Aktori i njohur Alec Baldwin është arrestuar nga policia në Nju Jork.
Aktori, që njihet për karakterin e paqëndrueshëm, i sulmoi ashpër policët, duke u uluritur.
Sipas policisë, ai u ndalua pasi po e ngiste biçikletën në kah të kundërt.
Kur i kërkuan atij një dokument identifikimi, ai tha se nuk e kishte me vete. Më pas aktori nisi që të zihej me policët, të cilët i vunë prangat.
Kjo nuk është hera e parë kur aktori përfshihet në incidente të tilla.
Një vit më parë ai goditi një fotograf që po e ndiqte.
Aktori ka deklaruar se do largohet nga Nju Jorku, edhe pse është qyteti i tij i dashur.
Shkak është mungesa e privacisë.
nese do te largohet nga new york te vi ne albanistan
jo te shkoj tee muma jote