Pronarët e bizneseve në Divjakë: Mos e hiqni avionin, na u shtuan xhirot ditore nga turistët

14 Maj 2014, 09:37Politika TEMA

Rënia e avionit në Divjakë ka bërë të mundur hapjen e sezonit turistik para kohe.

Qindra persona kanë zbarkuar në bregdet për të parë nga afër apo për të fotografuar avionin që ra mesditën e së shtunës në rërën e Divjakës.

Pronarët e bizneseve kanë pohuar për gazetën Panorama se kanë pasur xhiro të lartë ditore, të ngjashme me kulmin e sezonit turistik.

“Ne kemi një shprehje se “jo çdo e keqe vjen për keq” dhe me ne kështu ndodhi. Nuk e kam idenë se qysh ndodhi me avionin, por fakti që tani është aty, ka shtuar interesimin e qytetarëve nga të gjitha territoret shqiptare, madje edhe nga Kosova. Duke parë këtë interesim, më mirë mos ta heqin se këto ditë kanë ardhur për të pirë dhe drekuar qytetarët vizitorë dhe ne na janë dyfishuar xhirot ditore. Kjo nuk do të ndodhte nëse avioni nuk do të ishte aty”, tha një kuzhiniere.

Njëri nga banorët e zonës shprehet se Divjaka u bë e famshme nga avioni.

“Divjaka u bë e famshme falë këtij avioni. Unë nuk kam parë ndonjëherë kaq shumë njerëz të vijnë këtu. Një makinë shkon e një vjen. Edhe unë vetë kam ardhur disa herë ta shoh, jo vetëm një herë, por disa herë”, tha Orlando Lika.

Ato apelojnë që shteti të mos ua heqë avionin pasi e quajnë si “dhuratë që ua solli Zoti në këtë kohë krize ekonomike”.

8 komente në “Pronarët e bizneseve në Divjakë: Mos e hiqni avionin, na u shtuan xhirot ditore nga turistët”

  1. Altin says:

    Me duket ide e mire. Edhe ndihmon bizneset e Divjakes, por edhe sherben si kujtese per trafikantet se keshtu e peson ai qe thyen ligjin.

  2. mira says:

    Dhurata e Zotit në një kohë krize ekonomike….! Të qeshësh apo të qash me albanezët e shkretë….!

    1. Argita_B says:

      Nuk ka gje per te shkrete ketu! Trafikante dhe njerez qe shkelin ligjin ka ne mbare boten, nese nuk do te kishte te tille me qindra milona njerez do ishin pa pune. Fondet per policine, ushtrine, armet, drejtesine jame me qindra miliarde euro ne vit.
      Eshte qesharake kur behen kaq polemika kur kapet nje trafikant dhe akuzohet qeveria jo veteim se nuk ka mare masat po i kerkohet te shkarkohet kryeministri nga detyra!!
      Nese do te aplikoheshin te njetat kerkesa ne amerike qe pretendohet te jete demokracia me e madhe ne bote, sot asnje president amerikan nuk do te ishte me shume se nje jave ne detyre pasi do ti duhej te jepte dorheqjen.
      Amerika eshte tregum i i madhe ne bote per trafikimin, dhe perdorimin e droges ne bote.
      Berisha me opoziten qe drejton ne vend qe te analizojne arsyen pse humben zgjedhjet, ne vend qe te perpilojne nje program te qarte per te ardhmen, pra si mund tja permirsojne jeten shqiptareve, rrine e merren me akuza absurde duke u kapur pas nje trafikanti dhe kerkojne te rivine ne pushtet duke u bazura ne kete incident!!

      1. mira says:

        E kisha fjalën për banorët që kërkojnë të lihet avioni atje për të mbushur xhepat nga turistët….!
        TAni besoj është qesharake ti Argita që e di që ka një fshat që mbjell, e THE që do të ndërhyj, çove barkdërrat të pinë kafe me baronët dhe deklaruan që nuk ka drogë. Kjo vetëm në Albanistan ndodh!
        Pra këta njerëz të shkretë udhëhiqen nga politikanë të shkretë dhe mafiozë…!

  3. emigranti says:

    Popull budalla qe nuk kane pare avion ,si ne xhungel.

  4. Arben says:

    CDO E KEQE E KA EDHE NJE TE MIRE NGA PRAPA

    NISNI NDONJE AVION KETEJ NGA VLORA TE ULET NE MES TE DETIT (HIDROPLAN)

    E RRIT XHIRON NE MENYRE TE PAPARE.

  5. Agushi says:

    Divjaka nuk është bërë e famshme nga avioni Saliut, por ka qenë dhe do të jetë e famshme, falë detit, pyllit me pisha (si në asnjë zonë tjetër të Shqipërisë), lagunës së famshme të Karavastasë, por më e rëndësishme falë atyre banorëve që ditën të ruanin të paprekura këto pasuri përrallore të natyrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje