Thaçi ia merr biznesmenët Ramushit

13 Maj 2014, 20:02Rajoni TEMA

Biznesmenët më të fortë në vend kanë braktisur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të Ramush Haradinajt dhe janë ofruar pranë Partisë Demokratike të Kosovës të Hashim Thaçit (PDK).

Të martën, gjatë prezantimit të programit ekonomik të Thaçit, i cili u bë në hotelin “Emerald”, të pranishëm ishin Ramiz Kelmendi, pronar i rrjetit të supermarketeve ETC, i cili para pakë ditësh ka kaluar nga AAK-ja në PDK.

Po ashtu, në takim ishte edhe biznesmeni pejan Ekrem Lluka, i cili po ashtu më herët ka qëndruar afër partisë së Ramush Haradinajt.

Po ashtu, kësaj radhe në publik afër kryeministrit Thaçi është gjendur edhe Ibrahim Bucaliu, pronar i kompanisë së karburanteve “Hib Petrol”.

Po ashtu, në takimin e mbajtur të martën në hotelin “Emerald” të pranishëm ishin edhe biznesmenë të tjerë kosovarë./ZERI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje