Trafiku i drogës/ Ristani: Rama ka hall t'i largohet përgjegjësive

14 Maj 2014, 15:56Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se hallin e tij më të madh ka t’i ikë përgjegjësisë për trafikun e drogës, ndërsa qytetarët kanë hall të ndalin drogën.

Fort dhe gjatë u përpoq sot Rama te shitej si mbrojtës dhe promotor i policisë. Nuk i eci. Shqiptarët nuk harrojnë se ishin Rama dhe Tahiri ata që ndërsyen turma të paguara nga krimi dhe narkotrafikantët kundër policisë së shtetit me gurë dhe hunj. Se ishin ata që bënin sehir kur përgjakja e uniformave blu vazhdonte edhe kur ishin rrëzuar. Janë po ata, Edi Rama dhe vegla e tij Sajmir Tahiri që shkallmuan Policinë e Shtetit sapo erdhën në pushtet. Me mendësinë e vitit zero goditën, larguan dhe denigruan mijëra oficerë trima dhe patriotë. Burra dhe gra, të rinj dhe të reja që u përplasën me kurajo dhe fituan mbi krimin dhe që me përkushtimin e tyre ndaj ligjit dhe rendit ja dolën ta fusin Shqipërinë në NATO dhe të heqin vizat për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Arben Ristani, deputeti i PD-së në një konferencë për mediat.

Në vijim ai shtoi se Partia Demokratike dhe opozita e paralajmëruan Ramën se fushata e egër e zhbërjes së Policisë së Shtetit do të vijë me një me një faturë të rëndë për rendin dhe sigurinë e vendit.

“Sot ai konfirmoi të gjithë shqetësimet e Partisë Demokratike se shteti është dorëzuar para krimit, se policia jo vetëm që nuk ka rilindur, por i janë këputur krahët për të luftuar krimin, ka humbur lidhjet me informacionin dhe kontrollin e terrenit.Tritoli, vrasjet, vjedhjet, grabitjet, janë tregues i dëmit të pallogaritshëm që Rama-Tahiri i kanë shkaktuar policisë. Ndërsa kjo e drogës tregon se rikthimi në polici dhe në poste të tjera të larta i personave të inkriminuar me narkotrafikun, nuk ka qenë rastësi”, theksoi Ristani.

Duke e akuzuar si përgjegjës për shkallmimin e Policisë së Shtetit, Ristani theksoi se ai është  përgjegjës për këtë situatë të rëndë të sigurisë në vend.

“Ti je fshehësi i zellshëm i të vërtetës për narkotrafikun që ka përmbytur Shqipërinë në drogë dhe po sulmon kufijtë e Europës me lumenj droge, ndaj dhe duhet të mbash përgjegjësi.Të gjithë shqiptarët kanë sot një hall: nxjerrjen e vendit nga kthetrat e narkotrafikut me mbështetje dhe symbyllje qeveritare”, tha Ristani.

17 komente në “Trafiku i drogës/ Ristani: Rama ka hall t’i largohet përgjegjësive”

  1. toni says:

    Ky po qe ja dine dhe ja ka pare hajrin droges si konsumator i denje qe eshte,saleshi kete ristanin duhet ta emeroje dep+grosist i Lazaratit…

    1. pelivan says:

      Thone,qe sa here Saliu,(Me falni), Don-kishoti,do ja hipte Ristanit,( Me falni), Rosinantit,do i hidhte atij,me se s’ben nje dore ashash,( Me falni),Jonxhe… qe ai Ristani, (Me falni),Rosinanti,te hingellij per qejf te te zotit,i teri ne varsi te efektit ushqimor qe dhe bluan, e bluan…, jeshillek… nejse,pune kuajsh…

    2. mateo says:

      Ik ore pjanec ordirer ! hajdut zgjedhjesh ! buggaxhi !

  2. feniks says:

    O Ristan!
    Nuk shpeton dot nga BURGU sa do te ulurish si BUCE!!!
    Ju ka hyre TMERRI nga frika se po ju shterngohet LAKU NE FYT per te gjitha KRIMET qe keni bere!!!
    Ju akuzoni qeverine se po TRAFIKON DROGE,kur ajo DROGE ESHTE MBJELLE E TRAFIKUAR PER 8 VJET NE KOHEN E SUNDIMIT TUAJ KRIMINAL!!!
    Jeni te CMENDUR NGA LEMERIA,se nuk merreni dot me DROGEN E MBJELLE NE Shqiperi ne kohen tuaj,por merreni me avionin e sajuar me nje INSKENIM QESHARAK!!!
    Jeni specialiste te KRIMIT,por kete here keni GABUAR:
    Aktoret tuaj e kane luajtur keq rolin!!!
    Te gjitha faktet e ngjarjet vertetojne se e gjithe kjo ishte nje INSKENIM per te tensionuar SITUATEN si para 14 shtatorit 1998!!!
    Do hani kokat tuaja,o Ristan!!!
    SHERRI HA KOKA,thote populli yne!!!

  3. Viktor hoti says:

    A ka goje nje i denuar per ryshfet ne drejtesi dhe a ka fytyre te na beje moral ? viktor hoti !

  4. Shoku Tarras says:

    Ristani duhet te sqaroje deklaragtat i ben para apo mbrapa dopios se rakise,eshte nje pyetje qe kerkon vemendje!

  5. Shtypi i ditës i ngrirë në një pikë

    Sot të gjitha gazetat e printuara ishin cit me lajme, raporte, opinioned dhe analiza per drogën. Duket se informimi i publikut ka ngrirë në një pikë. Të gjitha gazetat kryesore rrihnin nnë një temë. Pavarësisht kush fliste, fliste vetem per një avion të rrëzuar dhe 8 çanta me drogë. Shtypi sot nuk ishte gjë tjetër vetëm një “fletë për të dredhur hashash”.
    Askund, në vendet e botësë I, II apo III, nuk besoj që publiku të jetë tradhëtuar kështu prej shtypit.
    Të gjtha problemet që ka vendi ishin mbuluar me një gjethe të blertë cannabis-i.
    Vendi ka shumë problem të ngutshme dhe acute.
    Integrimi evropian, që duhet të jetë në tryezën e çdo shqiptari;
    Arsimi i cili po zvarritet në kufijtë e mbijetesës;
    shëndetsia me njëmijë e një probleme;
    Informaliteti i lartë në biznesin e vogël; vetëm një e treta e këtyre biznesëve paguan rregullisht;
    Pronat, rrezikojnë të shpjenë në kolaps financat e shtetit;
    Varfëri ekstreme në të paktën 30% e popullatës, … mirëpo … (retiçencë)
    Porsa ngrihesh në mengjes, dëgjon pasqyrën e shtypit apo shkon në kisko të marrësh gazetën sheh se shiriti i xhirimit të jetës në Shqipëri ka mbetur vetëm tëk një miniavion i prishur.
    Cili është shkaku:
    Mungesa e profesionaliamit apo “agenda settings” e përcaktuar prej pronarëve ekstramediatikeë të mediave shqiptarre?!!
    Kjo mbetet për t’u analizuar.
    E rëndësishme është që kjo ngrirje e bardhë në të blertë e informacionit të sotëm gazetaresk, do të bëjë me turp, jo vetëm të sotmen ,por sidomos brezat e ardhshëm.

    Erget Cenolli

  6. revolucion says:

    O motra mizore Ristani pse ske dale perpara foltores me Shqiperia ne proteste? Hahaha, na hangsh k…in or goje ndyre, gojen si corape te zeze grashe e ke, del dhe ne media e flet te fala motrave te PEDES, edhe grave te ketyre te PEDES se i kane te mira, te gjinshme dhe punetore per tu levduar.

  7. Reds says:

    Hajduti e pijaneci i KQZ.

  8. Reds says:

    Ristan,mos na bej si i ndershem se e gjithe Shqiperia e di qe je deputet si shperblim per vjedhjen e zgjedhjeve.

  9. aeronautika says:

    Or gomar ,mos e pi rakine thate,fut ndonje gje ne goje para se te pish.E sheh qe sa pi dy teke ,fillon e flet gomarlleqe.

  10. shqiponja says:

    Sot u krijua ky trafiku i DROGES apo ka vite? Ndoshta ata qe e krijuan kerkojne te jene pseudoluftetare sot? Shume interesante nuk me duket kjo lloje loje e te hedhurit te DOB…. ne prere. Zoti Ristani nuk ju besone me njeri. eshte me mire te heshtni. Ndoshta heshtje dhe qetesia do te jete terapi dyfishe per te gjithe.

  11. Prej pijaneceve nuk pret tjeter gje pervec ,te vjellurit vrer,te folurit Korda mbas bregut,dhe zenje me te tjeret.
    Shko more spurdhjak,njeri I degjeneruar.Goja jote pervec fekaleve nuk nxjerr tjeter.Me keto deklarata ti mendon te shpetosh bythen tende.
    Por degjo more delengji:Ti bashke me maskarejte e tjere,me ne krye gomarin e vicidolit ,keni marre fund njehere e pergjithmone.As nuk diskutohet me :Burgu ju pret me krah hapur.NDYRESIRA.

  12. speciet e pd says:

    Poshte Pd poshte PS poshte Lsi te poshter, te ndyre, hajdute .

  13. sherifi says:

    Si shume flasin ne emer te popullit keta te opozites,po ku e di ti more ristan qe te gjith shqiptaret kane nje hall,me ke ke folur nga shqiptaret ti.
    nje gje duhet te dish mire ti dhe shefi jot saliu o ristan, se sa here qe del zotrote neper komferenca shtypi,aq minuse ne elektorat peson partia jote e fameshme,dhe ti e di mire se perse,ti e di mire se si ke punuar ne K.Q.Z dhe si po punon edhe tani,qe nuk te shkohet ne seancat e radhes pa rrufitur 2-3 dopjo dhe kur te vjen radha per te folur, flet me gjysma fjalesh.

  14. akrepi says:

    Po mund te kete polic te inkriminuar sepse nuk jan hequr te gjith ata polic te emruar nga ju dhe qe vazhdojne te punojne per ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje