështjen e armëve kimike. Edhe pse kryeministri u justifikua se ende nuk kishte për çfarë të informonte Presidentin, në të vërtetë problemi real ishte tek mungesa e konfidencës politike.

Këtu jemi në një rast kur Presidenti ka një konfidencë të lartë politike me kryetarin e SHISH, dhe është e paqartë përse ai nuk është informuar, ose nëse është informuar, përse nuk i del zot publikisht informacionit që ka marrë.

Shmangia e Arben Imamit nga origjina e deklaratave që informacionet vinin nga SHISH, tregon se ka një përpjekje për ta shpëtuar SHISH nga përgjegjësia që është përdorur për këtë informacion.

E vërteta është se qëndrimi publik i SHISH ishte shumë korrekt dhe shterrues për të mos vazhduar spekulimi, por kjo ishte një njollë e madhe që iu vu ushtrisë shqiptare dhe duhet hetuar doemos burimi i kësaj akuze.

Loja me një letër, që duhej verifikuar, që në vend që t’i shkojë Presidentit, kryeministrit apo policisë, i shkon PD-së, është shumë e pistë dhe duhet zbardhur deri në fund.

Prokuroria, e cila është ende në fazën e mbledhjes së informacionit, por dhe komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar akuzat, duhet ta zbardhë rolin e Presidentit në këtë histori.

Nëse Presidenti është informuar nga SHISH për këtë çështje, atëhere kemi të bëjmë me një procedurë korrekte të SHISH, që ka njoftuar institucionet për informacionin rutinë dhe duhet hetuar përse ky informacion rutinë përfundoi në PD. Nëse nuk e ka informuar Presidentin dhe ky i fundit qëndron larg debatit, sikur nuk ka ndodhur asgjë, atëherë kemi të bëjmë dhe një përgjegjësi të tij si Komandant i Forcave të Armatosura për njollosjen e ushtrisë.

Edhe pse rasti është përgënjeshtruar nga çdo institucion, përfshi dhe NATO-n, përpjekja për ta njollosur ushtrinë u konsumua si krim, duke përdorur institucionet e shtetit shqiptar. Kjo nuk duhet harruar, po të kemi parasysh se balta nuk u hodh vetëm për të bërë pis ushtrinë, por për të ushtuar në veshët e Evropës në qershor, kur të ulen të vendosin për statusin. Edhe pse cinike, nuk duhet harruar as ajo që ka thënë Sali Berisha për Arben Imamin, si “njeriu që ka borxhe të mëdha ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe çfarëdo që të emërohet dhe kudo që të shkojë, do përgjigjet për atë që ka bërë” (Sali Berisha. Kuvendi i Shqipërisë, korrik 2000)

41 komente në “Si u keqpërdor shteti kundër shtetit?”

  1. futja kot says:

    Opinioni do te dija si jane bere deklaratet ne kuvend nga dita e pare deri sote , Per kete duhet nje citim rigoroz dit pas dite dhe ore pas ore, per te pare permasat e asaj cfar ka ndodhur dhe kush konkretiosht eshte akuzuar. Pra eshte folur per ushtrin, per infrastrukturen uishtarake apo per segmente te ushtrise dher qeverise se jane te imnplikur ne trafik droge ?
    deklaratet jane bere :
    -Ne foltoren e parlamentit kjo nuk i ka ndodhur as per krimet e Eskobarit;
    -Nga nje ish Minister i mbrojtejes. A. Imami
    -Nga nje ish Minister i mbrojtes F. Mediu
    -Nga nje ish Minister i brendeshem. F. Noka
    -Nga nje ish Minister i Jashtem. dhe me vone minister i brendeshem, L.Basha
    -Nga dy ish zv ministra te brendeshem.
    -Nga nje ish Kryeminister. Ish President dhe ish kryetar Partie.
    Dhe ne fund deklaratet per trafik droge jane bere ne menyere frenetike cdo dite nga nje force politike ne seli e Parlament .

    1. Dr. Adhamudhi says:

      Puna eshte se Sali-han-mooti dhe stanin i hijenave lehin, bertasin e hajne moot me qellim, qe te mbrojne prapanicat e tyre se e dine qe po ju vjen fundi per baterdite qe I kan ber keti populli e vendi duke e zhvatur, vrare e prere te gjalle. Fatkeqesisht ky fund po zgjatet dhe njerzit po humbasin durimin, por sic e thot populli “vonon, po s’menon”. Eshte e qart qe qeveria nuk deshiron te krijoj tensione e konflikte te panevojshme me opoziten kusare perpara afatiti te qershorit. Por do ishte nje gabim fatal n.q.s. nuk do ti futej thell ketyre problemeve e te nxjerrin ne drite korrupsionin, vjedhjet dhe vrasjet dhe te vej para drejtesis me emra konkret te gjithe fajtoret, kriminelet dhe ata te implikuarit duke mabajtur keshtu premtimin elektoral dhe te rris besimin tek populli, si nje qeveri dinjitoze, e pergjegjeshme dhe e vendosur deri ne fund per te punuar per temien e vendit dhe popullit. Shqiperia do perparoj vetem kur ketyre monstrave t’u vij fundi dhe te marin denimet e merituara.

    2. ritvani says:

      I ke rene ne Koke i thone nje fjale z.Mero.
      Kudo ne Bote,keshtu funksionon;diku me shume e diku me pak.
      Dhe keshtu do te ndodhi perderisa do ekzistoi Korrupsioni.
      Korupsion do te thote pasurimi i padrejte i cdo njeriu qe
      e sigurone ate nepermjet ushtrimit te Pushtetit ne qeveri.
      Te zhduket eshte teresisht e pamundur,sepse eshte e pamundur
      mosekzistenca e shoqerise me Klasa. Eshte e vertete qe Shtetet bejne perpjekje per reduktimin
      e permasave te tij.Politikat e korupsionit kane ne baze;Makjazhin,Mashtrimin dhe Oratorine.Por Dega kryesore e tij
      eshte Nepotizmi.”Trimi mire me shoke shume!”ithone nje fjale.
      Nepotizmi ne radhe te pare i shkaktone nje dem te madh Meritrokracise,
      si nje nga Kolonat me te fuqishme te progresit te Standarteve
      te nje vendi.Ne fakt mos funksionimii meritokracise ne keta 23 vjet
      beri qe ne vendin tone te sundoi;Varferia dhe Kriminaliteti te cilat
      ushqyen Hajnine,Vetegjyqesine dhe imoralitetin,per rrjedhoje jo vetem
      qe Burgjet u shtuan por edhe u mbipopulluan ato. Nje tjeter pasoje e Nepotizmit eshte edhe fakti qe askush nga zyrtare te larte nuk para del
      te japi llogari perpara Drejtesise.
      Eshte Nepotizmi qe ka shtuar radhet e pushteteve,nepermjet te cileve
      behet shume zhurem per asgje,ose e thene troc;Te hedhin Hi Syve…
      Sefundi: Nepotizmi eshte pengesa e Lirise dhe Demokracise,pasi
      keqperdoret Shteti kunder Shtetit.Kete derimesot e ka realizuar
      ne menyren me primitive te mundeshme Sali Ram Berisha,i cili i ka borxh jo vetem ketij populli,por edhe femijve te tij qe i zhyti
      ne pellgacet e korupsionit.

      1. xheJ eN Bi says:

        Skypion —

        Si shume i nervozuar e ke shkruar komentin ,nuk e kuptoje pse ? Ke lavderuar Ledi Shamkun te shkrimi i saj duke qene dakort me te dhe sot po ta lexonte kete shkrim do perdridhte turinjte se ke bere nje sere gabimesh ortografike.
        Ose mund te justifikohesh se nga qe nuk kam respekt per detyrat qe kane i shkruaj pa germen e madhe siç eshte min. mbrojtjes soe kryeministri ,ti e di qe shkruhen me germe te madhe , pse e detyron Ledi Shamkun te thartoje turinjte.

        Per permbajtjen ,ta kam thene se ka filluar degradimi mendor se ke shkruar nje çarçaf dhe nuk thua asgje te sakte ose si i thote populli : vjen verdalle si pordha ne breke.

        Ne se te gjithe shqiptaret jane te bindur se infrastruktura e ushtrise eshte perdorur per trafik droge nuk je ti qe e percakton se nuk ke bere asnje sondazh per ta matur , kerko te Zaloshnja ndihme dhe ai do jete i gatshem te te jape shifra .
        Ti e di qe perqindjet do jene shum te vogla dhe si e keni zakon ti dhe idhulli yt çdo numri i shtoni dhe nga nje zero nga prapa.

        Sa per citimet ,si mendon jane te dyja te drejta ,apo jane fjale e ere ,zgjidh e merr ?

        1. Ilir Hoti says:

          Kush per ty eshte’populli shqiptare’!!!???? Salihi e kopeja e tij????????????????? Jooooo thirri mendjes po e pate organin qe prodhon arsyen….Populli a kombi shqiptare eshte i perjetshem..Votuesit me vendimin e tyre te pa diskutushem..Dhe ti e salihi e kopeja jane..shqiptare ose shtetas shqiptare pleq a te rinj qe kane te Drejtat Dhe DETYRIMET para DREJTESISE.. Udheheqesi shpirteror e material i YTI ..nuk edhte i ‘POPULLIT’.. Drejtuesit e shtetit a qeverise jane Me MANDAT te percaktuar RROGETARE jo Udheheqes..DERI KURE KESHTU????

        2. Robert says:

          I nderuar komentuesi J.N.B

          Sinqerisht nuk i lexoj kunder-komentet e Artan Hoxhes (Skypit) se e di saktesisht cfare do thote.Kam te pakten 15 vjet qe ndjek shkrime on line si dhe komente qe ja vlen te lexohen dhe nuk kam pare jo vetem ne shtypin shqiptar pro dhe ate boteror nje komentues kaq te cmendur Transgjender si ky Artan Spiuni.Nuk habitem as me ato ide perverse qe thote,as fjalori rrugaceror qe perdor,por habitem me miopine e tij qe kujton se fshihet pas ketij pseudonimi per te leshuar kete “shiit-storm” kunder Rames por dhe Bazes .
          Sidoqofte ju si komentues po me beni pershtypje se jo vetem po kunderviheni me argumente por po e tallni ne menyre poshtruese kete pervers.Skypioni ka ligesine e Uriah Heep dhe ndyresine e tranvestit austrik Conchita Wurst.

    3. Skypion says:

      Ajo qe anashkalohet me kembengulje nga qeveria,Rama,Kodheli dhe gjithe horda mercenare e medias se pushtetit,ka te beje me burimin e pare te informacionit,qe eshte Sherbimi Informativ i Ushtrise,SHIU.Ky sherbim,sipas gjithe rregullave dhe procedurave,ia dha kete informacion Sherbimit Informativ Shteteror,SHISH.Pike.Qe ketej nis gjithe puna operative ne terren e SHISH dhe e Policise se Shtetit.Dmth,tetor,nendor,dhjetor,janar,shkurt e deri ne mars kur doli informacioni,te gjithe keto struktura te sigurise kishin bere pune operative ne terren mbi trafikimin e droges duke shfrytezuar infrastrukturen ushtarake.Pike.
      Po gjate gjithe ketyre muajve,min.mbrojtjtes Kodheli,kryeministri Rama,vete qeveria,ka qene ne dijeni te kesaj ceshtjeje.Pike.Pas punes operative disamujore te ketyre strukturave,SHISH,konform rregullave dhe procedurave perkatese,informon min.e mbrojtjes per punen e bere,pergjegjese per infrastrukturen ushtarake.Pike.Opozita siguron informacion mbi kete trafik,dhe i kerkon min.mbrojtjes Kodheli dhe kryeministrit Rama,nese ishin ne dijeni per investigimin disamujor.Pergjigja e prere e Kodhelit dhe Rames ishte JO.Opozita ngulmon ne shqetesimin e saj,qeveria ngulmon ne mohimin e ekzistences se cfaredolloj informacioni ne lidhje me trafikun.Jo vetem kaq,por,me ndihmen edhe te aradhes se mediave mercenare,mundohet ta beje qesharake kete,dhe ne te njejten kohe leshon akuza per shpifje ndaj opozites.Nuk ka asnje fakt – thoshin.Kerkuan fakt,dhe fakti u publikua ne media ne formen e nje dokumenti zyrtar te SHISH drejtuar min.Kodheli qe paturpesisht e kishte mohuar kete.Te gjendur perballe faktit diskretitues,ministrja ne fjale,kryeministri,qeveria dhe gjithe maxhoranca.U tentua te akuzohej SHISH per inskenim,per perdorim te tij nga opozita.Kjo u hodh poshte menjehere nga deklarata zyrtare e SHISH.Pike.
      Te diskretituar perballe gjithe opinionit publik,me ne fund ministrja e mbrojtjes,genjeshtarja e pacipe,Kodheli,pranon se ka pasur informacion,dhe pas saj,te gjithe,me radhe njeri pas tjetrit e pranojne informacionin,te cilin e kishin mohuar per jave te tera,madje edhe duke u tallur per fiksacione te opozites!Te gjitha argumentet e qeverise rane menjehere.I vetmi argument mbeti ai i njollosjes se ushtrise shqiptare.Pikerisht ketu u perqendrua pasketaj gjithe taktika,per te dale nga mocali i turpit,e qeverise dhe mediave dhe analisteve te saj.Pati edhe perpjekje te individeve te ndryshem,politikane,analiste,gazetare,mercenare te pushtetit,te gjenin “argumente” te tjere,me synim zbutjen mesa te kishte mundesi te skandalit.Te gjithe deshtuan me sukses.Te gjithe shqiptaret,tashme,jane te bindur qe,PO, infrastruktura e ushtrise eshte perdorur per trafik droge.Kesaj bindjeje mbarepopullore ia vuri vulen vete ministria e mbrojtjes,vete qeveria,duke vene pengesa ne aeroportin e shumeperfolur per ulje dhe ngritje “mushkonjash”.Ministrja e mbrojtjes,Mimi Kodheli,vete Kryeministri Rama,vune pengesa ne aeroportin e Gjadrit,me synim qe te pengonin uljen dhe ngritjen e “mushkonjave”.Pike.E gjithe gallata me mushkonja qe shpertheu ne rrjetet e majta sociale,u kthye ne nje gelbaze gjigande qe peshtyhet perpjete e bie ne surrat.Te zgerlaqur nga kjo gerbule,te gjithe gallataxhinjte heshtin,dhe ne heshtje po e lepijne ate.
      C’mesime nxjerrim nga kjo perralle me mushkonja?!-Mesimi i pare,eshte qe minarja nuk futet ne thes.Mesimi i dyte eshte krimi qe ,pasi ka zaptuar token dhe detin,po na zapton edhe qiellin.Mesimi i trete eshte qe politikane,qeveritare te maxhorances se sotme,jane te implikuar ne kete trafik.Pike.
      Per te gjithe ata qe akoma jane medyshas,dhe qe jane shume,padyshim(per shkak te propagandes se ethshme qeveritare dhe mercenareve te tyre mediatike),mund t’ju themi me modesti dhe durim:prisni,prisni,se do te kete akoma te reja nga fronti i mushkonjave.
      Sa i perket shkrimit te sotem te analistit tone te nderuar,sbesoj se ia vlen ta ndjekim ne terthorat ku i pelqen te arratiset bashke me kopene e te verbereve trushkulur.Jo ku ishte Presidenti,ku rrinte,c’bente,c’tha,c’beri,pse beri kete e nuk beri ate,eshte jo vetem qesharake,por edhe per te te ardhur keq.E vetmja gje e mire qe mund te themi per kete eshte: shyqyr qe nuk e shau me liber shpie sic ben ngahere!
      Dhe,si per t’i vene vulen keqardhjes tone,citon ne fund cka thene Berisha per Imamin,ketu e 14 vjet me pare,te cilit citim ,ne po i pergjigjemi me nje citim te Kryetarit te Parlamentit,zotni Ilir Metes,ne adrese te Kryeministrit te Shqiperise,avdall Edi Rames,te bere,jo 14 vjet me pare,por para tre vitesh,ne janar 2011,citoj:”Edi Rama,kjo funderrine morale etj etj,kryetari i sektit te spiuneve te Shqiperise,i marre peng nga krimi i organizuar dhe mafia” – kjo eshte akuza e Metes ndaj Rames,e liderit te LSI-se ndaj liderit te PS-se,e Kryetarit te Kuvendit ndaj Kryeministrit…

      1. Mesuesi says:

        Bravo Skypion!!! keshtu duhet folur hapur ,por kam
        Vetem nje hall ,duke u betonizuar fushat e Avioneve
        Mushkojat do te na mbysin ,kurse droga gjen rruge te tjera .

        1. Nxenese says:

          ….”2021″- Mushkonjat jane hequr, po droga??? Eshte vetem shtuar jo hequr…..

      2. ofsite says:

        Ok.Meqe edhe une jam nje nga keta te verberit e trushkulurit qe nganjehere te lexoj do te desha me miresjellje t’ju pyes,-kur thoni qe;ne po i pergjigjemi me nje citim…….etj ,cilet ju pra kush jeni ju e ke perfaqesoni?
        Cili kujtoni ju zoteri se eshte problemi i shqiptareve sot qe te dije se cila pale eshte me e zhytur ne llumin e korupsionit(e pastaj te zgjedhe per ke do beje tifo) apo korrupsioni vete.
        Me thoni ju lutem ,vertet e besoni qe SHIU dhe SHISH kishin informacin dhe filluan te levizin pikerisht ne muajin Tetor dmth kur erdhen ne pushtet te majtet apo fenomeni ekzistonte edhe me pare?
        Keta mafiozet zoti Skopion pervecse te eger dhe kriminele jane edhe te zgjuar sic mund ta dish edhe ti.Nderohen pushtetet nderohet edhe arka ku behen derdhjet e parave prandaj zoterite e nahise se ciles i pergjerohesh u hodhen ne sulm duke mos marre parasysh demin e jashtezakonshem qe do ti benin imazhit te vendit.
        Meqe je person publik dhe meqe te ka rene shansi edhe ty te merresh me politike ne ate vend(une po te drejtohem sikur ti te jesh vertet Artan Hoxha)duhet ta kuptoje pse znj Kodheli pergenjeshtroi ne fillim lajmin per perdorimin e ushtrise ne trafikun e droges por nuk te lene edhe ty padronet e tu te besh si mendon vete sepse ke ngrene edhe ti nje luge corbe.
        Edhe mua mu duk shume e trashe dhe e shemtuar ajo vendosja e blloqeve te betonit atje ne Gjader sepse me kujtoi vendosjen nga pronaret e lokaleve te ndonje karrikeje apo koshi plehrash per te siguruar parkim per vehte.
        Qe te mos krijosh ndonje ide te gabuar ne lidhje me ndonje perkatesi apo mbeshtetje politike nga ana ime po te them se nuk me kercet fare per asnje nga ata as per Edin qe ti aq “qejf” e ke bile mund te te them se ne kushte te tjera(pa Sale e salihane)do te mbeshtesia vetem PD.
        Pershendetje!

  2. interisti says:

    z Mero akoma me arben Imamin do te merremi. Ai seshte vecse nje turp i politikes shqiptare qe ka bredhur si nje kelysh nga njeri preher ne tjetrin,sipas interesave te tija personale te momentit dhe per asgje tjeter.

    1. taksirat kusuri says:

      Z intersiti,ndoshta nuk e di por andej nga zona jone kemi nje shprehi ( e dhjeve osman) eshten per osman gazepin kur u tha ne berat (populli mistrec i beratit) edhe ti si osmani e dhieve kur ne gazeta tema thua per imamin,une nenkuotoj meron,ka bredhur si kelysh nga njeri preher ne tjetrin Per sa i perket temes se droges shkodranet thone, ku ka ze nuk eshte pa gje.Ne radhe te pare duhet luftuar fenomeni se eshte nje e keqe qe mund ta paguajm shtrenjte te tere e pastaj te shikohen qendrimet partiake apo servilizmat pushtetare e ne fund qendrim te repte ligjor ne qofte se akuzat jane te pa verteta Me shqeteson qendrimi i temes(nenkuptojme meron)qe ben rolin e hetusit ,prokurorit e gjukacit per problemet e opozites e vetem rolin e avokatit per problemet e mazhorances Desha te pyes temen, kaq epa fajshme eshte mazhoranca per te gjitha problemet e shqiperis perfshi edhe ringjallien qe po i behet enverit Kaq e pa fajshme eshte mazhoranca per permasat e frikshme qe ka mare lulezimi i droges

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Ja the,mor ja the,po kujt ja the !
    Mu kujtuan fjalet e te madhit Jovan Bregu.

  4. papagallo says:

    S’po arrijmë të kuptojmë ç’bëhet në Shqipëri. Opozita na duket si një lukuni ujqish të tërbuar ndërsa pozita si një stan me lepuj që i tremben lukunisë. Paudhësitë e ishava janë me tonelata por askush syresh nuk ndëshkohet bile na bëjnë karshillek. Na duket sikur jetojmë në një shtet inekzistent.

  5. Iliri says:

    Statusi nuk e marrim edhe pa tentativat e Berishes
    Deri ne Qershor Rama nuk ben asgje ,tani i ka dale pune
    me rihabilitimin e Enverit !!!!!!

  6. Apollonia says:

    Me gjithe keto histori te trilluara kane arriturr nje qellim:
    Te na shpifet jeta ne vendin tone.
    Turp per ne si popull qe durojme, se ata qe flasin nuk e kane per turp por mision.
    Derrave te felliqur nuk i mjaftoi 23 Qershori.
    Vetem ketu tek ne mund te ndodhe qe nje popull i tere te shkelet me kembe nga opozita.

  7. Zani Burimi says:

    Zoti Mero,
    Shkrimin tuaj e kuptoj mire, se eshte ne vazhden dhe ne logjiken e atyre shkrimeve te meparshme per tematiken e shpifjeve me nje synim nga te gjithe skota e Berishes:qellimi eshte qe te demtojne imazhin e Vendit te tyre. Me ben pershtypje dhe nuk e marr vesh edhe shprehja e Bashes se “PD-ja arriti te inicoje komisionin per perdorimin e Ushtrise per drogen…”. Kaq qorra dhe shurdha na di ai bufi sa te mos e dime se komisioni u inicua dhe u formua nga maxhoranca?
    Ndersa per sa i perket komisioneve parlamentare ne Shqiperi e dime ate postulatin e famshem: ” Po te duash te mos besh asgje, ngrije nje komision!” Keni thene nje percaktim per punen e Rames per vendosjen e drejtesise dhe ju doli fiks.
    Tani, akemi se do presim ndonje gje per tematiken qe shkruan?

  8. bato says:

    Cili do e zbuloje te verteten e rrjedhjes se informacionit te SHISH, qofte edhe jo i sakte? Prokuroria do te ishte pergjegja e menjehereshme. Po a kemi prokurori qe nuk eshte e kapur nga ata qe bejne akuza thjesht per njolosje e per t’i bere keq vendit? A kemi gjykate qe te gjykoj ne menyre te paanshme? A kemi politikane qe me 86 vota ne parlament te bejne stuhi shkarkimesh te te paafteve dhe te te korruptuarve nga berishizmi? Jo! JO! JO! Atehere le te ngopemi thjesht me retorika ne parlament dhe te fleme me besimin se vetem zoti do i ndeshkoje kriminelet!

    1. Blue Jasmine says:

      Eh more @bato. Iku shiku, erdhi shishi, vetem emri ka ndryshuar. I kane sherbyer vetem ngjyrave politike qe i perkasin.

  9. Skypion Gerdalla says:

    Sa here qe vinte rasti te diskutohej ne kafene per “ceshtje ndershmerie”, dikush qe i njihte me rrenje e dhemballe aktoret politike te vendit na perseriste here pas here, se nuk ka njeri me te ndershem se baca prej tropoje. Po eshte “bac me pupla” ky ore – na thoshte. Dhe me tej vazhdonte… sido qe te vije puna, ne fund te fundit ka per t’a nxjerre veten shume me te paster se gjithe ish-vartesit e tij te perlyer e te zhgerryer njeri me shume se tjetri ne afera korruptive. Te gjitheve ja ka futur koken ne thes dhe i mban nen presion, qe mos t’i shkoje mendja askujt qe te hape gojen e te deshmojne dicka sadopak kompromentuese kunder tij. Deklarata e bere prej tij ne korrik te vitit 2000 eshte vetem njeri prej rasteve te shumta. Merua duhet t’a kete mesiguri plot arkiven e tij me deklarata apo te dhena te ngjashme.

    Nese ky “bac me pupla” deshiron t’a haje me shendet pensionin e tij, qofte kjo dhe ne vilen lluksoze te te birit (se per vete vetem nje apartament te thjeshte ka ne dispozicion…) do te ishte teper e nevojshme, qe per forcimin e demokracise dhe nje te ardhmen me te mire te vendit, tashme t’i jepte fund njehere e pergjithmone politikes “terhiq e lesho”, duke i vene ne dispozicion organeve te drejtesise sa me shume nga njohurite e tij personale ne lidhje me zyrtaret e tij me te korruptuar, te cilet me veprimet e tyre te paprecedente kane baltosur keq e me keq dhe figuren e tij personale.

    Le t’a filloje vete ai i pari cmontimin e ketij hallku kaq problematik, qe po ja merr frymen shqiptareve nga dita ne dite. Nese ai do te tregohet i gatshem per te bashkepunuar me qeverine ne sherbim te drejtesise dhe ligjvenies, le t’i jepet atij fundja edhe garancia e mosndeshkimit edhe pas heqjes se imunitetit te deputetit, vetem e vetem per t’i hapur rruge konsolidimit te sistemit demokratik dhe zhvillimit me hapa sa me te shpejta te ekonomise, si baze e stabilitetit te gjithanshem te nje vendi.

  10. tim says:

    godit infrastrukturen e sales o edi rama se do e humbasesh davqane me keta horra.nuk ke kohe per te humbur eshte lux i madh jep goditje te forte ne drejtesi dhe ne politike .gjithe horrat dhe hajdutet aty jane mbledhur ne politike.bota eshte me ate qe jo vetem eshte ne pushtet por dhe qe di ta perdor pushtetin ne te mire te popullit dhe per te drejten. mos ki frike mor burre se ti e fitove shumicen e popullit me vote. ne po presim qe ti te veprosh dhe forte biles nuk duam llafe bosh apo spektakel duam qe salen ta tmerrosh mor burr leviz nuk duam vende pune se dhe ti e di mire qe si ben dot dhe ne e dime me mire se ty .te dhame voten vetem per salen dhe horrat qe i ka pas.evropes ja do politika te mos te te thote qe beje keshtu por ama sa po ta futesh salen ne kryq dote te respektojne se jane lodhur me ksi horrash

  11. alban. says:

    O Mero na shkruj naj llafe qe Ilir Meta ka thene pe Ramen.Mero jeni duke i bere fresk djallit por mos harro se nje dite dote pendohesh por do te jete vone.

  12. Tradita says:

    A jeni ne vete akoma ju e quani opoziten armike, a jeni ne vete more idioter, opozita eshte vlere e nje vendi, dhe ka te drejte dhe akses ne informcion qofte edhe i klasifikuar. Enverist budallenj.

    1. Gjyzel Azie says:

      Per c’vlera opozitare e ke fjalen zotrote? Po ajo qe ti e quan opozite eshte lene ne meshire te fatit dhe ka filluar te ndryshket komplet o gjyzel aziatik. Ajo tashme ose duhet cmontuar e tera, ose perndryshe te cohet ne “metalurgjik” per shkrirje.

      Pastaj po te ishte ashtu si thua ti kjo puna e informacionit te klasifikuar, pse nuk e aplikuan si reforme te nevojshme demokratike kur ishin gjithe keto vite ne pushtet? Apo tani qe po ja shkulin puplat u kujtuan t’a hapin gojoren?

  13. sh q i p says:

    polli pula lleshit ne kaçile te leshit. ishte nje fraze kur ne ftonim njeri tjetrin per ta perseritur shpejt e pa nderprerje. nuk eshte edhe aq e lehte sa duket. po tamam edhe pederet e p.d. ngaqe e perserisin shpesh ngaterrohen e bejne çorap tere ligjerimin e tyre prej kukuvajkash. ne fakt asgje s’do permbyset . e vetmja gje eshte se pederet e kane si strategji per tju shmangur problemeve reale. te gjithe ata, nga sali bisha te lulzime basha, nga bode te imami, e tere kasta e felliqur e p.d., e dine mire se heret a vone askush nuk shpeton. me çfaredolloj intrigash e shpifjesh, ata vetem se mbyllen edhe me teper ne bunkerin e tyre te zi. ky imami kushedi sa vagone me krom do kishte nxjerre nga galerite po te ishte xhaxhi gjalle. se mos ndonje syresh si uriah hipi ( artan skypion hoxha)me thote; po ti dashke diktaturen? ne kete rast po. me keta tipat maskarenj vetem ai ua gjente ilaçin. e kuptoni o njerez, keta tipat ne ate regjim dukeshin te fjetur. po merreni me mend se çfare negativiteti mbartnin ne brendesi te shpirtit katran qe kane. te del krye bastardi ne parlament , e te fillon te mbaje leksione mbi demokracine. po ç’kishte enveri ne krahasim me keta. e vertete qe burgosi e vrau dike. po me thoni ju, a mbahen te lire tipa si ky mercenari imami. ky trafikant e kameleont qe vetem ngjyre ne surrat nuk ka.po a mbaheshin pa denuar keta maskarenj me tere kete dalldi e çmenduri . i vune zjarrin vendit, vodhen si kurre ne ndonje cep te globit, dhe jane aty. jane aty ku askush nuk i do ti shohe. bejne ironikun, tallen me inteligjencen e popullit. hedhin gurin e fshehin doren. e kuptoni qe keta nuk njohin rregulla e limite. vetem nje favor i kishte bere ai ministri italian scaiola, po shkuan e moren me ceremoni per tia dhene drejtesise. e ku ne “shtetin e mafjes” , itali. mafja eshte ketu . tek togat e zeza te gjykatave te saliut. te kontrabandistet e pasurise kombetare. tek ministrat super te pasur. mafja eshte te basha qe firoj me nje firme ne leter 250 mil euro. te argita qe fiton çuditerisht me shume se nje konsulent ne sh.b.a. te aferat e shkelzenit qe deri dje nuk lidhte dot kepucet e tija. po ne rastet ne fjale te gjithe keta tipat i rrine m..siper. ndersa ky ushtar imami vete dhe e trazon. ne te gjithe e dime, te gjithe e mendojme, e te gjithe presim qe ajo qe duhet te ndodhe te ndodhe ne te vertete. nuk ka asnje jusifikim nga ana e qeverise. pergjegjshmeria ne kete rast eshte qe qeveria te vere ne vend nderin e neperkembur te kombit. ne nuk bejme tifozllik se kush do denohet e sa. ne presim qe gjerat ti kthehen normalitetit ne kete vend. e ky normalitetet fillon nga te berit drejtesi. te vihen perpara drejtesise e te paguajne te gjitha zullumet qe kane bere per tere keto vite. ne te kunderten do jete nje deshtim tragjik dhe nje njolle turpi per kedo qe ka nje pasaporte me kombesi shqiptare.

  14. Al says:

    Nuk eshte shume e veshtire t’ja terheqesh litarin ketij Imamit…..

  15. Cibuku says:

    Kur Saliu beri kerdine me financat e shtetit, pas qershorit 2013, opozita iu drejtua ankua president i cili u mbrojt me shprehjen: Nuk jam caktuar presidenrt per te penguar kryeministrin. Pas Qershorit 2013, ne cdo veprim te tij pengon dhe i vendos gure nen rrota kryeministrit. Nje funderrine e tille duhet me se fundi ta gjej vendin qe i takon. Nje shtet qe pretendon te futet ne Evrope, eshte turp te drejtohet nga te tille talibaner.

  16. Rrok Fishta says:

    z.Gerdalla-keni bere propozimin me ralist per te shpetuar nga Mafia politike vendin.Nje gje e tille eshte bere ne Rusine pas komuniste me ish presidentin Boris Jelcin.Ky pasi emeroi si presidentin e ardhshem te tij,V.Putin,morri nga ai garancine se nuk do te ndiqej asnjehere penalisht dhe se nuk do ti prekeshin pasuria e tij.Vetem pas kesaj ra qetesia ne Rusine qe kishte perfunduar ne duart e Mafies politike-financiare.

    1. Skypion Gerdalla says:

      Pershendetje z. Fishta dhe flm. per repliken. Nuk me kujtohet me hollesi nese mund te kem lexuar diku ndonje artikull ne gazete, ku te permendet se dicka e tille ka ndodhur me pare edhe ne ndonje vend tjeter te lindjes. Per mua nuk ka shume rendesi se ka patur me pare apo jo koncepte apo ide te ngjashme. Me lejo te sqaroj ty ne vecanti, por edhe ndonje lexues tjeter, qe komenti i bere me lart nuk eshte “propozim” per zgjidhje te mundshme, por thjesht nje sugjerim i castit.

      Mendoj se per shqyrtimin e opsioneve, te cilat kane te bejne me menyrat apo metodat e nevojshme per kapercimin ne menyre sa me paqesore te situatave te tilla te nderlikuara, vendit nuk i mungojne as analistet e duhur, as intelektualet dhe as politikanet e afte, te cilet po te shprehnin vullnetin dhe gatishmerine e duhur mund t’i jepnin shume shpejt drejtimin e duhur zgjidhjes se kesaj ceshtje kaq te diskutuar sidomos neper forumet shqiptare.

  17. Et'hem says:

    Z.Mero,analiza juaj i ve pikat mbi”I”.A.Imamit tashme po i bien pantallont nga shpifja qe beri per ushtrin dhe tashme u terhoq,duke ja lene kopilin ne dere policeve te liruar,Nishani nuk ndihet se letren e SHISH e di qe e ka sajuar Berisha-Basha.Komisjoni i ngritur dehet shpejtuar dhe te dale pergjegjesia shpejt.Por mazhoranca pret te marr statusin,qe per shume te tjere thuhet:”nuk na duhet statusi-vetem Berisha,Imami te vihen parapergjegjesise,duke u perjashtuar si deputet,Berisha te shkoi ne burg per zullumet qe ka berere ne keto 23 vjet,te hiqet Nishani,K/SHISH,K/prekurori dhe problemi eshte i zgjidhur.Por mazhoranca ka frik si macja qullit te nxehte,pasi pas Berishes duhet te shkoj dhe Meta.Rama mund te bej shtet por i ka duart e lidhura.Pra:1-1=0…!

  18. Alban Dega says:

    Opinione
    PANIK PRANGASH NE CETEN E KUSAREVE !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Genje e genje se dicka do te mbetet

    Ishte thelbi i propagandes hitleriane, te drejtuar nga Gebelsi. Ashtu si “mbrojtja me e mire eshte sulmi”, qe prediktonte Stalini dhe propaganda e tij rrenuese…
    Ky eshte edhe boshti i propagandes se nxenesit te tyre me te shemtuar ne politiken e sotme shqiptare, Sali Berishes dhe pinjolleve te tij politike e natyrore si Arben Imami e Eduard Halimi, Akdo Bumci e Klani, Argita e Arber Malltezi…
    “Banda e gangstereve” dhe ceta e kusareve te Berishes eshte ne panik perballe akuzave per kusari. Duke ndjere kercellimen e prangave qe po u afrohet perdite e me shume kyceve te duarve te tyre kusare, mendjet e tyre te coroditura dhe fantaksura nuk lene shpifje e trillim pa sajuar per te larguar vemendjen nga drejtesia qe po afron.
    ” Tregtia e drogave” nga ushtria shqiptare, zhurma per protektoren e hajnise masive te tyre Zana Zhuken dhe “nepunesit civile” qe nuk jane vecse ushtare politike te Sales, klithmat per kompetencat e kufizuara te Presidentit krejt inkompetent e te njeanshem Nishani… nuk jane vecse nje sajese tipike gebelsiane ” genje e genje se dicka do te mbetet” dhe nje tollumbace staliniste ” mbrojtja me e mire eshte sulmi” per te zgjatur pandeshkueshmerine e megakusarise berishiane.

    .. Hajni eshte hajn

    Hajnia eshte krim. Krim i rende ne cdo kohe, ne cdo shtet, ne cdo komb, ne cdo sistem.
    Hajni eshte hajn. Kushdo qofte ai president, kryeminister, minister , deputet, kryetar bashkie, kryetar komune, kryeplak, xhepist apo hajn pulash… Hajni eshte hajn .
    Me vjen te vjell kur lexoj dhe shikoj nivelin kulturor, arsimor, njerezor nje prej ketyre hajnave te kapur me presh ne duar dhe shifra ne duaj, e nje hajni te plepave me emrin Gjin Gjoni.
    Turp per drejtesine shqiptare, turp per KLD-se.. turp e faqja e zeze per kete palo president qe mban ne drejtesine shqiptare plehra te tille, te pa fytyre !
    Me vjen te vjell kur lexoj dhe shikoj nivelin kulturor, arsimor, njerezor te kryehajnit Sali Berisha qe vazhdon te na vjedhe edhe foltoren e alatarit te demokracise…
    Na e mori krejt fytyren ne tropojaneve jo vetem ne syte e shqiptareve por edhe te nderkombetareve… Tamam nje shtrig Vicidoli qe flet pa ditur cka e thote e pa kuptuar as vete pallavrat e tij.
    Turp per drejtesine shqiptare, turp per KLD-se.. turp e faqja e zeze per kete palo president qe mban ne drejtesine shqiptare plehra te tille, te pa fytyre !
    Sot me vjen turp qe jam shqiptar, kushtron nga palca e dheut Gjergj Fishta!

    Zanati me i suksesshem per pasurim te rrufeshem- politika

    Vjedhin diten per diell dhe me nje pafytyresi prej hori, me nje sadizem prej krimineli, me nje gjakftohtesi prej hajni sterperserites Gjin Gjoni, Arben Imami, Lulezim Basha, Argita Malltezi, Shkelzen Berisha, Sali Berisha dora vete …. na bejne viktimen politike.
    Vodhen c’nuk vodhen. E filluan me pakot e bamiresise e pakot me ushqime… Vazhduan me karrike e letrat me vere…E nisen me tendera mijera lekesh e sosen ne tendera miliona dollaresh e eurosh. Vodhen milionat e autostrades se hajnise se kombit e nuk ndaluan as ne votat e demosit… Na vodhen mbare Shqiperine !
    Ceta e kusareve eshte ne panik. Po shtohen perdite e me qarte se kjo qeveri e ka seriozisht luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, qe kane bere ligjin e Saliqin tash e 22 vjet.
    Vjedhin djersen e mundin e shqiptareve fakira, plackitin pasurite dhe pronat e shqiptareve, grabisin diten per diell votat e shqiptareve …
    Politika eshte bere jo vetem nje profesion, zanati me i suksesshmi dhe me i shpejti per parurim perrallor brenda nates.

    Kur kryehajduti kelthet kapeni hajdutin !

    Kusaret, hajnat, vjedhesit e pangopur te tipit Gjin Gjoni na mbajne leksione ligjore. Si kryehajduti Ali Baba qe therret ne kupe te qiellit kapeni hajdutin, Gjin Gjoni i kapur ne flagrance , Argita Berisha , “Koloneli i Asfalise” dhe Gjenerali i kusarise Arben Imami…. vete Sali Baba i tyre jane ne panik. I ka kapur ngerci i prangave ne duar per kusari, hajni, vrastari… poshtersi pa fund pa ane qe e kalben shtetin shqiptar.
    Jane po ata pengmarres te Shqiperise qe nuk hezituan t’ia vinin flaken, ta rrenonin si shtet nga Vermoshi ne Konispol ne 1997-en vetem per karriket dhe impunitetin e tyre fantazmagorik qe e paten kthyer dhe perdoren si shkopin magjik per te mbuluar e mbrojtur paprekshmeerine e tyre ligjore.
    Ndaj kusaret si Arben Imami, Argita Berisha, Gjin Gjoni… e ceta e tyre e hajduteve te kapur me presh ne duar e thaste e shqyer me euro nga djersa e plackitur shqiptareve direkt ose indirekt denoncojne dhe protektoret e ksaj kusarie. Me sulmojne mua per te sulmuar Presidentin e Republikes, thote kusari Gjin Gjoni me shkrim e me firmen e tij.

    Kryepresidenti i nje presidenti ushtar !

    Me sa duket e ka fjalen per Presidentin de facto e jo ate de jure te Shqiperise.
    Ne fakt megjithese humbes me mbi 1 milione vota te shqiptareve Sali Berisha eshte kryepresidenti i Shqiperise. Kjo ishte aresyeja qe ai zgjodhi dhe imponoi njeanerisht soldierin, ushtarin ( jo kapterrin sic e quajne disa komentatore – grade teper e larte kjo per kellqet sakate te tij ) Bujar Nishanin.
    Pse !? Pergjigja shume e thjeshte dhe ashiqare… Shihni gradimet e dy vjeteve te fundit te Sali Berishes ne te gjitha postet e institucioneve gjoja te pavarura, sidomos ne sistemin e drejtesise, pushtetin juridik. Cdo gradim i tij ishte per gjyqtare e oborrtare te kapur peng nga mafia berishiste e korrupsionit duke filluar nga pjella e tij natyrore e deri tek te ajo politike.
    I bindur dhe nuhates per disfaten qe e priste banden e tij te hajnave dhe kusareve, Sali Berisha nuk la gure e drure pa levizur qe te siguronte pengmarrjen e Shqiperise edhe pas largimit te tij me turp nga skena vendimarrese e zbatuese e politikes shqiptare. E vetmja rruge per kete qellim ishte marrja peng e drejtesise shqiptare per te shpetuar cfare mund te shpetonte nga banda e tij krejt e inkriminuar e kusareve.

    Pengjet e nje shteti te marre peng

    E vetmja menyre per te siguruar impunitetin e e kusareve dhe hajnave ishte nepermjet gjyqtareve dhe ushtareve te marre peng prej tij dhe bandes se tij mafioze, duke filluar nga Gjykata Kushtetuese e deri tek gjyqtari me i fundit ne skajin me te larget te Shqiperise.
    Vetem nje drejtesi e marre majte peng nga kryekusari Berisha dhe ushtari i tij e marre peng Nishani mund ta mbanin peng drejtesine shqiptare. Nuk kishte dhe nuk mund te kete kurre pengmarrje te Shqiperise pa nje drejtesi te marre e te mbajtur peng nga nje kryebandit antishqiptar si Sali Berisha. Ndaj ne krye te pengjeve te korruptuara te tij vendosi nje ushtar te marre pneg koke e kembe si Bujar Nishani.
    Ndaj kusaret e tij po perdorin vellon politike per te maskuar kusarine e hajnine e tyre.
    Ndaj kusaret e tij dhe vete kryekusari Berisha e co. jane cakardisur fare perballe kercitjeve te prangave ne duart e tyre per krime pa fund e hajni pa ane. Ata i ka kapluar paniku i ndeshkimit ligjore per prapesite e tyre pa fund e pa ane.

    Mesazhi popullor dhe ….

    Mesazhi i votes plebishitare te 23 qershorit ishte mesazhi i sovranit per lufte pa kompromis ndaj korrupsionit dhe kusarise, ku me te lakuarat e denoncuarat eshte drejtesia.
    Mesazhi i Brukselit per inetgrim te Shqiperise ne Bashkimin Evropian ka si kush kryesor luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit se pari ne drejtesi!
    Mesazhi i Uashingtonit , aleatit dhe mikut strategjik te shqiptareve dhe Shqiperise ka si shtylle luften kunde korrupsionit se pari ne sistemin e drejtesise.
    Mesazhi hyjnor per Shqiperine dhe shqiptaret kudo jetojne Kosove, Maqedoni, Mali i Zi… diaspore eshte mesazhi i mikes se sprovuar te shqiptareve Hillari Klinton nga altari i demokracsie shqiptare : Duajeni vendin tuaj Shqiperine!

    … nje mesazh hyjnor

    Detyra e hyjnore e qeveritareve te sotem dhe e cdo shqiptari eshte te clirojme Shqiperine nga pengmarrja e korrupsionit dhe kalbezimi total ne te cilin e zhyti Sali Berisha dhe banda e tij e kusareve si Arben Imami …. Argita Malltezi…. Gjin Gjon… Sot, neser eshte teper vone.
    Sot per ta dhe te gjithe shqiptaret tingellon me kushtrimdhense se kurre thirrja atdhetare e Mihal Gramenos :
    Per memedhene, per memedhene
    Vraponi burra nuk ka me prite !

    1. Mesuesi says:

      Alban Gjerizi mos shkruaj romane me brockulla ,nga Amerika.

  19. idealist says:

    Shumë drejt e ke z. Alban Dega, por mendoj se kjo Qeveri, “i ka duart e “lidhura”, si nga “brënda”, ashtu dhe nga “jashtë”…Që të sqarohem: – Nga brënda është “koalicioni”, nga jashtë janë “miqtë” tanë, Doris Spack-ët, Xh. Moor-ët etj.

  20. donin te vinin vetullat nxoren syte says:

    Do te bejme opozite de mo re de si lum ti popull qe mezi na ke.
    I think se kjo opozite qe kerkone te hedh hi syve po i vjen fundi. Me keto perralla me brete qe tregojne cdo te enjte ne parlament enderrojne se do te rrisim elektoriatin dhe do to vije shpejte radha per pushtet (ndoshta pas 20 vjetesh kur baca do te jete ne boten tjeter).

  21. martin lutter king . says:

    Kane 25 vjet qe shqiptaret pyesin se kush po ja u shkateron shtetin dhe dinjitetin ne menyre te programuar.

    Rasti i ceshtjes “Pisli” ku nje ish mender minister i brendshem dhe nje ish mender kryeminister nxjerrin sekretin e vrasjes se terroristit “te mire” dhe publikojne emrat e grupit special te policise qe njeri prej tyre eshte i rendesishem sot (A.Didi) eshte shenje e keqe se shteti jo vetem ka rene por eshte vene “perballe kanunit”.

    Disa precedente te fundit:droga e MMP,nafta e Iranit dhe “grushti” Enverit nuk jane thjesht episode te rastit por nje skenar inteligjent per te rrezuar me cdo kusht qeverine Rama me te njejtet autore qe rrezuan qeverine e stabilitetit ne 4 dhjetor 1991.

    Te gjithe e mbajne mend brutalitetit e treshes tropojane Berisha-Hajdari-Elezbiberaj fill pas votimeve te 31 marsit 1991 qe eshte e ngjashme me fitoren e 23 qershorit 2013 ku “forcat komuniste” te Edi Rames munden mender “antikomunistin e qelbur” Berishe.

    U inskenua grushti i shtetit i 2 prillit 1991 nga banda tropojes e suportuar nga UDB jugosllave dhe disa xhaferr-deviste te tipit elez biberaj qe vepronin prpa perdeve ne rrethinat e beogradit.

    Mender Berisha, i perkedheluri i Rajersonit ne dhjetor 1991 i jep disa ultimatume PS midis te tjerave ai i arrestimit te bllokmeneve kryesore se perndryshe do prishte qeverine gjithe kombetare te Stabilitetit.

    Fakti qe Monstra berishe e prishi kete qeveri shume te afte ne nje kohe krize ushqimore te tmerreshme eshte fillimi i nje revanshi i pajustifikuar “antikomunist” me metoda fashiste.

    Marrja pjese me vone e Hillit dhe Billit per votimet e marsit 1992,deklaratat e porositura per cekun e bardhe dhe varjen e “komunisteve nga komunistet” ne shtyllat e telefonave sot tigellojne qesharakae por ne ato vite te kujtoni ardhjen e Hitlerit ne fuqi ne 1933.

    Cfare ndodhi me vone per cerek shekulli 1992-2013 nga monstra Berishe duhen rromane te shkruhen per krimet e tij shume dimensionale qe nuk ja vlen ti numerojme.

    Pyetja qe do pergjigje sot eshte se ;Kush e pruri ne fuqi ne vitet 80-90 dhe kushe e mbron sot perbindeshin Berishe ?

    Nje “incident” qe ndodhi me shume te nderuarin president Obama per nje fotografi te tij me Edi Ramen spjegon qarte se ku fle “lepuri”.

    Eshte pertej te pabesueshmes qe ka disa ligjvenes amerikane qe per kete fotografi akuzuan publikisht zotin Obama per korrupsion per marrjen e rrushfetit ne nje shume qesharake.

    Nuk eshte problemi se “fansat e cmendur” te monstres berishe te “luftojne ” me zotin Obama por problemi kryesor ka qene mbrojtja me cdo kusht e mender berishes para votimeve te 23 qershorit 2013 dhe vendosjen e embargos ne Washigton karshi Rames (Fidel Kastro sipas shqiptaro-amerikanit te pjerdhur Eduart Selami).Bile disa eksponente si kongresmeni Dana “shpiku” ardhjen e muxhahidineve sapo filloi fushata e votimeve dhe i binte pjese pjese dhe sa here vinte “autobuzi” i muxhahidineve vinin telegramet per Berishen si “shpetimtarin e Amerikes.Biles ky kongresmen nje jave para votimeve i coi nje deklarate “hot” nga shtepia e bardhe se berisha ishte i “derguari zotit dhe amerikes “ne shqiperi.

    Qe te mos e zgjasim shume muhabetin:Duket qarte qe ka nje strategji te lexueshme per rrezimin e Edi Rames qe filloi me komedine e LHL per te cilen dikush ne Amerike duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe vecanerisht Edi Rames .

    Kjo po vazhdon dhe sot qe falangat e monstres berishe po ushtrojne nje terror te pashmbull “antikomunist” karshi qeverise Rama.E keqja eshte se Monstra Berishe po vepron si nje qeveri paralele paramilitare ku kamikazet e tij Prokurori-Presideni-Kryeshikasi-Kryebashkiaku.Karshi nje qeverie me borxhe te llahtareshme,me papunesi te pabesueshme dhe me nje polici qe eshte vene ne shinjester te Pinocetit te Vicidolit mund te themi qe Qeveria Rama praktikisht quhet e rrezuar.

    Votuesit e 23 qershorit 2013 dhe ne vecanti atdhetari Mero Baze duhet te pakten te thone kete te vertete per te mbrojtur Edi Ramen nga perbindeshin Berishe qe po zbaton skenarin serb te 2 prillit 1991,te 4 dhjetorit 1991,te 14 shtatorit 1998 dhe te 21 janarit 2011.

    Shteti amerikan si garantuesja e rendit demokratik ne bote duhet te nderhyje “pa dorashka” per te ndihmuar Shqiperine per te dale nga kolapsi total:ekonomik,financjar-politik dhe moral.

    Jo te gjithe ne Amerike e duan Shqiperine me ndershmeri.Edhe aty ka ca Damir Fazllice,Nikollaq Gaxojane dhe disa mashtrues kepuce-kuq qe kane fansat e tyre disa poltikane te rendesishem ne vendimarrje ne Shtepine e bardhe.Historia ka treguar se ka kanale te “nendheshme” qe kane cuar ne situata kritike edhe njerez te mencur qe kane drejtuar ate vend te bekuar.

    Kush e njeh mire historine e IRAN-GATE ne kohen e Reganit ne 1984-1987 qe njihet si “Iran–Contra affair” duhet te beje vleresimin e piketave te perbashketa me lidhjet e padukeshme me regjimin e Berishes (Berisha eshte akoma ne pushtet-23 qershori-komedi e luajtur keq)’

    Ky artikull i Meros mbi keqperdorimin e shtetit kunder shtetit eshte nje pike uje ne oqeanin e krimeve te Pinocetit Ballkanit.

    Titulli me i sakte do ishte qe :shteti paralel dhe paramilitar i Berishes e ka rrezuar praktikisht dhe moralisht qeverine Rama te dale nga vota e popullit ne 23 qershor 2013.

    Dua te sensibilizoj admistraten e zotit Obama se nje cerek shekulli nen sundimin e Pinocetit Berishe jane shume sidomos sot kur pasi ka vrare,tradhetuar dhe ka shkaterruar cdo qelize te shtetit dhe poshtruar dinitetin e shqiptareve ai po urinon (na falni) te vraret e tij dhe po perdhos parlamentin,dhe mbi nje miljon votuesit.Sigurisht ky monster nuk do arrinte ne kete nivel kaq te frikshem qofte dhe per vete Ameriken.

    Eshte koha qe kongresi Amerikan me organizmat e tij te marre ne shqyrtim shkaterrimin biblik te shqiptareve.Kush ja shkaterroi shtetin dhe dinjitetin.
    Eshte koha qe te hapet procesi “Albania–Contra affair ” dhe te zbardhet skandali SALI-GATE qe duket si vazhdimi pjeses dyte dhe te fundit te nje libri me titull “rreziku serberisho-amerikan per shqiperine” ose e thene me ndryshe :Ju lutem mos ngrini Hoxhe Enverin ne nivelin e nje shenjtori sic thoshte dhe kuazi fashisti Indro Montaneli:

    -Enver Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, ….kur e pati në dorë vendin e tij të vogël, ai luajti si të ishte një fuqi e madhe.

    1. ofsite says:

      Bukur dhe qarte.Bravo!!

  22. Mesuesi says:

    Ju komentues pa nivel qe komentoni ne kete faqe ,nuk jeni gje
    tjeter vec jashqitja e komunizmit barabar, qe vrau e preu per 45
    Vjet rradhazi .Ju komunista nuk doni nje vend pruralist ,mendja e juaj
    e fishkur ,nuk pranon opoziten ,sepse jeni mesuar me Parti -Shtet.
    Doni te drejtoj Shtetin Rama &Meta ,mundesisht gjithe jeten ,por
    kjo nuk do te ndodhi kurre per ca pacavure qe ka Shqiperia.

    1. v4vendetta says:

      Ish komunisti i fundit qe akoma hargjon oksigjenin e territorit Shqiptare eshte Saliu, dhe si mesues prej kakerdhokqoku duhet te jeshe i mireinformuar.
      Shpreh keqardhje, edhe pse kane kaluar 24-vjet pluralizem politik,
      ju akoma shikoni enderra te frikeshme komuniste.

  23. Poplli shiptar: ‘Pulitika ka borxhe të mëdha ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve,
    çfarëdo që të emërohet ( burrashtets- yje ne ngjitje…. Tregishtore… Fazlliqare e Rilindare,
    te kuq, mavi, roze, blu, Piktore e Shpellare,
    te tere jane NGJALare/ do hane Njalen, sic e dine si ‘buka qe hane’, edhe vete….
    me tu dhwmys te shkretet Djaj!!)

    kudo që të shkojnë,
    do përgjigjet për atë që ka bërë”

    Kuvendi i Shqipëtareve, Prill 2014.

  24. lek mirakaj says:

    Mero hiqe artikullin ,je me serioz

  25. taipi says:

    Fatkeqesisht Merua kur shkruajti kete editorial,as ne endrren me te bukur nuk e mendonte se, pikerisht sot pasdite Zoti do ti turperonte keta legena, dhe do te vertetonte ate qe te gjithe shqiptaret e dine per trafikun e droges(perfshire edhe ju komentues qe ju jane errur syte dhe as vete se dini se ke mbroni).Nuk jam nga ata qe me plas bytha per Sali Berishen se ai e mori me 23 qershor pergjigjen,poe habitem se si edhe ne 2014 shume prej jush gjykojne si dele. Po tani qe u kap avioni, do merremi qe ishte bosh apo ishte plot, se droga te makina akoma nuk ishte ngarkuar por do te ngarkohej me vone….Kjo e sotmja eshte kryeturpi,po te doni vazhdoni e mbrojini se eshte e drejta juaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje