Fizikë dhe politikë

28 Maj 2014, 21:27Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

 

Ka një ligj në fizikë që mund të përdoret lehtësisht edhe në politikë: çfarë hidhet përpjetë në qiell, qoftë kjo pështymë apo mallkim politik, herët a vonë do të bjerë sërish në tokë. Dhe kjo në rastin më të mirë sepse mund të bjerë edhe gjetkë, aty nga ku është nisur. Kjo gjë po ndodh sot me opozitën shqiptare që ka paralajmëruar një stinë të nxehtë protestash për të denoncuar rrezikun që i vjen vendit nga trafiku i drogës dhe shndërrimin e Shqipërisë nga një vend tranzit, në vend përfundimisht prodhues të drogës dhe për më shumë, me trafikantë që ndikojnë deri në vendimmarrjen politike. Paralelisht me protestën e të premtes, në mesjavë, një grup protestuesish kundërshtojnë me uri masat e largimit nga puna. Në pamje të parë duket se ka një rikthim së paku katër vjet pas, në vjeshtën dhe pranverën e vitit 2009-2010 dhe dimrin e vuitit 2011, kur në opozitë ishin njerëzit që sot qeverisin vendin. Ka megjithatë një mori diferencash therrëse mes situatave politike të krijuara në vend, motiveve dhe moralit që duhet të ngjizë atë masë kritike njerëzish që të trondisin ekuilibrin e qeverisë.

Në vitin 2009, opozita e majtë që u ndodh deri në fotofinishin e pushtetin dhe nuk e besonte dot humbjen, shpalli kërkesën për një hetim parlamentar të zgjedhjeve. një akt tërësisht i thjeshtë që do të çtensiononte situatën, do të garantonte transparencën dhe do të shëndoshte institucionin e zgjedhjeve që fatkeqësisht në Shqipëri, nuk kanë qenë as të lira dhe as të ndershme. E djathta refuzoi me arrogancë dhe forcë dhe me forcën e arrogancën detyroi krijimin hap pas hapi të masës kritike të kundërshtarëve të saj. Ata kulmuan në grevën e urisë tre javore të deputetëve socialistë dhe militantëve të majtë, por pushteti u dëshmua sërish mur betoni dhe jo prej gome. Siç duhet të jetë politika, në thelb art i dialogut dhe kompromisit. Edhe protestat e opozitës së djeshme, edhe greva e saj e urisë u sulmuan si elementë që kishin një synim tjetër; pengimin e marrjes së statusit e vendit kandidat në BE. Beteja e fituar e opozitës së majtë nuk mundte të rrëzonte qeverinë. Qeveria nuk ra as kur ishte direkt përgjegjëse për katër vrasjet e protestuesve në Bulevard në 21 Janar, por përballë saj opozita e plagosur fitoi betejën e saj morale. Më të vështirën, më të rëndën dhe ndoshta edhe më të rëndësishmen e betejave politike edhe në një vend si Shqipëria, ku politika nuk para ka shumë moral.

Sot shohim të njëjtin skenar. Duke nisur nga fundi, opozita e djathtë është nën akuzë se synon pikërisht këtë gjë: ndikimin negativ në marrjen e statusit edhe kur proteston përpara kryeministrisë nën tingujt e Himnit të Evropës. Beteja e saj kundër drogës, trafikut të saj dhe lidhjeve hipotetike të qeverisë dhe vetë kryeministrit me këtë histori, nuk ka parasysh një element thelbësor. Moralin. Opozita e sotme po tregon me gisht pasojën duke harruar se ajo vetë është pjesë e shkakut. Se ajo vetë në dy vitet e saj të fundit në pushtet, më së paku toleroi kultivimin e saj në një territor edhe më të gjerë se Lazarati që sot përmendet thjesht si pjesë e formës dhe simbolit. Në këtë mungesë të moralit për ta bërë një akt të tillë kauzë thelbësore të saj, opozita mund edhe të ishte mjaftuar me një fitore domethënëse morale të saj: falë denoncimeve të saj, sot lufta kundër drogës ka shumë më shumë përkrahje publike dhe po identifikohet si një urgjencë publike. Sjellja e saj si një grua e pjekur, punëtore e shtëpive me drita të kuqe që akuzon për mungesë morali një gjimnaziste se puthet me shokun e klasës, e bën atë vetë subjekt ironie therrëse. Por vendi nuk ka nevojë as për ironi dhe as për vërdallosje në të njëjtin rreth të mbyllur politike të tensionuar prej vitesh. Institucioni i protestës në rrugë nga opozita është padyshim një institucion që duhet të konsolidohet në Shqipëri. Presioni që i vjen qeverisë nga rruga është gjithmonë pozitiv dhe nëse qeveria e lexon atë, pa ironi siç mund të bëjë publiku, në thelb ai mund t’i bëjë mirë në rradhë të parë vetë qeverisë, pastaj publikut dhe më pas, mund të shërbejë edhe si adrenalinë për një opozitë të hutuar nga gjynjëzimi i saj me votë tetë muaj më parë. Që deri më tani po sillet si një llasticë politike që qan edhe kur askush, fatmirësisht, nuk po e rreh. Siç e ka shënjuar të ndodhë tradita e keqe politike në Shqipëri në marrëdhëniet plot urrejtje, shkop gome e plumba në mes, pushtet e opozitë.

20 komente në “Fizikë dhe politikë”

  1. tani says:

    Z.Vangjeli i lexoj dhe te degjoj me vemendje ne shkrimet dhe opinionet tuaja ne tv eshte e qarte ideja dhe rreshtimi juaj pro te majtes por do me pelqente qe si analiste i mirfillte dhe me intelekt te degjoja njehere per problemete qe ka mazhoranca sot dhe mendoj qe kritika do ishte me fryt dhenese dhe me reale nqs do drejtohej ndaj saj opozita i humbi te gjitha nga menyra e saj e sjelljes dhe mund te vazhdoj te humbasi teren po mazhoranca qe na drejton nuk ka fare probleme apo ne duhet te merremi me shume me opoziten se me mazhorancen ne cdo vend te botes analistet zberthejne qeverisjen me te mirat dhe te keqiat e saj dhe sidomos te keqiat ato duhen vene ne dukje qe te rregullohen dhe jo te behemi servila te bindjeve tona dhe nje analist i mire eshte nje realist i mire ne opinionet dhe analizat qe ben.

    1. Skypion says:

      Qe kur filloi greva e urise,pergjithesisht,nga kampi qelbesirave mediatike te pushtetit,eshte shmangur krahasimi me greven e urise te bere nga deputetet socialiste para 4 vjetesh.
      Arsyeja eshte e thjeshte.Keta qe kane hyre sot,e bejne per buken e gojes – kurse ata qe paten hyre dje,e bene per karriken nga ku s’donte ta hiqte menderen lideri i tyre bulash.
      Ate kohe opozita socialiste e kohes bojkotonte cdo nisem ligjore ,cdo votim te rendesishem qe do te hapte rrugen drejt Statusit – sot opozita demokrate voton cdo nisme te tille,madje eshte vete promotore ne kete drejtim(rezoluta e miratuar ne vjeshten e vitit qe shkoi,ishte nisme e opozites demokrate).
      Dallimi eshte i madh.Mirepo,Vangjeli Vangjel.Vangjeli e ben kete krahasim,sepse eshte shejtanbudallai i gazetarise shqiptare.Vecoria kryesore e shejtan budallait eshte se i duket vetja i mencur.Eshte pikerisht kjo qe i ben te duken qesharake shpeshhere ne syte e te tjereve.Vecori tjeter e ketyre gjytrymeve eshte qe edhe pse pesojne shume prej budallallekut te tyre,nuk zene mend,vazhdojne po gjithe njesoj,si kale karroce,si Lorenc Vangjeli.Besoj se e keni pare debatin e pare mbi trafikun e droges me avione,para se te binte avioni ne Divjake.Shejtanbudallai Vangjeli bashke me nje tyryfycke surratlaraske ne krah benin grimasa,perkillnin,qeshnin e perqeshnin debatuesit e tjere me avionet-mushkonja.Ne debatin e radhes,pas renies se faktit nga qielli,shejtanbudai kishte pamjen e nje qeni te rrahur,qe gjithsesi i qendron besnik te zotit edhe ne poshterim.
      Tipa te tille si Vangjeli,nuk mund te imagjinohen ndryshe,vecse duke lepire ate qe kane peshtire,duke vjellur ate qe kane kaperdire,ore e cast,papra.
      Nuk ia vlen te komentohet shkarrashkrimi i tij,sepse eshte gazetar llogoresh;eshte gazetar i llogores se pushtetit;eshte gazetar qeveritar.Por,ajo qe ia vlen tek ky tip kadarean,eshte njelloj ngjashmerie e cuditshme me Edi Ramen,dhe adhurimi qe ka per te.Ngjashmeria me Ramen qendron tek “marredhenia e tyre me vdekjen”.Eshte nje kompleks qe e kane te gjithe pseudo-artistet,te gjithe artistet deshtake.Keta i preokupon vdekja ne nje menyre te tille idioteske sa e shprehin ate vend e pavend.Madje,mendojne edhe vetevrasjen,por jo ate prej verteti,por “vetevrasjen artistike”.Kete e ka menduar edhe Vangjeli yne,madje e ka ndare me ne dikur kur rrekej te bente poezi…
      Po mire,do me thote ndokush,c’te keqe ka ketu kur gjithe artistet jane allosoj?!Ka te keqe,ka.Sepse ,si Rama si Vangjeli,pervese artiste mizerabel, jane njerez qe merren me politike.
      Njeri Kryeminister,tjetri bashibozuk mediatik.Te dy artiste,cilesimi medioker per te cilet,do te ishte nje eufemizem.Njeri me sociopat se tjetri.
      Keta jane te rrezikshem,sepse nuk kane ,nuk e njohin dhe nuk e pranojne kurre ndjenjen e pergjegjesise.Edhe kur kerkojne ndjese,dinakerisht,e bejne per dicka krejt tjeter,por jo per ate per te cilen duhet kerkuar.Eshte ne thelbin e individit sociopat kjo.
      Shume gjytryme te tille ka mbledhur Rama rreth vetes se tij.Nuk eshte vetem Vangjeli.Duket sikur Shqiperia drejtohet nga nje tufe sociopatesh.

      1. dritan says:

        Po si o Lorenc!!!! u bere mercenar politik????
        Gazetar me shume talen, por i perdorur per interesa
        personale. kan te drejte qe thone LSI eshte parti per
        te gjith hahahah per horrin dhe per qorrin.

        Ne rastin tend nuk e di se cfar perfaqeson horrin apo
        qorrin!!!!

      2. Nuri says:

        o skypion, o gore me tre turne!

  2. kasemi says:

    red hot lenci pepper ? ?

  3. Berlin says:

    Shkrim shume ordiner pa pike permbajtje …shkrim plebejsh!

  4. amla says:

    Ti je vetem nje URIAHIP!

  5. debili i Temës says:

    Foli dhe “patrici” nga Berlini…

  6. jim kerry says:

    I nderuar Lorenc!

    Mundimi jot per te mbrojtur qeverine te ben me qesharak sesa dukesh neper emisione kur nuk di cfare te thuash dhe qesh me ironi per tu dukur si triumfues. Jo domosdoshmerisht kur flet me ze te ulet prej pastori, thua gjera te drejta!…. sic po ben edhe me kete analizen tende jo analizuese.
    Ka nje ndryshim te madh te ato qe do ti besh te duken si te njejta njesoj si qendrimi yt i ndryshyeshem ne kohe. Se pari keta qe jane futur ne greve tani, duan te rikthehen ne pune dhe jo te bejne kryeminister Edi Ramen (po te kujtoj qe kerkohej te hapeshin kutite dhe te rinumeroheshin votat se bashku me hetimin parlamentar). Se dyti jane pozicionuar aty qe te jene me te dukshem dhe jo si kutihapesit qe zune bulevardin per tu bere sa me problematike.
    Me vjen mire qe paske reflektuar dhe qenke kundra grevave se dikur i mbroje. Por me duket se do te te duhet te reflektosh perseri dhe ta ndryshosh mendimin tend si te jete nevoja…. dhe pasi te kesh analizuar te gjitha qendrimet e tua ne vite … ndoshta pas 30 vjetesh , do te zgjedhesh ate me te mirin dhe nuk do te ndryshosh me mendje!
    Gjith te mirat .. Te fala Iris Luarasit!

  7. populli says:

    I nderuar Kerry komentator i Temes,nuk mendon se duhej nje hetim jo vetem parlamentar por i te gjitha organizatave boterore te te drejtave te njeriut per te hetuar vrasjet e 21 Janarit? Mos je gje i semure?

  8. BERTO says:

    ky VANGJELI eshte analisti me shpirt kazme qe ka sot ne shqiperi. me kujtohen shprehjet e tij ne televizione ,para liberalizimit te vizave qe ishte :ne dashte zoti mos na dhene ok:vetem kete shprehje kishte ne goje ky bastard i kuq.

  9. mister x says:

    o lorenc je moterqir biturbo

  10. Ferit Xhajko says:

    Kjo liria eshte me te verete gje e madhe por abuzohet mor miq me te dhe kjo eshte tragjikja ne kete mes.Zot shyqyr qe e kemi ate. Po keshtu edhe zbulimi i kripes,por dihet c´ndodh kur perdoret pa karar.

    Te vime te Lenci,sic e therresim ne cunat e lagjes. Eshte njeri i mrekullueshem dhe kete e them duke e njohur qe ne vegjeli. Cfare me prallisni ketu. Pa merruni me Tan Hoxhen e Henri Cilin njehere.
    Edhe nese Lenci ka tendenca socialiste gjykimin e ka te ftohte.Ai merr me pozitiven e tyre ashtu sic kritikon kur eshte per ta bere ate.

    Shkurt. Hapni syte dhe shikoni ke votoni,perkrahni,ke shani e kujt i ulerini ne nje kohe qe e keni Brenda dhe tamam bile……..nga disa kryesore te PD

  11. Ferit Xhajko says:

    Perpjekje titanike e Sali Berishes per:

    1. Tí shpetuar drejtesise per te tera zullumet qe ka bere me
    korrupsion,mashtrime dhe droge.
    2. Ti shpetuar femijet e vet te pasuruar duke shfrytezuar pushtetin
    e babait.
    3. Te torperduar marrjen ne qershor te statusit. Ashtu si paraardhesit
    e tij Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha ai ndjek nje me nje udhezimet e
    Beogradit dhe financohet materialisht dhe idealisht prej tyre.

    ……………..
    ……………..

    Greva e urise.Fatkeqesi qe njerezit katandisen ti mbushin mendjen vehtes per te bere ate. Por fatkeqesia me e madhe eshte kur ata shperdorohen per Saline dhe Lulin e Vocerr qe ata te vijne perseri ne karrige.

    Popull. provoje Edin vetem keto dy vjet dhe po te duash hiqe pas 4 vitesh. Une them: Nese ai vazhdon keshtu me 2017 do marre 1.5 milion vota me shume. Nese jo,le te pirdhet dhe ai. Me tmerron alternativa.
    Luli do te jete nje katastrofe dhe nuk deshiroj ta perjetoj askush

  12. Lluku babashta says:

    Sa i shemtuar qe je po sa shemtuar shkruan!

  13. Ferit Xhajko says:

    O Tahir Lluku Babashta.
    Rruga e Kombit=Endrra e kombit———->e bene per te vjedhur e u fshehen pas saj.
    21 Janari————–>vrane fakiret. E bene me mendjen se dhuna u ruan bythet ne kolltuk e per pasoje i shpetojne burgut nga zullumet.
    Detin e shiten———-> e bene se donin perkrahjen e Grekut ne Europe qe ta shisnin si arritje e te ruanin bythet ne kolltuk se………..(do zoti e kupton Tahir Lluku Babashta)
    Gerdeci————–> sa me shume pare aq me shume pushtet. Mendja shkon tek bytha ne kolltuk………

    Ej, e di si eshte Puna kam eshe shume gjera me te rendesishme qe duhet te bej. CIAO Tahir Lluku Berisha

    1. Lluku babashta says:

      Se pari ndero personin qe ka emrin qe ke vene per nick se mbase per ty eshte thjeshte emer rruge po per historine eshte ca me shume. Se dyti nga menyra si komenton je shume por shume i vogel (jo thjeshte ne moshe) per te me dhene leksione te tilla. Birishen dhe qeverine qe shkoi e kam luftuar ca me shume se ty ,jo thjeshte me vote per 22 vite. Keqardhja ime eshte se hoqem nje Berishe e deri tani kemi zgjedhur nje tjeter edhe pse jo identik. Ne vend te Fahriut kemi Vangjelin qe ben ironi me Dino Cicon dhe ve baste se asnje aeroplan nuk ulet ne Diviake. E fundit as kam humbur as kam fituar sepse asgje sme lidh personalisht me shtetin qe te shes bythen per nje vend pune e ti them te zezes se bardhe. Kaq me ty per here te pare e te fundit. Jo per gje po kushton goxha te komunikosh me mua e ti si rilindes i zhgenjyer apo i sapunesuar nuk te dalin te ardhurat e gjithe muajit . Hajt tung!

  14. Aleksi says:

    O shoku Lorenc, je “analisti” me ordiner qe eksiston, s’ke asnje lloj personaliteti, je thjesht nje mercenar komunist, qe leh te rilindja.
    Eshte humbje kohe dhe turp per ato qe lexojne pacavuret e tua.
    Je shembulli me i keq i gazetarise ne kete vend. Shko qetesohu te foto e shokut Enver dhe mos u mundo te japesh mend shqiptareve.

    You’re such a pleb!

  15. Ferit Xhajko says:

    Tahir Lluku Babashta.

    Kam 23 vjet qe jetoj ne mergim dhe me dhemb zemra qe te pakten pas 10 vjetesh te shihja Shqiperine ndryshe dhe jo te katandisur keshtu.

    Ty kam dashur vetem te te thumbas me pak Humor,por pa te keq.
    Kishe shkruar vetem nje fraze dhe ajo me ngacmoi me shume humorin.
    Ti ke simpatine time nese je ai qe shkruan per Berishen.Mbase nuk ka rendesi per ty por ky eshte mendimi im.

    Nuk krahasohet Rama me Berishen per nga zotnilleku dhe dera e familjes.
    Tropoja eshte edhe Lisieni por ama zotni.Ka dhe sh.e shume tropojane te tjere qe jane zoterinj te nderuar,por jo te peshtire e genjeshtare si ky.Miq te mij te vertete jane nga TRopoja por hane buke vec sic i themi ne ketej nga Jug-Lindja,troc Korca.
    Ah Patrioti Ferit Xhajko,kam jetuar 25 vjet ne rrugen qe mban emrin e tij dhe e nderoj vetmohimin e tij per atdheun.
    Tung nga une dhe shpresoj se po ndahemi si miq.

    Ah Lorenci. Po ke nje gabim te vetem ne lidhje me te tek fraza e shkruar.
    Jam i bukur,je i tille APO jane te tille,kjo nuk eshte arritje e jona personale.Kete na e fal natyra ,qofte edhe i madhi Zot.
    Intelekti eshte dicka tjeter,por edhe ai i shkrete do ca kushte te kuptohet. Niveli intelektual i tjetrit qe e merr ne shqyrtim dhe shija.
    Pra ky brumi im e pelqen Lencin mbase edhe nga kujtimet e mira si shok lagjeje. Te tjeret jane te lire ta gjykojne pa e ofenduar.
    Gjithe te mirat.
    Feriti

    1. Lluku babashta says:

      Ndjese atehere per keqkuptimin. Gjithe te mirat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje