Policia Rrugore e kryeqytetit është prekur nga një furtunë shkarkimesh dhe përjashtimesh.
Mësohet se kupola drejtuese e kësaj policie është ndëshkuar me masa, ndërkohë që janë përjashtuar 13 oficerë policie.
Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës Dritan Bonaj, është ulur me një gradë nga Kryekomisar në Komisar, ndërsa 3 komandantë të trafikut të Policisë Rrugore si dhe 10 efektivë të policisë së qarkullimit rrugor janë përjashtuar nga Policia e Shtetit.
Shkarkimi është bërë mbrëmë vonë në darkë pas një hetimi nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, që konstatoi shkelje dhe performancë të dobët të Policisë së Qarkullimit Rrugor.
Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, dyshohet se shkak është bërë gjetja e abuzimeve me gjoba nga zinxhiri komandues i Policisë së Qarkullimit Rrugor.
“Nga Drejtoria e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është zhvilluar një inspektim në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, në përfundim të të cilit është rekomanduar fillimi i ecurisë disiplinore për shkeljet e konstatuara.
Bazuar në rregulloren e Disiplinës nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Shtetit ka filluar hetimi administrativ, në përfundim të të cilit janë ndëshkuar me masë disiplinore 22 punonjës të niveleve të ndryshme të këtij Komisariati.
Për 13 punonjës është marrë masa disiplinore “përjashtim nga policia” për shkelje të rënda disiplinore. Ndërkohë për 8 punonjës është marrë masa disiplinore “pezullim pa pagesë 20 ditë” dhe për 1 punonjës është marrë masa disiplinore “ulje në gradë 3 muaj”.
Bazuar në Rregulloren e Disiplinës së Policisë së Shtetit, punonjësit e ndëshkuar me masë disiplinore kanë të drejtën e ankimimit“, thuhet në një reagim të policisë.
performanca te dobta… normale e kan mendjen me heng mish ke Masterchef-i. ?
Po sa jane vonuar, kto jane ato kafshet qe sdinin te flisnin po vetem tja fusnin ne shpulla njerzve.
Largoni Tahirin jo keta ….
Te lumte goja!
o qytetar, do te te largoja ty, por ku? nga emri qe i ke vene vetes dukesh se je katunar e jo qytetar!
“Gazeta Sot” ka shkruar :Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, po konfirmohet si dështimi i parë i qeverisë “Rama”. Ndryshe nga aksionet pozitive të ditëve të para, ministri Tahiri, javët e fundit, ka marrë konturet e një zgjatimi të parardhësit të tij, Flamur Noka. Sajmir Tahiri, qendra e gravitetit të qeverisë, aty ku ishin përqendruar të gjitha shpresat, për një ndarje në të gjitha kuptimet nga e shkuara berishjane, befas u kthye në modelin më të shëmtuar, në karikaturë dhe zgjatim i qeverisjes së para 23 Qershorit. Tahiri e nisi detyrën me aksionin e famshëm “fundi i marrëzisë”, po hija e marrëzisë, e shou mediatik, e spektaklit, u kthye në vektor dhe udhërrëfyes të këtij ministri në çdo ditë të detyrës së tij. Sajmir Tahiri zëvendësoi mafien e kazinove të Sali Berishës dhe Ridvan Bodes me një kartel të ri bixhozi, sot me lidhje të shumëfishta me ministrin e Brendshëm. Shumë pikëpyetje dhe dyshime fshihen edhe pas vrasjes mafioze të një njeriu pranë Tahirit, i lidhur me kazinotë. Sot aksioni “fundi i marrëzisë” është më i kompromentuar se kurrë në sytë e opinionit publik, çka sigurisht do të përkthehet në votë në zgjedhjet e ardhshme. Aksioni i Sajmir Tahirit për të shpartalluar kupolën kriminale të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme pati miratimin e opinionit publik dhe u lexua si justifikim i besimit të 23 Qershorit. Por, askush nuk mund ta kishte imagjinuar se shumë shpejt, Sajmir Tahiri, do të kthente Ministrinë e Brendshme në arenë ansamblesh. Ansamblin “Tropoja” e zëvendësoi me ansamblin “Tepelena”. Kështu, në vend të rikthimit të policisë në krye të detyrës, Sajmir Tahiri strehoi në polici grupin e tij të Tepelenës, duke kompromentuar rëndë rilindjen. Ky veprim ka trazuar selinë rozë, ndërsa nuk është miratuar nga Edi Rama dhe grupi parlamentar socialist. Emërime nepotik dhe klanore në polici, janë dëshmia më e qartë e vazhdimësisë së stilit dhe mentalitetit të Berishës. Sot, qindra të larguar nga policia nga regjimi i Sali Berishës enden rrugëve, kapin për mëngësh deputetë dhe tundin CV në duar, ndërsa në polici vegjeton ansambli Tepelena. Megjithatë, delen e zezë të rilindjes, Sajmir Tahirin, e bën diçka tjetër. E bën raporti i tij me drogën dhe trafiqet. Askush nuk mund të akuzojë Tahirin se pse nuk hyri në Lazarat. Por, Sajmir Tahiri tentoi t’u shiste shqiptarëve, mashtrimin e ulët të Sali Berishës, sipas të cilit, në Lazarat nuk ka drogë. Krerët e Policisë së Shtetit, me lejen e Tahiri, luajtën futboll me bosët e Lazaratit, inspektuan parcelat e kanabisit dhe pasi u dehën me aromën e bimës magjepse, u deklaruan shqiptarëve se në Lazarat nuk kishte drogë. Askush nuk mund ta imagjinonte një poshtërim të tillë. Ndërkaq, nxjerrja në publik të mesazhit të kryeministrit Edi Rama, për të qetësuar makthet e brendshme, i rëndoi më tej pozitat e Sajmir Tahirit. Alibia e tij, se mesazhin që ia kishte dërguar Rama, ishte një masazh që ai ua kishte nisur vartëse, ishte vijim i marrëzisë. Por, pasojat e veprimtarisë së Tahirit për qeverinë “Rama” nuk mbarojnë këtu. Emri i tij ka nisur të lakohet në raportet e para ndërkombëtare, si ministri më problematik. Një raport sekret i PAMECA ka shkuar në duart e kryeministrit Edi Rama posaçërisht për Sajmir Tahirin. Adriatik Doçi
ndonje mendim tendin ke ti apo te kane vene postjer artikujsh nga njera gazete te tjetra, i lodhur!!!
ha ha ha postjer artikujsh…! ?
Vleresim mese i drejte.
Po mer skypon po.vazhdo te futesh artikuj Brenda artikujve se tru per vete nuk ke. Po fjalimet e Enverit dhe Saliut kur do ti kopjosh ketu?
Po ikin barkdërrat dhe do të vinë barkalucët….!
Me ne fund barkderrat e Salistanit po largohen!
Jam I bindur se ata qe vine do jen 100 here me mire se shpellaret.
Bravo cuna!
KJo eshte rililndja e shokut Saimir Tahiri, per cdo emerim, per cdo gjobe, per cdo gje vendos shoku minister. E ka kthyer ministrine e brendshme si ne epokene shokut Gramoz kur ishte minister i brendshem.
Kjo eshte rilindja, shqiptare! Gjithe ministria, nga ministri e deri te polici me i thjeshte jane nga Tepelena, kriter i ri per te stafin e ministrise brendshme qe prej 23 qershorit.
Tepelena na udheheq drejt Europes!
kot per muhabet, ke ndonje statistike cili eshte raporti i policeve nga tepelena me police nga pjesa tjeter e vendit? se keshtu me llafe une mund te them qe luli e ka mush bashkine me malok ose me dibrone ose ku di une me cfare po nuk e them dot se nuk kam ndonje statistike. Ti Qimi kumpetenti ke ndonje statistike per kete qe thua?
Shume sarkasem e holle or mik.Nuk te kuptojne dot debilat e noterizuar te Sali palles.Folu me trashe,qe te te kuptojne derrat.
Shkruhet sarkazem o injorant!
po me habit Tahiri… hallall ja befte zoti, ti shkarkoj plehrat qe ju vene njerezve gjoba kot.. Me ne fund te degjohet dhe zeri i njeriut te thjeshte se nuk jane te gjithe milionera me makina.
Vazhdo edhe kendej nga rrethet jo vetem ne Tirane.
Po superdeshtimi i majes se kupoles Tajmir Sehiri kur do largohet?
Bravo z.Tahiri kontrolle te tilla duhet te ushtroni naten dhe diten ne tirane dhe ne rrethe qe te ju duken policeve rrugore pemet e rruges si kontrolle, ndryshe nuk punojne sidomos ata qe kan qene me pare ne policine rrugore po prishin dhe te rijte,Jane mesuar me vjedhje te madhe.
Fshesa e hekurt ne kohen e duhur dhe ne momente te caktuara,ka vlera te pa llogariteshme, gjithmon ne sherbim te interesave t-atdheut dhe te popullit..Policija ne pergjithesi,duhet te shkuli barin e keq me rrenje,qe te tjerat te jene te shendetshme..Ne qoftese druvaret e PD-es ju kundershtojn si gjithmon me motive tendencioze,mos ingacmoni
le te udhetojn ne pafundesine e endrrave te tyre absurde,se ajo eshte bota e tyre,dhe mbijetesa per ta..
Kafshët, nuk bëhen kollaj njerëz…(sidomos kafshët prehistorike shpellare) Duhet dajak e shumë punë…
Sa mire ja boni legenave
qe na mushen me gjoba koti….robt o polic prej tepelene…shkoni e mbillni kanabis tani….e ka pas thon Konica…mos rafshi ne dore te katunarit……kujdes o edi roma…ke gene qytetari….bo pak per qytetaret…vetem ato do ta dine per ner…e dime mire qe e ke te veshtire,por mos harro….je nip Durresi…..avash-avash,pastroje leshterikun qe ke afer….kemi besim qe do ja arrish…
Nuk ka rendesi emri por mendimi:-Ne cilin vend te Europes keni pare qe policet e qarrkullimit te rrine ne kryqezime me bllok ne dore? Ku keni pare qe policet te perdorin makina me targa te huaja te skaduara? Ku keni pare qe policia te shkruaje gjoba fiktive? Ku keni pare qe para se te gjobisin ndonje makine luksoze per kundravajtje,verifikojne e kujt eshte?
Etj,etj.
Me ne fund!!! Kush sben punen shkon ne shtepi, kjo duhet te jete moto! Me cudisin parafolesit (“mazokiste” ne mentalitet) qe se kuptojne kete gje kaq te thjshte qe bota ka shekuj qe e zbaton, po skane faj se jane mesuar qe deri dje, hanin, fryeshin, nuk e benin punen dhe asgje nuk ndodhte.
Bravo!!!
Vetem respekt,cdo dite ne rritje,kam per performancen e Ministrit te Brenshem ,S.Tahiri.
I uroj kete gradient suksesi,ne cdo dite te punes se tij.
QEVERI…. DUHET ME SHUME NE ATE QE KENI NISUR NQS SE DONI TA BENI SHQIPERINE SI EVROPA NE CDO FUSHE DUHEN REFORMA URGJENTE.SHOH DISA KETU QE SU PELQEJNE SHKARKIMET POR ATA JANE NE GRUPIN E ATYRE BARKDERAVE QE KUR KALON RRUGES THONE HAPUR PAGUAJ PAK KAFENE QE TE KALOSH SIKUR E KANE RRUGEN E TYRE EJJJJJ KETO GJERA VETEM NE SHQIPERI NDODHIN O HAJVANA DILNI JASHTE O NJEREZ TE LESHTE HAPNI SYTE SE UA KANE ZENE O NJEREZ TE TRASHE.CA AKUZONI KOT…ATE MAGJYPIN E HARRUAT SA TE KEQE I KA BERE ATIJ VENDI U A KA MPIRE TRUTE U KA DROGUAR SI ENVERI NJEHER E NJE KOHE O DROGAXHINJ TE LODHUR.
Bravo duhet reformuar gjithe trupa policore me te rinj te afte,te trainuar dhe te pakorruptuar ne menyre qe qytetareve tu kthehet qetesia bhe besimi te forcate Policise se Shtetit.
kush ven gjoba deputetve hiqet nga puna aju kujtohet se ckurth uben deputetet dhe ministri sajmir mut tahiri policve sikur gjoja poju venin gjoba makinave te deputetve perpara parlamentit pra ky eshte shteti sote qe povret njerz perdit dhe tallet meketa temjer qezuri halli menje kryeminister te cmendur dhe nje minister rendi qe ilepin bythen
Keta jane druvaret shpellare qe I beri polic Sali B…
Cupave te Salistanit si puna jote nuk u pelqen.
Te gjithe qe kthehen ngashqipria flasin se shum pak gjera kane ndyshuar ne policine e shtetit njeres pa presonalitet hajdute te trembur dhe nga ligji po qe duet qe njerzit duet ti filmojne ti diskriditojne sepse polici duet te kthehet ne nje njeri i respektuar ne sherbim te qytetarit dhe jo te shegohet si nje hajdut i rendomte…
Kushe e di sa eshte numeri i policave ne shqiperi???po qe se jane 1000 athere duhet qe gjysma te shkarkohen nga puna sepse nuk po shikohet ndonje ndryshim vetem se kur ka ndonje miting rrethojne kryeministrine sikur aty eshte foleja e dallandyshes,nuk e kuptoj perse duhen kur per cdo dite ka krime ,100 polica ti mbaj edi rama,100 tahiri,100 parlamenti,100 ti ndajne bashkite dhe 100 te tjere neper rruge.
gjermanet duhet te jene shembulli jone ne te gjitha sferat.
bini letyrave te rumpalles. vini rruspen e pastroni shqiperine. funksionaret e shtetit duhet te jene pasqyra e virtutit dhe disiplines.