Greva e urisë nuk pret

25 Maj 2014, 20:33Blog TEMA

Nga Artan Xh. Duka

Në respekt të jetës, kryeministri bën mirë të shkojë tek çadra e grevës së urisë sado e stisur qoftë ajo. Në mos vetë, të nisë përfaqësuesit. Një grevë urie, mbetet grevë urie pavarësisht absurdit në demokraci dhe i duhet dhënë fund sa më parë. Kërkush nuk mund të japë garanci për jetën në kushtet e stresit që ajo provokon. Organizmi ka të panjohurat e tij dhe, sikurse edhe në një maratonë ku pjesmarrësit janë të përgatitur apo futen për sport, ato mund të dalin në pah.

Pavarësisht dallimeve në motive mes grevave të urisë deri më tani, e përbashkëta është se mbeten forma rudimentare të protestës në demokraci dhe asnjëra nuk ia vlen për më tepër kur vetë liderat partiakë nuk gjënden në të. Jeta është e çmuar dhe vetëm e drejta e jetës i jep jetë çdo të drejte tjetër më pas.

Një vënd pune nuk ia vlen një jetë. Aq më tepër kur politika spekullon me të. Ndërsa PD bën të ndjeshmen sot, ajo ka injoruar dhe përgojuar çdo grevë urie sa kohë në pushtet. Ishte qeveria e saj që më 1992 provokoi një papunësi ‘akute’ për qindra mijra shqiptarë me familje pas, duke shkatërruar ndërmarrje e fabrika e shndërruar ato në ‘fjetore’ militantësh apo pasuri politikanësh. Ishte sërisht PD që më 2005 sërisht i bëri administratës ‘transfuzion’ blu sikurse ndodhi edhe me Bashkinë e Tiranës më pas.

Greva e urisë nuk duhet të jetë opsion protestues por nëse ndodh, në respekt të dinjitetit, grevistët nuk duhet të lejojnë të shndërrohen në mish për top prej politikës që abuzon. Edi Rama ka një shans t’i japë fund ‘ruletës’ ruse ndaj jetës së qytetarëve në të. Kundërshtarë apo jo, parimor apo kamikaz, ata janë shtetas shqiptar dhe si kryeministër i tyre, ai ka duhet të bëjë gjithshka për t’i dhënë jetës shans edhe kur të tjerët spekullojnë me të.

Një takim sy më sy me grevistët, bashkë me dosjet përkatëse, do të sqaronte gjërat dhe mbyllte çdo mundësi për spekullim politik. Nëse e meritojnë vëndin e punës dhe gjykata u ka dhënë të drejtë, qeveria duhet t’i rikthejë në punë. Nëse nuk e meritojnë por gjykata sërisht u ka dhënë të drejtë, sërisht qeveria duhet t’i kthejë në punë por ndërkohë duke hetuar trupat gjyqësore përkatëse për t’i hapur rrugën heqjes së tyre nga puna dhe ndjekjes penale nëse ka korrupsion. Dhe atëhere nuk do të befasonte askënd nëse kryeministri do të dilte nga çadra sëbashku me grevistët duke e lënë lidershipin arkaik të PD më të vetmuar se kurrë.

7 komente në “Greva e urisë nuk pret”

  1. Beni says:

    Po c’thua more gazetr ,te beje EdiRama lojen e shpellarit? Po ku ishte Saliu kur u be greva e urise per voten e lire te vjedhur vazhdimisht nga ky monster? Tallej me deputetet e ps. Ata qe jane futur aty per rikthimin ne pushtet te saliut ,t’i vene gishtin kokes e te dalin vete ,keshtu do te fitojne pike dhe ndonje vend pune.

  2. LORA says:

    Goxha keshille!!!!!!!!!
    Na u dashka te legjitimojme tani edhe greva te stisura,te cilat per asnje arsye nuk mund te krahasohen me nje gare maratone,te ndershme,transparente,dinjitoze,,,etj.
    Me kete fare keshille na u dashka te pranojme te na heqe per hunde nahija brekedhjere.

  3. Gjon Gjini says:

    “Një vend pune nuk ia vlen një jetë”, kjo fjali e autorit ke vlerë aforizme, apo edhe të një aksiome. E kush do ta kundërshtonte? Por unë do ta pyesja këtë gazetar kaq human (pa thonjza): po ata që janë hequr ndër vite nga puna e ndër vite e kanë fituar me gjyq të drejtën për t’u kthyer në punë e s’janë kthyer, e natyrisht që nuk kanë hyrë në grevë urie, a nuk e gëzojnë edhe ata po kaq këtë të drejtë? Nëse do t’u jepej e drejta vetëm atyre që hyjnë në grevë urie, a nuk do nxitej që të kthehej në modë greva e urisë?! Dhe a nuk do ndodhte pastaj që, kryeministrit të mos i mbetej më kohë e lirë për ndonjë punë tjetër po veç të bridhte sa nga një çadër në tjetrën me dosjet e grevistëve nën sqetull për t’i sqaruar? Të japësh këshilla është shumë e lehtë, t’i zbatosh këshillat (edhe vet ti që i jep) është shumë e vështirë. Shënoje edhe këtë aksiomë për ta patur parasysh kur të shkruash ndonjë artikull tjetër!

  4. Drenicak says:

    Ata grevist po vdesin per Mao Cedunin dhe bejn mire qe vdesin se budalla nuk te hyn ne pune per kurgja.
    Njeri normal nuk i hyn nje greve per Sali Gerdecin.
    A ka me poshtersi qe ti shkohet pas nje vrasesi te 26 shqiptarve a kan logjik ata grevist.

  5. Safo says:

    Me mijera njerez jane pushuar nga puna ne Greqi, Itali e Spanje gjate krizes se fundit, por nu kemi pare ndonje greve urie. Mekanizmi i greves se urise nuk e justifikon kete edhe sikur grevistet te kene te drejte.Aq me teper qe numri i te pushuarve nga puna nga ana e PD eshte shumefish i atyre qe jane pushuar se fundi. Fundja puna shteterore nuk eshte dhene me tapi per askend

  6. Ladi says:

    Mua me ka hequr nga puna Basha 4 muaj pasi u be kryetar i bashkise. Kam fituar ne shkallen e pare te gjykimit dhe jam akoma ne proces per vendimin perfundimtar. Pra dy vjet e gjysem dhe nuk ka mbaruar procesi gjyqsor.. Nuk e kuptoj kur e kane mbaruar grevistet dhe si kane arritur kaq shpej te kene nje vendim gjykate perfundimtar…, pa diskutim qe eshte nje farse fatkeqesh te perdorur barbarisht…Gjynah

  7. Ladi says:

    Po tek te perndjekurit pse nuk vajten valle? Jo more na dashke sy me sy me grevistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje