Kryeprokurori i Republikës, Adriatik Llalla, pranoi se është regjistruar një procedim penal lidhur me akuzat e përfshirjes së forcave të armatosura në trafikun e drogës. Llalla i referohet si provë deklaratave të bëra në Kuvend, si dhe një dosje të përgatitur nga policia e Lezhës. Pas një deklaratë të dy javëve më parë, kjo është deklarata më e rëndësishme që kryeprokurori ka bërë për debatin lidhur me përfshirjen e forcave të armatosura në trafikun e drogës. Por çudia ndodhi se ata që e nisën këtë betejë, dhe u bënë nismëtarë të këtij debati, pas deklaratës së kryeprokurorit, kanë heshtur.
Përse nuk janë entuziastë Berisha dhe Arben Imami për deklaratën e kryeprokurorit?
Sipas një logjike normale, akuzat e tyre ishin aq të forta sa dukeshin të pabesueshme. Shtoi kësaj dhe çështjen delikate të inkriminimit të ushtrisë në këtë histori, dhe akuzat e tyre ngjanin edhe malinje.
Por tani ka një dritë jeshile për akuzat e tyre. Kryeprokurori thotë se ka raport për këtë çështje dhe duket se Gjadri është përdorur për trafik lëndësh narkotike me avion.
Nuk dimë nëse Llalla, përveç dy burime që përmendi, mund të ketë dhe burime të tjera nga shërbime të huaja perëndimore, por duket se guximi për të hapur gojën një kryeprokuror i heshtur, mbështetet tek fakte shumë më të forta se ato që thotë publikisht.
Berisha dhe Imami duhet të ishin të parët që duhet ta kishin duartrokitur këtë deklaratë. Heshtja e tyre është një sinjal se hetimet kanë shkuar tek origjina e problemit, që mund të jetë trafiku i zhvilluar realisht nga vetë ata para 23 qershorit.
Ka disa detaje ky debat që na çojnë në këtë drejtim. Detaji i parë ishte siguria me të cilin ata flisnin për implikim të ushtrisë nga bazat e saj dhe për avionë droge. Të dyja na u dukën si tollumbace, por në të vërtetë duket se kanë qenë të dyja reale. E diskutueshme mbetet koha kur ka nisur dhe natyrisht inercia e vazhdimit të tyre deri tek spektakli i avionit të ngecur në rërë.
Një tjetër detaj është debati në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe Flamur Nokës për këtë çështje. Flamuri, edhe pse budalla, duhet dëgjuar me kujdes jo për atë që mendon vetë, por për atë që e kanë porositur të thotë. Ai është gjithnjë një zë i porositur dhe vlen të dëgjohet se çfarë thotë për të kuptuar çfarë halli ka Berisha për momentin dhe pse i duhet të përdorë një budalla. Gjatë debatit të tij në Kuvend me Ramën, Flamuri i tha se nëse ka trafik droge me avion, atëherë ai bëhet vetëm me leje të kryeministrit. Rama, jo pa ironi, i tha se mos shko kaq larg, pasi mund të dalin fakte për avionë me drogë dhe do të gjejë belaja me këtë që po thua për lidhjen me kryeministrin. Nënkuptimi ishte i qartë se mund të dalin fakte që në kohë të Berishës kanë fluturuar avionë me drogë, dhe sipas logjikës së Flamurit, i bie t’i ketë bërë Berisha.
Pas kësaj, Flamuri nuk foli, bile tentoi të replikonte me një fjali të egër pornografike që ia rekomandoi Berisha. U pa se diçka kishte ndodhur. Dhe ajo që di Berisha dhe Imami natyrisht është shumë më tepër se ajo që di Flamuri, edhe pse ka qenë ministër i Brendshëm.
Pra, mund të jemi para mundësisë që prokuroria të ketë rënë në gjurmë të një trafiku të tillë nisur nga koha e Berishës, dhe ndoshta pse jo, vazhduar deri tani nën sytë e një qeverie që s’di ku ka akoma kokën nga katrahura që ka gjetur.
Nëse kjo do të provohet, atëhere ka një shpjegim real pse Berisha dhe Imami bënë ato deklarata pa iu dridhur zëri fare. Ata e kanë ditur ç’kanë bërë dhe thjesht ishin në merak kush ishte në vend të tyre si pritës dhe përcjellës i avionëve, pasi kishin ikur ata.
Nuk jam në gjendje të them se ç’lidhje ka ky zhvillim me një tjetër deklaratë të Llallës lidhur me disa çështje të nxehta që ka nën hetim, dhe që mund t’i shërbejnë integrimit të Shqipërisë në Evropë. Për parim, çështja më e nxehtë politike që ka përjetuar Shqipëria, janë vrasjet e 21 Janarit dhe përgjimi i opozitës nga ushtria shqiptare pas asaj ngjarjeje, duke krijuar një shtet paralel ilegal, që ndodh vetëm në regjime mafioze. Nëse ka gjurmë të këtyre skandaleve, Shqipëria vërtet mund të bëjë një hap serioz drejt dënimit të krimit të lidhur me politikën dhe deformimet ekstreme të shtetit ligjor.
Të shpresojmë që Llalla të tregohet serioz dhe të ndriçojë këtë çështje, e cila dëmin maksimal e ka bërë pa u zbardhur, pasi ka njollosur Shqipërinë dhe ushtrinë shqiptare, ndërkohë që presim të marrim statusin e vendit kandidat. Çdo zbardhje e saj vetëm na zbardh faqen, dhe sikur të zbulohet se avionët kanë filluar nga koha e Berishës deri në rrëzimin e avionit në Divjakë. Është koha që prokuroria të vendosë standarde për debatin publik në Shqipëri, duke dëshmuar të vërtetën dhe ne të kuptojmë pastaj se nga kush jemi qeverisur dhe nga kush po qeverisemi.
Flamuri edhe pse budalla……ha ha ha je i madh o Mero
ahahaha flamur noka ZARE BUDALLE..
O taras
Sipas nje informacione te nje polic me inicialet O.N.(I cili nuk do te identifikohet) komunistet e PD-se dhe Enveristet e PS-se kane hyre ne bisedime te fshehta.PS-istet kerkoje koken e Arben Imamit dhe ta mbyllin me kaq reformen ne drejtesi (qe ti mbyllin gojen elektoratit per premtimet per koke te medhaja) kurse PD-istet akoma nuk jane pergjigjur.Polici O.N. (qe nuk do te identifikohet) thote qe Xhozi e Topallajve ka qene menjehere dakord … bile ajo thote se duhet dorzuar edhe Lul Basha dhe te mbyllet njehere e mire korrupsioni ne Shqiperi dhe te hyjme drejt dhe ne…Europe.
Pritet SMS nga Berisha, e mbyll informacionin polici O.N.(qe nuk do te identifikohet)
Raport denoncues, që i është dërguar ambasadës amerikane në vitin 2012 nga Ndriçim Ashiku, ish- shofer i Drejtorit të Uzinës së Mjekësit në Elbasan, Daniel Karanxha.
Ashiku denoncon një rrjet të tërë mafioz me në krye ish- ministrin e Mbrojtjes, Arben Imamin. Megjithatë fijet e këtij rrjeti i tërheq biri i Sali Berishës, Shkëlzeni.
Ashiku thotë se e ka denoncuar në kryeministri këtë skandal, por ka marrë kërcënime me jetë ai dhe familja e tij.
“Drejtori ishte një mik i ngushtë i Arben Imamit, por edhe mik me Flamur Kuçin, që punon në kryeministri dhe njeri i afërt i drejtorit të Klik Ekspo Klik, L. Muhametaj, i cili merret me shitjen e të gjitha lëndëve plasëse dhe municioneve të uzinës. Drejtori është gjithashtu një njeri i besuar i Ndriçim Berishës, drejtor i privatizimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, kushëri i Sali Berishës. Pas këtij takimi në kryeministri, u bëra të ditur personave që më pritën se do i drejtohesha edhe ambasadës tuaj dhe që do i denoncoja të gjitha. Pas këtij takimi më vjen një kërcënim i hapur nga deputeti i PD-së në zonën e Peqinit, Dashnor Sula,” thotë Ashiku.
Por si fitohen milionat?
“Loja e abuzimeve është e ndërtuar në këtë mënyrë: nga baza logjistike ku komandant ishte gjeneral Gjunkshi, në çdo poligon vendosen njerëzit e tyre, ku bëjnë furnizime me kamionë të municioneve. Por në të vërtetë, që në ngarkesën e tyre në tunele, bëjnë seleksionimin e municioneve me metale me ngjyra dhe pa ngjyra, në fishekë bronzi, në predha me unaza bakri dhe këto grumbullohen në uzinë për demontim me shkrirje dhe për shitje municioni jashtë vendit. Kurse metali i shkrirë shitet nga uzina si skrap i thjeshtë me çmimin 340 lekë të vjetra, por në të vërtetë bakri dhe bronzi kanë një çmim real prej 6.7 mijë lekë të vjetra”.
Por si del emri i Shkëlzenit në skenë?
“Në raste të përsëritura e kam dërguar drejtorin në një lokal në periferi të Tiranës, i quajtur “Sofra e Ariut”, ku ai zhvillonte kryesisht takime me biznesmenë të huaj, por është për t’u theksuar se në këtë lokal drejtori mbante dhe disa takime që i quante veçanërisht të rëndësishme. Po ju përmend një prej tyre. Pas një takimi me disa biznesmenë të huaj, që nuk i njoh, e pyes drejtorin se si shkoi takimi. Ai më thotë se: “Këta që unë takova sot, kanë ardhur me porosi të Imamit dhe të Shkëlzenit”. E theksoj se në shumë takime me të huaj, drejtori përmendte emrin e Shkëlzen Berishës
Deklarata e djeshme e Kryeprokurorit verteton,tashme zyrtarisht,faktin qe qeveria ka pasur informacion mbi trafikun e droges ne rruge ajrore,duke shfrytezuar infrastrukturen ushtarake.
Kjo deklarate,megjithese me vonese,eshte nga ato qe konsiderohen si bombe.
E dini sesi nisi gjithe kjo histori?E gjitha nisi me nje pyetje te z.Imami drejtuar min.Kodheli dhe kryeministrit Rama,nese kishin dijeni per informacione mbi shfrytezimin e infrastruktures ushtarake per trafikun e droges.Pergjigja ishte e prere:JO!Kesaj pergjigje,edhe pasi plasi skandali,ndonese ne heshtje,i permbahen si Kodheli ashtu edhe Rama.
Deklarata zyrtare e Kryeprokurorit te Republikes dje nxjerr ne genjeshter Ramen,Kodhelin gjithe qeverine dhe maxhorancen ne pushtet qe e mohonin nje gje te tille.Pikerisht,per kete arsye,deklarata e Kryeprokurorit eshte nje bombe.Pikerisht,pse e kupton nje gje te tille,analisti yne,sic e ka adet,do ta shurdhoje kete,duke gjetur nje “bombe” tjeter aty ku nuk ka.
Nga deklarata e Kryeprokurorit marrim vesh,qe jo vetem SHISH,SHIU,min.Mbrojtjes,Kryeministri,por edhe Policia e Tahirit paska pasur informacion mbi kete.E jo vetem kaq,por na paskeshin bere edhe pune operative ne terren.Poashtu,pervec institucioneve te partpermendura,kete fakt e kane ditur edhe njerezit e besuar te qeverise ne media(informacionet u jepen ketyre,ne menyre qe te jene te pregatitur per cdo rast,ne perballje me opozite;si ne sulm ashtu edhe ne mbrojtje);dmth,e ka ditur edhe zoti Baze,porqe ,sic e dime te gjithe nga editorialet e tij ketu,e ka mohuar nepermjet talljes dhe humorit te sforcuar.Shkurt,e gjithe maxhoranca ne pushtet me gjithe c’sillet rreth saj,e ka ditur nje fakt te tille,dhe te gjithe e kane mohuar duke e cilesuar si nje perralle opozitare.
Te gjithe jemi deshmitare,sesi gjithe ajo tallje,ajo kinse tallje ai qesharakezim qe pushteti desh t’i bente opozites,i’u kthye ne bumerang,ne vettallje,ne vetperqeshje;u bene gazi i botes.
Pasi deshtoi taktika e talljes,qelbesirat ne pushtet dhe mercenaret e tyre filluan te perdorin te tjere argumente po kaq qesharake.Jane disa.Prsh,eshte ai i “Lazaratit” per te cilin kemi folur gjere e gjate ketu,si nje taktkike per t’iu shmangur problemit real.
Nje argument tjeter qe po perdorin qelbesirat eshte ai i gjithperbaltjes;e pranojne trafikun e droges me avione,por,shpifin se ky na qenkesh bere gjoja edhe ne kohen e Saliut;dmth,e pranojne qe jane pis,po shtojne se edhe opozita eshte pis,sikur ky te ishte nje argument per te justifikuar pisllekun e tyre!
Te ketilla “argumente” perdoren rendom nga ata qe jane zene ngushte,qe jane zene mat,qe jane zene ne faj.Ne fakt,eshte i vetmi argument per ta.Dhe,ketu jane kapur fort,duke filluar nga Rama,Kodheli,Tahiri dhe gjithe aradha e analisteve dhe gazetareve qeveritare.Eshte nje situate surreale,me shume se e tille ne fakt.Ne nje kohe qe kembengulin ne qendrimin e tyre te fillimit,te mosnjohjes se faktit,akuzojne opoziten se edhe ata jane te perlyer ne kete pisllek qe per vete e mohojne!!!…
I tille eshte edhe editoriali i sotem i analistit tone.Ai e kupton se bomba e vertete e kesaj deklarate eshte konfirmimi zyrtar i informacioneve per trafikun e droges.Tashme nuk ka vend per pehlivanlleqe,nuk ka vend per laperdhi,nuk ka vend per mashtrime e genjeshtra.Qeveria u kap ne faj.E meqe qeveria u kap ne faj,o burra ta relativizojme kete,duke bere me faj edhe opoziten.”Te gjithe mbajme pergjegjesi,te gjithe jemi fajtore,te gjithe jemi…muttera” – ja ne c’derexhe ka rene kjo maxhorance,sepse, ne fund te fundit, ne kete logjike vetpermutjetje perfundon.
O njerez e kuptoni se ku ka katandisur kjo maxhorance “rilindasish”.Ata qe deri dje bertisnin me te madhe duke akuzuar kundershtarin politik per cdo te zeze – sot jane zhytur aq thelle ne batak,sa te justifikohen,qe edhe kundershtari i tyre eshte po aq i perbaltur sa ata vete!Eshte kjo arsyeja se pse populli i quan qelbesira,aleance qelbesirash.E meritojne.
te dija njeri me intelekt, edhe pse e perdor per qellime te mbrapshta e tinzare. mirpo me rezulton se qenke kriç fare. ti skypion ke nje problem te madh. duket se vala radioktive qe del nga shqupi, te paska prekur edhe neuronet. keshtu nuk mund te vazhdosh me tej. ke nevoje per kurim te sistemit mendor e imunitar. e verteta eshte o skypion se imami i shqupit nuk e kishte parashikuar se ku do mbetej topi. ai u perpoq i ziu , po ne fund i ngeli topi ne dore. degjo mor analist i rd (rrenimit demokratik), ushtar imami eshte nga ata ministra qe u akuzuan nga te paret te qeverise se doktor tritolit. bile akuza te tilla jane bere edhe me perpara se qeveria rama te vije ne pushtet. duke qene minister ne nje dikaster ku djali i babit operonte me shume, imami pa me te voglin dyshim eshte edhe me i implikuari e i korruptuari i kabinetit . ja keshtu i do mushka drute. ne fillim te rreh, pastaj te akuzon si agjent per rrezimin e qeverise, 97en. me vone te ofron ne qeveri e te ben minister. e kupton o skypion qe po skopion, e kupton ironine e fatit tend e te ushtar imamit? tani e perdor keqas, po prap per te shpetuar lekuren e vet. po sa kushton imami? asgje, ne fund te fundit fijet diku priten, keshtu qe babi kryeminister dhe djali i babit e hedhin gjysmen e lumit. deklarata sa per kujtesen tende e te atyre qe bejne sikur e kane harruar ishte se , f.a. dhe infrastruktura e saj jane perdorur per trafik te lendeve narkotike. nuk ishte pyetje po drejtim i gishtit mbi minisren qe i çoi dosjen sa nje mal ne prokurori. nuk ka dyshim qe qeveria dinte per trafikun. ti skypion te fesh i qete per kete. mirepo ne ndryshim me budallane e shqupit, keta jane finoke e nuk rendin pas lepurit. vjen vete lepuri ne qerre, o gomere te sali bishes. ketu skypionet jane pak si te dyzuar. morpo ç’po ndodh keshtu, na therrasin nga ane e anes per protesta dhe ngjarjet lidhen me kohen kur ishte baba ne pushtet. po me e keqja eshte se luli po vazhdon ti bjere fyellit po ne te njejten vrime. karteli thote. do bejme programin e aksionit politik. po se ke bere akoma o mavri? po sikur the se do dilnit çdo dite deri ne largimin e edi rames. a po , se harrova, eshte shume vape e njerezit me mire shkojne ne plazh se te vine e tu bjere pika ne bulevard per te pare shoumenin e shqupit qe e fillon me ;mos luani me zjarrin, ketu eshte gjithe rinia, me ne eshte gjithe shqiperia, do digjeni vete, etj etj. keto fjalime i fillon me ze e i mbaron pa ze i shkreti. sa per pjesemarrjen, me shume se njerez kishte peme e shtylla neoni. po nuk do zgjatem shume. ben ç’ben, tek ku rri kot, dil njehere andej nga shqupi o skypion. dil se luli do rinovoje stafin drejtues. domosdo, ku mbahet noka apo paloka per zedhenes. shko skypion , shko degjo qyfyre. ne ketej jemi. po presim numrin e radhes te komikut sali ram berisha.
Prit kot e mbaje me dore se te sharat nuk jane argument! Kot lodheni se mrika e ka te keqen brenda, duke filluar qe nga sander leshi e deri te tahiri, te gjithe do ia fusin ne fund!
Z, Skypion,
Lexoj dhe rilexoj me kenaqesi analizen tuaj. Besoj se do te mesoj pakez si te shpreh e te shruaj gjuhen e bukur shqipe qe ne penen tuaj tingellon aq e embel.
titulli i ketij artikulli sipas meje duhet te ishte:
“PERSE GEZOHET BUDALLAI, KUR PUNET VENE KEQ!”
QE KANE FILUUAR NE KOHEN E BERISHES ,kete e dine tani edhe bebet,prandaj ishin te sigurte tek avionin qe do te ulej . i cili erdhi si cjapi te kasapi ,pasi ato nuk e besonin se prandoria e BERISHES kishte mbaruar,tani le ti japin pak hesape popullit per te gjithe brockullat qe kane nxjerre nga goja.
HALLVE E FTOFET,
OSE ME MIRE ME THAN …
http://goo.gl/RjgP1S
Ne se ndodh dicka qe Llalla ben ndonje veprim i cili atakon interesat e Berishes, kjo nuk lidhet aspak me synimet ose aftesite e Llalles.
Mund te kete faktore te tjere, te cilet Llalla nuk ka si ti injoroje.
artikull o kopsitur mire mero ,bravo.
Une propozoj qe ai z.Goxhaj te na hape nje faq fb dhe te na beje thirrje per nje tubim te fuqishem , per te pare se cpaska ndodhe ato vite ne Gjader, vetem atij i besojme, askujt tjeter.
Ai eshte njesh.
Mbas tij vjen histria.
Rrofte Altin Perparim Goxhaj.
Sipas kesaj logjike qe ka perdorur z. Baze ripunesimi me buje publike i ish shefine shtabit te pergjithshem, Maks Malajn nga Rama dhe Kodheli paskerka qene bere per merita te vecanta te tij ne lejimin e aerodromeve ushtarake per trafikun e droges nepermjet avioneve.
te shpresojme se eshte ne te mire te shqiperise dhe shqiptar..
ofren e anadollak i Vicidolit,Sali Krimi,ka kriju nje Parti familjare. A nuk kishte nje parti familjare Gedafi, Ben Ali, Mubaraku, Sadam huseini ??? Edhe diktatori skizofreni Vicidolit,ka formue nje parti familjare,me dhenderruca te tredhun,me vajza e djem transeksual e me supermbesen barbone. Cohuni ju Shqiptare te tredhun ne tru e protestoni ne mbrojtje te familjes kriminale e te degjenerueme. Ju qofshi,se mendja ju ka lane.
Kur prishet kosi,bahet vec llalle
Kjo qenje perverse nuk mund te besohet
Vegel qorre si kali Gerdalle
Perdredhet,shtrembnohet e prape drejtohet
Servil i perdorun,si jarge kermillit
Ushtar i shahut ne dore te Shkelzenit
Vegel e Sales ky morr i p…llit
Leh i nenshtruem nen zinxhiret e qenit.
me duket se sala nuk do te lahet kete vit ne det e pret burgu
z kashi mendimi yt me pelqen por…
shqiptaret mbase nuk meritojne as shtet sepse ate ja beri dhurate diaspora prandaj aq i trubullume eshte uji ne shqiperi qe vetem nje parti me zemren ne diaspore mund ta shpetoje dhe jo pa gjak e jo pa deklaruar gjendje te jashtezakonshme si tajlanda mos harrojme qe akoma skemi nxjerre para gjygjit sigurimin qe tmerroi shqiptaret pe 50 vjet duke ditur keta politikanet e sotem brumin dhe historikun tone kane te drejte qe stremben ligjit per 24 vjet
A M I N !
ke te drejte por,,,,ata ambasadore e kane perkrahur be.. mutin dhe po e bejne prap ,si duket ata e porosisnin drogen prandaj mos kini shume besim tek ata dhe be..muti genjente popullin duke shtuar roga e pensione me leket e droges keshtu qe bente dhe pastrim parash
e hodhe fallin per neser ..lol
Këto artikuj me ‘sikure’ nuk janë gazetari e mirë. Kujdes Mero në hamendësimet e tua.
Mero diç di, por nuk mund te vendose gishtin perpara prokurorit dhe mund te akuzohet per shpifje me gjobe e burg, nderkohe qe dyshimet nuk i ndalon njeri, aqmeteper nje gazetari ?
Kjo nuk esht shum e veshtir per te kuptuar Mero, fakti qe Lazarati nuk prekej gjat kohes se Berishes, do te thot qe burimi i mallit kishte lidhje me pushtetin per tu transportuar jasht, qe nga policia lokale deri te ushtria. Fletet do zbardhen shum shpejt mbas neutralizimit te Lazaratit, atehere do te kuptojm me shume detaja se si Berisha esht i implikuar ne te gjith transportin dhe tranzitin e droges.
Nuk eshte pune falli , gjerat jane te qarta prej kohesh, eshte vullneti politik qe ka munguar per ti shkuar deri ne fund kesaj situate.
“Me keto mend qe kam tani,e firmos edhe une kete deklarate”-Shvejk- “Dhe kujdes mos qelloni ketej se ka njerez”
Mjaft te vemendshem jemi ne deklarata, por duhet degjuar edhe nganjehere raca autike e Mulit.
Thua te jete e vertete ajo qe tha z.Edi Rama ne Kuvend:”Prisni, ky eshte vetem fillimi se c’do te degjoni me vone”, qe i coi perpjete Edi Paloqen, Salen, agimartin Strazimiri, Jozin…
O Ram a nuk ja rruan pak Berishes !!!!! ec frikacak , do byth kjo pune !
Nje “keshille” ,prej komentuesit “Argita,nga nahija e puneve me bythe.
Po ua pervlon bythen qeverisja e puneve me mend ,ligj dhe pa zhurme.
Kur ishte merja I vogel ne fshatin e tij ra semundja e qeres dhe te gjithe fshati u ben qerosa. Edhe mero. Qe atehere mere qe mori qere ngeli qeros.
Gazetar medioker. Vetem di te shaje salen e te mari lajme nga gazetat e tjera.
Njeri hipokrit qe ankohet se sala I bllokoje gazeten.
U be armik me salen jo per ideale por se nuk I dha poste.
Nje cop gazete ka dhe e bllokon fjalen e lire, po te kishte pushtet? Cdo bente ?
9 kos + 1 uj =
ka nje tufe te zgjerume idiotesh ne shoqaten e PDH-se – muli, erlla, vorrpsi, bolldani, etj etj ata qe dalin perdite me ato fjali qe u a pergatit Derri I Vicidollit. Te lexosh cfare shkruan Derri eshte idiotlliku me i madh boteror!!!
PDH ende me fjalite e Koamunisttit Fanatik Derri i Shiqreres.
Mero,ta dish mire se Saliu nuk ka frike as Llallet e as Ramet.
Pse Llallen kush e ka porositur te flase ashtu,Edi? Jo Mero jo,edhe LLalla flet si i thote Sali Berisha.Asgje nuk do ndodhe,kjo eshte per te shtyre kohen.
Nje korigjim per Z.”Kunji”. Altin Enver Goxhaj.
Keto jane tymnaja per te mbrojtur mriken o mero…kot lodhesh se duket i bere pazari…
Z.Mero,beni analize te drejt si gjithmon.Pon te mos prisnim gje mga Llalla,ai e ka te pamundur te nxjeri te verteten deri sa Berisha te jet aty,ndryshe e pson si Trebicka.Demi duhet te kapet nga briret.S’pari duhet te krijohet gjykata(prekuroria) speciale(penale)sipas gazetarit Bosnjako-Amerikan-SALLIVAN,2-Te pergatiten dosjet dhe te futen ne burg Berisha,Imami,Mediu dhe te synohe Basha..!3-Te shkarkohet Nishani menjeher dhe ne perspektive presidenti te zgjidhet nga populli,te shkarkohet Llala,Vishua,4.Te rizgjidhen k/gjykatave te gjtha shkalleve..
Shume e mire idea… por nuk ke sqaruar se Kush do ti beje ?
I nderuar Mero.
Edhe here te tjera,kam nenvizuar se te mos mereni perdite me Saliun dhe larot qe i kane mbetur,meruni, por 2-3 artikuj duhet ti beni edhe per kete palo”Rilindje” qe e thoni midis reshtave,por duhet thene ne gjithe artikullin.
As mos e mendo me se do denohet Saliu nga LLalla,kurre mos e mendo.Po te deshte Llalla,sot e kishte ne burg Saliun,Lulin,Imamin,Boden e nja 100 te tjere,por,kryeprokur eshte Saliu dhe jo LLalla.E more vesh si u mbyll nga LLalla,problemi i Grita Dumes?,per tre dite,e more vesh si jane ne mareveshje te heshtur Edvini dhe Saliu qe te mos preket asnje koncesion,nga 300 te tille,e more vesh se ata qe kane mare koncesione te pa ligjeshme po stimulohen nga Edvini,po qe po humbasin dekumentat e 21 Janarit,Gerdecite dhjetra e dhjetra çeshtjeve te tjera? Ky eshte Llalla,ose Saliu.Perse hesht Edvini dhe nuk ngre opinionin,per zevendesimin e Llalles? Nuk mundet,nuk ka numurat,apo nuk do? Nuk do Mero,nuk do,ai ka injoruar nje milon njerezit,ka injoruar ato qe ka thene,ka injoruar veten e vet,sepse ai anjehere nuk ka qene ai qe duket.KE KURAJE TE DALESH ME ARTIKUJ SI DEL PER SALIUN,EDHE PER KETE DHE PER KETE RILINDJE? 5 ARTIKUJ PER SALIUN DHE 2 PER EDVININ,KE AQ MATERIAL SA ME SHKRIMET QE MUND TE BESH,OSE E REZON EDVININ,OSE E DREJTON NE RRUGEN E DUHUR.NE SI POPULL E KEMI MARE VESH KUSH ESHTE DHE SA BUKUR NA MASHTROI,POR MOS U MASHTRONI JU.Edhe Europa e njohu,qe po del me mashtrus se Saliu,dhe si duken bathet do i thote dikush,si i thane dje prokuroret e Ballkanit.TI NUK KE PROKUROT,NUK KE GJYKATA,PO PERSE KE HESHTUR 9 MUAJ? JE PALE,JE I PA AFTE APO NUK DO TE HAPET ARKA E DJAJVE?
Mero duhet te jesh me prezent ne mediat vizive se je nje ze i vertet per te cilin ne kemi nevoj
Hetimet po cojne ne “shtepine e oficereve”,
prandaj PD bertasin ne korr kapeni hajdutin,
qe kur ta kapin brenda shtepis tyre
te thone se na e bejne per interesa politike.
Edhe shpikja e zarfes me lek per presidentin, eshte nje shashke per te justifikuar shkarkimin e merituar te tije….kur te ndodh shkarkimi, “shtepia e oficereve” do te thote “s’munden ta korruptojne dhe e shkarkuan”
Me beri pershtypie nje shprehje e artikull-shkruesi ku thote DHE NE TE KUPTOJME NGA KUSH JEMI QEVERISUR DHE NGA KUSH PO QERISEMI.Pytja eshte sa ironike aq edhe qesharake.DO te mundohem qe me pak rreshta qe ti pergjigjem pyetjes se pare qe per mua eshte edhe pak qesharake.Shqitaret e dine mire ,ose shume mire se nga kush jane qeverisur per tete vjet mjafton tju kujtosh 15 Marsin e 2008 dhe 21 Janarin e 2011 pa harruar edhe zullumet tjera ,se po ti shkruash te gjitha duhen nete dimri sic thote populli yne i mencur.Sa per pyetjen e dyte SE NGA KUSH DO QEVERISEMI.Me pak reshta do te mundohem qe ti pergjigjem,-1-Eshte qeveria 1 milion votuesve Shqiptar e cila ka marre nje kontrate per te qeverisur,dhe ketu ka nje ndryshim te madh ,se kjo qeveri nuk erdhi ne pushtet mo vota te vjedhura ,sic erdhen salinjte ne 2005.Ka shume gjera qe mund te cilesoshne kete shkrim por per mungese kohe jam i detyruar qe ta mbyll ME RESPEKT NGA NJE EMIGRANT DIPLOMUAR POR I PA PUNE.
Ik nje Qeveri ,hajde nje tjeter e asnje nuk denohet,rivjen dhe historia persesitet me te njejtet qe bejne akoma me teper gabime.Pra as Kryeprokurori as Gjykata nuk ka çfare i ben kokave,ata vazhdojne qeverisin,me pare te vjedhura marrin vota dhe ja ku i kemi ne krye dhe flasin e flasin po kujt ja thone,POPULLIT!!!!Iku nje vit asgje e serish sgje do kemi,nje popull me i varfer me i shtypur dhe nje kase me te kamur ne krye.DHE VITET IKIN !!!!!
O mero lene Berishen pak mor burre, por merru pak me keto te greves se po vdesin ne cader te shkretit.http://dielli.al/lajme.php?id=60616&k=71
Prokurorët tanë, të gjithë , pa përjashtim , nga i pari tek i fundit , kanë qenë ose hirrë, ose llallë. Mafia di kë cakton !
Mos u nxitoni te nxirrni konkluzione. Lereni situaten te rrjedhi. Shume shpejt do ti merrni vesh. Imami ka bere autogol.
Ku humbi komenti im?
Shkelqejsisa,hiresia,i perndreitshmi,zeri i se vertetes ne toke,KOMENTUES!Nuk eshte merita e artikull shkruesit;as per faktet qe di me mire se K/Prokurori,dhe as ironin e perdorur,qe kalon dhe penat me te
squtme te ketij kombi.Eshte me i thelle problemi.Ose e thene Shqip beni nje pershesh me dhalle se po shtrengon dhe vapa,dhe diten e mire.
SHPRESAT QE LLALLA TE TREGOHET SERIOZ NE ZBELIMIN E TE VERTETSVE TE NDODHVE TE NXETA,SI GERDECI, 21 JANARI,E SE FUNDI HISTERIZMI PER DROGEN,
Z MERO KA ME SHUME GJASA TE MOS REZULTOJE ZERIOZE,DEKLARATAT E LLALLES,
SEPSE AI E KA PASUR KOHEN E NEVOJSHME PER TA BERE KETE GJE DHE NUK E KA BERE,PRANDAJ UNE I VLERESOJ SI SHPRESA TE HUMBURA,POS U ARESTUA I PARI BERISHA.
I gjithe ky artikull eshte nje shprese shume shume e vogel sa do ishte mire qe artikullshkruesi duke pare si kane perfunduar procese “te nxehta” si 21 janari,gerdeci,shitja e detit,rruga kombit etj duhet te mos humbiste kohe.
Supozojme se transportimi i droges eshte bere ne kohen para qershorit 2013 dhe ka implikim ushtria e KOLOLONELIT ASFALIAS (sipas berishes ne 97) a ka ndonje shqiptar qe akoma ka iluzione se do denohet kush ?
Edhe NATO ka ato drite-hijet e veta dhe per kete le te kujtojme furnizmin me nafte te Milloshevicit direkt me urdher te Sali Serbit per 3 vite me rradhe.A kujton kush se ne kete afere nuk kishte gisht ndonje (ca) gjeneral(a) duke mbyllur syte para nje veprimi kriminal & antikombetar te Saliserbit?
Ashtu si ne te gjithe globin ku “droga can bllokaden” edhe ne Shqiperi ne te gjitha qeverite pas 1997 perendimoret kane mbyllur syte para perrenjeve te droges qe pas 2005 u bene lumenj “te rrembyeshem ” por gjithmone nen monitorimin e kollareve te bardha te adriatikut dhe atllantikut.
Problemi nuk qendron te Shqiptaret.Ashtu sic ka thene analisti Arben Mane nga Londra kur diskutohej nje here loja “NGRIVA-SHKRIVA” midis arvizuse dhe saliserbit i cili thote:Ne qofte se ka deshiren e mire Amerika per te rregulluar mund ta beje brenda 24-oresh.Pra mos harxhojme kohen kot duke shikuar Mero Baze kriminel saliserbin apo “buzeqesh apo eshte i vrejtur”
Nqs se hapen letrat e pista “dirty job” te Saliserbit per kete cerek shekulli te fundit besoj se do jete nje skandal me i madh se Watergate
Ndoshta ky eshte shkaku qe duket i forte saliserbi se ja kane friken skandalit Saligate,dhe nqs kjo do ndodhe ,do jete clirimi i trete i shqiperise dhe dizinfektimi i ballkanit e me gjere..
Ka bere koment Noka ?!
KRYEPROKURORI LLALLA GJER TANI KA HEDHUR VETEM TOLLUMBACE .TE SHOHJIM A DO NA DALE BURRE PER ATO QE THOTE.GJITHECKA GATUHET NE GUZHINEN E PROKURORISE.TE PRESIM……