VIDEO/ Makina e re e Google s’ka nevojë për shofer

28 Maj 2014, 10:34Lifestyle TEMA

Google ka bërë të ditur se do të nisë të prodhojë vetë makina, që nuk kanë nevojë për shofer.

Sipas kompanisë, ata nuk do modifikojnë makina të tjera, por do prodhojnë markën e tyre.

Sipas BBC, makina do ketë vetëm një buton për ta nisur dhe për ta ndaluar dhe asgjë tjetër, as timon dhe as pedale.

Makina do jetë kryesisht qytetase dhe dizajni i saj është simpatik, pasi duket si një fytyrë që buzëqesh.

Megjithatë, ekspertët thonë se një makinë e tillë mund të krijojë akoma më shumë trafik, pasi njerëzit nuk e ngasin vetë.

Makina arrin deri në 40 kilometra në orë.

Google thotë se makina të tilla do jenë të pranishme në rrugë brenda një viti.

5 komente në “VIDEO/ Makina e re e Google s’ka nevojë për shofer”

  1. Lukani says:

    Pse makine quhet kjo? Kjo duket si karroce me guzhinjeta.

    1. KULUFI says:

      Hahahahahahaha,makine qe nuk ka timon dhe sdo shofer por… me pasqyra anesore ama!

      E fort,se kujt i hyne ne pune ato pasqyra…

  2. elinor says:

    A nevojitet patente per t’i dhene kesaj makine, haha?
    Ne Ameriken Veriore (aty ku Google eshte) limiti i shpejtesise ne rruge fillon me 40km/ore ne disa zone te caktuara dhe shumica tjeter e rrugeve eshte me 50, 60 dhe deri ne 80 km/ore. Shto ketu edhe te pakten 10km/ore me shume se limiti (vetem ndonje gjyshe a gjysh ecen tek ose nen limitin e shpejtesise….edhe ndonje bjondine me ajfon) dhe personi qe do ulet ne kete kuti shkrepseje me mire te lutet qe te mos shohe ndonje Hummer duke i ardhe nga mbrapa me 80 ne ore…..bobo na faku….fiku desha me thene, hehe….
    Nuk e di. Dikush tek Google nuk ka me cfare te merret gjithe diten.

  3. Pyka says:

    Kjo eshte ndertuar per qytete. Kam pershtypjen se per trafikun e Tiranes do te ishte shume mire.

  4. babai i toukofagos says:

    More bir blija te lutem nje mamit se keshtu do ti kete duart e lira. He te keqen babi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje