Drafti mbi Reformimin e Arsimit të Lartë ka ngjallur diskutime e debat të madh. Për herë të parë në këtë tranzicion kemi një pjesmarrje kaq të gjerë në diskutimin e një dokumenti që pretendon për një model të ri të universiteteve tona. Kjo jo vetëm frymës së re që është krijuar në institucione e grupe interesi pas 23 Qershorit, por edhe për meritë të Komisionit të përgatitjes së këtij dokumenti, i cili sipas tyre është një ftesë për debat dhe me modesti “sokratike” deklarojnë se janë të hapur për cdo kritikë, vrejtje apo alternativë nga institucione, grupe apo individë të vecantë. Ata me këtë document, si intelektualë- “provokojnë” për të shkundur gjëndjen nga dremitja dogmatike”, për një diskutim kritik si gurëthemeli i mendimit të lirë të cilin e respektojnë edhe atëherë kur konsiderohet krejtësisht i gabuar. “ Se diskutimi kritik racional- thotë K.Popper- mund të na ndihmojë për ta parë një problem apo cështje nga shumë e shumë anë dhe për ta vlerësuar drejtë”. Por …diskutim kritik racional dhe jo cinik! Në të vetmin problem që lidhet me të ardhmen e shoqërisë sonë, nuk duhet të ketë hatërmbetje, cinizëm,indiferentizëm apo papërgjegjshmëri, sic po ndodh me një arradhë akademikësh, profesorësh e opinionistësh, që deri dje kanë qënë “servilë të rregjimit” o indiferentë .
Në një sistem demokratik , të shprehesh është jo vetëm një e drejtë e njeriut, por edhe një domosdoshmëri, një “detyrë intelektuale që gjithkush duhet ta ndjejë përgjegjësinë brenda komunitetit ku punon”- thekson K.Popper, sepse më e rëndësishme është të kuptohet se konfrontimi demokratik është një ballafaqim idesh, programësh, projektesh dhe se është normale që të kemi pikpamje të ndryshme. Por ajo që më shqetëson mua dhe disa kolegë të mi nuk është fakti se dje këta “intelektualë” firmosnin peticione politike në krah apo kundër një partie, por fakti se tashmë na paraqiten si personalitete që e hanë “mencurinë e tyre me lugën e madhe” e mbahen si “profetë të mëdhenj” kundrejt të tjerëve dhe kërkojnë t’i impresionojnë ata me filozofi “profetizuese”, cinike.Ky cinizëm ndoshta e ka burimin tek mospjesmarrja e tyre në Komision (se janë mësuar gjithmonë ata të jenë të parët), apo ndoshta, nga që ky Draft do tu prishi “rendin në shpirt e në mendje”, “status quonë” , e cila u siguron privilegje kësaj “arradhe” akademikësh e profesorësh (si psh, propozimi për heqjen e dy punësimit, propozimi për portofolin e akreditimit të profesorëve , etj). Kemi të drejtë ta themi këtë se nuk ka si shpjegohet ky reaksion kaq i madh duke futur në lojë edhe studentët, a thua, se këta të fundit janë të shqetësuar për “lirinë akademike” të profesorëve apo “autonominë financiare” të universiteteve, ku pjesa dërrmuese e tyre janë “analfabetë funksionalë (shikoni provimet dhe shkrimet e shumicës së studentëve). Do të ishin të besueshëm me të vërtetë nëqoftëse këta student, si qytetarë të civilizuar të një vendi demokratik do ta kishin vënë përpara përgjegjësisë lidershipin universitar apo MASH-in për tu siguruar diploma cilësore e jo karton diploma si deri tani, të kërkonin llogari dhe ti vinin me “shpatulla për muri” departamentet e stafin akademiko-shkencor për mësimdhënie shkencore, bazë laboratorike, biblioteka, etj, për tu pajisur me një diplomë të tillë cilësore që ta “shisnin” sa më shtrenjtë në tregun e punës. Po, “akademikët e profesorët” përse të jenë të besueshëm kur një pjesë e tyre , pjesmarrës në KALSH , konferenca rektorësh, komisione parlamentare apo akademike, deri tani kanë heshtur dhe kanë lejuar degjenerimin e Arsimit të Lartë deri në “emergjencë kombëtare”? Prandaj, më pak cinizëm, me shumë racionalizëm do të ishte qytetari në këtë diskutim. Më luajalë ndaj punës së të tjerëve e më konstruktive do të ishte respekt njerëzor e kontribut intelektual për të ardhmen e vendit. Jo më cinizëm: “ ky Draft nuk bën”, “s’jemi dakort”, “s’jemi Angli këtu”, etj etj, të këtij lloji. E më e pabesueshme është se këto fliten në emër të kolektivit , të “vijës së masave” : “ Fakulteti I Drejtësisë; Fakulteti I Shkencave të Natyrës; Fakulteti i Gjuhëve të Huaja; Fakulteti ….. hedhin poshtë Draftin. Dakort! Po ku janë alternativat tuaja? U ndala vecanërisht këtu se jemi ndeshur me praktika jot ë këndshme me disa personalitete të shkolluar në Botën e Mendimit të Lirë, të cilët kanë guxuar apo kanë patur ambicjen e pasionin intelektual për të ndryshuar dicka pozitivisht në Shqipëri dhe kanë përfunduar në “turrën e druve” si “heretikë” për të vetmin “gabim fatal” që nuk u “shqiptarizuan” sipas formatit politiko- intelektual partiak, apo qeveritar. Nuk është shumë i largët rasti i ish rektorit të U.V”I.Qemali”, Prof.T.Shaskës, i cili u përpoq të bënte një universitet ndryshe sipas ideve, koncepteve e vizioneve perëndimore., por u përball me mërira, zemërime e tërbime të të gjithë atyre që u “prishi rendin në shpirt e në mëndje”, që u a cakordoi antenat e radarëve të tyre me “shkundjen” që i bëri universitetit në një kohë që ata të cilët e kishin ftuar, prisnin sinjale bashkëpunimi; kuptohet për interest e tyre politiko-elektorale dhe personale apo nuk e kuptonin se cfarë deshi të realizonte Prof.Shaska.
Po ti referohemi shtypit të asaj kohe, lexojmë” Shqipëria ka shumë universitete publike dhe nëse sheh në internet shkurt punën e tyre shkencore, apo sa janë të referueshme rektorët e tyre i kupton disa prej arsyeve të sulmit ndaj rektorit të Vlorës…… Një matematikan elegant, i njohur si matematikan amerikan nga revista të ndryshme shkencore. Në internet gjen dhjetra punime të tij” Duhet thënë më së pari se këto detaje të formimit të tij tronditën aleancën e mediokërve…. Më pak mizori ndaj rektorit të Vlorës do të ishte qytetari- theksonte gazetari Fitim Zekthi. Kjo thënie shtë e vlefshme edhe tani për këtë aradhë “akademikësh” e “profesorësh”.
Por a mund të tregohej “qytetari” ndaj atij “rebeli”- mendim ndryshe- që donte të shtynte përpara mendimin rutinë, të ndryshonte “status quonë”, të turbullonte ujrat e ndenjura në Arsimin e Lartë? Kuptohet që jo! Dhe sic dihet u “kryqëzua” ! Nuk duhet që këtë fat ta pësojë edhe Drafti! As nga “vija e masave të studentëve e profesorëve akademikë” , as nga “profetizuesit” që deri tani me filozofinë e tyre të “rrobave të mbretit” kanë mashtruar një popull të tërë për arritje e mirëqënie ekonomike e suksese të qeverisë demokraike në cdo studio televizive e media të shkruar duke relativizuar të vërtetën.
Relativizimi dhe deformimi i së vërtetës i hap rrugën ndërsimit të njerëzve për ti gënjyer. Dhe kjo është një nga krimet më të shëmtuara të këtyre “intelektualëve”. Kjo është tradhëti ndaj arsyes dhe shoqërisë- thekson K.Popper. Tautollogji dhe banalitete të lezetuara me marrëzi paradoksale. Lexuesi , besoj e përfytyron këtë “aradhë intelektualësh , analistësh, gazetarësh e moderatorësh” të cilët trurin e kanë në gjëndje “reanimacioni,” nga vetë- konsumimi i tyre në ide e vizione. Kush nuk është në gjëndje që ti thotë të vërtetat qofshin ato edhe të hidhura duhet të heshtë derisa …. të jetë në gjëndje ti thotë ato me guxim.
Është detyra e çdo intelektuali , gazetari , politikani e opinionisti që të jetë i ndërgjegjshëm për pozicionin e tij të privilegjuar. Ai ka detyrën që të shkruajë thjesht dhe qartë dhe në një mënyrë mundësisht të civilizuar dhe të mos harrojë as problemet të cilat e mundojnë institucionin dhe kërkojnë një përsiatje të re, të guximshme dhe me durim, as edhe modestinë sokratike- gjykimin e njeriut që e di sesa pak di!”- thekson Popper.
Ku duket cinizmi i tyre? Në parashikimin e “rrezikut të rrënimit të modelit europian të universiteteve tona”, në “uzurpimin e Lirisë akademike dhe Autonomisë financiare”, në “rritjen e tarifës së studentëve “, etj etj. Nuk mendoj se i kanë seriozisht këto deklarime.
Vërtetë besojnë se ekziston modeli europian i universiteteve tona? E beson kush se diplomat tona konkurrojnë në tregun europian? A nuk është tallje kjo edhe për inteligjencën më minimale , e cila e ka të qartë se në Shqipëri ekziston modeli “haxhiqamilist” i universiteteve: mentalitet feudal, rrafshim të vlerave, treg diplomash, treg gradash e titujsh akademikë, stalla leksioni ku “dergjen” analfabetë funksionalë e ku dalin të “shkolluar të paditur”, “sharlatanë me diplomë, “servilë të rregjimit” që sipas Ajnshtajnit “trurin e kanë të tepërt, shtylla kurrizore u mjafton”. Problemi i shoqërisë sonë me universitetet dhe në përgjithësi me arsimin është i ngjashëm me problemin e “Këmbanës” së kishës së një fshati. Sipas legjendës urbane, një Dhespot, shkoi në një fshat për të parë se si shkonte shërbesa fetare në kishë dhe për këtë pyeti priftin e fshatit. Ky i fundit iu përgjigj: “Hirësi, shërbesa nuk bëhet se kemi mungesa të shumta. Së pari nuk kemi këmbanë; së dyti…. Ndal- I tha Dhespoti- mos vazhdo më tutje. Boll e kuptova!
Kështu ndodh edhe tek ne me Arsimin e Lartë. Ne s’kemi “Këmbanë”- pra nuk kemi universitete. Ne kemi “ngrehina të rrënuara”, “pirgje plehrash”, “mocalishte humane”, . “Emergjencë kombëtare”- do ta përcaktonte kryeministri Edi Rama, gjëndjen në Arsimin e Lartë.Një sistem universitar pa strategji, ndërkohë që ndesh probleme të panumërta dhe të mbivendosura në cdo nivel apo pjesë të tij. Një sistem universitar që i mungon konkurrenca e brendshme, i komanduar nga politika ku “soji e sorrollopi i saj është futur deri në mitrën e universiteteve dhe kënaq epshe nga më poshtëruese”. I drejtuar nga një lidership anonimat, krejtësisht i paaftë gjenetikisht, për tu vetëfaktorizuar si personalitet akademik; staf akademik me integritet dhe profil të rrënuar:pedagogë të paaftë, doktorë shkencash “xhelalmzinj” që shesin diploma dhe studentë “renzobossi” që i blejnë. Përfundimisht , një sistem universitar i korruptuar që ka humbur misionin e tij si tempulli i dijes , kulturës,zhvillimit duke u khyer në ngrehinë të rrënuar ku strehohen gjithë plehrat e lartpërmendura, të degjeneruar moralisht e që e marrin përsipër paturpësinë morale të dalin përballë studentëve në auditor apo përpara opinionit publik. Le ta pranojmë këtë të vërtetë të hidhur ashtu sic është se e “vërteta e hidhur është më e mirë se ëmbëlsira e mashtrimit” – ka thënë B.Bjelinski, kompozitor. Që të mendojmë seriozisht , për të hedhur realisht themelet e një universite ndryshe, nëqoftëse nuk duam ta degradojmë këtë shoqëri në të ardhmen. Pa të ardhme të universiteteve nuk ka të ardhme të shoqërisë sonë moderne. Boll kemi ëndërruar e jemi vetëmashtruar. Tani duhet të reflektojmë për gjëndjen ku janë katandisur universistetet, të kemi dëshirën për ti kuptuar gjërat dhe të gjithë sëbashku të përpiqemi të hartojmë një ligj të Arsimit të Lartë që ti shërbejë shoqërisë dhe jo klaneve dhe ta zbatojmë me rigorozitet në praktikë, pa selektivitet pavarësisht “dhimbjeve” që mund ti shkaktojë grupeve apo individëve të caktuar. Të mos përsëritet ajo që kanë bërë deri më sot qeveritë si të majta dhe të djathta që janë tallur me universitetet, me stafet akademike , me studentët, me prindërit e tyre të cilët janë mashtruar e vetëmashtruar duke marrë një karton- diplome! Në vend që të ndërtonin strategji dhe reforma për transformimin e arsimit të lartë në përputhje me misionin e saj në një vend demokratik, politikat qeveritare të cdo ngjyre vazhduan ta thellojnë specializimin e universiteteve dhe paralelisht me të filluan të hapin universitete të reja mbi bazë territori, krahine dhe shpesh për motive politike. Kjo ka bërë që me politikat e tyre qeveritë si të majta dhe të djathta i kanë cuar universitetet publike në një gjendje ngërçi deri në atë shkallë sa është vënë në rrezik real jo vetëm dinjiteti ynë kombëtar , por edhe vetë ekzistenca e sistemit tonë universitar, sa që vështirë të ketë “Rilindje” ta nxjerrë nga kjo gjëndje kolapsi këtë arsim të lartë të rrënuar. Këtë “murtajë” i la dhuratë “Qeveria Demokratike” e dumbabasë Sali, shoqërisë sonë. Kjo “njollë murtaje” do të paktën 20 vjet ti hiqet shoqërisë, nëqoftëse ky -Draft do të fillojë tani me seriozitet e vullnet politik, radikalisht e servilisht të vihet në jetë. Të paktën tani kemi një Draft i cili projekton një universitet ndryshe. Thuhet se është një model anglosakson dhe nuk mund të zbatohet tek ne, sepse nuk jemi të tillë. Dakort, kjo mund të jetë edhe kështu, por ne duhet të vazhdojmë me modelin “haxhiqamilist” të dumbabës Sali? Cila është alternativa e palës tjetër, e “kritizerëve” akademikë?
Marrja e modeleve nga vendet e tjera të suksesshme dhe implementimi i tyre në kushtet tona, jo me evolucion por me “ndryshime radikale” është parakushti themelor për Ringjallje nga Hiri të universiteteve tona. Bota akademike universitare e vendeve euroatlantike ka mbi 50 vjet që po bën studime e kërkime shkencore- didaktike për të pasqyruar ndryshimet dhe mënyrën e të kuptuarit të botës dhe të marëdhënies së individit me të, ndryshimet në mënyrën e formimit të tij dhe të interesave të tij, i cili duhet të kryejë punë duke u mbështetur në dije- pra të përgatisë” punonjës të dijes” (knoëledge ëorkers).Atëherë në këtë kuadër a duhet rishikuar modeli i universitetit? A mund të dalin punonjës të tillë të dijes me modelin “haxhiqamilist” universitar? A mund të garantohet cilësi e diplomës me këtë model? A mund të quhet universitet një IAL me dy programe studimi vetëm humane pa përfshirë fushën shkencore e teknologjike? A ka profesione që për arsye të theksimit praktik nuk meritojnë studime universitare? Këtyre pyetjeve në përgjithësi Drafti ju jep përgjigje qoftë me propozimin për “arkitekturën” e IAL-ve ; universitete, kolegje universitare, kolegje profesionale, akademi etj. “Arkitektura e IAL-ve sipas proppozimit në Draft për kategorizimin e tyre na duket i drejtë. Nuk mund të ketë universitete të njëjtë në të gjitha rajonet e Shqipërisë. Prandaj puna duhet të nisë nga e para . Ne duhet të ngremë universitetet, kolegjet universitare e profesionale sipas ”këllqeve” që kemi. Jo me “frymëra të vdekura” , por me staf real të mirëkualifikuar me standarte e kredite të mirëkontrolluara,të fituara dhe jo të dhuruara.
Me këtë arkitekturë, mendoj se deri diku Komisioni ka bërë zgjedhje të duhur edhe për modelin e universitetit .Sot ekzistojnë të paktën dy modele universitare: “par exelence”, me prevalencë shkencore- që janë universitetet ne SHBA. Vështirë, në mos e pamundur, ta shohim veten në këtë model. Një qasje tjetër është ajo me prevalencë profesionale. Kjo kërkon që aftësitë jashtë botës akademike që ndryshojnë me shpejtësi të bëhen një me aftësitë gjenerike konjitive të mësuara në auditor (mendimi kritik, arsyetimi analitik, zgjidhja e problemeve, shkrimi krijues) dmth kërkon që nga universiteti të dalin ekspertë profesionalë “par exelence”. Edhe kjo me gjëndjen ku jemi ne është e paaritshme. Prandaj qasja që propozohet në Draft “me synimin që priret nga tregu i punës, e vë theksin tek konkurrenca, inkurajon mobilitetin e stafit dhe studentëve si dhe thekson mësimin që ka në qëndër studentin, na duket më afër realitetit tonë shqiptar. E thënë më qartë: universitetet priren të kthehen në qëndra debati, reference dhe ekspertize që mund të ofrojnë zgjidhje dhe alternativa që do tu shërbejnë tregut dhe shoqërisë. Kjo kërkon, natyrisht, që universitetet të ndryshojnë filozofinë dhe llogjikën e funksionimit të tij: jo universiteti të japë ofertën e komanduar nga lart, por një ofertë të integruar me kërkesat e tregut dhe shoqërisë për produktet universitare. Për këtë studentëve duhet tu lihet më tepër hapësirë (të detyrohen sa më pak në zgjedhjen e lëndëve apo ndjekjen e një kurrikule të vetme) për tu bërë aktor i formimit të vet profesional, menaxher i aftësive të veta intelektuale. Universiteti duhet ti ofrojë këtë mjedis. Drafti këtë hapësirë për zgjedhje të lirë të studentëve nuk e propozon.
Janë të shqetësuar nga Drafti se gjoja kufizon “Lirinë akademike” e “Autonominë financiare”?
Vërtetë janë të shqetësuar? Pse a ka vallë tani Liri e autonomi akademike? Sundimi dhe jo drejtimi, përcarja dhe jo sinergjia, mediokriteti dhe jo aftësia , autoritarizmi dhe paaftësia për të menaxhuar mendimin ndryshe e lidershipit akademik i ka cuar universitetet tona drejt rrënimit . Vendin e Ligjit e ka zënë arbitrariteti i rektorëve, dekanëve e përgjegjësve të departamenteve, duke i dhënë mundësinë e privilegjin vetes të përqëndrojnë në duart e tyre kompetenca të pakufizuara në administrimin e gjithckaje:që nga orari, tezat, provimet deri tek programet, lëndët , kurrikulat etj. Përsëritja e vetvetes i ka cuar universitetet në një konsumim kaq perfekt sa që i ka transformuar ato në “pirgje plehrash”,- i ka cuar drejt një krize morale, strukturore , akademike e profesionale sa me plot gojën mund të themi se ato sot ndodhen në një gjëndje “reanimacioni” nëqoftëse do të më lejohej të shprehesha me këtë term mjekësor. Pikërisht se janë cënuar në thelb parimet e lirisë së individit, se liria nuk ishte (ende nuk është) e moralshme, prandaj edhe kriza e universiteteve tona , më së tepërmi anon nga imoraliteti politik dhe i gërshetuar me krizën shkencore , administrative e financiare i ka transformuar ato në “ngrehina” të rrënuara ku strehon gjithfarë “plehrash” duke filluar që nga “analfabetë funksionalë”, “renzoBossi” e deri tek “doktorët e profesorët xhelalmzinj”.
Pse ndodh kjo? Sepse lidershipi akademik është produkt i zgjedhjeve universitare aspak demokratike në një demokraci jofunksionale. Mënyra se si organizohen dhe zhvillohen ato nuk garanton drejtues akademikë që të jenë të plotësuar shkencërisht, profesionalisht dhe intelektualisht që ta shohin agimin më herët se të tjerët dhe të marrin përsipër përgjegjësinë publike për projekte e ide, reforma e vizione për një perspektivë të qartë të institucionit duke i dhënë fund problemeve të pritshmërisë rutinore që e denigrojnë këtë institucion drejt rrënimit.E drejtues të tillë nuk mund të dalin nga zgjedhjet, dhe këtë Drafti nuk e zgjidh.Ndoshta mund të ishte më mirë me zgjedhjen e drejtuesit me konkurs, bazë disa krediteve të paracaktuara në mësimdhënie, punë hulumtuese (sipas portofolit të profesoratit).
Liri akademike do të thotë edhe liri individuale dhe institucionale për të zgjedhur kush do të japë mësim e kujt do tia japë., cfarë do të mësohet dhe si do të mësohet. Në praktikë kjo do të thotë se është vetë universiteti përgjegjës për hapjen dhe mbylljen e programeve të stdudimit. Ai e ka përgjegjësinë për këtë gjë dhe këtë përgjegjësi nuk mund tia kërkojmë një tjetri. Dhe këtë Drafti e parashikon më mirë se deri tani ku duhet marrë leje nga MASH, si për kuotat e studentëve ashtu edhe për hapjen e programeve . Ajo që mund hajë diskutim është krijimi i agjensisë së “filtrimit” të studentëve për kontrollin e dokumentacionit dhe paraqitjes së tre kërkesave të tyre për studime të larta. Të kujton ish Komitetin Ekzekutiv të rrethit. Por, pavarësisht se në një shoqëri demokratike cdo individ duhet të marrë vetë përgjegjësinë për llojin dhe nivelin e arsimit të tij për të realizuar deshirat dhe kërkesat e veta, shteti si rregullator a nuk ka të drejtë të harmonizojë interesat individuale me interesat , nevojat dhe mundësitë e shoqërisë dhe të tregut të punës? Sigurisht që po! Se në rast të kundërt kjo con në superprodhim specialistësh (juristë, ekonomistë, etj) dhe në mungesë specialistësh nga ana tjetër (si mësues, degët e shkencave natyrore etj).
Sipas mendimit tim, në Draft mirë janë parashikuar në kudrin e autonomisë universitare marrëdhëniet e universitetit me pushtetin. Është në dobi të shoqërisë që universiteti të mbrohet nga arbitrariteti i pushtetit. Është në dobi të shoqërisë që për cështjet akademike të vendosin akademikët dhe kjo është parashikuar në Draft me propozimin për krijimin e Bordit Akademik dhe për cështjet administrative të vendosë Bordi i Menaxhimit . Të tepërt më duken menaxherët e departamenteve dhe sidomos për universitetet “rajonale” të tepërt janë edhe dekanët.Por sido që të jetë , përvoja tregon se sa herë janë krijuar institucione të tilla po aq herë janë shkelur nga vetë këta ligjet.Pyetja që shtroj është: Kush do ti bëjë “roje” këtyre institucioneve , që të mos abuzojnë më sic është bërë deria tani? Mos vallë nuk kemi institucione, kritere rekrutimi, kritere pranimi etj etj. Por zbatimi i ligjsmërisë së tyre lë për të dëshiruar? Ku do të jepet llogari? Kush do ti ndalojë që drejtuesit e këtyre institucioneve të mos kthehen në “pashallarë” si deri tani? Ky është problemi në Draft se nuk parashikon mekanizma e instrumenta kontrollues e llogaridhënës. Universiteti ka nevojë edhe për autonomi financiare, sigurisht , edhe qeveria , sipas Draftit do ta financojë (sipas atij modeli të paraqitur në këtë Draft). Në vendet ku aspirojmë të hyjmë ne, qeveritë e tyre njohin nevojën e universitetit për para dhe autonomi sepse ato e kuptojnë se përpara se të punojnë për qeverinë, universitetet punojnë për shoqërinë. Tek ne ka ndodhur e kundërta. Mbrojtësit e flaktë të qeverisë e kanë të vështirë të kuptojnë se cfarë kërkojnë universitetet. Nuk mund ta kuptojnë se si është e mundur që një institucion si universiteti të kërkojë autonomi, nga qeveria e cila i jep atij paratë. Por qeveritë nuk prodhojnë para. Qeveritë i mbledhin dhe administrojnë paratë që janë të taksapaguesve dhe universiteti është përgjegjës ndaj shoqërisë;kuptohet edhe ndaj një qeverie që ka besim tek kapacitetetet intelektuale dhe menaxhuese të universiteteve. Por a ekzistojnë relaisht këto kapacitete? Edhe ky është një problem i hapur që nuk mund të zgjidhet vetëm me Bordin e Menaxhimit!
Një shqetësim tjetër që është ngritur dhe që mua më duket cinik është frika nga rritja e tarifës së studimit në universitet. Seriozisht e kanë këta që u qajnë “hallin studentëve”? Le të mos vetëmashtrohemi. Dhe e vërteta është se studentët “analfabetë funksionalë” sot paguajnë edhe një “tarifë ilegale” për të marrë diplomën. Dhe me llogaritje të thjeshta sipas bursës (se cdo universitet ka bursën e vet) del se tarifa shkon cdo vit nga 1000-1500 euro. Përse nuk flasin këta për këtë shqetësim, pra për korrupsionin në universitete: individualisht e me grupe, me sekserë e mbrojtje nga eprorët dhe debilizmi i institucioneve ligjore të shtetit? Atëherë kur e përballuakan me këto tarifa pse duhet të shqetësohen nga rritja e tyre? Të shqetësohemi se si ta luftojmë korrupsionin. E keqja është se edhe në Draft nuk propozohen mekanizma e instrumenta për eleminimin e këtij “kanseri” universitar. Si mund të ketë një pedagog brenda një kohe të shkurtër makina, vila luksoze, 2-3 shtëpi, pushime jashtë shtetit etj kur nuk ka asnjë të ardhur tjetër vec rrogës? Pa bërë këtë “katharsis” nuk mund të flasësh për reformim. Korrupsioni në arsim është më i rrezikshëm se në cdo fushë tjetër , sepse ai krimb të ardhmen e shoqërisë dhe si i tillë ai duhet dënuar më rreptë se në cdo institucion tjetër. Pa eleminuar korrupsionin e paaftësinë nga universiteti të gjitha përpjekjet , reformat , strategjitë për cilësi e modernizim janë iluzione , mashtrime, vetmashtrime e dogma. Këtë korrupsion, përvec abuzivizmit me gradat e titujt, mediokritetit e paaftësisë së lidershipit akademik e ka ushqyer edhe masivizmi në të tre ciklet e studimit. Këtu duhen kritere të forta. Për ciklin e parë është propozuar në Draft mesatarja me “notë 6”. I pamjaftueshëm. Të gjithë e dimë se nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga nota 4,5 deri në 6, aq më keq kur vijnë studentët edhe nga fshatrat. Cfarë garancie ka që e meritojnë atë notë? Do të ishte më mirë që krahas kësaj mesatareje , departamenti përkatës të vendoste një “filtër” tjetër, një provim pranimi i cili do të dekurajonte edhe përpjekjet e atyre që nuk lënë gur pa lëvizur për të siguruar cfarëdo lloj mesatare që të vihet (edhe 7 apo 8, do ta gjejnë anën). Mundet që pas këtij provimi me ata që nuk do të kalojnë , të mos vazhdojnë programin përkatës të studimit në universitet, por tu jepet edhe një herë mundësia duke organizuar për një semestër një program me lëndët themelore dhe në fund të semestrit të parë të bëhet provimi, i cili tu japë të drejtën e pranimit në universitet. Përvoja të tilla ka edhe në vendet e tjera.
Është pozitiv në Draft ndalimi- dy e më shumë punësimeve të pedagogut në universitete të ndryshëm.. Ka pedagogë që punojnë në 4 e më shumë universitete dhe përftyroni se cfarë ndodh? “Ngrirja “ e dy punësimit dhe vendosja e një sistemi kreditesh për të evidentuar realisht aftësinë e cdo pedagogu mendoj se do të nxjerrë në shesh të vërtetën e “hidhur” që ka paralajmëruar edhe Prof.H.Borici: që nëqoftëse një agjensi akreditimi , serioze do të kontrollonte universitetet tona, zor se ndonjë prej tyre do të licensohej. Dhe kjo është e vërtetë. Shikoni sa universitete kemi në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Korcë, Dibër, Kukës, Durrës, Elbasan etj dhe llogarisni se sa staf të kualifikuar duhet (sipas ligjit). Mendoni vallë se ka një staf të tillë akademiko-shkencor që të mbulojë të gjitha programet e studimit, shumica e të cilave janë paralele (Juridik, ekonomik, matematikë, histori, gjeografi, letërsi, kimi, biologji, fizikë , etj)? A ka marrëzi më të madhe se kjo dhe si vallë nuk i shqetëson ata që menaxhojnë taksat e popullit apo “profetët e vetëemëruar” dhe “akademikët e katapultuar”? Ku janë gjithë këta “dijetarë” që “lektojnë “në universitetet tona? Cfarë problemesh ekonomike, sociale, teknologjike kanë zgjidhur qindrat e “doktorantëve” apo “dhjetrat” e profesorëve? A e dini se ka departamente “fantazmë” që nuk plotësojnë kriteret e Ligjit të Arsimit të Lartë, dhe kanë të miratuar ciklin e tretë të doktoraturës? “Cudira” të tilla vetëm në Shqipëri ndodhin! Po të hysh më thellë , më zi do të gjesh! Një analizë të tillë duhet bërë që të kuptonim se deri në cshkallë ka arritur degjenerimi i tyre që të përcaktosh pastaj se duhet Ringjallje e tyre nga Hiri, apo Reformë për ta përsosur modelin. Kjo është cështja! Drafti jep disa zgjidhje por ajo që nuk bëjmë dot ne është realizimi i tij në praktikë sepse pleksen shumë interesa; ka shumë rezistencë; cinizëm e keqinterpretime; prishet një rehati dhe një status quo që u ka garantuar një shumice të konsiderueshme “mirëqënie personale”. Me disa vërejtje e përmirësime të ligjit të Arsimit të Lartë ky Draft mund ti bëjë universitet publike kompetative me ato jopubliket. Ka një përvojë të suksesshme në këtë drejtim si Estonia e cila nëpërmjet një ligji eficent ka siguruar konkurrencën midis universiteteve publike dhe jopublike. Elementet e këtij ligji për universitetet publike janë:
Pra sic shihet ky ligj i suksesshëm i vendeve Balltike shumë afër me ne si vende ish komuniste mund të jetë i përshatshëm tek ne. Do të ishim vërtetë të kenaqur sikur e keqja më e madhe në arsim do të ishin ligjet, qoftë edhe me boshllëqe. Gjithcka që realizohet në një shoqëri bëhet me arsye e vullnet. Progresi historik realizohet nga njerëzit dhe frenohet po nga njerëzit. Problemet e reja nuk mund të zgjidhen me ato mënyra të menduari, me ato stafe e lidershipe të dështuara, misioni i të cilave ka mbaruar. Cfarëdo reforme që të ndërmerret në Arsimin e Lartë, rezultati do të jetë negativ nëqoftëse nuk sigurohet staf cilësor me standarte e lidership universitar i plotësuar shkencërisht e moralisht. Por mbi të gjitha duhet të ndryshojë mentaliteti! Pa reformimin e këtij mentaliteti, asnjëherë nuk do të ndodhë ai ndryshim “kopernikan”që presim prej kaq vitesh tranzicioni. Ndryshimi, kërkon njerëz që përfaqësojnë filozofinë e progresit, të cilët kanë guxim intelektual dhe kurajon civile, për të ideuar dhe realizuar reforma,për të cilët, pushteti nuk përbën dhe nuk është qëllim në vetvete. Ndryshimi kërkon njerëz të cilët e kanë kuptuar se, ky sistem arsimor mediokër, duhet shembur nëqoftëse duam të ndërtojmë një shoqëri të civilizuar, ku universiteti produktet e veta humane të mos i nxjerrë “sharltanë” dhe “servilë të rregjimit”, të jenë, jo vetëm specialist të zotë, por edhe kundërkonformistë; kundërkonformistë jo kryenecë, kapricozë, tekanjozë, por me shpirt kundërkonformisti, për të luftuar energjitikisht për përsosjen e realitetit, projektues modelesh idale për të ardhmen e një institucioni”. Ndryshimi kërkon ata njerëz, të cilët krijojnë kushte dhe mundësi për përgatitjen e elitës universitare në cdo fushe veprimtarie, d.m.th përgatitjen e personaliteteve të të ardhmes, mbartës të mendimit të ri.
Zbatimi krijues e shkencor i Draftit, i plotsuar dhe i monitoruar në mënyrë të rreptë në bazë treguesish konkretë, duke mobilizuar të gjitha burimet e mundshme financiare, materiale, njerëzore dhe institucionale, do të mund t’i siguronin shoqërisë produkte humane që të mund të përshtaten me ndryshimin dhe të punojnë në punë që nuk kanë ekzistuar ndonjëherë. Po kështu do të kërkohej sensibilizimi i të gjithë shoqërisë që nga vendimmarrësit tek biznesmenët e deri tek qytetarët e thjeshtë për domosdoshmërinë e dobinë e cilësisë së diplomave universitare. Dhe kjo sepse ka munguar dhe vazhdon të mungojë vizioni, organizimi dhe bashkëveprimi i të gjitha qarqeve të specializuara arsimore, shkencore e pedagogjike me ato afariste ku problemet e arsimit dhe shkencës e zgjidhjet praktike të tij t’i nënshtroheshin analizës, diskutimit debateve të herëpasherëshme të gjera e të hapura ku të mernin pjesë të gjithë subjektet politike, ekonomike, shkencëtarë, akademikë, profesorë, mësues e prindër, të interesuar për arsimin e shkollën, për gjëndjen, nivelin, efektshmërinë dhe fatin e tyre në të ardhmen dhe mbi bazën e këtyre veprimtarive të hartohet një strategji Arsimore e miratuar në Kuvend dhe e paprekshme nga cfarëdo forcë politike që do të fitonte pushtetin. Kjo strategji duhet të kthehet në një dokument shtetëror, e cila do të përbënte Doktrinën e Modernizimit të sistemit Arsimor. Dhe kjo është e domosdoshme e imperative sepse studentët dhe familjet e tyre sot synojnë dhe kërkojnë natyrshëm një arsim bashkëkohor dhe duan të jenë të sigurt dhe të bindur për investimin që bëjnë në stadin final të diplomimit të tyre. Sepse që të punësohesh sot e në të ardhmen në ndërrmarjet private serioze, projekte apo organizma ndërkombëtarë, këtu apo kudo qoftë jashtë vendit, kërkohen aftësi dhe merita të provuara. Dhe sidomos të porsadiplomuarit mund t’i dëshmojnë kryesisht në saj të dijeve që kanë fituar në universitet të cilat kur janë solide dhe bashkëkohore mundësojnë integrimin dinjitoz dhe të shpejtë në botën e sotme globale.
*Prof.Asoc i Fizikës.
Pershendetje profesor,
Jam plotesisht dakort me ato qe thua. Nje analize brilante qe nuk e kam pare gjate kesaj kohe. Ajo qe i shqeteson keta pseudo profesore eshte rehatia personale, kane vegjetuar edhe ata qe e quajne vehten akademike dhe tani bejne presion me greva. Turp…. Shikou punen shkencore e gjitha plagjiature e asgje me shume. Ata qe flasin duhen flak. Pse nuk folen kur u miratua drafti i pare ne kohen e P.D madje asnje diskutim, thjesht erdhi dhe mire u be. Tani kercenojne, madje nuk jam dakort me diskutimin po behemi si ne kohen e E.Hoxhes me bijen e masave. Ekspertet e pergatiten, ta miratojne dhe tetori te filloje me ligjin e ri e shkaterruan arsimin fare, nje pjese e mediokerve. Respekt per kete analize breilante. Jam me profesiono arsimtare, ne arsimin parauniversitar por shoh qe ke vene gjishtin ne plage. Urime dhe te tjerea analiza.
Po si nuk e shkateruan more.
Po te 80% e “profesoreve” e japin mesimin me Lap Top, vetem lexojne, sikur vijne te mesojne studentat te mesojne shqip. Shqipja u mesua ne klase te pare fillore.
Pa le ku fiken dritat, mbaron mesimi.
Pa le kur prishet Lap Topi, sillet komjuteri personal komplet.
Pa le kur studentet prishin prizat ose heqin siguresat per te mos bere mesim. Qesharake dhe komike. Te qfsh portokalline, nje ore mesimi kenaqesh me shume.
Dhe me e forta, keta 90-tshat hiqen sikur jane te kohes, perendimor, amerikan, frances, italian. Pooo keto i kan pare ne konferenca.
Plagjiatur nga koka deri tek kemba, me Google Werth te perkthyera. Bejini prove tekstet, lexoni paragrafin e pare vetem dhe nuk keni per te kuptuar gje, se nuk ka ardhur ne shqip fjali. Mendon se po flet ndonje i pire, qe harron fjalin ne mes.
Kot sa flas, se asnjehere nuk ka per te ndryshuar. Me keq do te behet. Vetem nje diktature e regullon kete gje.
Mocalishte? Ti jorgo je direkt i pushuar. Prish imazhin dhe performancen e mocalishtes
Ka te drejte Jorgo Mandili. Tanush Saska, ky vizionar i madh, u denua nga Drejtesia shqipètare me 4 vjet heqje lirie ne forme definitive per Shperdorim detyre me qellim Vjedhje ne Universitetin e Vlores gjate kohes kur performonte brilantece.
Vet Jorgo Mandili, ish rektor ne gjirokaster ne kohen e Enver Hoxhes, eshte nen procedim penal po per te njejta arsye bashke me vizionaret hajdut.
Jorgo Mandili rezikon vertet pasi Shaska nuk vjen me ne Shqiperi, pasi arestohet, edhe atje ku eshte nuk ekstradohet. Por po erdhi ne Europe shkon direkt tek 303.
Ky eshte arsimi universitar i Shqiperise se Sotme Europiane
Artikulli shtron probleme te kohes, por une do ti rekomandoja z. Jorgo ta rishikonte artikullin para se ta dergonte per botim, jo per te ndryshuar idete qe parashtron (pergjithesisht jam dakord), por per nje strukture te qarte te artikullit. Ashtu sic eshte do shume mundim per ta kuptuar. Kete e them ne menyre miqesore sepse si pjese e stafit te vjeter kademik , ka kredibilitet te plote per gjithe sa e njohin
Pershendetje Profesor,
Te lumte pena dhe mendja per kete analize brilante qe ke skalitur, por jam shume e deshperuar pasi anliza te tilla kemi lexuar edhe nga prof e njohur znj. M.Bogdani, profesoreshe me emer ne ditet e sotme, dhe kane rene ne vesh te shurdher. Sot nuk merret ne konsiderate meritokracia, por merret per baze semundja e shekullit” Korrupsioni” Mjere ne qe mendojme te shkollojme femijet ne kete vend, te cilet stresohen pa fund me keshillat absurde qe marrin ne perfundim te vitit shkollor nga drejtoreshat “kukulla” qe nuk kane me elementaren, menyren e te shprehurit, sic duhet, por percjellin tek maturantet frike dhe panik…(kete e kam nga eksperienca e mbledhjeve me prinder ne gjimnazet me me emer ne Tirane)…Uroj qe kjo analize brilante te lexohet nga kopetentet dhe te merret ne konsiderate…Femijet tane, te cilet e kane pasion dhe dhunti mesimin, fale pershkrimit tend profesor me shume realizem, po marrin “arratine” me dhe pa mundesi per te studiuar dhe per te marre ate cfare ata meritojne, fale keqmenaxhimit te universiteteve tona….Urime dhe shpresojme ne nje Rilindje te dijes…megjithate shpresa te vaketa po shohim…mjegull dhe tymnaje…
Me pelqeu analiza. Do ishte mire qe cdokush te kishte mendjen tuaj dhe te bente cdo gje per te miren e arsimit dhe jo per te mirat vetjake.
Ju pershendes!