Kur qeveritaret “çaraveshen”, komandantët arratisen, e hija e turpit na prek të gjithë neve!

22 Maj 2014, 21:26Blog TEMA

Nga Astrit Gashi

 

Kamerat televizive e fokusonin dje gjatë ditës, Hajredin Kuçin, shefin e tij Hashim Thaçin dhe ekipin e tyre të lumtur e të gëzuar në Stadiumin e Trepçës në Mitrovicë, por shteti i të drejtës që ata po e përmendin po e përjetonte kataklizmin jo shumë larg, në ambientet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Derisa Thaçi po hesht me këmbëngulje e ministri i Drejtësisë po bën “be më Zot” se nuk ka çfarë të bëjë, e bashkë me ta edhe Bajra i policisë që krijon “unaza të çelikta”, të cilat i “maltretojnë” pa asnjë nevojë qytetarët e thjeshtë, nuk kam si të heshtë e të shikoj me krejt pasivitet e neutralitet këtë dështim të shtetit të së Drejtës së Misioneve të deritashme.

Pikësëpari, për një Ministër të Drejtësisë e për një Kryeministër që dikur ishte shef politik i UÇK-së, por për më tepër edhe për shoqërinë kosovare nuk është asgjë më pak se një turp i madh që atyre komandantëve, që na e kanë plasur barkun në shumëçka gjatë këtyre viteve të lirisë, të mos jenë në gjendje që për akuzat për krime lufte t’ju sigurojnë një ambient normal për gjykim.

Një ambient çfarë ta zëmë është siguruar për të akuzuarin serb, Oliver Ivanoviq- dhe për çka si shoqëri nuk kemi pasur asnjë kundërshtim. Përse do të duhej që Sami Lushtaku me ekip, të dërgoheshin për qëndrim ne veriun e Mitrovicës, pra atje ku janë policë e krejt për rreth serbë, dhe është një territor që Qeveria e Thaçit nuk e kontrollon aspak, ndërsa Kryeministri ynë e Ministri i tij i Drejtësisë jo vetëm që nuk merren me këtë punë- por as edhe të mos e bëjnë llaf atë fare!?

Vendimi i EULEX nuk më habit madje as nuk me duket i kritikueshëm. Nga perspektiva e tyre veriu i Kosovës është territor i vendit tonë, dhe gjykatat e atjeshme janë nën juridiksionin e tij. Teknikisht në këtë drejtim vendimi është krejtësisht i rregullt. Nuk duhet dhe nuk duhemi të presim një sentiment, nga një mision evropian- që ka në vete distancën emocionale, që qeveria e Kosovës dhe ne si qytetarë në anën tjetër nuk mundemi që ta kemi. Nuk e kuptoj Qeverinë e Kosovës se nga e merr ketë distancë emocionale, dhe para se gjithash se si po arrin që të menaxhojë një distancë të tillë- sipas rasteve? Nuk dëshiroj të konstatoj asnjë hamendje, por të tilla kam mjaft.

Për të përkufizuar kështu dështimin e parë- mendoj se Komandantët e luftës së UÇK-së nuk do të duhej të dërgoheshin për mbajtje në veri të Kosovës- nëse për asgjë tjetër – edhe vetëm për faktin se ata vet, por edhe familjet e tyre nuk ndihen mirë. Ndonëse ndonjëri nga ata na ka borxh si shoqëri shkatërrimin e ardhmërisë së vendit, ne ju kemi borxh po si shoqëri të paktën një trohë emocion për luftën që e kanë bërë- e për të cilën po të kenë bërë krime edhe do të dënohen. Nuk po bëj balancime, dhe as nuk po i trajtoj këto dy çështje në të njëjtin rrafsh- po flas pra për dy gjëra të ndryshme për të cilat nuk mund të kem qëndrim të njëjtë- por të ndryshëm dhe sipas situatës. Të kërkosh një gjykim të drejtë dhe të rehatshëm, është mbrojtje e të drejtave njerëzore dhe jo ndërhyrje në drejtësi- aso që dëgjojmë e shohim për ditë se “të fortit” e pushtetit po i bëjnë- ndoshta edhe sot.

Dështimi i dytë dhe shumë më i madh- është kjo arratisja apo fshehja e disa prej të akuzuarve në “Rastin Drenica” me në krye komandantin e zonës Sami Lushtakun. Ka ca ditë që këta janë fshehur dhe arratisur diku dhe Qeveria e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, ajo e Rendit, thjesht nuk po kanë as forcë e as guxim që t’i gjejnë se ku janë dhe t’i sjellin para gjykatës. Po pra para asaj gjykate dhe në atë vend, ku nuk do të duhej të dërgoheshin pikë së pari.

I tërë ky dështim i shtetit ligjor dhe të së drejtës, i shtetit që ata që bën vepra të këqia e dënon, por nuk e përbuz dhe nënçmon qytetarin, natyrisht se është një tabllo shumë e keqe në arenën ndërkombëtare dhe vendore. Flet shumë edhe për ne si qytetarë, në fakt na sh’qytetarizon! Është një dështim i një “Misioni të ri” të proklamuar, tash jo nga qytetari e votuesi, por nga vetë hartuesit e tij- qeveritarët e derisotshëm- ose më mirë të deridjeshëm.

Prandaj në këtë dështim të ligjit dhe të së drejtës, edhe kemi Gjykata Speciale edhe nuk do të kemi kurrë asnjë argument për t’i kundërshtuar. Sepse kjo Qeveri na ka lënë në lloç e pa argumente të gjithëve, sikur që po i lë të “nënçmuar” e “nën arrati” edhe bashkëluftëtarët e saj.

Turpi i saj, në fakt po na qet hije të gjithëve.

*Gazeta Blic

3 komente në “Kur qeveritaret “çaraveshen”, komandantët arratisen, e hija e turpit na prek të gjithë neve!”

  1. Drenica says:

    Astrit e di qe te bahet qefi te dergohet Samiu dhe te vritet ne burgun e Mitrovices .
    Ne qe kemi vuajtur nga okupimi Serb ja dim vleren UCK dhe komandantave ndersa ti qe ke jetu mire nen pushtimin Serb ty nuk te vjen mire pse Samiu pshtoi pa u vra nga EULEX .

  2. kur e dexhon ket alamet opinionist neper tv,se si na jep mend,per procese politike ne kosove me vie te vill,e ndiej veten te fyer nga kjo rrace e maskarenjeve,qe qdo gje din,por te na japin opinione me vlere dhe gkykime te drejta asnjeher,njerezit e till si ky jan shum te rrezikshem per nje shoqeri sepese keta me petkun e opinionistit te pavarur,genjen,propagandojn shtremberon,qdo gje qe nuki pershtatet shefit te tije, e kesi ne kosove ke gogja shum ky eshte rrace e prishur e njerzeve,ty te kisha derguar me bageti,por dhe aty do kisha frige se sdo kishe kthyer te gjitha ne shtepi.njeri fekalje eshte ky

  3. Veterani says:

    Njeri pa ndenja dhe urrejtes i luftes clirimtare.Per cdo nate ne TV poashtu antikombetare flet e flet kunder shetit dhe vendit ne te cilin jeton por qe zemren nuk ka ketu. TURP i botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje