FOTOT/ “Po festojmë triumfin e civilizimit mbi barbarinë”

10 Maj 2014, 11:55Rajoni TEMA
FOTOT/ “Po festojmë triumfin e civilizimit mbi barbarinë”

Bashkia e Sarajevës, ku ndodhet edhe biblioteka kombëtare- është rihapur 22 vite pasi u shkatërrua nga bombardimet serbe.

Ndërtesa ikonë ishte goditur nga mortaja dhe u dogj gjatë rrethimit të serbëve në vitin 1992.

Sipas BBC, godina është restauruar për të shënuar 100- vjetorin e Luftës së Parë Botërore, e cila u provokua nga vrasja e Arkidukës austriak, Franz Ferdinand.

Ai u vra duke dalë nga kjo godinë më 28 qershor 1914.

Godina u hap të premten.

“Sot ne festojmë triumfin e civilizimit mbi barbarinë, të dritës mbi errësirën, të jetës mbi vdekjen dhe triumfin e idesë së unitetit dhe bashkëekzistencës mbi ndarjen dhe përplasjen,” tha Bakir Izetbegoviç, anëtari mysliman boshnjak i presidencës prej tre drejtuesish.

Rreth 2 milionë libra, përfshi edhe shumë manuskripte të rralla, u shkatërruan në vitin 1992.

Bashkia- e hapur në vitin 1896, u kthye në bibliotekë kombëtare në vitin 1949.

Tani aty ndodhet biblioteka kombëtare, ajo universitare, këshilli bashkiak dhe një muze.

2 komente në “FOTOT/ “Po festojmë triumfin e civilizimit mbi barbarinë””

  1. skenderi says:

    bravo ju lumte ne jemi edhe kto 4 vjet ne primitivitet,eshte e garantuar nga edvin palla

  2. nga larg says:

    o skender palla nuk eshte Edi Rama ai qe e la shqiperine ne kete fare feje po eshte ai shpellari jot Sal-Palla qe ju priu ca idioteve si puna jote te shkateronin gjihcka qe kishte ndertuar komunizmi se do bente te reja me cekun e bardhe..te mbahet mbrena apo jo …? jo qe nuk berry gje por shkateroi deri ne themel dhe ato pak qe ishin ..por shkaterimi me I madh qe ai shpellari jot I ka bere atij vendi ..ta merr mbrena se cfre eshte o copa e injorantit …? ta them une …shkateroi gjith brezin e rri ..duke I lene pa pune dhe duke I orintuar drejt kriminalitetit..shqiperia me njerez medioker si Sali shpellari dhe injorant si puna jote do vuaj dhe per ca kohe ..por do vij nje dite qe shiu hyjnor e lan mutin si puna juaj dhe atij shpellarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje