Kështu po ndodh në Festivalin Europian të Këngës.
Fillimisht ishte përfolur se presidenti rus, Vladimir Putin po tenton që të manipulojë rezultatin e votimit.
Për shkak se në Eurovizion votojnë shumë republika ish- sovjetike, ky spektakël është parë gjithmonë si një vend ku tregohen edhe afeksionet gjeo- politike.
Këtë vit, Eurovizioni vjen në kulmin e krizës mes Ukrainës dhe Rusisë, çka ka shtuar dyshimet se Rusia nuk do marrë votat e marra thuajse gjithmonë.
Përfaqësueset e Rusisë, motrat Tolmachev, binjaket 17- vjeçare, ruhen vazhdimisht nga truproja.
Sikur të mos mjaftojë kjo, politikani dhe boksieri i famshëm ukrainas, Vitaly Klitschko, ka bërë thirrje që të votohet për Ukrainën.
“Muzika, njësoj si sporti, ka fuqinë për të bashkuar njerëzit. Në këtë situatë historike për Ukrainën, do ishte një shenjë e shkëlqyer, nëse europianët do mbështesin kandidaten ukrainase,” tha Klitschko.
A mund të sjellë kjo një valë solidariteti?
Një ekspert i Europës Lindore mendon se disa vende edhe mund t’i bashkohen kësaj thirrje.
Më pëlqen që një boksier avdall si ari, quhet “politikan”… Prandaj Ukraina është bërë “kopësht me lule”…
E cuditshme, boksierit nuk i paska ngele hatri qe nuk e vendosen ne qeveri ?
https://www.youtube.com/watch?v=2QxZ8t3V_bk
a o njeri pa tru, shkaterove nje popull te gjithe, kjo eshte kur boksieret pa tru behen politikane. ti do varur ne mes te kievit, po kush ta beje, kot nuk thone nuk behet stani me lepuj.
Edhe keta si puna e jone, me federate mundjeje, peshengritesish,,,,, si nuk doli ndonje udheheqes shahist, kompjuterist, economist, ist ist
Ku vajti gjaku ukrainas o boksieri-politikan apo per ca vota per pune tra la la i themi ne shqiptaret
Mos ju duket çudi kur keta tanet ti japin 12 pike Ukraines