Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka paralajmëruar nisjen e disa “çështjeve”, të cilat, sipas tij, do të ndryshojnë fatin e historisë sonë në rrugën e integrimit në Perëndim. Shumë vetë i ka entuziazmuar kjo deklaratë. Pritshmëria e opinionit publik është aq e lartë për arrestime të nivelit të lartë politik, sa janë gati të besojnë çdo grimasë të kryeprokurorit. Edhe pse qysh kur ka ardhur në krye të prokurorisë, Llalla nuk ka bërë asnjë gjest të natyrës politike, kjo është deklarata më poltike që ndonjë kryeprokuror ka bërë ndonjëherë dhe që ka lidhje me akuzën e lidhjes së krimit me politikën.
Por a mund të presim diçka serioze nga një qasje e tillë e kryeprokurorit?
Besoj që duhet t’ia kursejmë vetes një zhgënjim të ri. Kryeprokurori nuk ka nevojë të bëjë paralajmërime për peshq të politikës dhe as të botës së krimit, pasi gjithçka që do të bëjë më pas, do t’i klasifikohet si politikë penale. Ne kemi nevojë për një kryeprokuror që të mos ketë tabu për politikën, por ta kthejë prokurorinë në një pikë vizitash të përditshme të politikanëve, që duhet të japin llogari.
Nuk kam aq guxim sa të them që Adriatik Llalla do marrë të pandehur Sali Berishën për 21 Janarin, apo Lulzim Bashën për Rrugën e Kombit, Fatmir Mediun për Gërdecin apo Arben Imamin për plaçkitjet në ushtri… E di që as i mendon këto gjëra. Por përtej paralajmërimeve bombastike, do t’i rekomandoja kryeprokurorit të bëjë disa gjeste të thjeshta, që plotësojnë punën e tij të përditshme.
Ai ka hapur hetim penal për çështjen e drogës së avionit në Divjakë. Ajo histori u bë telenovelë në opinion publik dhe u keqpërdor në mënyrë ekstreme. Një nga arsyet përse u bë telenovelë, ishte dhe prokuroria, e cila nuk vepron dhe ndan gënjeshtrat nga provat, por i lë çështjet kriminale në mëshirë të spekulimit politik.
Tani rekomandimi im është i thjeshtë. Sali Berisha ka disa deklarata publike, ku pretendon se ka informacione të vërteta mbi disa nga hallkat e këtij trafiku. Fjala vjen, thotë që Belinda Balluku ka grisur librin e protokollit të lëvzijes së avionit, që disa zyrtarë të Albkontrollit kanë falsifikuar hyrje- daljet, që aeroporti i Rinasit nuk e ka kontrolluar. Ai po ashtu përmend emra policësh me iniciale, që i kanë dhënë informacion të rezervuar. Ne herë tallemi, e herë bezdisemi me këtë plak të rrjedhur, por prokuroria duhet të veprojë si prokurori. Adriatik Llalla mund ta thërrasë Sali Berishën si person që ka dijeni për këtë trafik dhe t’ia japë gjithë provat prokurorisë. Ai duhet ta thërrasë zyrtarisht, dhe nëse Berisha nuk pranon të shkojë, atëherë t’i kërkojë autorizim parlamentit. Çdo shtetas që fsheh prova krimi, për një çështje që ka nisur hetim penal, dënohet nga Kodi Penal. Nuk pres nga Adriatik Llalla as të hetojë dallaveret e të birit të Berishës, as 3 përqindëshat e të bijës së tij, as llogaritë e bamirësisë së gruas, as krimet e Berishës, por të paktën të veprojë për një krim në flagrancë, që ka të bëjë me hetimin real të një çështje që po njollos fatin evropian të Shqipërisë. Sali Berisha dërdëllit çdo ditë për fakte që i ka vetë ai dhe nuk ia tregon askujt për trafikun. Prokuroria duhet ta zbatojë ligjin dhe ta thërrasë si person në dijeni për krimin dhe të dorëzojë faktet. Pastaj t’i hetojë dhe t’i kthejë ato në prova. Ky do të jetë një mision real opozitar i Sali Berishës dhe një punë konkrete profesionale e Adriatik Llallës. Kjo do të na mjaftonte të besonim që së paku kryeprokurori nuk ka droje të thërrasë Sali Berishën për një çështje flagrante në hetim, për të cilin ai mund të krenohet nëse ndihmon drejtësinë, ose të turpërohet si shpifës me licencë. Edhe kaq boll është për të ndryshuar fatin e Shqipërisë nga Adriatik Llalla. Për të tjerat vështirë të na bindë se mund të na trondisë. Është më mirë të bëjë pak politikë dhe më shumë punë profesionale. T’ia nisë nga verifikimi i një llomotitësi, i cili po prodhon një fat të errët për të ardhmen e Shqipërisë. Dhe nëse provohen faktet e tij, kryeprokurori ka bërë boll për të qenë kryeprokuror i këtij vendi. Nëse nuk bën dot as kaq, mos të na ushqejë me lugë bosh.
Një Milionë Shqiptarë,
kundër:
FUNDËRRINËS TOPALLI!
Nuk e ke qullur gje kete shkrim , Mero Vellai!…
Parimishtbeshte keshtu si thua ti, por me ketecKryeprokuror, Shqiperia nuk ka gje ne T o r b ë !…
Duhet hequr Sakati, ose siç e quan ti me te drejte”Bujari ju degjon”….President me votim direkt nga Populli, 10 Kandidatura me juristet me te mire shqiptare, jo vetem profesionale por dhe te guximshem, shkaterrimi i Folese se Korruptuar KLD….
E keshtu me radhe.
PASTAJ DOSJA, QE NDOSHTA MUND TE JETE DOSJA ME E KOMPLETUAR,
E B A R B A R I T…
E
KRIMINELIT DHE KUSARIT,
A. R. T. U. R O. -uis !……
Nje nder institucionet me te goditur nga maxhoranca e majte ,me te ardhur ne pushtet,eshte ai i Prokurorit te Pergjithshem.Per muaj me radhe,ky institucion u be target i sulmeve te cdoditshme,pothuaj,te qeverise,dhe mediave te pushtetit.Qellimi i oligarkeve ne pushtet eshte t’a shtije ne dore kete institucion ose,hicmaspaku ta intimidoje ate.Ne e kemi thene,qe ne kete sulm te eger te qeverise ndaj institucioneve te pavarura,per fat te keq,ka nga ato qe jane intimiduar nderkohe.Nuk mund te flasim per permasen reale te ketij intimidimi,por dicka ama vihet re.Kjo dicka duket tek “paqja” mes qeverise oligarke dhe Prokurorit te Pergjithshem.Eshte nje “paqe” qe vihet re nga te gjithe.Te tilla “paqe”,zakonisht, vijne pas kompromisesh okulte dhe pazaresh te felliqura.Uroj qe ky te mos jete rasti yne.
Megjithate,dyshime ka.Televizioni militant pro-qeveriar,TopChannel,ka dizinformuar per dite me radhe opnionin publik me fakte te pjeshme ne lidhje me skandalin e droges,fakte keto qe jane ne disponim ekskluziv te Prokurorise se Pergjithshme.Uroj qe te jete nje rrjedhje qe vjen prej zuzaresh qe punojne ne kete institucion,e jo pazare me vete institucionin si te tille.Urojme qe te gjithe keto dyshime te mos jene te verteta,megjithese eshte e veshtire t’i rezistosh presionit te furishem te oligarkeve ne pushtet.
Pertej ketyre dyshimeve,ky eshte rasti me i mire qe mund te kete nje Kryeprokuror,nese vertete ka ambicje luften ndaj krimit dhe korrupsionit.Ky eshte rasti i arte,do te thosha.Eshte i tille,sepse,sic e kane theksuar edhe ShBA-te,ne Shqiperi,pas 23 qershorit,eshte instaluar OLIGARKIA.
Oligarket jane ne pushtet.Qeveria eshte qeveri oligarkesh.Per here te pare ne histori,nese nuk llogarisim diktaturen komuniste qe ishte nje lloj oligarkie ne ekstrem,maxhoranca ne Shqiperi ka pushtetin politik,ate ekonomik,ate mediatik,dhe po tenton te shtjere ne dore sistemin e drejtesise.
Pikerisht,ketu del ne pah roli i Prokurorit te Pergjithshem,meqe eshte pjese e ketij sistemi.Prokurori ka nje casus,si te thuash ,te rene nga qielli.Ka skandalin e droges me avione.Per te gjithe ,tashme,eshte e qarte se kemi te bejme nje trafik te madh drogerash te forta(kjo e hashashit,eshte per te vene ne gjume opinionin publik) ku shqiperia sherben si njelloj dispacerie .Eshte e qarte poashtu edhe perfshirja e oligarkise ne pushtet ne kete trafik miliardesh.Eshte hera e pare,qe nga koha e kontrabandes se armeve,drogerave dhe cigareve te kupoles komuniste ne diktature,ku qeveria eshte e perfshire ne nje afere te tille kriminale.Eshte interesante,se ata qe sot po bejne trafikun e madh te kokaines ne Shqiperi,jane bijte biologjike dhe politike te baballareve te tyre komuniste,qe benin tregeti kriminale me Mafian ,Kamorran e Ndrahgeten.
Puna e pare qe duhet te beje Prokurori i Pergjithshem,eshte te marre ne pyetje min.Tahiri,dhe t’i kerkoje te thote se c’kishin ato cantat e tjera “me lende narkotike”,cfare lende narkotike ishte ajo,dhe pse Tahiri nuk e specifikoi ,ashtu sic beri me canabisin.Vetem keto pyetje mjaftojne si fillim.Jane pyetje kaq te thjeshta.Jane pyetje mbretlakuriqese.Keto pyetje kaq te thjeshta,jane hapi i pare per te hyre me forcen e ligjit ne boten kriminale te oligarkeve ne pushtet.A do ta kete kurajon ,valle,Kryeprokurori te hedhe kete hap?!Kete,se dime.
Ajo qe dime,dhe qe e shohim te gjithe,eshte qe oligarkia po nxiton qe te shtjere ne kontroll te gjitha institucionet e sistemit te drejtesise ne vend.Keto institucione jane pengesa e fundit – per fat te mire edhe me te medha dhe te fuqishme – ne rrugen e instalimit total te oligarkise.Keta jane shpresa e vetme per Shqiperine,shqiptaret dhe te ardhmen e tyre demokratike.
Nderkohe,shume institucione te tjera kane rene.Ka rene institucioni i medias.Ka rene,pra,pushteti i katert.Per here te pare ne demokraci,kemi nje kontroll te jashtezakonshem te mediave nga maxhoranca ne pushtet.Shumica derrmuese e mediave kryesore ne vend,jane kthyer ne kanale te propagandes se eger qeveritare;shume media te tjera jane nen trysni te forte,dhe ,sic po e verejne dhe do ta verejme dhe me qarte ne vazhdim,po thyhen nga presioni i shumellojte qeverise.Edhe egzistencen e atyre pak mediumeve opozitare,pushteti oligark,e shfrytezon per te mbuluar pikerisht kete kontroll.Shkurt, e me pak fjale,qeveria ka nen kontroll gjithe sistemin mediatik ne Shqiperi.Pike.Po ashtu,qeveria kontrollon ,si kurre me pare,pothuaj te gjithe OJF-te OJQ-te ,kontrollon opinionin publik,kontrollon ate qe konsiderohet si shoqeri civile.Oligarkia kontrollon edhe biznesin e madh ne Shqiperi.Ajo qe e shohim si perkujdesje e oligarkeve per te shlyer punen e “papaguar” te biznesit,ne fakt eshte nje taktike ne strategjine e pergjithshme per ta kontrolluar totalisht ate.
Ne flasim cdo dite per deshtime spektakolare te qeverise,cka eshte e vertete,por harrojme,se kur flasim keshtu kemi parasysh ate qe do te duhej te bente kjo qeveri,ate per te cilen eshte edhe zgjedhur e votuar.Duke harruar kete,bejme edhe nje gabim te pafalshem,fatal do te thosha.Bejme gabim,sepse,kjo qeveri oligarkesh ne synimet e saj reale,eshte shume e suksesshme.Ajo ka shtuar dita dites,nga java ne jave,nga muaji ne muaj,kontrollin mbi pjesen me ta madhe te shtetit shqiptar;dhe po vijon panderprejrje perpjekjen per te kontrolluar edhe ato qe kane mbetur jashte kontrollit te saj.
Sistemi i drejtesise,gjykata,prokuria,jane tashme,pothuaj,te vetmet kala qe po rezistojne akoma,megjithese po sulmohen papra dhe eger nga hordhite qeveritare,nga falangat e pushtetit oligark.Ne keto sulme,natyrshem edhe kane pesuar demtime;disa i veme re tani,disa te tjera do te shihen qarte me vone.Nuk dihet sesa do t’i rezistojne egersise se sulmeve qeveritare.Situata eshte e rende;shume e rrezikshme.Nese bien edhe keto kala kushtetuese,atehere sistemi demokratik ne Shqiperi ka marre fund.
Kryeprokurori duhet te veproje me shpejtesi;te pakten me po ate shpejtesi qe qeveria oligarke po shtie ne kontroll institucionet e shtetit shqiptar,vete shtetin.
Koha eshte e cmuar.Oligarket po veprojne me shpejtesi maksimale.Cdo vonese do te kete pasoja te renda per Shqiperine dhe shqiptaret,per te ardhmen e tyre dhe te femijeve te tyre.
Kryeprokuror,duku!
Si fillim,hyr ne Kuvendin e Shqiperise.Ke trafikante femrash dhe drogerash aty.Ke kriminele me damke aty.Ke vrases gjakftohte aty.Lypset t’u vihen prangat nje ore e me pare,perndryshe,vendi do te perfshihet nga nje vale terrori mes bandash oligarkesh.Po pregatiten eleminime te bujshme.Ata qe po i pregatisin jane pikerisht atje lart.I duhet prere koka zezones,pendryshe nje tmerr pa fund do te jete e ardhmja e shqiptareve.Flm.
Dosjet e Akuzat flene tek Prokurori!
Dhe Prokurori fle gjum mbi to
Ne shpifje eshte bashkuar i gjithe Kori…
Prokurori gjer tani ka vetem fjale, …apo jo?!…
…se Shqiperis i mbeti Sakati në derë,
Shqiperi ç’e pate këtë Fat?!…
Po Ti, paske mbetur, moj e mjerë,
Paske mbetur per nje President Sakat?!…
Sakat nga mëndja dhe nga trupi,
President partiak,…ç’të them më?!..
President që urdherat i merr nga SHQUP-i,
Me atë Çerdhe Kusarësh KLD…
Gjykates-Kusari?!…të ikësh nga Fiqiri…!
Kush i vjedh Parat tona?!..
Gjini me kopsa Florini,
Dhe Gjinot që kanë bërë Miliona!…
Largoni Presidentin Kukull e Katran,
Ushtarin e Kodoshit, me hir a me pahir,
Rama-Meta, Populli Sovran,
U dha Vota, të mos bëni Sehir!…
N.Vjosa:Poezi teper e qelluar.Jam i bindur se do te te gjelozojne edhe shume poet ne ze.
Skypion,mire ne pergjithesi i thua gjerat sot sidomos ne pjesen e fundit te shkrimit tuaj mund te them se ke shume te drejte.
Po mire mer cun sipas teje ai prokurori nuk duhet te merret edhe me ceshtje si Gerdeci,21Janari apo rruga e Kombit?
Sado i pa shpirt qe mund te jesh,pak keq per ate nenen e veshur me te zeza qe bridhte per vite me radhe neper dyert e gjykatave (dhe te drejte nuk gjeti kurre)dhe per qindra te tjere te sakatosur,nuk te vjen?
Trafiku i droges eshte bere dhe do te behet tek ne sic behet ne te gjithe boten pa perjashtim dhe per policine e prokurorine kjo veper penale duhet te jete ceshtje rutine dmth ndalim,hetim,gjykim pa u futur politika ne mes.
Po me ate nenen me rroba te zeza cfare do te behet?kjo u intereson shqiptareve dhe jo oligarket ,qofshin keta te majte apo te djathte.
E di si eshte puna vella;ate kredine prej 1 mld qe u morr per te bere rrugen e kombit megjithese eshte nje barre e tmershme per ekonomine tone,ne do ta shlyejme nje dite por nese na ndodh ndonje “gerdec”tek pragu i deres sone cfare do te bejme sepse ne nje vend ku paligjshmeria eshte kthyer ne ligj cdo gje mund te ndodhe.
Skypion —
Ke filluar si nje burim qe po shteron,ne fillim gurgullonte burimi ,paçka se nuk kishte uje te paster,po sa vete dite dites del me pak uje .
Edhe ne shkrimet e tua ka filluar nje shterim ne mendim dhe argumente,ke filluar shkrime klishe. Kur debatohet me Presidentin thua se oligarket duan te shtien ne dore Presidencen , kur debatohet me Kryetarin e SHISH-it ,ti prap ke nje klishe se oligarkia do te shtie ne dore SHISH-in ,tani qe po diskutohet ne nje Editorial ,pa patur asnje debat me Qeverine zotrote prap fut klishene si ne ç’do shkrim se oligarkia do te kap Drejtesine .
Ne kete shkrim qe lexova mu duk sikur e ka shkruar Berisha , akuza per trafikant ne Parlament, trafikant qe bashkepunojne me Mafian , Kamorren , Ndrahgeten .
Benani nder ne shqiptareve duke vajtur ne Prokurori ti denonconi dhe te jipni faktet qe keni si ti dhe Saliu ,nga qe keni fakte ,tu vihen prangat trafikanteve qe vendi te mos perfshihet nga nje vale terrori .
Ne se ju nuk jipni faktet, atehere jeni ju qe kerkoni qe vendi te parfshihet ne nje terror.
Kryeprokuror ,duku !
I ben thirrje kryeprokurorit te duket ,po ju perse fshiheni ne folete tuaja ?Dukuni dhe ju !
Ti dhe Saliu beni zhurme se gjoja oligarket duan te dhtien ne dore institucionet e ” Pavarura” se te pavarura nuk jane ,se jane te varura nga Saliu.
Po te ishin te pavarura ,ti do te te humbiste çdo shprese per te arrdhur Saliu ne pushtet se Saliu duhet te jete ne Bangen e te Akuzuarit.
Pjeserisht nuk jam dakord me kete kryeartikull te sotem shume .Zoti Mero Baze jo vetem qe nuk duhet ta mendoje por as ta shprehe idene se Lalla do ta therese Berishen para drejtesise jo si fajtor ,por as si deshmitar biles as per kafe per te pire ne ambjentet e drejtesise.
Marrin vetem problemin e droges :Fillimet e ketij kombinati te lazaratit qe prodhon me shume se 5 miliard dollare ne vit jane me horr-heroin e demokracise Azem Hajgarin per te cilen ata i kane ngritur dhe monumentitin si Pablo Eskobarit.Nuk mjaftuan vetem poshtersite e atij qe tropojanet e vet e vrane si derrkuc ne mes te tiranes por dhe nje cope katundure librazhdi eshte bere shtriga e drejtesise shqiptare qe duhet larguar me ceremoni si whore per qindra krime te saj duke liruar superkriminelet e rruges por dhe ato me kollare si vrasesin e burrit te saj Sali Qenefberisha
Republika Lazaratit eshte nje pjese e vogel e asaj qe tregon sot se shteti shqiptar figuron vetem ne harte.
Ky fakt tregon se kupola kriminale e PD,dyshja e tradhetreve Rama-Meta,banda e ambasadoreve te akreditur ne Tirane duhet ti japin llogari shqiptareve:
KUSH JA SHKATERROI SHTETIN SHQIPTAREVE ?
Alibite me luften donkishoteske kunder komunizmit imagjinar,me gjysem clirim kosove ,me pranim ne Nato pa ushtri reale shqiptare,me liberalizim vizash si ushtare me bilete dalje,dhe se fundi me kete integrim poshtrues duhet te marrin fund.
Kush po tallet mizorisht me shqiptaret?
Vret agjentura serbe ne 2 prill 1991 pas shpine 4 djem shkodrane dhe mbi kafkat e tyre merr pushtetin Berishovici.
Vret Sali Serbi 4 qytetare te pafajshem ne 21 janar 2011 dhe u shpall burre shteti duke i dhuruar nen zgerdheshje ambasadoresh,presidencen,prokurorine,shikun,KLD,krejt gjykatat,bashkine e Tiranes dhe krejt ambasadat jashte shtetit dhe cdo institucjon te shtetit nga .Kane gjetur nje kale karroce me emrin Edi Rama qe vjen verdalle ne nje vend te vdekur klinikisht me gjylen Ilir Meta qe ja kane lidhur ne kembe dhe kriminelin Lul Berisha qe i nxjerr syte perdite.
Arrestohet shefi i opozites Nano sikur te ishte Bin LADENI per kavanoze receli ne 1993 nga berishajt .
Pabesueshmerisht ne 2008 vjedh Lulzim Basha plot 300 miljon dollare me 40 hajdutete sALI Babes dhe gradohet me vone minister rendi,kyetar bashkie,kryetar PD dhe kandidat per kryeminister se shpejti.
Perse USA & BE i trajtojne shqiptaret si banoret e Fermes se Kafsheve te George Orwell-it ku pas 1992 “ratifikohet” amendamenti i shtate se te gjithe kafshet shqipfoles jane te barabarte por kafshet Berish & Lul jane me te barabarte se nje thundraket e tjere.
Per tu bindur se ne shqiperi pas 22 marsit 1992 eshte ngritur nje Ferme Kafshes tip Orwell-i lexoni ca fakte pikante dhe mos u deshperoni se jeni te tille.
1
Në janar 1992 prokuroria nis hetimet pas një denoncimi të një komisionit parlamentar hetimor për zhdukjen e arit nga thesari i shtetit. Në denoncnim përmendeshin disa ministra të financave por prokuroria e pushoi çështjen.
2
Në viti 1992 prokuroria nis hetimet për skandalin “Arsidi” dhe arrestohet ish-kryeministri Vilson Ahmeti ai përgjegjës për kambialin 1.6 milionë USD për të shlyer borxhin e jashtëm. Pas 2 vitesh në burg, nga këto 8 muaj arrest shtëpie, Ahmeti merr pafajësinë në 1995.
3
Pjesë e skandalit “Arsidi” ishte edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ilir Hoti i cili u arerstua dhe pasi disa vitesh burg u shpall i pafajshëm.
4
Fatos Nano arrestohet më 31 korrik 1993 dhe dënohet me 12 vjet burg me akuzën e vjedhjes në favor të të tretëve kur ishte kryeminisëyr. Pasi bënë 1485 ditë burg lirohet më 1 mars 1997 nga amnistia dhe në vititn 1999 merr pafajësinë dhe 7 milionë kekë të reja dëmshëoprblim.
5
Në vitin 1994 prokuroria nis hetimet ndaj ministrit të Financave Genc Ruli duke e akuzuar për afera në tregtinë drurit të arrës. Parlamenti nuk i dha leje prokroris ëpër heqjen e imunitetit dhe hetimet u ndëprenë.
6
Në vitit 1994 prokuroria nis hetimet për ministrin e Bujqësisë Rexhep Uka i akuzuar për aferën e drurit të arrës. Parlamenti nuk ia dha të leje prokurorisë për heqjen e imuntetitdhe hetimet u ndërprenë.
7
Në 1997 kontrolli i Lartë i Shtetit denoncoi në prokurori ish-kryeministrin Aleksandër Meksi për abuzime në privatizimin e minierës së Selenicës. Prokuroria nuk e provoi akzuën dhe çështja u pushua.
8
Në 1998 prokuroria nisi hetimet ndaj ish-kryeministrit Aleksandër Meksi për abuzime me paratë e firmave piramidale. Prokuroria nuk gjeti asnjë provë për këtë dhe e pushoi çështjen.
9
Në vititn 1999 prokuroria nisi hetimet ndaj Osman Shehu, ish-ministër i Turizimit. Ai u arrestua dhe pas disa muajve burg u la i lirë.
10
Në mars 1999 prokuroria nisi hetimet për ministren e Punëve Publike dhe të Transporteve Ingrid Shuli pas denoncimeve për abuzime në ndërtimin e disa rrugëve por më pas Prokuroria e pushoi çështjen.
11
Në vitin 1999 pas investigimit të gazetarëve zbulohet abuzime në tenderin për orizin në ushtri. Përfolja shkoi deri tek ministri Luan Hajdaraga por kjo nuk u vërteteua, ndërkohë që au arrestuan dhe dënuan drejtues të lartë të degës së financës deri në 2 vjet burg.
12
Në vititn 2000 prokuroria nis hetimet për atë që u quajt skandali i vagonëve, por akuzat e hedhur për zëvendëskryeministrin Ilir Meta nuk u vërtetuan dhe çështja u pushua.
13
Në 15 janar 2000 prokuroia nis hetimet ndaj Zef Preçit, ministër i Ekonomisë Publieke dhe Privatizimit mbi abzën e një denoncimi të kryeministrin Ilir Meta i cili sapo e kishte shkarkuar Preçin për abzume me fondet. Prokuroria pushoi çështjen.
14
Në 15 janar 2000 prokuroria nis hetimet ndaj Preç Zogajt, ministër shteti pranë kryeministri Meta, i cili e shkarkoi dhe e denoncoi në prokurori për abuzime me fondet. Prokuroria nuk e provoi akuzën dhe e pushoi çështjen.
15
Në vitin 2000 prokuroria nisi hetimet për vjedhjen e arit në tunelet e Krrabës. Përveç arrestimeve dhe dënimeve të banorëve të zonës, asnjë zyrtar i akuzuar që nga ministri i financave e deri tek drejtorët nuk u bë përgjegjës dhe fajësua.
16
Në 2001 prokuroria nis hetimet pas një denoncimi për ministrin e Drejtësisë Arben Imami për abuzime në fonde për blerjen e disa makinave të blinduara për burgjet. Prokuroria e pushoi çështjen sepse nuke vërtetoi akzuën.
17
Në vitin 2001 prokuroria arrestoi zëvendësministrin e Brendshëm Bujar Himçi për abuzime me tenderin e pasaportave. Pas disa viteve burg, Himçi mori pafajësinë.
18
Në vitit 2001 prokuroria arrestoi drejtorin e Përgjithshëm në detyrë Veli Myftarin si përgjegjës në abuzimet me tenderin e pasaportave. Myftari bëri disa vjet burg dhe më pas mori pafajësinë.
19
Në 2001 prokuroria nisi një hetim për skandalin e tenderave të librit shkollor. Prokuroria e pushoi çështjen edhe pse në media u akuzua ministri i Arsimit Et’hem Ruka.
20
Në 2001 prokuroria nisi hetimet ndaj ish-ministrit të Kulturës Edi Rama pas denoncimit të kontrollit të Lartë të Shtetuit për abuzuime në disa projekte, por kjo akuzë nuk u vërtetua.
21
Në 2002 prokuroria arrestoi zëvendësguvernatorin e Bankës së Shqipërisë Dhame Pite për abuzime në tenderin e kartmonedhave. Prokuroria nuk vërtetoi se i përfshirë ishte edhe guvernatori Shkëlqim Cani.
22
Në 2002 prokuroria nisi hetimet pas denoncimit për abuzime në tenderat e Televizionit Publik Shqiptar, por asnjë drejtues nuk u vu në akuzë.
23
Në vitin 2003 prokuroria nisi një hetim ndaj Blendi Gonxhes, nënkryetar i bashkisë së Tiranës për abuzime. Pa hetimeve prokruroria nuk e vërtetoi akuzën dhe çështja u pushua.
24
Në 2004 prokuroria kërkoi arrrestmin e Fatos Klosit, kryetar I SHISH për abuzime me naftën e institucionit. Gjykata vendosi pushimin e çështjes dhe e shpalli Klosin të pafajshëm.
25
Në 2006 ish-ministri i Brednshëm Sokol Olldashi denoncoi në prokurori parardhësin e tij Igli Toska për abuzime për privatizimion e klubit sportiv “Dinamo”. Çështja u pushua nga prokuroria.
26
Në 2006 prokuroria nisi hetimet ndaj ish-ministrit të Ekonomisë Anastas Angjeli për abuzime me privatizimin e klubit “Dinamo”. Çështja u pushua nga prokuroria.
27
Në korrik 2006 prokuroria nisi hetim ndaj ish-drejtorit të Turizmit Arben Golemi për abuzime me fondet. Pas disa diëtve burg ai u lirua.
28
Në vitin 2006 prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj ish-ambasadorit në Hungari Eduart Sulo. Ministria e Jashtme në materialin e saj akuzonte Sulon për abuzime me fondet por prokuroria nuk e provoi akuzën dhe ai u shpall i pafajshëm.
29
Në 14 mars 2006 ministria e drejtësisë denoncon ish-zëvendësministrin Anastas Duro për abuzime me tendera në rikonstruksionin e burgut 325. Çështja më pas pushohet dhe Duro del i pafajshëm.
30
Në 2006 prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama pas denoncimit të ministrit të Transporteve Lulzim Basha me akuzën e abuzimeve të fondeve për ndërtimin e mbikalimit të Zogut të Zi. Prokruroia nuk e provoi akuzën dhe çështja u pushua.
31
Në 2006 arresohet drejtoresha e Postës Shqiptare dhe ish-deputetja e PS, Luiza Hoxha, e akuzuar për shpërdorim detyre dhe vjedhje. U dënua me 1 vit burg dhe 700 mije lekë gjobë. U la e lirë më 19 dhjetor 2006.
32
Në 2006 prokuroria nis hetimet për ambasadorin e Shqipërisë në SHBA Fatos Tarifa pas një denoncimi në media për abuzime me fondet e ambasadës. Prokuroria nuk e vërtetoi akuzën dhe çështja u pushua.
33
Në vitin 2006 Prokuroria arrestoi Demir Lika, kryetari i komunës Golem, akuzohet për korrupsion, dënohet me 6 vjet burg e 3 milionë lekë gjobë në më 12 dhjetor 2006
34
Në 2007 prokuroria arrestoi Adrian Shehun, kryetarin e bashkisë së Sarandës, akuzohet për shpërdorim detyre, dënohet me 1 vit e gjysëm burg më 19 tetor 2007.
35
Në 2007 parlamenti i heq imunitetin deputetit dhe ministeit të Transporteve Luizm Bashës pas një hetimi të nisur nga prokuroria e përgjithshme për abuzime me fondet në ndërtimine rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Gjykata e Lartë rrëzoi akuzat e hedhura nga prokuroria dhe çështja u pushua.
36
Prokuroria nisi hetimet edhe ndaj ish-drejtorit të Rrugëve, Andi Toma, me një dëm të shkaktuar prej 230 milionë dollarësh por akuza nuk është vërtetuar.
37
Në 2007 prokuroria arrestoi zëvendësministrin e Transporteve Nikolin Jakën me akzuën për shkelje të barazisë së tenderave. Por hetimet vërtetuan se Jaka ishte i pafajshëm dhe ai u la i lirë.
38
Në 20 maj gjykata dënoie dhe shtatë zyrtarë të tjetrë të drejtorisë së rrugëve dhe ata morën pafajësinë.
39
Në 2008 prokuriria nis hetimet për abuzime për ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu pas ngajrjes së Gërdecit por akuza nuk u vërteteua dhe për Gjykatën e Lartë ai rezultoi i pafajshëm.
40
Në 2010 prokuroria nisi hetimet pas publikimit të videos Meta- Prifti. Gjykata e shpalli të pafajshëm por gjykats e Lartë shpalli të pafajshëm ish-zëvendëskryeministrin Ilir Metën dhe çështja vijoi për hetimet ndaj Priftit.
41
Në 2011 Prokuroria nisi hetimet ndaj Dritan Priftit ministër i Ekonomisë dhe Privatizimit pas publikimit të një videoje. Prokuroria nuk ka provuar vërtetësinë e saj.
42
Në 2010 prokuroria nis hetimet ndaj Leonard Beqiraj pas publimit të videoes për korrupsion.
43
Në shkurt 2009 prokuroria nisi hetime ndaj 7 zyrtarve të ministrisë së Shëndetësisë për abuzime në tenderat e blerjes së makinave. Megjithatë asnjë zyrtar i lartë nuk u vu në akuzë.
44
Në mars 2011 prokruroia arrestoi 11 persona për skandalin e naftës virgin. Por edhe pse u hodhën akuza ansjë zyrtar nuk u vu përpara përgjegjësisë ligjore.
45
Në prill 2012 prokuroria e Tiranës nisi hetimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të policisë Hysni Burgaj për tenderin e uniformave. Deri më sot nuk ka asnjë akuzë ndaj tij.
46
Në korrik 2013 prokuroria nisi hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Sarandës Edmond Gjoka pas padisë së KLSH për abzime nme fondet në bashki dhe lejet e ndërtimti. Prokuroria nuk ka ngritur akuzë.
47
Në tetor 2013 prokuroria nisi hetimet ndaj zyraëreve të larët të ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Pas arrestimit të disa drejtuesëve prokuroria po heton edhe për ish-ministrin Spiro Ksea.
48
Në nëntor 2013 prokuroria nisi një hetim ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika për abuzime në dhënien e lejeve të ndërtimin. Çështje është ende në gjykim.
49
Në dhjetor 2013 prokuroria ka nisur hetimet ndaj ish-zëvendësministrit të Brendshëm Ferdinand Poni për disa abzuime. Çështja është ende në hetim. ( E MBYTEN ME UJE TE SHKRETIN)
50
Më dhjetori 2013 ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli denoncon paraardhësin e saj Arben Imami për abuzime me fondet publike në tendera dhe në shpërndarje fondesh.
51
Më 13 janar 2014 lirohet nga gjykata e apelit e Alaudin Malajt (i gjyqit gerdecit) Xhelal Mziu dhe pritet si Mandela e Kamzes nga Devili Lul UDBashi
Cfare duhet te bejne shqiptaret te shpetojne ? Fare e thjeshte
Te mblidhen dhe te kerkojne me mirekuptim me referendum qe te na cliroje USA dhe BE nga pushtuesit e sotem:krimineli Lul Berisha dhe tradhetaret Edi Meta.
Ne nje vend si shqiperia ku saliserbi I ka fituar takimet me drejtesine 51-0 tregon se ai vend ka vdekur dhe duhet ti ringrihet lapidary Enver Hoxhes I cili edhe pse ishte “dictator i eger” ja bejme hallall se me te eger paskan qene ato njerez dhe ato sherbime te huaja qe e kane hequr shqiperine nga harta e botes si shtet.
Shkrim provokativ i nje niveli te dobet. Llalla nuk guxon ta shqiptoje emrin e Saliut e jo me ta therrase per ta pyetur. Mazhoranca ka pergjegjesi te madhe perpara Popullit, per t’i rikthyer institucionet ne ligjshmerine e tyre.
Pas deklarates ne Top Story te zv ministrit Ylli manjanit se :Makinen me Hashash ne divjake e ka cuar nje deputet….. dhe eshte deputet i PD”
Berisha shkruajti ” Saimir Bajramin e ka paralajmeruar Mafia(Citoj pak a shume) “Po flet shume mbylle sqepin se do te presim koken e femijeve ne Itali…>> (te me falin pasi nuk e kam cituar fjal per fjal)
Ceshte kjo porosi????
Nga e mori vesh berisha kete porosi????!!!
Kush ja the berishes kete porosi!!!???
Pse do te shkruhej kjo porosi???
Pse do te futej ne gojen e ish presidentit, ish kryeministrit dhe ish kryetarit te partise kjo porosi????
Eshte porosi shum e rezikshme qe detyron prokurorine te shtoj kujdesin ne drejtim te S.Bajramit pasi edhe mund ti ndodh ndonje gje???
Te ris kujdesin ne drejtim te familjareve te S.Bajramit. ?????
Pak presion nga “Miqet Amerikan” dhe Llalla me Salin ndahen me lehte se u bashkuan koha po punon per Drejtesi do Llalla apo nuk do kjo s’ka rendesi
Asnje presje nuk i heq sa me siper. E drejte, ne keto momente qe po kalon vendi qe e ndajne edhe pak dite nga vendimi per statusin, vetem kjo kerkohet nga prokurori i pergjithshem: te pastroje hetimet nga shpifjet dhe trillimet.
Te lumte Mero! Nuk mund te gjesh editorial tendin me ne sherbim te lirindjes sesa ky. Madje ky mund te jete nje Manifest i Rilindjes se si nuk do te denohet askush ne Shqiperi dhe sesi Edi Rama do te justifikohet pas tre vjetesh ne zgjedhjet e tjera.
Keshtu edhe frymen revolucionare e mbajme larte. Pas pak ketu do te shperthejne komentet e lirindesve te cilet do te mbrojne Ramen duke thene se ai nuk ka cfare te beje se gjyqesorin dhe prokurorine i ka Berisha. A thua se Rama nuk e dinte kete para se te vinte ne pushtet.
Ne gjithe shkrimin tend nuk permendet fare qe edhe Llalla mund te shkarkohet nga posti!!!! Apo rilindja ben planin me kallzime, Llalla ben sikur heton, dhe ne fund te gjithe te lumtur e te gezuar!
Aahhahahahahha e bukur kjo e mero. Po Tiku para se te fleje puth fotografine e sales, ti thu ta therrasi ne prokurori pse ku jemi ketu ne amerike???????? Nqs ky don me bo nje pune te mire per kete vend te japi doreheqjen( po e la sala) dhe ti hapi rruge drejtesise.
qe te riktheje prokurori besimin te drejtesia duhet qe te denohet “god fatheri” i vicidolit qe e prune me porosi te beogradit.
Gazeta Dita informacjon jep celsin e zgjidhjes :
Problemi i cili i shfaq simptomat e veta dhe në Shqipëri në këtë rast flet për tjetër gjë, flet për strategji shtetërore të ekspansionit ekonomik serb mbi vendet e rajonit, me qëllim influencimin e tyre, kontrollin e tërthortë dhe vënien në dispozicion, si të konjukturës tregtare por dhe asaj politike. Bëhet fjalë për “vasalitet me stil” dhe këtu ndryshon puna. E duhet thënë se ‘stili’ që po përdoret në dy dekadat e fundit është tepër efikas, por dhe i sofistikuar.
Në mediet shqiptare mund të lexosh e të dëgjosh pa fund për bamirësitë e Bill Gates-it (pa harruar fotot e radhës së Kim Kardashianit), por shkruhet shumë pak mbi faktorët rajonalë të biznesit dhe politikës të cilët luajnë fije të rëndësishme. Për shembull, pak kush e di se sot Kakomeja e shumë përfolur ka kaluar në pronësi të një bosi bullgar i hetuar për lidhje me mafien ruse dhe që njihet me nofkën “Kafka”.
Pak kush e di se një ndër koncesionet hidrike më të rëndësishme është përftuar nga biznesmeni kosovar Ekrem Lluka që në vitin 2009. Bëhet fjalë për koncesionin e “Tri Dukagjinëve” mbi lumin Shalë. Ortak në këtë sipërmarrje kishte ish-këshilltarin e Berishës, Petraq Milo dhe një kushëriri biznesmen të Berishës. Ekrem Lluka bashkë me Ramiz Kelmendin në Kosovë njihen si operatorë ekskluzivë të Bogoljub Kariçit.
Në Shqipëri, modeli më përfaqësues i imponimit të këtyre operatorëve ekskluzivë të shtetit serb me tagër biznesi është Samir Mane. Ai arriti të vërë në pronësi koncesione strategjike në miniera, telekomunikacion, lotari, industri ushqimore, arriti të kapë patentën siguruese të pullave fiskale. Të gjitha arriti t’i kapë jo si një administrator që triumfoi nga nuhatja e tregut, por si një biznesmen që elitës politikë dhe qeverisëse, qeverisë Berisha, u dha ‘dy kova plot’ për të marrë më pas të gjithë burimin. Samir Mane është i lidhur në fije të shumëfishta me mogulin serb Miroslav Mishkoviç. Ky i fundit së bashku me Bogoljub Kariçin janë dhe dy emblemat e ekspansionit ekonomik të dirigjuar me akademi nga shteti serb.
Ju duket ndoshta shumë konspirative kur dëgjoni për strategji akademike?
Nëse keni dyshime, hapni letrat, shikojeni pak bilancin tregtar të Shqipërisë, Kosovës dhe më pas Serbisë. Shikoni se si biznese serbe, falë këtyre operatorëve kanë arritur të kapin dhe të kapilarizojnë drejt tyre aktivitete me fitim të garantuar. Shikoni si kanë paralizuar resurse të çmuara në bujqësi, energji, etj, për t’i hapur rrugën eksportimit drejt Shqipërisë të produkteve me stampa serbe.
Stampa serbe nuk ka mbërritur në Shqipëri si pasojë e cilësisë së saj dhe triumfit në treg. Ajo është imponuar si pasojë e lëshimit që ka bërë konjuktura politike shqiptare, duke sjellë më pas dhe vasalitetin e tërthortë rajonal. Duke e parë në këtë kontekst shkrimi i dy kolegëve kosovarë ka një vlerë të padiskutueshme dhe përbën një orientim, një shqetësim dhe një zë që jep të dhëna për zhvillime dhe lëvizje që kanë kuptim.
Mos prisni t’i lexoni tek New York times këto probleme, serbët e kanë akademinë me vete në çdo kohë, ja dinë pikat e dobëta sistemit ndërkombëtar globalist dhe përthyerjes që vjen nga oreksi i korporatave, ndaj dhe shpesh trokasin në Tiranë edhe me mbështetjen e konjukturës së klaneve amerikane.
Po nuk besuat shikoni Damir Fazlliçin që vinte me koperturë nga Tom Ridge, ose po të doni shikoni më në detaje dhe Samir Manen, ai disa projekte të rëndësishme i zhvillon në bashkëpunim me BERZH-in por edhe me ndihmën e Fondit Shqiptaro-amerikan të Ndërmarrjeve. Serbët janë në lojë, e kanë kuptuar mirë si funksionon, kanë nisur ekspansionin. Neve na ka mbetur vetëm të numërojmë monopolet e tyre në Shqipëri e Kosovë dhe të themi ndonjë fjalë, atje ku botimi ende nuk është i ndaluar. Fijet në Prishtinë e Tiranë po bëhen gjithnjë e më të forta, ndërsa bilancet tregtare shkojnë gjithnjë e më dobët. Llogaritë bëjini vetë.
Nje nder institucionet me te goditur nga maxhoranca e majte ,me te ardhur ne pushtet,eshte ai i Prokurorit te Pergjithshem.Per muaj me radhe,ky institucion u be target i sulmeve te cdoditshme,pothuaj,te qeverise,dhe mediave te pushtetit.Qellimi i oligarkeve ne pushtet eshte t’a shtije ne dore kete institucion ose,hicmaspaku ta intimidoje ate.Ne e kemi thene,qe ne kete sulm te eger te qeverise ndaj institucioneve te pavarura,per fat te keq,ka nga ato qe jane intimiduar nderkohe.Nuk mund te flasim per permasen reale te ketij intimidimi,por dicka ama vihet re.Kjo dicka duket tek “paqja” mes qeverise oligarke dhe Prokurorit te Pergjithshem.Eshte nje “paqe” qe vihet re nga te gjithe.Te tilla “paqe”,zakonisht, vijne pas kompromisesh okulte dhe pazaresh te felliqura.Uroj qe ky te mos jete rasti yne.
Megjithate,dyshime ka.Televizioni militant pro-qeveriar,TopChannel,ka dizinformuar per dite me radhe opnionin publik me fakte te pjeshme ne lidhje me skandalin e droges,fakte keto qe jane ne disponim ekskluziv te Prokurorise se Pergjithshme.Uroj qe te jete nje rrjedhje qe vjen prej zuzaresh qe punojne ne kete institucion,e jo pazare me vete institucionin si te tille.Urojme qe te gjithe keto dyshime te mos jene te verteta,megjithese eshte e veshtire t’i rezistosh presionit te furishem te oligarkeve ne pushtet.
Pertej ketyre dyshimeve,ky eshte rasti me i mire qe mund te kete nje Kryeprokuror,nese vertete ka ambicje luften ndaj krimit dhe korrupsionit.Ky eshte rasti i arte,do te thosha.Eshte i tille,sepse,sic e kane theksuar edhe ShBA-te,ne Shqiperi,pas 23 qershorit,eshte instaluar OLIGARKIA.
Oligarket jane ne pushtet.Qeveria eshte qeveri oligarkesh.Per here te pare ne histori,nese nuk llogarisim diktaturen komuniste qe ishte nje lloj oligarkie ne ekstrem,maxhoranca ne Shqiperi ka pushtetin politik,ate ekonomik,ate mediatik,dhe po tenton te shtjere ne dore sistemin e drejtesise.
Pikerisht,ketu del ne pah roli i Prokurorit te Pergjithshem,meqe eshte pjese e ketij sistemi.Prokurori ka nje casus,si te thuash ,te rene nga qielli.Ka skandalin e droges me avione.Per te gjithe ,tashme,eshte e qarte se kemi te bejme nje trafik te madh drogerash te forta(kjo e hashashit,eshte per te vene ne gjume opinionin publik) ku shqiperia sherben si njelloj dispacerie .Eshte e qarte poashtu edhe perfshirja e oligarkise ne pushtet ne kete trafik miliardesh.Eshte hera e pare,qe nga koha e kontrabandes se armeve,drogerave dhe cigareve te kupoles komuniste ne diktature,ku qeveria eshte e perfshire ne nje afere te tille kriminale.Eshte interesante,se ata qe sot po bejne trafikun e madh te kokaines ne Shqiperi,jane bijte biologjike dhe politike te baballareve te tyre komuniste,qe benin tregeti kriminale me Mafian ,Kamorran e Ndrahgeten.
Puna e pare qe duhet te beje Prokurori i Pergjithshem,eshte te marre ne pyetje min.Tahiri,dhe t’i kerkoje te thote se c’kishin ato cantat e tjera “me lende narkotike”,cfare lende narkotike ishte ajo,dhe pse Tahiri nuk e specifikoi ,ashtu sic beri me canabisin.Vetem keto pyetje mjaftojne si fillim.Jane pyetje kaq te thjeshta.Jane pyetje mbretlakuriqese.Keto pyetje kaq te thjeshta,jane hapi i pare per te hyre me forcen e ligjit ne boten kriminale te oligarkeve ne pushtet.A do ta kete kurajon ,valle,Kryeprokurori te hedhe kete hap?!Kete,se dime.
Ajo qe dime,dhe qe e shohim te gjithe,eshte qe oligarkia po nxiton qe te shtjere ne kontroll te gjitha institucionet e sistemit te drejtesise ne vend.Keto institucione jane pengesa e fundit – per fat te mire edhe me te medha dhe te fuqishme – ne rrugen e instalimit total te oligarkise.Keta jane shpresa e vetme per Shqiperine,shqiptaret dhe te ardhmen e tyre demokratike.
Nderkohe,shume institucione te tjera kane rene.Ka rene institucioni i medias.Ka rene,pra,pushteti i katert.Per here te pare ne demokraci,kemi nje kontroll te jashtezakonshem te mediave nga maxhoranca ne pushtet.Shumica derrmuese e mediave kryesore ne vend,jane kthyer ne kanale te propagandes se eger qeveritare;shume media te tjera jane nen trysni te forte,dhe ,sic po e verejne dhe do ta verejme dhe me qarte ne vazhdim,po thyhen nga presioni i shumellojte qeverise.Edhe egzistencen e atyre pak mediumeve opozitare,pushteti oligark,e shfrytezon per te mbuluar pikerisht kete kontroll.Shkurt, e me pak fjale,qeveria ka nen kontroll gjithe sistemin mediatik ne Shqiperi.Pike.Po ashtu,qeveria kontrollon ,si kurre me pare,pothuaj te gjithe OJF-te OJQ-te ,kontrollon opinionin publik,kontrollon ate qe konsiderohet si shoqeri civile.Oligarkia kontrollon edhe biznesin e madh ne Shqiperi.Ajo qe e shohim si perkujdesje e oligarkeve per te shlyer punen e “papaguar” te biznesit,ne fakt eshte nje taktike ne strategjine e pergjithshme per ta kontrolluar totalisht ate.
Ne flasim cdo dite per deshtime spektakolare te qeverise,cka eshte e vertete,por harrojme,se kur flasim keshtu kemi parasysh ate qe do te duhej te bente kjo qeveri,ate per te cilen eshte edhe zgjedhur e votuar.Duke harruar kete,bejme edhe nje gabim te pafalshem,fatal do te thosha.Bejme gabim,sepse,kjo qeveri oligarkesh ne synimet e saj reale,eshte shume e suksesshme.Ajo ka shtuar dita dites,nga java ne jave,nga muaji ne muaj,kontrollin mbi pjesen me ta madhe te shtetit shqiptar;dhe po vijon panderprejrje perpjekjen per te kontrolluar edhe ato qe kane mbetur jashte kontrollit te saj.
Sistemi i drejtesise,gjykata,prokuria,jane tashme,pothuaj,te vetmet kala qe po rezistojne akoma,megjithese po sulmohen papra dhe eger nga hordhite qeveritare,nga falangat e pushtetit oligark.Ne keto sulme,natyrshem edhe kane pesuar demtime;disa i veme re tani,disa te tjera do te shihen qarte me vone.Nuk dihet sesa do t’i rezistojne egersise se sulmeve qeveritare.Situata eshte e rende;shume e rrezikshme.Nese bien edhe keto kala kushtetuese,atehere sistemi demokratik ne Shqiperi ka marre fund.
Kryeprokurori duhet te veproje me shpejtesi;te pakten me po ate shpejtesi qe qeveria oligarke po shtie ne kontroll institucionet e shtetit shqiptar,vete shtetin.
Koha eshte e cmuar.Oligarket po veprojne me shpejtesi maksimale.Cdo vonese do te kete pasoja te renda per Shqiperine dhe shqiptaret,per te ardhmen e tyre dhe te femijeve te tyre.
Kryeprokuror,duku!
Si fillim,hyr ne Kuvendin e Shqiperise.Ke trafikante femrash dhe drogerash aty.Ke kriminele me damke aty.Ke vrases gjakftohte aty.Lypset t’u vihen prangat nje ore e me pare,perndryshe,vendi do te perfshihet nga nje vale terrori mes bandash oligarkesh.Po pregatiten eleminime te bujshme.Ata qe po i pregatisin jane pikerisht atje lart.I duhet prere koka zezones,pendryshe nje tmerr pa fund do te jete e ardhmja e shqiptareve.
Zoti Mere, Prokurori i pergjithshem me thenjet e tije do ta knaqi popullin sa e ka knaqur Presidenti Nishani.
Asnje nga keto qe thua ti i dashuri Mero,nuk ka per te ndodhur.
Entuziazmi nuk na mungon, po realiteti eshte i hidhur,VETEM ZHGENJIME.
Kur arrestohet vete Kryeprokurori i Pergjithshem, sipas ligjit?
Asgje te mire mul do beje ku JENICER I BERISHES!!!
Ai duhet shkarkuar me ceremoni dhe te cohet para drejtesise per SHPERDORIM DETYRE!!!
…ose meten…?!!
vetem me largimin e korrakeve nga postet kyce te shtetit shqiptar,mund te behet shqiperia,ndryshe do te ngelet nje mikroturkye ne mes te ballkanit…………
Jo po te nglet vend bythqirash si greqia me Janullen
…me luge bosh. Por te hap krahun.
Shume e sakte ,dhe shpresedhenese !
@@ I Nderuar Mero!…Ky Adriatike Dhalla do ti Ndryshoje “Faqen e zeze” Shqiperise???Mire i thua ti Mero , Barzaletat e Avjonit te Divjakes te Merren te Verteta, duke Filluar nga Sali Berishovici, po ku kemi ne Shtet LIgjore dhe Prokurore me “Tope” qe ta beje kete??Nje Dhalle apo Hirre nuk e bene dote kete gje i Nderuar Mero…pastaj edhe sikure te Shkoje deri atje Prokurori Dhalla, Sali Berishovici do te thote se beri “Gallate” ne Internet me Adhuruesit e tije te shumte…c´ti bejme Pleqeri
dhe ne Shqipetaret jemi Shume Tolerante kure vjen fjale te Pleqete..ja Perseri Plaku Sali Berishovici na Mbeti neper Kembe dhe nuk po na shqitet dhe asnje Prokurore..Dhalle apo Hirre nuk ka “Sume” ta vejne ne Banken e te Akuzuarit….Dhalla do ta beje kete???Shume shume te na Servire ndonje Histori te Gatuar nga UDB-ja qe ja jepe Plakut Sali Berishovici qe ti prishe si Gjithnje Pune Shqiperise dhe Shqipetareve..
Shume sakte
kot lodhesh Mero djali, po flet per e me gjytryme, ste kuptojne dot se as kaq skane kapacitet, e nes ee kane atehere jane bashkefajtore…
perralla shqiptare qe kemi 23 vjet qe i degjojme ky mafioz ai mafioz dhe asgje derdellitje te kota si gjithmon dhe ky shkrim s ben asgje vetem sa perserit ato gjera qe jan thene e sterthene me mijra here
mafia ketej ben kerdine vjedh mes dites shqiperine dhe popullit shkret e ha ne kete mes nje pjes behen miliardier per nje kohe te shkurter kurse nje pjes punojne gjith jeten dhe s kane akoma as makine, as shpi por jetojne me qera ,
ne cdo vend te auropes kur ke fakte edhe per gjera fare te thjeshta prokuroria te kerkon llogari ne akoma ju lutemi prokurorve amon amon hape ket dosje mos e deno ska problem por hape dosjen amon akoma s esht hap dosja jo mo t tjerat qe prokurori e ka per detyre se ndryshe ha burgun vet
jetojme kohet e shtetit te rrumpalles akoma ku politikanet gjoja t majte e gjoja t djathte tallin K….. akoma me ket popull duke u pasuruar per veten e tyre me i varferi i tyre ka 3 shpi e 4 makina e t gjitha kto i bo per nje vit.
Shume paster..
Te lumte pena, Mero!
Je i madh o Mero Trimi. Keshtu i don Mushka drute, Llalla eshte nje vegel servile e bindur e Sali Kriminelit. Sali Berisha pasi i ka shtrydhe te gjithe dhe e din sa ju vlen lekura i ka vendos neper vendet e nevojshme per te. Po te mos ishte i tille Llalla se puthte ate zyre, prandaj Sala eshte i sigurte se Llalla nuk guxon te therasi. E leh si Qeni ne Hene.
mos u merzit mero se po ta bejme edhe ty dosjen gati..se shpejti me rrezimin e rames do te rrezojme dhe ty dhe do te kalbim brenda..atehere nuk e benim dot se ishe gazetar por tani qe ke 8 muaj qe ben sekserin e qeverise do ti thyejme brinjet.
Qendrim fashist ky i Freedom
Kjo ishte shashka e radhes e Llalles se Adriatikut. Llalle moj llalle une hidh uje e ti perseri e bardhe.
Mero !
nje fjale e urte thote qe “nuk ngopet ujku me mushkonja”. Po qe se do meret vetem me prallen e muhkonjave nga penda kalamajsh e te marresh thuaj qe te mos lodhet por t’i fusi I gote llalle e ne te semes shkofte. As ti mos u lodh se nuk regullohet drejtesia me betejen e Divjakes.
Nga ky njeri që fle mbi dosjet prej vitesh nuk presim asgjë. Ky është mishërimi i zhgënjimit dhe unë çuditem si mund të bashkëpunojë dikush me të. Sala e ka zgjedhur enkas një tip të mefshtë që të mos ketë andrralla në pisllëqet e veta.
Nuk ka me sakte dhe shkoqur. Ke te drejte Mero, llafet jane fukarallek…..”Vepro tani”,…. shume bukur ja ke thene. Urime
Shume i drejte ky mendim. Jepini, z prokuror. “Topi” eshte tek institucioni juaj, pasi ky eshte sugjerimi i te gjithe shqiptareve. Vetem keshtu mund te nise besimi tek drejtesia.
Z Mero te marresh persiper te sugjerosh dicka Prokurorise se Shtetit se paku duhet te nisesh nga ana profesionae e jo politike. Te thuash se Sali Berisha duhet te thirret ne Prokurori per te derguar provat per trafikun e drogs e njejta gje duhet te kerkohet edhe per deputetin socialist Pjerin Ndreu qe ka deklaruar se kishte qe dy vjet per kete trafik.
Ne anen tjeter a duhet kerkuar minimaisht se i kujt eshte avioni i droges qe ra ne Divjake dhe ku eshte i regjistruar.
Te kerkosh qe te thirren ne Prokurori tere zyrtaret e larte te Partise Demokratike me deputetin Berisha ne krye mbase eshte e drejte dhe deshire juaja z Baze po a nuk eshte edhe e njejta deshire e shumices se shqiptarve qe ne Prokurori te thirret edhe Ilir Floriri per thesarin e shtetit te grabitur vilat dhe pallatet e padeklaruara e shume gjera te tjera pasi nuk po them per Fatos Nanon per telekomin apo e harruam tashme.
Shqiptaret duan shtet funksional e ligjor e jo klientelist te krimit e aq me pak te bandave te krimit qe alternohen ne pushtet.
Per kete duhet te luftojne jo vetem institucionet e shtetit dhe shtypi i “pamvarur” apo jo z Mero.
Kaq pa shprese jane gjerat o Mero? Nuk na mbetet rruge tjeter por te gjithe te vemi ne kisha, xhamija e ne cdo faltore tjeter ne cdo mengjez dhe te falemi qe i madhi Zot ta mare ne krahet e tij Sali Berishen, te shpresojme dhe te presim si pritem per ate merhumin e pare? Kaqe rende na kane mallkuar?
Ke te drejte Baze. Shkurt dhe kjarte. Une personalisht kam frike, se ashtu sic tha Bazja ne fillim te shkrimit, ky i pa afti kryeprokuror nuk e qit dot qimen nga qulli dhe ka frike edhe nga hija e vet. Nuk behen petullat me uje. Krimi ka hyre tashme ne Parlament me anen e oligarkeve te rinj te te dy grupeve te majte dhe te djathte. Une personalist kam frike, se me kete opozite te dobet dhe me kete maxhorance shume te forte mund te kemi rrezikun e kthimit ne nje gjysem diktature, ashtu sic donte ta bente Berisha, por populli i zgjuar shqiptar, qe e kishte provuar Diktaturen i dha dermen me vote kesaj tentative te Berishes.
Kryeprokurori yne eshte nje Zero dhe asgje tjeter. Ai nuk e ka brumin per te shpetuar drejtesine shqiptare, ai eshte frikacak dhe i pa afte profesionalisht. Nuk eshte faji i tij, edhe ai, ashtu si qeveria eshte pasqyre e nivelit aktual te shoqerise shqiptare. Shoqeria shqiptare ka nevoje te shkollohet, emancipohet, te jete me e hapur dhe visionare dhe per kete, duam ose nuk duam neve, duhet kohe.
Mendoj, se qendrat urbane jane me te vogla ne njerez se sa zonat rurale dhe kjo gje sjell shume gjera negagtive. Rinia me shkolla dhe inteligjenca egjyptiane krijuan pranveren arabe por ama kur erdhi puna ne gjedhjet ato u fituan nga vellezerit myslimane,sepse pjesa rurale e popullsise ishte shume injorante dhe pa Vision. Mendoj se ky eshte edhe problemi yne, zonat rurale nuk kane aritur akoma ne nje nivel te larte emancipimi.
Une nuk shoh,zoti Baze, dicka serioze nga deklarimi i Kryeprokurorit “uji me kos”,sepse nuk ka nje qasje serioze nga ana e tij kur ve kushtin,”nese do te kete sukses”.
Keshtu i tha publikut shqiptar ky karagjoz i peshtire,,,,,,qe ky merhumi do te mund “te hape procese qe do te ndryshojne fatin e historise,NESE do te kene sukses”.
Tek kushtezimi “NESE” eshte i gjithe kurvlliku i llalles,qe per hir te se vertetes entusiazmoi ,me gare,mediat qe vdesin te pompojne pordhet idjote te nje kryeprokurori gardjan te rregjimit brekedhjere.
Po te ishte se Populli Shqiptar do te priste “ujin me kos” per t’a ndryshuar historine,nuk do t’a ngrinte dot zgupthi ,me verdiktin e shenjteruar te 23 qershorit ,rregjimin e dr.dhjeramanit.Historine e kane bere dhe do ta bejne shqiptaret,ne nje proces tashme te pandalur,,,,qofte edhe me pengesat e mender-kryeprokurorit ,gardian te dr.qoftelargut.TUNG.
Vetem nje menye, reformim I plote 90% spastrime padi nga 10, 9 jane te korrutuar, por nje gjytrym se ben dot, duhen bole per kete jo koqe
asnje prokuror nuk ka guxuar ta therrase berishen duke filluar qe nga vrasja e azem hajdarit
Kryeprokurori do ta kthej besimin kur ne banken e te akuzuarve te ulet Ilir Meta…e pastaj shoqeria nga mbrapa.
DENONCONI KETA KUSARE TE SALI MURTAJES !
Denonconi jo vetem ne shtyp por edhe ne prokurori kete fare te keqe te Sali Murtajes, antishqiptarit me te madh ne historine kombetare shqiptare qe dogji e rrenoi, qe kalbi e shkaterroi mbi kater here shtetin shqiptar dhe cdo hallke te tij ne keto vite te zeza te sundimit te tij despotik.
As Ahmet Zogu , as Esat Pashe Toptani, as Cubrilovici e as Pashiqi, as Rankovici e as Milloshevici nuk i kane e nuk do ti kishin bere me keq Shqiperise dhe shqiptareve se ky spiun e agjent i felliqte jo vetem i UDB-es serbe me emrin Sali Berisha alias Sali Murtaja!
Kur te hapen arshivat e fshehta te UDB-es dhe Beogradit do ti vije era jo vetem krejt Shqiprise, por edhe mbare Ballkanit prej tradhetise se ketij antishqiptari, sic po i vjen tash e mbi njezet vjet prapesive dhe korrupsionit, kusarise dhe vrastarise se tij prej tirani 24 karat komunist.
Kusaret e vrastaret para drejtesise. Ligj dhe drejtesi nese duam vertete Shqiperi- atdheun tone te shtrenjte.
DENONCONI KETA KUSARE TE SALI MURTAJES !
Denonconi jo vetem ne shtyp por edhe ne prokurori kete fare te keqe te Sali Murtajes, antishqiptarit me te madh ne historine kombetare shqiptare qe dogji e rrenoi, qe kalbi e shkaterroi mbi kater here shtetin shqiptar dhe cdo hallke te tij ne keto vite te zeza te sundimit te tij despotik.
As Ahmet Zogu , as Esat Pashe Toptani, as Cubrilovici e as Pashiqi, as Rankovici e as Milloshevici nuk i kane e nuk do ti kishin bere me keq Shqiperise dhe shqiptareve se ky spiun e agjent i felliqte jo vetem i UDB-es serbe me emrin Sali Berisha alias Sali Murtaja!
Kur te hapen arshivat e fshehta te UDB-es dhe Beogradit do ti vije era jo vetem krejt Shqiprise, por edhe mbare Ballkanit prej tradhetise se ketij antishqiptari, sic po i vjen tash e mbi njezet vjet prapesive dhe korrupsionit, kusarise dhe vrastarise se tij prej tirani 24 karat komunist.
Kushdo qofshin ata Sali Berisha apo Lulezim Basha, Arben Imami apo Genc Ruli, Argita Malltezi apo Shkelzen Berisha, Aldo Bumci apo Eduart Halimi, Jamarber Serbi apo… Te djathte apo te majte, ish- komuniste apo “kriptokumuniste” Hajni eshte hajn… Kusari eshte kusar.
Eshte koha qe nenat shamizeza, nuset e veja ne nuseri, jetimet e 97-es e Gerdecit, te Otrantos dhe 21 Janarit ti drejtohen Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage per krimet e Sali Berishes dhe bandes se tij vrastare e kusare. Krimet e tij ndaj shqiptareve ne 97-en, ne 98-en, ne 15 marsin e 2008-es ne Gerdec jane te shkalles se krimeve kunder njerezimit!
Kusaret e vrastaret para drejtesise. Ligj dhe drejtesi nese duam vertete Shqiperi- atdheun tone te shtrenjte.
Shqiperia kurre nuk do te ngreje koke e futet ne Evrope perderisa te mos jene ndeshkuar nga ligji dhe drejetsia shqiptare e nderkombetare kusaria dhe vrastaria e kesaj bande gangsteresh!
Eshte frika nga ky ndeshkim, eshte lemeria nga prangat e drjetesise, eshte paniku nga ligji qe e ka cmendur qe e ka cakardisur edhe me keq kete perbindesh, kete kuceder me shtate koke Vicidoli qe nuk le mashtrim e sajim, shpifje e inskenim pe rte zgjatur paprekeshmerine e tij despotike!
Ligj Drejtesi … nese duam Shqiperi !
Nuk besoj se do beje ndonje cudi ky k/prokurore,ky e shumta mund te arrestoi ndonje magazinjer,apo kapter sa per te dal neper onferenca shtypi.
ky po e zvarrit qellimisht edhe tymnajen e fundit te avionit te droges si e si qe opozita te krijoi probleme,vajti nje muaj ky avioni,pilotin e ka brenda bashke me te tjere qe do furnizonin kte avion,perse po e zvarrit,nese kane lidhje qeveritaret e sotem le ti deklaroi dhe te shuhet kjo zhurme qe dita dites po pushton faqet e gazetave apo ekranet e televizoreve.
O Mero shume mire e kape kete problem, se ky beri shantazh te gjitheve, do ta shihni ju ju ju juuuuu, se do ndryshoj histoiria e Shqipris, citohet te kete dhene DHALLA.
Pas meje vjen historia- ciohet NANAQI.
U mbars mali dhe polli nje mi.
Ne fillim DHALLA te ndryshoi mbiemrin, ta beje ARBNORI, BISHA, SHTAZA, SHKEMBI, BREGU, GRANITI, RRUGA E ARBERIT dhe pastaj te filloj punen.
Ky ben ci do vera Saliut. Dita duket qe ne mengjez.
E gjithe pergjegjesia per situaten ne Shqiperi, i bie Kryprokurorit ne veçanti dhe drejtesise ne pergjithsi. Shkrimi i juaj Z . Baze, eshte nje mesim per Adriatik Llallen ne veçanti dhe per politiken kudo ne vend. Shoqeria nuk do deklarata politike por pune konkrete nga prokuroria. Duhej shume kohe para te merej ne pyetja Sali Berisha per genjeshtrat qe leshon ç’do dite dhe helmon jeten e vendit .Po te bente kete nje qytetar i thjeshte do te ishte pas hekurave. Por kryeprokurori yne nuk ka koqe dhe natyra e ka bere te mos nxhjere qimen nga qulli. Eshte shume e rende per Llallen qe ju Z. Baze ti mesoni e kujtoni njeheresh detyren . Nje prokuror ne perendim do te merte per politikan,me qendrimin e tij ,kryeprokororin tone fatlum, bile do ta kishte zili qe ai paguhej per pune te pa kryer.
Po qe deri tani nuk ka bere asgje,e me shume ka ngateruar politiken a duhet te hiqet urgjentisht?
Sa te jete Ilir Meta ne bashkeqeverisjen socialiste sdo kete kurre drejtesi ne Shqiperi.
Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzime Basha jan gjarpri me tre koka i politikes dhe te keqes se Shqiperise!!!
Eshte turp, shume turp dhe krim ndaj te ardhmes qe ka shqiptare qe u shkojn pas ketyre krimineleve dhe Mafies me te eger shqiptare!
Deshtim, turp dhe tradheti e drejtesise shqiptare qe ka frike ti afrohet krimineleve qe kan marre peng Shqiperine keto 20 vite!
Kurse Edi Rama eshte nje i tredhur i tyre !!!!
Si mundet Prokurori i Pergjithshem te ktheje besimin tek drejtesia e munguar, ngre pyetjen shkrimi ne kete editorial.
Autori i shkrimit i vetedijshem, se Prokurori nuk ka mundesine dhe aftesine te merret me shume ceshtje te medha te drejtesise qe jane ngritur prej kohesh per tu zgjidhur, kalon ne disa detyra qe zhvillimet aktuale kane bere te domosdoshme per te kerkuar nje zgjidhje qe kane te bejne me vertetersine ose jo me akuzat e Berishes. Ne shkrim duket qe autori nuk ka besim as per gjetjen e kesaj zgjidhje.
Edhe une si lexues i shkrimit jam dakord me autorin.
Per ti kerkuar Prokurorit te kthej besimin tek drejtesia, eshte pak a shume njelloj si ti kerkosh atij te na kthej besimin se Shqiperia mund te behet.Ky Prokuror eshte shume i vogel per te dhene nje pergjigje per nje ceshtje kaq te madhe.
Dhenja e kesaj pergjigje kerkon njerez te medhenj, ndoshta aq te medhenj sa Rilindasit( e kam fjalen per ata te vertetet jo per keta te vetequajtur), ose Ismail Qemalet, te cilet megjithese midis Esat Pasheve, me mencurine e tyre diten ta shpetojne Shqiperine.
Une besoj se Shqiperia do linde perseri nje Ismail Qemal, i cili kerkohet per dite e me shume.
Z.Mero,Deklarata a Llalles eshte ne vrim ne uji.Ai e beri ate per te vene ne gjume qeverin,ambasadoret dhe popullin.Ai ka frik nga hija e tij dhe jo te therrasi Saliun,i cili i mbyt me peshtyme-ate,Nishanin,Vishon,Leskajn,kr.e gjykatave,qeverrin,nderkombetaret dhe kush ti dali perpara.Saliu i mer porosit nga LOBI Serb,Grek,Rus e pse jo Amerikan.A ju kujtohet se ç’ka thene i ndjeri NAMIK HOTI? Rama ka mundesi por nuk e lene.Kjo histori do mbyllet per turp.Mjer ky popull ne çduar do bjeri nese do vije perseri ne qeverisje kasta BERISHA-BASHA.
A nuk ka ardhur koha per sanaderizimin e Shqiperise? Pse te mos merren te pandehur ata qe vodhen ne emer te rruges se kombit,ata qe dhane urdher qe qellohej mbi protrstuesit me duar ne xhepa,ata qe vrane per te vjedhur pasurine e kombit ne Gerdec,apo grupi hajdut i i Ministrise se Mbrojtjes?
AHAHAH TI MERO I BI FYELLIT NE I BRIM GJITHMON KE VETEM KET JAVE PROKURORIA PROKURORIA DHE ASNJE STE DEGJON
23 VJET DHE VAZHDOBN KJO HISTORI SE KUPTON SE KETU S FUKSIONON SHTETI SEPSE TE DY PALVE NUK JU INTERESON QE KY VEND TE BEHET PLUS TE HUAJVE QE DHE ATA KESHTU E DUAN TA MBAJNE NGAANA LIGJORE DHE MAFIA TE BEJ KERDINE DHE TE BEJ PASTRIM LEKU SDO SHUME MEND TA KUPTOSH NDRSHE SKA ME LEKE DHE PARA PER BOSET
NJE SHTRES QE JANE BER MILIARDERA ME PASURIT E KETIJ VENDI DHE I INTERESON QE KY VEND TE MBAHET PENG NA POLITIKA DHE VEGLAT QE I SHERBEJNE PROKURORIA KRYESORJA PRANDAJ NDRYSHO TEME SE U LODHE MERO SE ASNJE NUK TE DEGOJ
KETU KE PLOT POLTIKAN ME DOSJE DAKORT ME TY JAM GERDECI ,21 JANARI ,USHTRIA ,NAFTA,VJEDHJET E PRONESH PUBLIKE ,PASURIT KOMBETARE, ETJ POR ASNJE NUK PO DENOHET DHE HISTORIA VAZHDON PRAP PYJE TE PRERA PA FUND MINERALE QE PASUROHEN NJE PJES CDO GJE JEPET KOCENSSION GJOJA I KANE TE HUAJT DHE KETEJ I KANE BOSET SHQIPTAR
KSHU KU POPULL KA FJET GJUME DHE DO FLES DHE HISTORIA I LE RRADHEN HISTORIS QEVERIA TRITOLIT ,QEVERIA DROGES, AVIONI, DHE TALLJE BYTHE NA SALA ME SHOKE SE KAN GJET KETE SHTET PREJ LECKE DHE AI BEN SI I DO QEJFI ME GJITH USHTARET E VET QE I SHERBEJNE DHE JANE KE TA MILIARDIRET E SHQIPERISE MODERNE
Pse duhet te jete kaq i paprekshem Sali Berisha nuk e kuptoj. Futeni ne burg qe te te bien 3 milion njerez rehat.
Eshte i rrahur qe kelysh i vogel Llalla, ne mos qofte vete i korruptuar dhe Berisha e ka kapur prej koqesh e nuk e leshon. Nuk ka burre qe te beje kryeprokurorin ose nje prokuror qe te hetoje ato qe tua ti Mero, pasi 99 perqind kane marre leke per ceshtje te ndryshme. Nje prokuror i huaj do bente pune.
Zoti Mero zgjidhja eshte ajo qe thote zoti Drew Sullivan; nje gjykim nderkombetar per krimet e renda te bera nga politikanet ne keto 23 vjet. Nuk ka b….. Llalla te beje keto hetime dhe te denoje politikanet tane.Ne qofte se ndodh ndonje mrekulli dhe mrekullite ne realitet nuk ndodhin,qe te denohet S.Bersihs dhe pinjollet e tij, Shqiperia merr kthesen 180 grade drejt zhvillimit.
Nuk ka nevoje te kete asnje hetim nderkombetar, mjafton ILDPK ja u nxjerr lakrat ne shesh ketyre gjakpiresve te ketij kombi, pallatet dhe vilat, makinat dhe udhetimet, mbremjet perrallore gala behen diten me diell…ose jeni qorra ose nuk doni ti shihni….
E K Z A K T .
NUK ESHTE FUNDI I BOTES QE PROKURORI TE BEJE PROKURORI,GJYTARI TE BEJE GJYGJTARI TE BEJ GJYGJTARIN VETEM KESHTU FUNKSIONON SHTETI LIGJOR BURGU NUK ESHTE VETEM PER ATA QE NUK KANE TE PAGUAJNE POR ESHTE EDHE PER ATA QE E QUJNE VETEN TE PA PREKSHEM,ATEHERE I KEMI THENE VETES SE PO NDERTOJME SHOQERINE DEMOKRATIKE ,ATEHERE JEMI ME AFER EUROPES .PROKURORI NUK DUHET TE KETE TESER PARTIE ,SE KUPTOHET PO PATI TESER PARTIE NUK KA MORAL QE TE BEJE PROKUR,MJEKUT PER CFAR I DUHET TESERA E PARTIS ,QE TE PYES PACIENTET TE KUJT NGJYRE JENI ,KA SHUME AGUMENTE PER SHKRUAJTUR POR NUK ESHTE KOHA E MOMENTI I DUHUR .TE ME FALIN LEXUESIT E SHUMTE .
KUSH E PRET SHPETIMIN NGA PROKURORI I PERGJITHSHEM?
Vetem idjotet,politikanet e krimit e korrupsionit ,fakirat komentues te droguar me politike,militantet pa rrudha ne tru dhe ‘GAZETARET FEVZINJ’.
Edhe ne diktature nuk mund te ndryshoje ‘historine’ nje emer i perveçem edhe me funksion te prokurorit te pergjithshem por istitucioni i prokurorise ne se eshte i inkriminuar apo jo,nese eshte moralisht i paster per zbatimin e ligjit apo jo ,ne se eshte ne konflikt interesi me politiken apo jo.
VETEM IDJOTET DHE TE PA SHPRESET MUND TA PRESIN SHPETIMIN NGA SILVJA KONTI,LLALLA APO NJE HIBRIT TJETER QE MUND TE EMEROHET NESER KUR SISTEMI ESHTE KOMPLET I KORRUPTUAR.
Koha do te kaloje. Nga Llalla do te kemi perseri deklarata te tjera dhe asnje veprim konkret. Keshtu do ta shtyje derisa t’i mbaroje mandati.
Si duhet vepruar? Vetem duke e shkarkuar. Te behet kerkese per nje EULEX , si ne Kosove i cili nuk pyet por e arreston deputetin ne mes te nates pa pavarsisht se kush eshte.
Gjeja me emire qe mund te beje Prokurori i Pergjithshem z.Adriatik LLalla eshte te jape doreheqjen dhe te iki me nder. Ne te kundert me ate staf qe ka rreth vetes se tije, te cilet jane vegla besnike dhe ithtare te S.Berishes, ky prokuror i pafuqishem te veproj sipas ligjeve te shtetit, ka per t,a mbyllur me turp.
Po Ilir Meten pse nuk e ke permend zotrote?
e vertete qe vetem Eulex, ben pune ne Shqiperi.
Drejtesia mund te vendoset pa politikanet,kete e dine te gjithe.Pse behet kjo pyetje? Apo prisni ndonje teori te pa zbuluar nga Anshtajni.
Ky popull ka arritur ne kulmin e nenshtrimit .Nderkohe qe politika dhe i gjithe sistemi i saj i korruptuar,po ja bejne ketij populli ,ai i thote me fal se te kam kthyer shpinen.Nje popull,qe nuk di te rebelohet ,eshte i destinuar te pushoje se qenuri.Ketu nuk ka as shoqeri civile te pa varur,as patriote dhe as popull.Te gjithe kane arritur e thone se ky vend nuk behet,nuk jetohet ketu,duhet ikur naten etj.etj.Pa le po te kishte buke e gjize te siguruar,ky popull,nuk do te reagonte as edhe me thiken ne kocke (Mire qe si vete nder mend ndonje qeverie ,qe tja siguroje kete).Lexova,para ca ditesh,apelin e Papes ,per rishperndarje te te ardhurave per te varferit,.Kete , nese nuk e bejne qeverite,do vije dita ta bejne ata qe e kane ne kuriz.Megjithate,besoj se vetem ky populli qe permenda me lart,mund te vendose drejtesine ne kete vend.
Mero shume i zgjuar, mendon se shkopi magjik eshte tasi me DHALLE?
Vetem nje gjykim -jo nga DHALLET- per krimet e renda te ndodhura ne Shqiperi mund te jene nje shprese per shqiptaret.
Sistemi i sotem i drejtesise i fton dhe i lejon politikanet te bejne njesoj si antishqiptari me i madh ne historine e ketij vendi.
Sistemi i drejtesise eshte peng i kesaj maxhorance qe i ka te gjitha mundesite-detyrimet dhe te drejtat per ta ndryshuar ate, dhe nuk e ben.
Sa me shume duan te blejne kohe duke menduar se populli eshte naiv dhe ashtu si i ka shtyre keto 23 vjet me shprese, do vazhdoje te zvarriset me shprese qe ti bien koqet dashit pastaj te haje mish.
E kane gabim, por nuk e shikojne ujin qe zjen.
KUJDE!!!!!!
I REFEROHEM KOMENTUESIT QE KA BERE MESAZHIN DT.20 ORA 1O;15
MUNDESISHT NDRYSHO NICK NAME
Une nuk besoj ke ky ADRIATIK QUMSHI I KA KALU AFATI ESHTE QUMESH I SKADUM NUK E HA POPULLI
As mos prisni gje nga prokuroria,sekretari i pergjithshem i prokurorise,nr 2 i prokurorise,krahu i djathte i Adriatik Llalles eshte shoku i Zenit te babit.
Lexova kete artikullin e sotem te Tema dhe pamvaresisht disa spoteve te vogla pozitive pjesa tjeter mund te quhet Utopi.
Nder te paktet njerez ne Shqiperi qe i njeh shume mire njollat e errta Berishes sidomos ne vitet 1991-1998 ky eshte Mero Baze I cili pas 23 qershorit 2013 nuk po justifikon punen e tij kunder juntes mafjozo-fashiste te Berishes qe e ka lene pergjysem..
Sot kur nje komb i tere po kalon nje situte te rende psiqike dhe morale nuk ka vend per artikuj te tille utopike ne lidhje me binomin Prokurori-Berishe pasi ky I fundit eshte jo vetem prokuror por dhe president,gjykates dhe kryshikas.
Bile postimi i tij i fundit ne Fuckbook tregon se ai ka nje rrjet te tille survejimi dhe shantazhimi qe nuk e ka patur as Beria e Stalinit,as Gestapo e Hitlerit,as sigurimi I Enverit dhe as CIA,FBI apo KGB ruse.
Ai jo vetem qe ju rri 3 miljon shqiptareve si cekic te koka ne median vizive dhe te shkruar por dhe di sekretet e veprimtarine e perditeshme te cdo shqiptari.Pra eshte nje perbindesh qe dhe qeveria e Rames duket teper e pafuqishme ta perballoje dhe po jep shenja lodhje..
Pra kush eshte perbindeshi berishe? Le te themi shkurtimisht si u rrit ky Djall:
Fillimet e kllonimit tij “zyrtar” jane fill pas 31 marsit 1991 ku ky monster u perdor me banden e tropojes te organizonte 2 prillin 1991 qe shenoi fillimin e nje beteje me monstruoze ne historine e njerzimit:Ne nje kohe qe komunizmi ne shqiperi kishte vdekur me kohe filloi kryqzata e biberave dhe rajersonave kunder fantazmave “te komunizmit”
Ne keto vite u lind ky monster artificjale qe dhe sot gabimisht en menyre kriminale quhet si “kalorsi” qe hodhi komunizmin e leshit.
Nuk po e zgjasim me vitet e karbonizmit te shtetit shqiptar 1996-1997 por le te analizojme 14 shtatorin 1998 dhe faktin e deponimit te Berishes ne ambjentet e ambasades amerikane per superkrimin e tij te grushtit shtetit ku si kanibale me arkivolin e nje te vdekuri shkaterruan dyert e k/m.Pyetja bizarre eshte: perse u fal kryekrimineli berishe nga paria e PS dhe nga ambasada amerikane ??????????
Kalojme ne gerdec:Berishajt vrane me biznesin e tyre familjar 22 skllever midis tyre dhe femije.Perse shteti amerikan lejon nje morracak si berisha te ofendoje NY-times si leter higjenike.Perse u mbyll ne menyre te shemtuar egzekutimi mafjoz i Kosta Trebickes edhe pse ishte qytetar amerikan me origjine shqiptare…Perse i jepet “azil politik” nga admistrata amerikane gjeneralit Luan se ishte kercenur me jete direct nga djali pervers i berishes.
Kalojme ne 21 janar 2011:
k/mostra berishe jo vetem qe vrau pabesisht 4 shqiptare por beri dhe nje zinxhir krimesh te tjera qe mund ti rendisim si me poshte:
1-akuzoi PS qe i vrau nga mbrapa
2-aktivizoi dr.Kocekun te thote se vrasjet ishin nga afer
3-refuzoi urdherin e prokurorise per dorzimin e gardisteve
4-fshiu filmimet
5-nderoi tytat e armeve
6-mjekoi gardistet brenda k/m
7-perdhosi dhe deboi presidentin
8-perdhosi dhe deboi k/prokuroren
9-ofendoi dhe largoi k/shikasin
10-terrorizoi Edi Ramen dhe i grabiti bashkine
11-torturoi protestuesit e arrestuar
12- kercenoi familjet e viktimave
13-denoi me gjyq disa familjet e vrara
14-kercenoi :pushoni se do ja u bej si ne 21 janar
15-sfidoi ekspertizat e FBI
16-liroi vrasesit gardiste
17-pagoi kepuckuqte e podestes
18-shperbleu me para vrasesit
19- u shpall Burre shteti.
Konkluzion:
Zoti Mero mos u merr me barcaleta per Lallen me Berishen,por nqs se do te ndjekesh rrugen atdhetare “qe e ke lene ne mes te rruges” duhet ti drejtoheni dashit te washingtonit dhe deles brukselit:
A e shikojne qe serberisha eshte nje perbindesh apo e kene vene vete ata ne vitet 90’ dhe po e mbrojne sot duke perdorur edi ramen dhe arvizune si jelek antiplumbi per ta shpetuar berishen nga denimi i popullit qe e pushkatoi me vote ne 23 qershor 2013.
Kryeprokurori LLALLA behet i besushem po futi ne burg SALI BERISHEN.Te tjeret vijne vete nga pas.
Nuk e kuptoj si mund te kete kredibilitet per luften ndaj krimit nje prokuror i pergjithshem i cili ne kete varferi e kriminalitet ben kafe hane maje catise se prokurorise. Viktor Hoti