A kanë lidhje këto krime me zhdukjen e avionit malajzian?

10 Maj 2014, 17:50Lifestyle TEMA
A kanë lidhje këto krime me zhdukjen e avionit malajzian?

E dashura e një pasagjeri amerikan në bordin e avionit të zhdukur të Malaysia Airlines, thotë se ka marrë kërcënime me vdekje.

Avioni u zhduk më 8 mars, duke mbetur deri më tani një nga misteret më të mëdha në histori.

Sarah Bajç, e dashura e pasagjerit Philip Wood, ka marrë një mesazh ku thuhet: “Do të vij të të vras”.

Po ashtu asaj i janë dërguar edhe shumë mesazhe pornografike dhe i janë bërë disa telefonata shqetësuese nga një numër telefoni me bazë në Kinë.

Për më tepër, ajo thotë se i kanë thyer shtëpinë dy herë.

Bajç thotë se telefonatat dhe mesazhet nisën pasi iu thye shtëpia për herë të parë.

Ajo shton se telefonatat përfunduan kur një agjent i FBI nisi hetimin për çështjen.

I dashuri i saj punonte për kompaninë IBM në Malajzi.

5 komente në “A kanë lidhje këto krime me zhdukjen e avionit malajzian?”

  1. Si përfundoi hetimi i FBI-së? – kjo është çështja!

  2. avni says:

    znj.sarah paska pare shume filma trillues te hollivudit,po skapase ndonje interes dikush per ti vrare tere ata njerez,por avioni 100% eshte rrezuar si pasoje e ndonje defekti teknik,nga ajo lartesi eshte bere cope-cope dhe eshte zhduke ne oqeanin e thelle indian.

    1. rubeni says:

      po mir moti teoricient,,,,nje pjes te ktij avioni,qofte edhe ndonje llamarin nga ato qe ngelen ne siperfaqje nuk do ishte gjendur????

      1. mira says:

        Pesha specifike e llamarines eshte me e madhe se e ujit

        1. morri i kuq says:

          Pse i gjithe avioni llamarine eshte? Kur bie ne uje nuk shperbehet fare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje